Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Pasi nuk kanë marrë asnjë zgjidhje një ditë më parë pas protestës që kanë zhvilluar në bashki, por as në takimet që kanë patur në prefekturë punonjësi...

Pasi nuk kanë marrë asnjë zgjidhje një ditë më parë pas protestës që kanë zhvilluar në bashki, por as në takimet që kanë patur në prefekturë punonjësit e sektorit të Gjelbërimit në Vlorë, kanë dalë sërish këtë të martë në protestë. #a2cnn #lajmeshqip #ndiqa2cnn #lajmifundit #A2CNN

2412 views


💾

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të dielën, se po peshon një sërë përgjigjesh, sa i përket situatës së protestave në Iran, përfshirë këtu edh...

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të dielën, se po peshon një sërë përgjigjesh, sa i përket situatës së protestave në Iran, përfshirë këtu edhe opsione të mundshme ushtarake. Trump po ashtu bëri të ditur se të premten mori një telefonatë nga liderët e Iranit, të cilët sipas presidentit amerikan, duan që të negociojnë. Por, shefi i Shtëpisë së Bardhë shtoi se, duke gjykuar situatën aktuale në Iran, SHBA mund të detyrohet të ndërhyjë, përpara se të bëhet një takim me liderët e vendit. #cnn #politicsnews #usa

8086 views


💾

Në foto shihet kulmi i operacionit të sigurisë, një efektiv i Policisë së Burgjeve, i vetëm, me pistoletë në dorë, dhe syze, duke kërkuar për të parab...

Në foto shihet kulmi i operacionit të sigurisë, një efektiv i Policisë së Burgjeve, i vetëm, me pistoletë në dorë, dhe syze, duke kërkuar për të paraburgosurin Altin Ndoci në rrugët pranë Spitalit Rajonal të Durrësit. Pamja ngjan më shumë me një skenë filmi amator sesa me një situatë reale sigurie për një person me rrezikshmëri të lartë. Një polic kundër një të arratisuri, pa përforcime, pa bllokim zone, me një të shtënë në ajër si shenjë shprese që i kërkuari ndoshta do ndalojë nga mirësjellja. Arratisja ka ndodhur gjatë ditës së sotme, kur Altin Ndoci ishte transportuar nga paraburgimi i Durrësit drejt spitalit për vizitë mjekësore në repartin e infektivit, në katin e tretë. Sipas burimeve, ai shoqërohej nga 5 efektivë të Policisë së Burgjeve, por vetëm dy prej tyre ishin brenda spitalit, ndërsa dy të tjerë dhe shoferi qëndronin në automjet. Gjatë vizitës, Ndoci ka kërkuar të shkojë në tualet dhe është shoqëruar nga një prej policëve. Sapo ka dalë, e ka goditur me grusht efektivin dhe është larguar me shpejtësi duke zbritur shkallët. Dy policët që ndodheshin brenda janë përpjekur ta ndjekin, njëri prej tyre ka qëlluar një herë në ajër jashtë spitalit, por pa rezultat. Ndoci ka arritur të largohet, ku dyshohet se jashtë e priste një Audi A7 i bardhë, me të cilin u zhduk në drejtim të zonës së Spitallës. Ndërkohë, fotografia mbetet dëshmia më ironike e gjithë ngjarjes: një shtet që vrapon pas përgjegjësisë, një polic që ndjek i vetëm dhe një i paraburgosur që largohet lirshëm, duke e kthyer një vizitë mjekësore në arratisjen më të thjeshtë të mundshme.

1728 views


💾

Kamerat e sigurisë pranë Spitalit Rajonal të Durrësit kanë filmuar momentin e arratisjes së të burgosurit Altin Ndoci nga ambientet e institucionit sh...

Kamerat e sigurisë pranë Spitalit Rajonal të Durrësit kanë filmuar momentin e arratisjes së të burgosurit Altin Ndoci nga ambientet e institucionit shëndetësor. Në pamje shihet Ndoci duke u larguar me vrap nga spitali, ndërsa në oborr e priste një automjet tip Audi i bardhë, në të cilin ai hipi menjëherë për t’u larguar nga zona. Sipas veprimeve të para hetimore, një prej efektivëve të policisë e ka ndjekur të arratisurin duke qëlluar një herë në ajër, pa arritur ta ndalojë. Burime policore bëjnë me dije se më herët Ndoci kishte kërkuar të shkonte në tualet dhe, në momentin që ka dalë, dyshohet se ka goditur me grusht një nga efektivët e shoqërimit, duke përfituar nga situata për t’u larguar me vrap. Ndjekja e tij vijon, ndërsa policia po ushtron kontrolle në banesën e prindërve të Ndocit, si dhe në zona të tjera të dyshuara ku ai mund të jetë strehuar. Altin Ndoci akuzohet për disa ngjarje të rënda kriminale, mes tyre masakra e Bradasheshit dhe nga autoritetet cilësohet si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Policia ka intensifikuar operacionin për lokalizimin dhe kapjen e tij, ndërsa hetimet për rrethanat e arratisjes po vazhdojnë.

958 views


💾

Arratisja e ushtarit të ‘Çopjave’ Altin Ndocit nga Spitali Rajonal i Durrësit ka nxjerrë sërish në pah dështimin flagrant të sistemit të shoqërimit dh...

Arratisja e ushtarit të ‘Çopjave’ Altin Ndocit nga Spitali Rajonal i Durrësit ka nxjerrë sërish në pah dështimin flagrant të sistemit të shoqërimit dhe sigurisë së të paraburgosurve me rrezikshmëri të lartë. Ndoci, i shoqëruar nga burgu i Durrësit për vizita mjekësore në repartin e infektivit, ka qëlluar efektivin e policisë që e ruante në dhomë dhe është larguar me vrap nga kati i tretë i spitalit, duke zbritur nëpër shkallë, pa u ndaluar nga askush. Pavarësisht se ndodhej në një ambient që, sipas Drejtorisë së Burgjeve, “ka repart sigurie për të dënuarit”, i paraburgosuri ka arritur të largohet brenda pak minutash, duke e kthyer një vizitë mjekësore në një operacion arratisjeje të suksesshëm. Në reagimin zyrtar, Drejtoria e Burgjeve me drejtues Klevis Qosen konfirmoi faktin, duke sqaruar se Altin Ndoci ishte në spital për vizita mjekësore dhe se, pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme, “nuk u arrit ndalimi i tij”. Deklaratë paraprake Paraburgosuri Altin Ndoci është larguar nga ambientet e Spitalit Rajonal të Durrësit, ku ishte shoqëruar për kryerjen e vizitave mjekësore. Të gjitha procedurat mjekësore janë zhvilluar në repartin e infektivit, i cili ka repartin e sigurisë për të dënuarit. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme nga forcat e Policisë së Burgjeve për ndalimin e tij, Altin Ndoci ka arritur të largohet nga spitali. Strukturat përkatëse janë vënë menjëherë në lëvizje dhe po punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Një deklaratë që, më shumë sesa shpjegim, shërben si pranim i hapur i dështimit! Një i paraburgosur për katër vrasje arrin të neutralizojë efektivin që e shoqëron dhe të largohet nga një strukturë shtetërore pa asnjë pengesë reale. Ndërkohë që “strukturat janë vënë në lëvizje”, fakti mbetet i pandryshuar, i burgosuri është i lirë, polici është i qëlluar dhe sistemi i sigurisë ka dështuar plotësisht. Ngjarja ngre pikëpyetje serioze mbi mënyrën e shoqërimit, numrin e efektivëve, protokollet e sigurisë dhe përgjegjësinë zinxhir të institucioneve që duhet të garantonin që ushtari i Çopajve të mos arratiset.

18K views


💾

Një qytetare i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar gjendjen në të cilën iu la apartamenti i saj pas përfundimit të kontratës së qirasë. Ajo...

Një qytetare i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar gjendjen në të cilën iu la apartamenti i saj pas përfundimit të kontratës së qirasë. Ajo ka treguar se 5 vite më parë, i ka dhënë me qira banesën e saj me të gjitha kushtet Xhildës, një zonje nga Elbasani, por pas largimit të saj, ajo e ka gjetur apartamentin me dëmtime dhe papastërti të theksuar. Qytetarja shprehet se gjendja më problematike ka qenë në tualet ku ishte shumë e nevojshme ndërhyrja për pastrim dhe rikthim të gjendjes normale. Ajo tregon se ka kaluar rreth dy javë duke pastruar ambientet dhe duke lyer muret për shkak të ndotjes së madhe. Qytetarja ka kërkuar që rasti të bëhet publik për të informuar të tjerët që të kenë kujdes nga kjo zonjë që merr banesa  me qira dhe nuk i mirëmban ashtu siç duhet dhe e parashikon kontrata.     Denoncimi i qytetares: "Pershendetje Joqalbania. Dua te bej nje denoncim te ju pasi jeni ju qe ju vini ne ndihme njerezve qe nuk gjejne zgjidhje .I pata dhene nje apartament me qera Xhildes nga Elbasani me te gjitha kushtet. Kur iku jam tmerruar kur pashe se ne cfar gjendje e kishte lene. Ju lutem bejeni publike se po i ndodh dhe personave te tjere ku ajo mer shtepi me qera e njejta gje si une. Po jo dergoj foton e saj qe mos ti ndodh dhe te tjereve Zonje xhilda nga Elbasani ,kjo eshte. Kam ndejtur dy jave vetem me banjon duke e pastruar. E kami lyer me tre duar hidromat si nuk kishe cfar te shifej, tualeti ne gjendje skandaloze, papasterti e madhe

41.7K views


💾

Sot Policia e Shtetit shqiptar shënon 113 vjet nga krijimi i saj, një histori që nis më 13 janar 1913 me vendimin e Ismail Qemalit për të ngritur një ...

Sot Policia e Shtetit shqiptar shënon 113 vjet nga krijimi i saj, një histori që nis më 13 janar 1913 me vendimin e Ismail Qemalit për të ngritur një institucion themelor për rendin dhe sigurinë e shtetit të ri shqiptar. Në këtë rrugëtim shekullor, Policia ka kaluar luftëra, tranzicione të dhimbshme dhe reforma të pafundme, duke lënë pas edhe një çmim të rëndë njerëzor, me 231 punonjës të rënë në krye të detyrës, të cilët sot përmenden si dëshmorë të rendit dhe ligjit. Por përtej ceremonive dhe fjalimeve solemne, realiteti i përditshëm ngre hije të forta mbi këtë përvjetor. Në vitet e fundit, Policia është kritikuar për dështime të përsëritura në zbardhjen e ngjarjeve të rënda kriminale, atentate pa autorë dhe një ndjenjë pasigurie që vazhdon të shoqërojë qytetarët. Me ironi, bilanci publik shpesh duket se përbëhet më shumë nga gëzhojat e mbledhura në vendngjarje sesa nga dosjet e mbyllura me autorë përpara drejtësisë. Në këtë kontekst, pyetja që shtrohet natyrshëm është: a ndihen sot qytetarët realisht të sigurt, pas 113 vitesh Polici? Në deklaratën e tij festive, drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, u shpreh: “Besoni tek ne! Jemi ajo që bëjmë, jo ajo që flitet përmes përbaltjes”. Një frazë që tingëllon fort, por që për shumëkënd kthehet në ironi të hidhur. Sepse nëse Policia është ajo që bën, atëherë qytetarët gjykojnë mbi atë që shohin dhe përjetojnë çdo ditë, jo mbi fjalët. Besimi nuk ndërtohet duke quajtur kritikën “përbaltje”, por duke kthyer sigurinë në një realitet të prekshëm dhe drejtësinë në një përfundim, jo në një premtim festiv.

4180 views


💾

Këshilli i Imunitetit dhe Mandateve do të mblidhet më 28 janar për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres dhe minist...

Këshilli i Imunitetit dhe Mandateve do të mblidhet më 28 janar për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Ky është shqyrtimi i dytë, pasi mbledhja e parë nuk dha një vendim. Gjatë mbledhjes së parë, avokati i Ballukut kërkoi kohë për t’u njohur me provat e SPAK, ndërsa anëtarët e Këshillit morën me vete USB-në me 10 mijë faqe dokumente për dosjen e saj. Nuk u arrit dakordësi mbi datën e radhës, ndërsa kryeministri ka bërë me dije se Kuvendi nuk do të marrë asnjë vendim pa u shprehur më parë Gjykata Kushtetuese për pezullimin e imunitetit. Balluku po hetohet për 8 procedura prokurorimi dhe dyshohet se ka manipuluar të paktën 11 tendera publikë, përfshirë Tunelin e Llogarasë dhe lotin 4 të Unazës së Madhe, me vlerë totale 210 milionë euro. Pyetja që ngrihet për qytetarët është: Si e vlerësoni punën e politikës dhe drejtësisë në raste të tilla, dhe a besoni se hetimet e SPAK po kryhen me pavarësi dhe efikasitet?

20.3K views


💾

Denoncimi i prindit: Përshëndetje JOQ dua të bëj një denoncim për drejtoreshën e shkollës 9Vjeçare Jorgji Dilo Elbasan ,Ilda Nako. Un jam një nënë e d...

Denoncimi i prindit: Përshëndetje JOQ dua të bëj një denoncim për drejtoreshën e shkollës 9Vjeçare Jorgji Dilo Elbasan ,Ilda Nako. Un jam një nënë e divorcuar me vështirësi të mëdha ekonomike ku mezi arrij fundin e muajit, drejtoresha re qëkur ka ardhur ska ditur të ndali duke na kërkuar dhe marr lekë. E nisi me kontributin vullnetar ku u kthehet i detyrueshëm se nëse nuk e jep fillon e të shef msusja kujdestare e fëmijës shtrrembur ,kto lek u dhan me pretendimin për të rregulluar shkollën. Shteti ka dhën urdhër që mos ti meret më prindërve ky kontribut me pretendimin nga për të rregulluar shkollën ku deri më tani kanë bër namin drejtorët e shkollave,se kush i ka kontrolluar se ku kanë ik lekët,dhe për ktë arsye shteti tha stop ,po kjo sdeshi ti a dinte. Un nuk e di nr e saktë të nxënësve po ju them që është 1shkollë e madhe dhe ka shume fmi. Në dhjetor kjo zonja gjeti mënyrë tjetër si tna marri lek. Vendosja e uniformës.Me propozimin dhe mendimin e uniformës nuk kam asgjë përkundrazi po un e kam me çmimin që kjo na ka vendosur,2500mijë dhe nuk do tja dijë fare se kemi apo skemi. Më thoni ju të marrësh me shumic aq është çmimi? Dhe do na i bëj fëmijët ngjyra ngjyra që çdo klasë do ket 1 ngjyrë të ndryshme mora vesh sdo jetë e gjithë shkolla çunat me blu dhe gocat me rozë Ju lutem ju lutem anonim se kam merak për fëmijët se jam e vetme dhe ktë mesazh nuk do e kisha dërguar po më ka vajtur aty ku nuk mbaj dot më. Në lidhje për çmimin e bluze pyeta diku sikur jo më shumë se 20 veta po të bëheshim çmimin do na e linte 20mijë materjal pambuku i mirë po aq nxënës sa ka shkolla po me 25mijë ja kanë lën ato persona me të cilët është lidhur drejtoresha për ti qepur

32.2K views


💾

Përmbytjet e ditëve të fundit kanë shkaktuar dëme të rënda edhe në fshatin Samaticë, në qarkun e Beratit, duke goditur drejtpërdrejt fermerët dhe prod...

Përmbytjet e ditëve të fundit kanë shkaktuar dëme të rënda edhe në fshatin Samaticë, në qarkun e Beratit, duke goditur drejtpërdrejt fermerët dhe prodhimin bujqësor. Banorët raportojnë se kulturat e mbjella janë shkatërruar plotësisht nga uji, ndërsa ndihma institucionale mungon. Një fermer nga Samatica ka denoncuar situatën përmes një mesazhi drejtuar redaksisë, ku shprehet se prodhimi i domates është dëmtuar për herë të dytë. Sipas tij, përmbytjet u kanë marrë “mallin nga duart”, duke i lënë familjet pa të ardhura dhe pa asnjë garanci për rikuperim. Fermeri shpreh zhgënjim ndaj mungesës së mbështetjes konkrete nga institucionet vendore dhe pamjet nga zona tregojnë parcela të mbuluara nga uji dhe bimë të kalbura, të papërshtatshme për treg. Fermerët thonë se dëmet nuk janë vetëm në prodhimin aktual, por edhe në tokën bujqësore, e cila kërkon kohë dhe kosto të larta për t’u rikthyer në gjendje normale për mbjellje. Samatica është një zonë me traditë në kultivimin e perimeve, ndërsa përmbytjet e përsëritura po vënë në rrezik serioz ekonominë e familjeve bujqësore. Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente, vlerësim real të dëmeve dhe mbështetje financiare për të përballuar humbjet e shkaktuara nga moti ekstrem. Denoncimi i qytetarit: "Pershendetje joq ktu jemi ne fshatin samatice te Beratit ja dhe domatja qe kemi mbjelle hera e dyte qe na iken malli nga duart heren e pare bashkia dimal erdhi sa shkruajti emrin dhe kaq vetem fjal boshe"

12.4K views


💾

Indrit Hoxha është thirrur në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK). Burime bëjnë me dije se thirrja lidhet me hetime që po zhvillohen nga kjo s...

Indrit Hoxha është thirrur në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK). Burime bëjnë me dije se thirrja lidhet me hetime që po zhvillohen nga kjo strukturë. Sipas informacioneve, Hoxha është paraqitur në SPAK për çështje që kanë të bëjnë me financimin e Kuvendit të Rithemelimit. Ky proces po verifikohet nga prokurorët në kuadër të hetimeve për burimet financiare dhe mënyrën e organizimit të aktivitetit politik. Kuvendi i Rithemelimit u zhvillua në vitin 2021, me iniciativë të ish-kryeministrit Sali Berisha, në një periudhë kur Partia Demokratike ishte e përfshirë në përplasje të forta të brendshme për vulën dhe logon e partisë, të cilat në atë kohë administroheshin nga Lulzim Basha.

24.5K views


💾

Ditën e djeshme JOQ ALBANIA publikoi denoncimin e një qytetari për një produkt të blerë online i cili u dëmtua pas 10 ditësh. Qytetari tregoi se varës...

Ditën e djeshme JOQ ALBANIA publikoi denoncimin e një qytetari për një produkt të blerë online i cili u dëmtua pas 10 ditësh. Qytetari tregoi se varësja prej argjendi që bleu përmes internetit në faqen “AKB Store”, me numrin 585, filloi të nxihej menjëherë pas përdorimit. Por i riu që shet këto produkte online, ka një tjetër version për këtë ngjarje. Ai shprehet se varësja i është shitur qytetarit si çelik, edhe pse s'kuptohet arsyeja pse ka numrin e argjendit të shkruar mbi të. Sipas tij varësja nuk duhet mbajtur në dush pasi kjo është arsyeja që nxihet dhe dëmtohet. I riu thotë se është ofruar t'i japë rimbursim qytetarit për produktin e blerë, por ka ndodhur një keqkuptim pasi ai nuk ka zbatuar rregulloren për produktin e blerë dhe kushtet e përdorimit. Mesazhi i qytetarit: Pershendetje JOQ,Nuk eshte shitur asnje varse per argjend nga ne,Varsja eshte shitur si celik qe nuk duhet vendosur ne dush dhe ne klorure per arsye mund te nxihet!!Eshte blere vetem 2200L varsja + 2000L nje ore !Gjithashtu ne moment qe na ka shkruar I jemi pergjigjur me rimbursim varseje tjeter dhe jo me bllok si shkruhet,Faleminderit!!

265.7K views


💾

❌