Deputetja e PS: Malësorët të mbrojnë me jetë #a2cnn #lajmeshqip #ndiqa2cnn #lajmifundit #A2CNN
1148 views
Senatori demokrat i Vermont-it, Bernie Sanders është shprehur kundër ndërhyrjes së presidentit Donald Trump në Venezuelë. Sanders, shprehet se Trump nuk e gëzonte të drejtën, që pa u konsultuar të sulmonte Venezuelën teksa e krahasoi ndërhyrjen e tij me sulmin e Vladimir Putinit në Ukrainë. #venezuela #usa #politics
5367 views
Koreja e Veriut ka nisur testimin e raketave hipersonike këtë të diel, njoftoi të hënën media shtetërore KCNA, duke deklaruar se testimi kishte për qëllim vlerësimin e kapaciteteve ushtarake në funksion të parandalimit të luftës. Sipas raportimeve zyrtare, lideri koreano-verior Kim Jong Un ka mbrojtur testin e raketave hipersonike, duke e cilësuar atë si një pjesë të domosdoshme të zhvillimit të vazhdueshëm të armëve bërthamore, me qëllim frenimin e çdo sulmi të mundshëm nga armiqtë. Kim është shprehur se nuk ka “asgjë për të fshehur” dhe se ky zhvillim është i nevojshëm për shkak të asaj që ai e përshkroi si “kriza të fundit gjeopolitike dhe ngjarje të ndryshme ndërkombëtare”. Sipas mediave shtetërore, kjo deklaratë mund të lidhet edhe me zhvillimet e fundit ndërkombëtare, përfshirë ndërhyrjen amerikane në Venezuelë dhe kapjen e udhëheqësit të saj gjatë fundjavës. Gazeta shtetërore Rodong Sinmun raportoi se disa raketa janë lëshuar nga zona Ryokpho, në jug të kryeqytetit Phenian, dhe kanë fluturuar rreth 1.000 kilometra, përpara se të godisnin objektiva në Detin Lindor (Deti i Japonisë). Megjithatë, fotot e publikuara nuk tregojnë pamje të afërta të raketave apo mjeteve të lëshimit, çka e bën të vështirë krahasimin me raketat hipersonike të njohura më parë të Koresë së Veriut. Sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes së Japonisë, fluturimi i raketave ka zgjatur rreth 10 minuta, me një distancë maksimale prej rreth 950 kilometrash dhe një lartësi maksimale prej 50 kilometrash. Këto parametra janë të ngjashëm me një raketë balistike me rreze të mesme veprimi (IRBM) me karburant të ngurtë, e testuar në janar të vitit 2024, për të cilën media shtetërore koreano-veriore kishte pretenduar se ishte e pajisur me një koka luftarake manovruese. Autoritetet ndërkombëtare nuk kanë dhënë ende një reagim zyrtar lidhur me testin e fundit.
19.3K views
Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj udhëheqëses së re të Venezuelës, Delcy Rodríguez, duke sugjeruar pasoja të rënda nëse ajo vijon të refuzojë kërkesat e Shteteve të Bashkuara, pas operacionit amerikan që çoi në kapjen e presidentit venezuelian Nicolás Maduro. Në një intervistë për revistën The Atlantic, Trump deklaroi se Rodríguez do të “paguajë një çmim shumë të madh, ndoshta edhe më të madh se Maduro”, nëse, sipas tij, ajo nuk “bën atë që është e drejtë”. Ai shtoi se administrata e tij nuk do të tolerojë atë që e përshkroi si 'refuzim sfidues të ndërhyrjes amerikane'. Duke mbrojtur këtë qasje, Trump u shpreh se ndryshimi i regjimit dhe rindërtimi i vendit do të ishin më të mirë se situata aktuale në Venezuelë, duke shtuar se “më keq se kaq nuk mund të shkojë”. Deklaratat e Trump vijnë një ditë pas një njoftimi të papritur, sipas të cilit forca amerikane kanë kryer një operacion për kapjen e presidentit venezuelian Nicolás Maduro dhe bashkëshortes së tij. Në një konferencë për shtyp të mbajtur në Mar-a-Lago, Trump tha se një ekip i emëruar nga SHBA do të “drejtojë Venezuelën” përkohësisht, derisa të stabilizohet udhëheqja politike e vendit. Ai gjithashtu premtoi rikthimin e investimeve amerikane në sektorin energjetik të Venezuelës, vend që zotëron rezervat më të mëdha të naftës në botë, por që ndodhet në krizë të thellë ekonomike. Sipas The Atlantic, Trump e përshkroi politikën e tij të jashtme si një version të modernizuar të Doktrinës Monroe, politikë e shekullit XIX që kundërshtonte ndikimin europian në hemisferën perëndimore, të cilën ai e quajti “Doktrina Donroe”. Presidenti amerikan la të kuptohet se Venezuela mund të mos jetë rasti i fundit i presionit amerikan, duke hapur mundësinë e ndërhyrjeve të tjera edhe jashtë Amerikës Latine. Si shembull, ai përmendi sërish interesin e tij për Groenlandën, territor gjysmë-autonom i Danimarkës dhe aleate e NATO-s. “Na duhet Groenlanda, absolutisht”, citohet të ketë thënë Trump, duke përmendur interesat e sigurisë kombëtare dhe pozicionin strategjik të saj. Deri më tani, Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë një reagim zyrtar lidhur me këto deklarata.
58.1K views
Një tjetër denoncim ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania për të njëjtin person që u shfaq në videon e publikuar pak më herët, ku mashtroi një taksist në qendër të Tiranës. Sipas denoncimit të ri, i riu ka përdorur një skemë të ngjashme mashtrimi, këtë herë në një Coffee Shop në kryeqytet. Qytetari që ka kontaktuar redaksinë tonë pretendon se i riu i ka kërkuar 6 mijë lekë, duke justifikuar se “policia i kishte ndaluar vëllain pa patentë” dhe se kishte një hall urgjent. Në video, ai dëgjohet duke i thënë pronarit të lokalit: “Ma ka kapur vëllain policia pa patentë, më jep 6 mijë lekë, t’i jap pas 10 minutash. Kam hall. Do të jap 10 mijë kur të kthehem.” Pa hezituar, pronari i Coffee Shop-it ia ka dhënë shumën e kërkuar, me besimin se paratë do t’i ktheheshin brenda pak minutash. Por, sipas denoncimit, i riu është larguar dhe nuk është kthyer më. Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë. Qytetari që ka bërë denoncimin shkruan: “Ky tipi që i ka bo gol taksistit, ma bëri dhe mua të njëjtën. Kërkoi 6 mijë lekë në një coffee shop në Tiranë.” Ky rast vjen vetëm pak kohë pas denoncimit të mëparshëm, ku i njëjti person ka mashtruar një taksist, duke i marrë 15 mijë lekë me pretendimin se do t’i këmbenin me një kartëmonedhë 200 euro, por pa u kthyer më. Rastet e përsëritura ngrenë dyshime për një skemë të qëllimshme mashtrimi, ku shfrytëzohet mirëbesimi i qytetarëve dhe justifikime emocionale për të përfituar para. JOQ Albania publikon këto denoncime për të paralajmëruar qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe për të shmangur raste të ngjashme në të ardhmen. Nëse ka persona të tjerë që pretendojnë se janë mashtruar nga i njëjti individ, ftohen të kontaktojnë redaksinë.
659.8K views
Trafiku i rënduar vijon të jetë një nga problemet më shqetësuese në qytetin e Elbasanit, me situatën më kritike të regjistruar në aksin Elbasan–Bradashesh. Prej disa ditësh, drejtuesit e mjeteve përballen me radhë të gjata automjetesh dhe vonesa të konsiderueshme. Ngarkesa e lartë e qarkullimit nuk kufizohet vetëm në rrugën kryesore, por është shtrirë edhe në rrugët dytësore, të cilat janë mbingarkuar nga fluksi i shtuar i mjeteve. Si pasojë, mijëra qytetarë mbeten të bllokuar për orë të tëra, duke hasur vështirësi serioze në lëvizje. Kalimi i gjithë trafikut përmes qytetit e ka kthyer këtë aks në një nyje problematike të qarkullimit, ku lëvizja shpesh bëhet tepër e ngadaltë dhe zgjat me orë të tëra, duke shkaktuar pakënaqësi dhe stres për banorët dhe udhëtarët.
68.6K views
Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku një taksist ka rënë pre e një mashtrimi nga dy të rinj që udhëtonin me taksinë e tij. Sipas rrëfimit të qytetarit, dy djemtë kanë hipur në taksi dhe pas disa minutash udhëtim kanë ndaluar në zonën e Rrugës së Barrikadave, në qendër të kryeqytetit. Fillimisht, njëri prej tyre ka zbritur nga automjeti, ndërsa tjetri i ka kërkuar taksistit të ecë edhe pak metra përpara dhe ta presë për disa minuta. Më pas, i riu i ka thënë shoferit se kishte vetëm një kartëmonedhë prej 200 eurosh dhe e ka pyetur nëse mund ta thyente, duke shtuar se kishte nevojë për lekë shqiptare. Pa dhënë ndonjë arsye të qartë, ai i ka kërkuar taksistit 15 mijë lekë, të cilat shoferi ia ka dhënë me mirëbesim. Pas kësaj, i riu është larguar duke i thënë “prit pak”, por nuk është kthyer më, pavarësisht se taksisti e ka pritur për një kohë të gjatë. Taksisti thekson se humbja financiare nuk është problemi kryesor, pasi udhëtimi kushtonte vetëm 5 mijë lekë, por fakti që është mashtruar dhe është vënë në lojë gjatë punës së tij. Mesazhi i plotë i taksistit: “Përshëndetje JOQ, të lutem a mund të nis një video që më kanë mashtruar dje në darkë në punë. Mora dy veta në taksi dhe nuk bënë pagesë, plus më kërkuan lekë, ua dhashë se gjoja kishin euro. Nuk erdhën më edhe pse i prita gjatë. E nisa vitin në punë mbarë me këto mostra. Rruga e taksisë kushtonte 5 mijë lekë, po më vjen inat që më mashtruan dhe më morën edhe 15 mijë lekë. Ngjarja ka ndodhur te Rruga e Barrikadave në qendër të Tiranës.” Rasti ka rikthyer vëmendjen te vështirësitë dhe rreziqet me të cilat përballen çdo ditë punonjësit e shërbimeve, të cilët shpesh bëhen objekt mashtrimesh gjatë ushtrimit të profesionit të tyre.
232.4K views
“Kush kontrollon naftën, kontrollon kombet.” Kjo thënie e ish-Sekretarit amerikan të Shtetit, Henry Kissinger, e formuluar në vitet ’70, mbetet aktuale edhe sot. Nafta, e njohur si “ari i zi”, vazhdon të jetë në qendër të gjeopolitikës globale. Venezuela renditet si vendi i parë në botë për rezervat më të mëdha të naftës së papërpunuar, me rreth 303 miliardë fuçi. Ajo lë pas Arabinë Saudite me 276 miliardë, Iranin me 209 miliardë, si edhe Kanadanë, Irakun, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Rusinë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës renditen në vendin e nëntë me rreth 69 miliardë fuçi rezerva. Para vendosjes së sanksioneve amerikane, Venezuela prodhonte mbi 2 milionë fuçi naftë në ditë në vitin 2017. Prodhimi ra në rreth 1.5 milionë fuçi në 2018, mbi 1 milion në 2019 dhe zbriti në rreth 569 mijë fuçi në ditë në vitin 2020, pas ashpërsimit të masave ndëshkuese nga Uashingtoni. Kina është importuesi kryesor i naftës venezueliane, duke përthithur rreth 68 për qind të totalit, e ndjekur nga Shtetet e Bashkuara me 23 për qind. Në Evropë, Spanja mbetet një nga importuesit kryesorë, me rreth 4 për qind të sasisë totale. Sipas analistëve të tregjeve, çdo ndryshim politik në Venezuelë, përfshirë largimin e mundshëm të presidentit Nikolas Maduro, nuk pritet të ketë ndikim të madh në tregjet globale dhe as në çmimin e naftës. Kjo për shkak se tregu aktualisht konsiderohet i mbingopur, ndaj rritja e çmimeve pritet të jetë e kufizuar, rreth 1–2 dollarë për fuçi. Madje, një rritje e prodhimit dhe eksportit të naftës venezueliane, e shoqëruar me lehtësimin ose heqjen e sanksioneve, mund të sjellë ulje të çmimit të “arit të zi” në bursat ndërkombëtare.
26.7K views
Mali i Tomorrit gjatë këtyre ditëve të para të janarit përbën rrezik të madh për ngjitësit dhe vizitorët, për shkak të akullit dhe ngricave të shumta. Shumë rrugë dhe shtigje janë të mbuluara me akull, duke rritur rrezikun e rrëshqitjeve dhe ngecjeve në mal. Qytetarët që janë përballur me këtë situatë paralajmërojnë të tjerët që të tregojnë kujdes maksimal dhe të mos ngjiten në zonat e rrezikshme pa pajisje dhe përgatitje të duhur. Ata gjithashtu u bëjnë thirrje banorëve që të ndihmojnë personat në vështirësi, por pa rrezikuar jetën e tyre. Shumë rrugë dhe shtigje janë të rrëshqitshme dhe disa zona janë të mbuluara me borë të thellë dhe akull, duke e bërë lëvizjen shumë të vështirë. Mesazhi i qytetarit: Prsh jeta osht qef te ken kujdes ne malin. Tomorrit. Ka shum akull dhe ngric po ju shkruj te ndimojm ndonje person tjt mos ta marrin mundimin se do ngel
7073 views
Në mbyllje të vitit 2025, Policia e Shtetit nën drejtimin e Ilir Prodës publikoi me krenari bilancin e festave, duke theksuar shifrat rekord të gjobave si tregues suksesi. Ndërkohë, në terren, Policia Rrugore e drejtuar nga Perlat Vatoci u pa më shumë duke ndëshkuar sesa duke parandaluar, ndërsa në fillim të viti 2026 akset kombëtare u përfshinë nga trafik kilometrik, bllokime dhe aksidente të rënda. Mes statistikave dhe realitetit në asfalt, mbeti edhe një herë hendeku i madh mes propagandës dhe sigurisë reale rrugore. Aksidenti tragjik në aksin Gjirokastër–Tepelenë Më 1 janar, një aksident i rëndë ndodhi në aksin “Gjirokastër–Tepelenë”, në vendin e quajtur “Bypass”. Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, humbën jetën tre të rinj, Klejdi Myftari, 24 vjeç, dhe Anxhelo Ruçi, 27 vjeç Martin Dulaj, 25 vjeç ndërsa e fejuara e Martinit, Arsida Demiri 19-vjeçare mbeti e plagosur rëndë. . Dy viktima në aksin Lezhë–Shkodër Mëngjesin e 2 janarit, një aksident fatal u regjistrua në aksin Lezhë–Shkodër, pranë fshatit Gocaj. Nga përplasja e dy automjeteve humbën jetën një çift bashkëshortësh, Elona Florini dhe Petrit Florini, 45 dhe 53 vjeç. Në aksident u plagosën edhe një nënë dhe dy fëmijët e saj të mitur, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Aksidente nga ngricat në Rrugën e Kombit Ulja e temperaturave solli ngrica në segmentin Milot–Kalimash të Rrugës së Kombit. Tre aksidente përfshinë rreth 15 automjete, mes tyre një mikrobus dhe një ambulancë. Gjashtë persona u lënduan dhe u transportuan në spital, por pa rrezik për jetën. Aksidente të shumta në Vlorë, Elbasan dhe Lushnjë Gjatë ditëve të para të janarit, disa aksidente u regjistruan në Vlorë, Elbasan dhe Lushnjë. Në Vlorë u plagosën pesë persona, ndërsa një 90-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Në Elbasan dhe Lushnjë u raportuan aksidente me të lënduar, por pa humbje jete. Këmbësor i vrarë nga autobusi në Tiranë Më 3 janar, një këmbësor humbi jetën pasi u përplas nga një autobus në zonën e Mulletit, në Tiranë. Këmbësori Zaim Ismaili, 46 vjeç, u përplas për vdekje nga autobusi i linjës Tiranë–Kërrabë, që drejtohej nga Ndriçim Hidri, 56 vjeç. Trafik i paralizuar në akset kryesore Në ditët e para të Vitit të Ri, disa akse kombëtare u përballën me trafik të paralizuar. Situata më problematike u regjistrua në aksin Prrenjas–Elbasan, ku qarkullimi u bllokua për dhjetëra kilometra. Trafik i rënduar u raportua edhe në Milot–Lezhë, duke shkaktuar vonesa të gjata për qytetarët.
60.2K views
Në vijimësi kemi denoncuar tendera të paracaktuar dhe tepër formal që iu jepen firmave të caktuara. Kemi denoncuar sesi këto firma kanë bërë një “lojë” me institucionet shtetërore, ku një procedurë e fiton X firmë dhe tjetrën Y kompani. Nëpërmjet dokumenteve kemi faktuar, madje kemi parashikuar sesi tenderi i majmë do të fitohej nga filan shoqëri, në marrëveshje tepër të dyshimtë me operatorin tjetër apo edhe me institucionin që vetëm sa ia përshtat letrat. Disa javë më parë, VoxNews denoncoi se Operatori i Blerjeve të Përqendruara, i drejtuar nga Arlinda Pogaj, po u jep me rotacion GTS-së dhe MESSER-it tenderat e oksigjenit spitalor. Një biznes me “ajrin”, i cili ka qenë tepër fitimprurës gjatë dhe pas pandemisë COVID 19, ku vetë ministria e Shëndetësisë apo Spitalet Universitarë, Rajonalë apo Lokalë, tenderuan dhjetëra miliona euro. Fillimisht redaksia jonë parashikoi se këto tendera ishin të destinuara të shkonin te këto dy firma. Më pas, sërish nëpërmjet dokumenteve të reja dhe të vjetra, VoxNews denoncoi se pikërisht tenderat e oksigjenit spitalor shkuan sërish për GTS-së dhe MESSER. Madje, këto firma arritën të realizonin një skemë të përpiktë, ku në të gjitha procedurat, futeshin të dyja në “garë”, por në një spital e fitonte njëra dhe në tjetrin, tjetra. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews#media#news @voxnews.al
200 views