Një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë duke bërë një thirrje publike për kryetarin Artur Bushi, për ndërhyrje urgjente për rrugën e fshatit Drita...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë duke bërë një thirrje publike për kryetarin Artur Bushi, për ndërhyrje urgjente për rrugën e fshatit Dritas, Tapizë. Sipas qytetarit, rruga është vetëm 200 metra, por gjendja e saj është e mjerueshme, me gropa dhe pellgje uji dhe askush nuk ka marrë masa për ta shtruar ose rregulluar. “Po lëmë rrogën e muajit duke e shpenzuar për riparime të makinës, për shkak të dëmeve nga kjo rrugë,” deklaron qytetari, duke e cilësuar situatën si një skandal që kërkon ndërhyrje të menjëhershme. Ai thotë se bashkë qytetarët përballen çdo ditë me rrezikun e aksidenteve për shkak të gropave dhe sipërfaqes së dëmtuar të rrugës. Qytetari apelon që bashkia të marrë masa urgjente për rikonstruksionin e rrugës, duke shpresuar që një ndërhyrje e shpejtë do të përmirësojë cilësinë e jetës së banorëve dhe do të shmangë shpenzimet e panevojshme për riparime të automjeteve.
2278 views








