Tirana vijon të kryesojë bindshëm listën e qarqeve me nivelin më të lartë të kursimeve bankare, ndërsa Lezha, Shkodra, Elbasani dhe Korça mbeten ndër ...
Tirana vijon të kryesojë bindshëm listën e qarqeve me nivelin më të lartë të kursimeve bankare, ndërsa Lezha, Shkodra, Elbasani dhe Korça mbeten ndër qarqet me depozitat më të ulëta. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se kursimet janë përqendruar kryesisht në qendrat e mëdha urbane, me diferenca të qarta mes qarqeve. Në të njëjtën kohë, ka ndryshuar edhe mënyra se si qytetarët dhe bizneset i mbajnë paratë në banka, me një rritje më të dukshme të depozitave në lekë gjatë vitit 2025, ndërsa euro vijon të ruajë peshë të konsiderueshme, veçanërisht në qarqet me aktivitet më të lartë ekonomik. Qarku i Tiranës mbetet pa konkurrencë në krye të listës së kursimeve. Vetëm në fund të vitit 2025, depozitat në Tiranë arrijnë gati 892 miliardë lekë, ose pothuajse gjysmën e totalit kombëtar. Krahasuar me fillimin e vitit 2024, Tirana ka shtuar mbi 120 miliardë lekë depozita, duke reflektuar përqendrimin e aktivitetit ekonomik, pagave dhe bizneseve. Pas Tiranës renditet Durrësi, me afro 131 miliardë lekë depozita, i ndjekur nga Vlora dhe Fieri, që shfaqin rritje të qëndrueshme gjatë gjithë periudhës 2024–2025. Në anën tjetër të tabelës, qarqet me nivelin më të ulët të kursimeve mbeten Lezha, Shkodra, Elbasani dhe Korça, ku depozitat janë dukshëm më të vogla, por gjithsesi në rritje graduale nga një vit më parë. Sa i përket mënyrës se si mbahen kursimet, monedha e huaj, kryesisht euro, vijon të ketë peshë të madhe, sidomos në Tiranë, Durrës dhe zonat turistike si Vlora. Megjithatë, vërehet një forcim i depozitave në lekë gjatë vitit 2025. Në nivel kombëtar, depozitat në lekë janë rritur më shpejt se ato në valutë, një sinjal se qytetarët dhe bizneset po i besojnë më shumë monedhës vendase dhe po shmangin riskun e kursit të këmbimit. Në fund të vitit 2025, depozitat në lekë kalojnë 425 miliardë lekë vetëm në Tiranë, ndërsa edhe qarqe si Durrësi, Fieri dhe Vlora shënojnë rritje të dukshme në kursimet në monedhën vendase. #voxnews #media #news
321 views



