Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Pak pas orës 18:00 nisi protesta e banorëve të Durrësit para bashkisë, pas situatës së vështirë që është krijuar në qytetin bregdetar nga përmbytjet. ...

Pak pas orës 18:00 nisi protesta e banorëve të Durrësit para bashkisë, pas situatës së vështirë që është krijuar në qytetin bregdetar nga përmbytjet. Policia shoqëroi një person që po hidhte fishekzjarre në drejtim të këtij institucioni, shkruan A2. “E drejta e dëmshpërblimit u takon të gjithëve, mos veproni në kurriz të njëri-tjetrit”, tha një protestuese. #a2cnn #like #lajmeshqip

1733 views


💾

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Intervent”, duke arrestuar autorin e dyshuar të një vjedhjeje me dhunë të ndodhur një d...

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Intervent”, duke arrestuar autorin e dyshuar të një vjedhjeje me dhunë të ndodhur një ditë më parë në një market në zonën e Yzberishtit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas veprimeve intensive hetimore për zbardhjen e ngjarjes, kanë identifikuar dhe kapur në Rrugën e Qelqit shtetasin E. T. (T), 40 vjeç, banues në Tiranë. Ai dyshohet se ka vjedhur një shumë parash nga marketi, duke kanosur me thikë punonjësen e biznesit, shkruan A2 CNN. #a2cnn #lajmeshqip #ndiqa2cnn #lajmifundit #A2CNN

2237 views


💾

Shkencëtarët ukrainas nga Baza Kërkimore Vernadsky në Antarktidë kanë publikuar pamje të rralla dhe mbresëlënëse të jetës nënujore të pinguinëve, të f...

Shkencëtarët ukrainas nga Baza Kërkimore Vernadsky në Antarktidë kanë publikuar pamje të rralla dhe mbresëlënëse të jetës nënujore të pinguinëve, të filmuara nga vetë një pinguin. Me ndihmën e një gjurmuesi GPS dhe një kamere të vogël të vendosur në shpinën e tij, studiuesit arritën të regjistrojnë në kohë reale mënyrën se si këta zogj zhyten, gjuajnë ushqim dhe lëvizin me shpejtësi në ujë, duke përdorur ajrin nën krahët për të rritur shtytjen hidrodinamike. Pamjet tregojnë gjithashtu teknikat e tyre për të rregulluar pendët gjatë notit, duke dhënë një këndvështrim unik mbi sjelljen natyrore të pinguinëve. Videoja është autentike dhe e pamodifikuar, duke ofruar të dhëna të vlefshme për studiuesit mbi mënyrën se si pinguinët ndërveprojnë me mjedisin e tyre. Projekti u realizua në bashkëpunim me Institutin Polar Norvegjez dhe ndihmon në verifikimin e të dhënave të mbledhura përmes GPS-it, duke i lejuar shkencëtarët të kuptojnë më mirë sjelljen e kafshëve dhe strategjitë e tyre për të mbijetuar në kushtet ekstreme të Antarktidës.

1608 views


💾

Astrit Hysenaj, 54 vjeç, u gjet i pajetë në një kanal kullues në zonën e ish-repartit ushtarak pranë Plepave, në ditën e tretë të përmbytjeve në Durrë...

Astrit Hysenaj, 54 vjeç, u gjet i pajetë në një kanal kullues në zonën e ish-repartit ushtarak pranë Plepave, në ditën e tretë të përmbytjeve në Durrës, ndërsa familjarët i japin lamtumirën mes dyshimeve të forta se ai humbi jetën në krye të detyrës. Ndryshe nga deklarata e kryebashkiakes Emirjana Sako, e cila pretendon se në momentin fatal ai nuk ka qenë në punë, familja këmbëngul se Hysenaj kishte dalë si çdo ditë tjetër për të punuar, pavarësisht motit ekstrem dhe insistimit të tyre që të qëndronte në shtëpi. Sipas familjarëve, ekzistojnë pamje filmike që tregojnë momentet e fundit të 54-vjeçarit, teksa pastronte kanalet nga plehrat me ujin deri në gju. Kamerat e sigurisë e kanë fiksuar deri rreth orës 08:25–08:30, duke punuar pranë mbikalimit të këmbësorëve në aksin Plepa–Durrës, pak çaste përpara se të zhdukej. “Deri në momentin e fundit të jetës ka qenë në krye të detyrës”, thonë të afërmit, duke shtuar se rrjedha e ujit e ka marrë pikërisht nga zona ku u pa për herë të fundit dhe e ka nxjerrë trupin aty ku u gjet më vonë. Hysenaj la pas bashkëshorten e papunë, një djalë 21-vjeçar pa punë të qëndrueshme dhe nënën 85-vjeçare, ndërsa ishte i vetmi që siguronte të ardhura për familjen. Në xhepat e tij, në momentin e gjetjes së trupit, u gjetën vetëm 10 mijë lekë të vjetra. Familjarët i bëjnë apel institucioneve për ndihmë urgjente ekonomike ose një punë për djalin e tij, duke kërkuar njëkohësisht që të mos “hidhet baltë” mbi figurën e 54-vjeçarit dhe të pranohet se ai humbi jetën duke kryer detyrën.

11K views


💾

Pamjet e siguruara me dron tregojnë qartë masivin e madh të dheut dhe inerteve që ka rrëshqitur mbi rrugë, duke e bërë të pamundur qarkullimin e autom...

Pamjet e siguruara me dron tregojnë qartë masivin e madh të dheut dhe inerteve që ka rrëshqitur mbi rrugë, duke e bërë të pamundur qarkullimin e automjeteve. Zona paraqet rrezik të vazhdueshëm, pasi rrëshqitjet e dherave përsëriten shpesh, veçanërisht pas reshjeve. Shembja më e fundit, e ndodhur tre ditë më parë, ishte vetëm një nga episodet e njëpasnjëshme të rrëshqitjeve që po godasin këtë segment. Një masiv inertesh ra mbi një automjet në lëvizje, duke rrezikuar seriozisht jetën e drejtuesit, i cili fatmirësisht arriti të shpëtojë. Sipas situatës në terren, ekziston rreziku që shembje të tjera të ndodhin në çdo moment. Aksi Qukës–Qafë Plloçë, i ndërtuar me një kosto rreth 260 milionë euro, po shndërrohet në një burim të vazhdueshëm rreziku për qytetarët. Pavarësisht deklaratave zyrtare se rrugët janë të hapura, realiteti dëshmon se ky segment mbetet i bllokuar, me shembje aktive dhe të përsëritura, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi sigurinë dhe cilësinë e investimit.

16.9K views


💾

Një fermer i Bashkisë Dimal tregon hallin e madh pas përmbytjeve nga lumi Osum, që shkatërruan serat dhe fidanët e mbjellë me shumë mund. Ai thotë se ...

Një fermer i Bashkisë Dimal tregon hallin e madh pas përmbytjeve nga lumi Osum, që shkatërruan serat dhe fidanët e mbjellë me shumë mund. Ai thotë se humbjet janë të mëdha dhe nuk ka marrë asnjë ndihmë nga shteti, ndërkohë që fermerët anë të rrezikuar ekonomikisht dhe të pambrojtur. "Serat e përmbytura nga dalja e lumit Osum, Bashkia Dimal. Mua 2 milion më bënë vetëm fidani. Të paktën të na ndihmojë shteti, të lajme lekët e fidanit", shkruan fermeri. Fermerët kërkojnë reagim urgjent nga Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, për dëmshpërblime, por deri tani nuk ka asnjë informacion zyrtar. Situata mbetet kritike, ndërsa shumë fermerë janë të detyruar të përballojnë humbjet e mëdha pa mbështetje nga institucionet.

41.8K views


💾

“Magjia” e borës ka zbukuruar rrugën që lidh Shëngjergjin me Martaneshin, duke ofruar pamje vërtet mbresëlënëse dimërore. Pamjet ajrore me dron tregoj...

“Magjia” e borës ka zbukuruar rrugën që lidh Shëngjergjin me Martaneshin, duke ofruar pamje vërtet mbresëlënëse dimërore. Pamjet ajrore me dron tregojnë pyje dhe pemë të mbuluara nga bora, ndërsa në segmentet e rrugës shihen automjete të qytetarëve që lëvizin me kujdes në trasenë e zbardhur nga dëbora. Ky aks, i përfshirë nga qetësia dhe bukuria e natyrës, shfaqet si një panoramë e pastër dimërore, ku bora i jep zonës një hijeshi të veçantë.

27.7K views


💾

Reshjet e dendura që kanë përfshirë Mirditën gjatë orëve të fundit po krijojnë një situatë problematike në disa zona, me pasoja të drejtpërdrejta për ...

Reshjet e dendura që kanë përfshirë Mirditën gjatë orëve të fundit po krijojnë një situatë problematike në disa zona, me pasoja të drejtpërdrejta për banorët dhe infrastrukturën. Rrjedha e lumit Fan i Vogël ka vijuar gërryerjen e tokave bujqësore, duke zhdukur 1 hektar sipërfaqe toke dhe duke rritur rrezikun për pronat pranë shtratit të lumit, veçanërisht në fshatin Kodër Rrëshen. Shtyllat u zhvendosën dhe energjia elektrike është rivënë në funksion, por rreziku mbetet i lartë pasi rrjedha vazhdon të kërcënojë edhe rrugën kryesore të fshatit. Probleme të ngjashme janë regjistruar edhe pranë fshatit Tarazh, ku gërryerja e shkaktuar nga lumi Zmeja ka nxjerrë mbi tokë tubacionin kryesor të ujësjellësit, duke vënë në rrezik edhe rrugën nacionale Rrëshen–Burrel. Bashkia Mirditë po përballet me mungesë mjetesh për të ndërhyrë në kohë, çka po e vështirëson menaxhimin e situatës. Ndërkohë, në fshatin Simon, në lagjen Preçaj, rruga është dëmtuar dhe kërkon rehabilitim urgjent, ndërsa në Kodër Rrëshen ekziston rreziku real që rrëshqitjet e tokës të prekin edhe rrugët e lagjeve. Situata mbetet shqetësuese për banorët, të cilët jetojnë nën frikën e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të reja nëse bashkia nuk merr masa në kohë. Problematika kryesore mbetet ndërhyrja e vonuar dhe mungesa e kapaciteteve lokale për të përballuar një emergjencë që rrezikon toka, infrastrukturë dhe sigurinë e komunitetit.

53.9K views


💾

Personi që shihni në foto është 30-vjeçari Jurgen Karaj, i cili është zhdukur pasi makina ku ndodhej si pasagjer ra në një përruar në zonën e Klosit. ...

Personi që shihni në foto është 30-vjeçari Jurgen Karaj, i cili është zhdukur pasi makina ku ndodhej si pasagjer ra në një përruar në zonën e Klosit. Me të në mjet ndodhej edhe 24-vjeçari Andi Losha, i cili ishte drejtuesi i automjetit. Sipas policisë, Losha ka arritur të dalë nga makina dhe ka shpëtuar, ndërsa Karajin dyshohet se e ka marrë rrjedha e përroit. Pas ngjarjes, 24-vjeçari është arrestuar për shkak se nuk i ka dhënë ndihmë pasagjerit dhe është larguar nga vendngjarja. Gjithashtu, Losha iu nënshtrua testit të alkoolit, nga i cili rezultoi se ka drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Ndërkohë, vijojnë kërkimet për gjetjen e Karajt, ndërsa materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

77.9K views


💾

Në mëngjes u raportua se një automjet ka rënë në rrjedhën e një përroi rreth orës 01:00 të natës në zonën e Klosit, duke shkaktuar një ngjarje të rënd...

Në mëngjes u raportua se një automjet ka rënë në rrjedhën e një përroi rreth orës 01:00 të natës në zonën e Klosit, duke shkaktuar një ngjarje të rëndë. Rrethanat në të cilat mjeti ka përfunduar në përrua mbeten ende të paqarta. në fillim u raportua se Jurgen Karaj është drejtuesi i mjetit që dyshohet se e ka marrë rrjedha e ujit, ndërkohë që dyshohej se në automjet ndodheshin 2 deri në 3 persona. Por pak minuta më parë, policia ka dalë me një njoftim zyrtar ku raporton se drejtuesi i mjetit është identifikuar si 24-vjeçari Andi Losha banues në fshatin Fullqet, i cili u arrestua pasi dyshohet se ka drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe nuk i ka dhënë ndihmë pasagjerit brenda mjetit i cili është identifikuar si Jurgen Karaj 30-vjeç. Polumbarët e RENEA-s, shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit vijojnë kërkimet në përroin e fshatit Dars për pasagjerin 30-vjeçar Jurgen Karaj i cili dyshohet se është marrë nga rrjedha e ujit. Materialet procedurale janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme, ndërsa gjendja e pasagjerit mbetet e paqartë.

23.3K views


💾

Një automjet ka rënë në rrjedhën e një përroi rreth orës 01:00 të natës në zonën e Klosit, duke shkaktuar një ngjarje të rëndë. Rrethanat në të cilat ...

Një automjet ka rënë në rrjedhën e një përroi rreth orës 01:00 të natës në zonën e Klosit, duke shkaktuar një ngjarje të rëndë. Rrethanat në të cilat mjeti ka përfunduar në përrua mbeten ende të paqarta. Jurgen Karaj është drejtuesi i mjetit që dyshohet se e ka marrë rrjedha e ujit. Sipas burimeve nga vendngjarja, dyshohet se në automjet ndodheshin 2 deri në 3 persona në momentin e aksidentit. Autoritetet nuk kanë dhënë ende një informacion zyrtar lidhur me numrin e saktë të personave apo gjendjen e tyre. Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e policisë. Paralelisht, banorë të zonës janë angazhuar në ndihmë të kërkimeve, ndërsa priten detaje të tjera nga strukturat përgjegjëse.

71.8K views


💾

Shtetet e Bashkuara kanë prezantuar udhëzimet e reja ushqimore për vitet 2025–2030, duke sjellë një ndryshim të fortë në filozofinë e të ushqyerit dhe...

Shtetet e Bashkuara kanë prezantuar udhëzimet e reja ushqimore për vitet 2025–2030, duke sjellë një ndryshim të fortë në filozofinë e të ushqyerit dhe duke përmbysur piramidën klasike të ushqimit të vitit 1992. Modeli i ri, i quajtur “Piramida e Ushqimit të Vërtetë”, vendos në qendër ushqimet e plota dhe kritikon hapur produktet “shumë të përpunuara”. Në modelin e ri, baza e ushqyerjes përbëhet nga proteinat, bulmeti me yndyrë të plotë dhe yndyrnat e shëndetshme, të cilat vendosen në të njëjtin nivel rëndësie me frutat dhe perimet. Më poshtë renditen drithërat integrale, ndërsa produktet e rafinuara dhe industriale këshillohet të shmangen sa më shumë. Ndryshe nga udhëzimet e mëparshme, ku karbohidratet kishin rol dominues, tani rekomandohet rritje e ndjeshme e konsumit të proteinave. Të rriturit këshillohen të marrin nga 1.2 deri në 1.6 gramë proteina për kilogram të peshës trupore në ditë, krahasuar me 0.8 gramë që ishte më parë. Udhëzimet nxisin konsumimin e mishit, peshkut, vezëve, bulmetit, bishtajoreve dhe arrorëve, duke sugjeruar që një burim proteinash të jetë pjesë e çdo vakti. Një tjetër element i ri është goditja direkte ndaj ushqimeve “shumë të përpunuara”, si produktet e gatshme, pijet me sheqer, ushqimet me ngjyrues artificialë, konservantë, aromatizues sintetikë dhe ëmbëlsues artificialë. Autoritetet shëndetësore amerikane këshillojnë ushqim të gatuar në shtëpi dhe sa më natyral, duke e lidhur ushqimin industrial me rritjen e sëmundjeve kronike. Për herë të parë, udhëzimet përmendin edhe shëndetin e zorrëve dhe mikrobiomën, duke theksuar rëndësinë e fibrave, ushqimeve të fermentuara, frutave dhe perimeve për një florë të shëndetshme bakteriale. Administrata amerikane argumenton se udhëzimet e reja bazohen në prova shkencore dhe synojnë të korrigjojnë dekada këshillash ushqimore që, sipas tyre, kanë përkuar me rritjen e obezitetit dhe diabetit. Të dhënat zyrtare tregojnë se rreth 75% e të rriturve amerikanë vuajnë nga sëmundje të lidhura me dietën. Mesazhi kryesor i autoriteteve është i thjeshtë: më pak ushqim industrial, më shumë ushqim i vërtetë, por debati mbi balancën dhe pasojat afatgjata mbetet i hapur.

7076 views


💾

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sërish ashpër gazetarit Blendi Fevziu për i cili akuzoi kabinetin qeveritar për udhëtime private jashtë vendi...

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sërish ashpër gazetarit Blendi Fevziu për i cili akuzoi kabinetin qeveritar për udhëtime private jashtë vendit gjatë fundjavave, ndërkohë që në media shfaqen pamje të regjistruara inspektimesh. Rama në një postim të radhës, shkruan se gazetari Fevziu paska gënjyer dhe nuk ka publikuar asnjë fakt që tregon se ministrat gjatë të shtunave e të dielave janë nëpër udhëtime dhe publikojnë infektime sikur janë në punë. Kryeministri thotë se ajo ishte një shpifje dhe se gazetari duhej t’i kërkonte ndjesë publikut për gënjeshtrën me 7 bishta. Rama ndalet edhe tek përmbytjet dhe çështja Balluku. #voxnews #media #news @voxnews.al

41 views


💾

❌