Matematika e pushtetit, si u vodhën 13 deputetë me një vizë në hartë ... #SyriTv #SyriNet #LajmeSyri #IlirKalemaj #AShow
459 views
Frika mbi vaksinat po çon në një rënie të ndjeshme të vaksinimit të fëmijëve në Shqipëri. Pas pandemisë, gjithnjë e më shumë prindër po refuzojnë vaksinat, kryesisht për shkak të frikës se ato shkaktojnë autizëm. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, numri më i lartë i prindërve që po refuzojnë vaksinat paraqitet në Vlorë, Lezhë dhe Tiranë. Vetëm në vitin 2024, në Qarkun e Vlorës rreth 18% e fëmijëve nuk janë vaksinuar. Prindërit pranojnë se lexojnë rrëfime personale dhe eksperienca të prindërve të tjerë në rrjet dhe shtyjnë vaksinimin e fëmijëve të tyre pavarësisht se shteti i ka bërë vaksinat të detyrueshme. Teksa autoritetet shëndetësore shqiptare paralajmërojnë se nëse kjo prirje vazhdon, vendi rrezikon përhapjen e epidemive e bëjnë thirrje për ndërgjegjësim dhe respektim të kalendarit të vaksinimit, në SHBA po ndodh totalisht e kundërta. Florida do i japë fund vaksinave të detyrueshme për fëmijët dhe të rriturit, sipas Guvernatorit Ron DeSantis dhe Shefi i Shëndetit Publik Joseph Ladapo, duke u bërë shteti i parë në SHBA që merr një hap të tillë. DeSantis gjithashtu njoftoi se po krijon një komision shtetëror “Bëjeni Amerikën të Shëndetshme Sërish” (Make America Healthy Again), siç është propozuar nga Sekretari Amerikan i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr. Ladapo tha në një konferencë për shtyp: “Departamenti i Shëndetit i Floridës, në partneritet me guvernatorin, do të punojë për të përfunduar të gjitha vaksinat e detyrueshme ligjërisht në Florida.”
1066 views
Në shërbimin e pediatrisë pranë QSUT-së, prindërit dhe fëmijët po përballen me kushte të papranueshme pritjeje. Për shkak të mungesës së stolave dhe hapësirave të mjaftueshme, dhjetëra prindër detyrohen të presin në këmbë, duke mbajtur fëmijët në krahë. Situata është rënduar edhe më shumë për shkak të rritjes së rasteve me viroza sezonale, që ka shtuar ndjeshëm fluksin e vizitave. Në ambientet e pritjes, mungesa e kushteve minimale e bën edhe më të vështirë përballimin e orëve të gjata të pritjes, veçanërisht për fëmijët e vegjël apo me temperaturë. Një foto e siguruar nga VNA tregon qartë prindër të lodhur, me fëmijë në krahë, të detyruar të qëndrojnë në këmbë për shkak të mungesës së ulëseve.
2415 views
Protesta kundër vizitës së kryeministrit Edi Rama në Izrael dhe qëndrimeve të tij në mbështetje të politikave izraelite ndaj Gazës u shoqërua me ndërhyrje të policisë mbrëmjen e sotme në Tiranë. Tubimi paqësor, i organizuar nga aktivistë dhe qytetarë në mbështetje të Palestinës, u pengua nga forcat e rendit të cilat ngritën kordon sigurie dhe nuk lejuan grumbullimin para Kryeministrisë. Gjatë ndërhyrjes, policia shoqëroi dy aktivistë, njëra prej tyre Eriselda Balliu, kjo e fundit nëna e vogëlushit Joni fotoja e të cilit duke pritur pas hekurave të komisariatit të ëmën ka shkaktuar reagime të forta në radhët e protestuesve dhe opinionit publik. Ndalimi i aktivistëve përbën një shkelje të së drejtës për tubim dhe shprehje të lirë sipas zërave kritikë në rrjet të cilët kanë kërkuar menjëherë lirimin e tyre.
5610 views
Një video prekëse nga Kina është bërë virale në rrjetet sociale, duke grumbulluar miliona shikime dhe mijëra komente emocionale, pasi tregon një moment që shumë e kanë quajtur “të pabesueshëm”. Ngjarja ka ndodhur në provincën Liaoning, ku gjatë ceremonisë së dasmës, një flutur u shfaq papritur dhe u ul fillimisht mbi buqetën e nuses. Në pamje duket momenti kur nusja mbetet e shtangur për disa sekonda, përpara se të kuptojë çfarë po ndodh. Pak çaste më vonë, flutura largohet nga buqeta dhe i ulet butë në sup, çast që e thyen emocionalisht nusen. Ajo shpërthen në lot, me buzët që i dridhen, ndërsa përpiqet të flasë. Emocioni përfshin edhe dhëndrin, i cili nuk i mban dot lotët duke parë reagimin e saj. Sipas mediave kineze dhe postimeve të vetë nuses në rrjetet sociale, babai i saj kishte ndërruar jetë papritur tre vite më parë, por i kishte premtuar se do të ishte i pranishëm në ditën e dasmës së saj. Në video dëgjohet nusja teksa thërret mes lotësh: “Bija jote e di që je ti. Nuk e theve premtimin. Tani kam një burrë që më do ashtu siç më doje ti.” Një detaj që e ka bërë historinë edhe më prekëse për publikun është fakti se dasma u zhvillua në katin e dytë të një godine, në temperatura nën zero, kushte ku shfaqja e një fluture konsiderohet thuajse e pamundur. “Ende nuk e besoj çfarë ndodhi,” ka shkruar nusja më pas. “Babai im erdhi… ai vërtet erdhi.” Në kulturën kineze, fluturat besohet se përfaqësojnë shpirtrat e të ndjerëve që vizitojnë të dashurit e tyre, një simbolikë që për nusen kishte një domethënie të jashtëzakonshme. Historia ka prekur miliona njerëz në mbarë botën, veçanërisht ata që kanë humbur prindërit ose njerëzit e dashur, duke rikujtuar idenë se lidhjet familjare nuk ndërpriten as nga vdekja. Një rast i ngjashëm ishte raportuar më herët në Kinë, kur një dhëndër shpërtheu në lot pasi një flutur iu ul mbi supe, menjëherë pasi ai kishte përmendur gjyshen e ndjerë në fjalimin e tij, duke i kërkuar që “të vinte nëse mundej”.
13.6K views
Një qytetar nga Shijaku i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania duke raportuar një ngjarje të rëndë që ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Policia, por për të cilën ekzistojnë pamje nga vendngjarja. Në videot e dërguara në redaksi shihen disa punonjës policie në hyrjen e një pallati, të cilët duken duke kqyrur zonën dhe duke mbajtur shënime, çka lë të kuptohet se në vendngjarje po kryhen veprime verifikuese. Nga pamjet nuk është e mundur të konfirmohet natyra e saktë e ngjarjes, as të identifikohet ndonjë person i dëmtuar. Sipas dëshmisë së qytetarit, bëhet fjalë për një dyshim për dhunim me sende të forta ndaj një burri rreth 45-vjeç, i njohur në zonë me nofkën “Noci”, i cili dyshohet se është gjetur me shenja jete në hyrje të pallatit ku banon dhe më pas është transportuar fillimisht në spitalin e Durrësit, e më pas në Tiranë, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Qytetari thekson se informacionin e ka marrë nga njerëz të afërt të personit të plagosur, ndërsa shton se as vetë Policia, sipas tij, nuk ka ende një pistë konkrete për autorët, duke vijuar verifikimet përmes pamjeve të kamerave të sigurisë në zonë. Deri në këto momente, nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit që të konfirmojë apo të përgënjeshtrojë këtë ngjarje, ndërsa pamjet e mbërritura në redaksi dëshmojnë vetëm praninë e uniformave blu dhe kryerjen e veprimeve paraprake në terren. JOQ Albania i bën thirrje Policisë dhe institucioneve përkatëse që të reagojnë zyrtarisht dhe të sqarojnë publikun nëse kemi të bëjmë apo jo me një ngjarje kriminale, për të shmangur pasigurinë dhe keqinformimin në komunitet.
20K views
Një qytetare nga Elbasani i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast të pazakontë vjedhjeje. Sipas denoncimit, një burrë në moshë shihet në pamjet e kamerave të sigurisë teksa qëndron për disa çaste përpara dyqanit të saj, duke vëzhguar ambientin me qetësi. Më pas, ai afrohet drejt kafazit ku mbahej një zog dhe, brenda pak sekondash, arrin ta marrë zogun dhe të largohet qetësisht sikur të mos kishte ndodhur asgjë. E gjithë ngjarja zhvillohet pa zhurmë, pa nxitim dhe me një “qetësi olimpike”, sikur bëhej fjalë për një veprim krejt normal. Zogu merret, kafazi mbetet bosh dhe personi largohet nga dyqani. Qytetarja shprehet e shqetësuar jo vetëm për humbjen e zogut, por edhe nga frika se i njëjti person mund të rikthehet sërish dhe të vjedhë produkte në dyqan. Ajo thotë se nuk e njeh autorin dhe nuk e ka parë më parë në zonë, ndërsa biznesi ndodhet në lagjen Haxhias, pranë kryqëzimit të banesave në Elbasan. “Kam hall se mos vjen prapë dhe më vjedh ndonjë gjë tjetër,” shprehet ajo. JOQ Albania publikon këtë denoncim për të sensibilizuar qytetarët dhe për të ndihmuar në identifikimin e personit në fjalë. Nëse dikush e njeh ose ka informacion mbi rastin, mund të kontaktojë redaksinë. Mesa duket, në Elbasan nuk vidhen vetëm biçikleta apo sende me vlerë… tashmë edhe zogjtë në kafaz duhen ruajtur me sy hapur.
24.4K views
Ndryshimet në Kodin Penal që pritej të miratoheshin sot në seancën plenare, përfshijnë dekriminalizimin e pjesshëm të veprës penale të shpifjes për gazetarët. Qeveria e ka përpiluar në mënyrë të tillë që nga ky ligj të shpëtojnë vetëm lëpirësit e pushtetit ata që i thurin lajka Ramës dhe Rilindasve. Nisma, e propozuar nga mazhoranca socialiste me arsyetimin e përafrimit me direktivat e Bashkimit Evropian, ka hasur në kundërshtime të forta nga organizatat e medias dhe shoqëria civile. Këto të fundit kërkojnë dekriminalizim të plotë të shpifjes, duke e konsideruar projektin aktual të pamjaftueshëm dhe të rrezikshëm për lirinë e shprehjes. Sipas paketës së depozituar në Kuvend, përjashtimi nga ndjekja penale vlen vetëm për veprën e shpifjes dhe vetëm për gazetarët “e regjistruar dhe të njohur”, me pak fjalë për zarat e qeverisë... Ndërkohë, vepra e fyerjes mbetet ende penale, çka sipas kritikëve krijon një mekanizëm alternativ presioni dhe ruan efektin frenues ndaj shprehjes së lirë në publik. Qeveria ofron dekriminalizim të pjesshëm dhe sinjalizon qartë për kufizim “me regjistër” të profesionit të gazetarit. Paketa e dërguar në parlament parashikon përjashtim penal vetëm për shpifjen. Ai vlen për gazetarë “të regjistruar dhe të njohur” teksa fyerja mbetet vepër penale si një rrugë alternative përndjekjeje dhe që ruan ende efektin frenues mbi shprehjen publike.
8797 views
Gent Gazheli nuk është më në krye të Doganave shqiptare. Pas vitesh denoncimesh për kontrabandë, abuzime dhe skandale financiare me vlera marramendëse, ai është larguar nga drejtimi i një prej institucioneve më të rëndësishme dhe më problematike të shtetit. Lajmi për largimin e tij është raportuar nga mediat, në një moment kur emri i Gazhelit përmendet gjithnjë e më shpesh në lidhje me hetime të mundshme nga SPAK. Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga vetë ai apo nga Ministria e Financave, por koha e këtij largimi nuk është aspak rastësore. Gazheli ka drejtuar Doganat që prej vitit 2020, një periudhë që përkon me shpërthimin e një sërë skandalesh të rënda: kontrabandë cigaresh, shmangie masive detyrimesh doganore, ryshfete në pika kufitare dhe dhjetëra punonjës të arrestuar ose nën hetim. Dëmi ekonomik i përllogaritur në disa prej këtyre çështjeve shkon në dhjetëra miliona euro. JOQ Albania ka denoncuar prej vitesh Gent Gazhelin për abuzime të rënda në Dogana. Nga nepotizmi flagrant, te punësimet familjare në shkelje të ligjit, deri te skemat e dyshuara të korrupsionit dhe pasurimit të pashpjegueshëm. Një nga rastet më të bujshme të publikuara nga JOQ Albania ishte punësimi i nënës dhe vajzës në të njëjtin institucion, në pozicione kyçe, në kundërshtim të hapur me ligjin për administratën publike. Denoncime të tjera kanë zbuluar letra të brendshme ku ish-punonjës të Doganave akuzonin drejtpërdrejt Gazhelin për mbulim të abuzimeve, ndëshkim të denoncuesve dhe mbrojtje të personave të përfshirë në shkelje. Paralelisht me këto skandale, Gazheli është shfaqur në publik me veshje luksoze që kapin vlera marramendëse, përfshirë xhupa mbi 7 mijë euro, duke nxitur reagim të fortë publik në një vend me paga minimale dhe varfëri në rritje. Media kanë ngritur vazhdimisht pikëpyetje mbi burimin e këtij luksi, në një kohë kur borxhi doganor i vendit ka arritur në mbi 48 miliardë lekë dhe mekanizmat e mbledhjes së detyrimeve kanë dështuar. Një tjetër dosje e rëndë që rëndon mbi emrin e Gazhelit lidhet me gjobën ndaj kompanisë “Bankers Petroleum”, fillimisht 30 milionë euro e më pas e rritur në 130 milionë euro. Sipas raportimeve mediatike, kjo gjobë ka mbetur e pezulluar për vite me radhë përmes mosveprimit administrativ, ndonëse drejtuesit përkatës ishin njoftuar zyrtarisht. Vetëm pas transferimit të çështjes në SPAK dhe ekspozimit publik, dosja u rikthye në vëmendje. Gjatë gjithë mandatit të tij, një model është përsëritur vazhdimisht: vartësit arrestohen, hetimet zvarriten, ndërsa drejtori mbetet i paprekshëm. Në çdo shtet normal, një situatë e tillë do të sillte të paktën përgjegjësi politike. Në Shqipëri, Gent Gazheli jo vetëm që mbijetoi, por vijoi të ushtronte pushtet mbi një sistem ku, sipas denoncimeve, kalonin miliona euro kontrabandë. Largimi i tij nga detyra shënon një kapitull të ri, por jo mbylljen e historisë. Pyetja që mbetet është nëse ky largim do të pasohet nga hetime reale dhe përgjegjësi ligjore, apo nëse do të jetë thjesht një zhvendosje tjetër në heshtje, siç ka ndodhur edhe më parë me figura të ekspozuara për abuzime. JOQ Albania do të vijojë të ndjekë këtë çështje dhe të publikojë çdo zhvillim të ri, ashtu siç ka bërë prej vitesh, duke denoncuar atë që shumëkush ka preferuar ta mbajë të fshehur.
10.3K views
Gazeta prestigjioze amerikane New York Times i ka kushtuar një artikull të gjatë situatës së korrupsionit në Shqipëri, duke vënë në qendër të vëmendjes një paradoks që, sipas saj, përmbledh kontradiktat e reformave shqiptare: krijimin e ministres virtuale “Diella”, si simbol i transparencës dhe luftës kundër korrupsionit, ndërkohë që drejtuesit e institucionit që e zhvilloi janë përfshirë në hetime penale për korrupsion. Në shkrimin me tone të theksuara ironike, New York Times përshkruan Diellën, avatarin e krijuar nga inteligjenca artificiale dhe të promovuar si “ministrja e parë AI në botë”, si një element kyç të narrativës së qeverisë shqiptare për modernizim dhe përafrim me standardet e Bashkimit Evropian. Por kjo narrativë, sipas gazetës, bie ndesh me realitetin institucional, pasi Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), institucioni që menaxhon sistemet digjitale të qeverisë dhe vetë Diellën, është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme. Sipas New York Times, drejtues të lartë të AKSHI-t janë vendosur nën masa sigurie për dyshime mbi manipulimin e tenderëve publikë, duke krijuar një kontrast të fortë mes retorikës zyrtare për teknologjinë si armë kundër korrupsionit dhe akuzave që rëndojnë mbi arkitektët e këtij sistemi. LAJMI I PLOTË GJENDET NË STORY DHE NË FAQEN WEB.
10.9K views
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti tragjik i ndodhur të martën në Rumani, ku humbën jetën shtatë tifozë të klubit grek PAOK. Autoritetet kanë konfirmuar identitetin e viktimës së dytë shqiptare, duke e çuar në dy numrin e shtetasve shqiptarë që humbën jetën në këtë ngjarje të rëndë. Pas Vasil Pilos, viktima tjetër shqiptare është identifikuar si Genci Sadiku. Dy të rinjtë shqiptarë udhëtonin në të njëjtin mjet, i cili u përplas drejtpërdrejt me një kamion, duke rezultuar fatal për të gjithë personat që ndodheshin në furgon. Pamjet e publikuara nga vendngjarja hedhin dritë mbi dinamikën e aksidentit. Nga videot rezulton se furgoni me të cilin udhëtonin shtatë tifozët po lëvizte në korsinë e gabuar, çka solli përplasjen “kokë më kokë” me mjetin e tonazhit të rëndë. Autoritetet rumune vijojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa ngjarja ka tronditur jo vetëm komunitetin e tifozëve të PAOK, por edhe opinionin publik në Shqipëri dhe Greqi.
66.8K views