“Diamanti del nga balta”! Mesfushori Lajthia tregon objektivat: Elbasani do titullin! Shpejtësia ime 35 km/orë #A2CNN
707 views
Kryeministri Edi Rama vizitoi sot parkun e madh eolik të Tropojës, një investim me kapacitet të pritshëm 600 MW, zhvilluar nga kompania amerikane CWP. Sipas tij ky projekt është dëshmi e rrugëtimit të suksesshëm të Shqipërisë drejt një të ardhmeje energjetike të fortë dhe të qëndrueshme. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë theksoi se brenda kësaj dekade Shqipëria nuk do të ketë më nevojë të dalë në treg për të blerë energji, por do të shesë prodhimin që tejkalon kërkesën e brendshme. #a2cnn #lajmeshqip #ndiqa2cnn #lajmifundit #A2CNN
649 views
Psikologia: Debatet në çift vijnë dhe na inferioriteti. Reagimet janë… Për më shumë, shikoni videon e plotë në kanalin e A2CNN në YouTube. #A2CNN #Diagnoze #FreskidaMiloti #AnxhelaPeza #Inferioriteti POST 11 KRITIKAT E SHENDETSHME SHORTS Zbuloni formën sesi duhet ta kritikoni vetën në mënyrë të shëndetshme. Për më shumë, shikoni videon e plotë në kanalin e A2CNN në YouTube. #A2CNN #Diagnoze #FreskidaMiloti #AnxhelaPeza #Inferioriteti
738 views
Shenjat që tregojnë se ndiheni inferior, skuqje, dhimbje koke dhe… Personat që shfaqin shenja të inferioritetit shpesh nuk arrijnë ta kuptojnë se po përjetojnë një gjendje emocionale e cila mund të jetë shqetësuese. Nervozizmi i shpesht, rritja e tensionit, skuqja në fytyrë apo edhe depresioni janë disa nga shenjat që duhet t’ju bëjnë të kërkoni ndihmën e specialistëve. E ftuar në studion e emisionit Diagnozë, nga autorja dhe moderatorja Freskida Miloti, psikologia Anxhela Peza tregoi qartësisht shenjat që nuk duhet të neglizhoni pa konsultë nëse i shihni te vetja. Për më shumë, shikoni videon e plotë në kanalin e A2CNN në YouTube. #A2CNN #Diagnoze #FreskidaMiloti #AnxhelaPeza #Inferioriteti
741 views
Ish-deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, u paraqit sot në ambientet e GJKKO-së në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Ajo u shfaq e buzëqeshur përpara mediave, duke shkëmbyer batuta me gazetarët dhe duke përshëndetur kamerat me dy gishta, simbol i Partisë Demokratike. Ndërkohë, SPAK ka marrë të pandehur Monika Kryemadhin dhe ish-presidentin Ilir Meta për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë. Sipas hetimeve, dyshohet se ata kanë përdorur pushtetin e tyre ndër vite për të përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme. Ilir Meta ndodhet në paraburgim që prej 21 tetorit të 2024, ndërsa ndaj Kryemadhit është vendosur masa e sigurisë “detyrim paraqitje”. Edhe pse tashmë të divorcuar ligjërisht, çifti akuzohet se ka bashkëpunuar në fshehjen e burimit të pasurive, duke përfshirë edhe anëtarë të familjes në skema të dyshuara financiare.
6661 views
Mbledhja e sotme e Këshillit Bashkiak në Maliq është shoqëruar me debate dhe tensione, pasi fermerët e prekur nga përmbytjet e ndodhura në muajin nëntor kanë kërkuar llogari për mungesën e dëmshpërblimeve. Sipas tyre, dëmet në të mbjella janë të konsiderueshme dhe numri i fermerëve të prekur është i madh, ndërsa deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje konkrete nga institucionet. Fermerët i janë drejtuar drejtuesve të Bashkisë duke kërkuar shpjegime për vonesat, ndërsa një prej tyre, Julian Guri, ka bërë thirrje për rezistencë. “Asnjë nuk duhet të lëvizë nga këtu, ne duam përgjigje konkrete. Ku janë dëmshpërblimet?”, është shprehur ai, duke theksuar se dëmet janë verifikuar në terren, por pagesat mungojnë. Në shenjë proteste, fermerët kanë përplasur tavolinat dhe kanë brohoritur “Turp, turp!”, duke theksuar se nuk duan më premtime apo shpresa të kota. Ata paralajmërojnë vijimin e protestave nëse nuk marrin përgjigje të qarta, duke deklaruar se nuk do të largohen nga ambientet e mbledhjes pa u dhënë një zgjidhje konkrete për situatën.
1389 views
Prej disa ditësh, bregdeti dhe Lungomarja e Vlorës janë shndërruar në një vendgrumbullim mbeturinash dhe leshterikësh, të cilat deti i ka nxjerrë në breg pas reshjeve të fundit. Në shëtitoren ku çdo ditë dalin për shëtitje qytetarët vlonjatë, por edhe qindra turistë, pamja dominohet nga mbeturinat dhe leshterikët e shpërndarë përgjatë vijës bregdetare. Turistët, të “mahnitur” nga ky realitet, shihen me celularë në duar duke dokumentuar ato që ironikisht po kthehen në “atraksionet” e reja të Vlorës. Ndërsa kjo situatë vijon pa zgjidhje, vëmendja e kryebashkiakes Bruna Mersini duket se është e fokusuar te riorganizimi i strukturave bashkiake, konkretisht bashkimi i Drejtorisë së Pastrimit me atë të Gjelbërimit në një të vetme dhe dyfishimi i ngarkesës së punës për punonjësit. Punëtorët e gjelbërimit protestuan sot përpara Bashkisë së Vlorës, duke kundërshtuar kontratat e reja të punës, të cilat sipas tyre i detyrojnë të kryejnë edhe punë pastrimi, përveç detyrave të tyre të mëparshme. Ata theksojnë se kontratat dhe kushtet e reja të punës nuk u janë prezantuar zyrtarisht dhe se janë vënë përballë ultimatumit: ose i pranojnë këto kushte, ose rrezikojnë largimin nga puna. Sipas punonjësve, kontratat e reja parashikojnë edhe gatishmëri 24-orëshe për situata të ndryshme, pa garanci të qarta për të drejtat dhe kushtet e punës, ndërsa problematika e pastrimit të qytetit vijon të mbetet e pazgjidhur.
3411 views
Lokali “O Gyros tou Asirmatou” në Greqi, ku në orët e para të mëngjesit të sotëm mbetën të plagosur babë e bir shqiptarë, 39-vjeçari Negri Sinovarfaj dhe babai i tij 70-vjeçar, rezulton i përfshirë në një dosje të rëndë kriminale të një operacioni të zhvilluar në dhjetor 2024, ku u arrestuan 24 persona, mes tyre 14 shqiptarë, të përfshirë në trafik ndërkombëtar droge dhe ngjarje të rënda kriminale. Sipas dosjes, lokali i tipit “Steakhouse” figuron zyrtarisht në pronësi të shoqërisë “K SALATI N SINOVARFAJ O.E.”, ndërsa pronar i fshehtë rezulton 34-vjeçari nga Vlora, Andon Salati, banues në Nea Smyrni të Athinës, i njohur edhe me pseudonimet “Sal”, “Salah” dhe “Toni”. Andon Salati, i arrestuar në kuadër të dosjes “SkyECC”, konsiderohet nga autoritetet greke dhe europiane si një nga krerët e një grupi kriminal në bashkëpunim me Denis Grabockën, duke përdorur platformat e kriptuara “Sky ECC” dhe “Encrochat”. Pjesë e këtij grupi ka qenë edhe Aleksandër Sadikaj nga Memaliaj, i ekzekutuar në Tiranë në vitin 2022 nga një eksploziv i vendosur në makinë. Grupi dyshohet për trafik marijuane dhe kokaine nga Spanja dhe Shqipëria drejt Greqisë. Salati është ndaluar në shkurt 2016 në Kakavijë me 148 mijë euro cash që tentonte t’i fuste në Shqipëri, ndërsa nga viti 2018 deri në 2020 ka qenë i burgosur në Koridhalo si drejtues i një grupi që shpërndante drogë në Athinë dhe Mykonos, duke vijuar aktivitetin kriminal edhe nga burgu përmes komunikimeve të kriptuara. Në mesazhet e zbardhura, Salati komunikonte nga burgu me Fotio Mplantoumi-Sioho, i burgosur në Francë, duke përshkruar kushtet luksoze në paraburgim, përdorimin e celularëve, televizorëve inteligjentë, routerëve të internetit dhe marrëdhëniet e ngushta me gardianë, përfshirë raste korrupsioni, përdorim droge dhe futje femrash në burg nga një “kryegardian”. Salati dhe Denis Grabocka rezultojnë gjithashtu pronarë të fshehtë të kompanisë së makinave me qira “CARENT” në Athinë, me 50 automjete dhe 18 motorë, të regjistruara në emra familjarësh, të përdorura nga anëtarë të organizatës për lëvizje dhe mbulim ligjor, si dhe të lidhura me kompaninë “I GO RENTAL”, e krijuar në vitin 2017 në Mykonos, kur Salati ishte ende aktiv para arrestimit të tij në vitin 2018.
31.3K views
Banorët e fshatit Rrashbull në Durrës kanë raportuar një situatë problematike pranë nënstacionit elektrik të zonës, duke shprehur shqetësim për mosreagimin e policisë në kohë. Qytetarët shprehen se nga një pusetë në mes të rrugës, sot po del naftë e cila po përhapet me shpejtësi kudo. Të shqetësuar për rrezikun që iu kanoset dhe ndotjen e rrugës, banorët kanë njoftuar policinë, por askush nuk është paraqitur deri tani për monitorimin e situatës apo larjen e rrugës. Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme pasi nëse nafta vijon të rrjedhë në këtë mënyrë mund të bëhet shkak për ndonjë aksident të mundshëm rrugor. Denoncimi i qytetarit: "Pershendetje JOQ, rrjedh nafte gjithe andej, kemi njoftuar policine por nuk vjen. Ketu ne Rrushbull, Durres te nen stacjoni elektrike. Nafta del nga nje pusete, ka qe ne mengjes qe nga puseta buron nafte. Makinat mund te rreshqasin
16.5K views
Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm (12 janar) në zonën Agiou Dimitriou në Athinë, ku kanë mbetur të plagosur dy shtetas shqiptarë. Ngjarja u regjistrua rreth orës 02:40, kur një person i armatosur hyri në lokalin “O gyros tou asyrmatou”, në rrugën “Politexniou 70”, dhe hapi zjarr. Nga të shtënat mbetën të plagosur pronari i lokalit, Negri Sinovarfaj, 39 vjeç, dhe babai i tij 70-vjeçar. Autori i qëlloi të dy në këmbë, duke i lënë të plagosur me nga një plumb secilin, dhe më pas u largua nga vendngjarja me automjet. Të plagosurit u transportuan në spitalin e Paleo Faliro-s, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia greke ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të atentatit, duke mos përjashtuar edhe pistën e rivalitetit mes tifozëve të futbollit, pasi Sinovarfaj raportohet të jetë pjesë e një grupimi të organizuar të tifozëve të ekipit A.E.K.
68.2K views
Blerina Bashës, nënës 33-vjeçare nga Durrësi, së cilës iu gjetën tre fëmijët e mitur të lënë vetëm në banesë në kushte të rënda higjieno-sanitare, pritet t’i hiqet kujdestaria. Shërbimi Social bënë me dije se fëmijët kishin rreth tre ditë pa ushqim dhe prej një muaji nuk kishin ndjekur shkollën, pasi ishin të infektuar me zgjebe, fakt për të cilin shkolla kishte dijeni. Ngjarja u denoncua nga ish-vjehrra e nënës, e cila njoftoi policinë se tre të miturit ishin braktisur në apartament. Policia shoqëroi nënën në komisariat dhe nisi procedim penal ndaj saj për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”. Sipas burimeve, braktisja ka ardhur pas një konflikti mes nënës dhe gjyshes nga ana e babait, e cila kishte kërkuar t’i merrte fëmijët në kujdestari. Aktualisht, tre fëmijët ndodhen në spital së bashku me nënën, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe janë nën vëzhgim. Pas ekzaminimeve, ata janë marrë në mbrojtje nga strukturat përkatëse të Shërbimit Social, ndërsa pritet që autoritetet të vendosin për masat e mëtejshme, përfshirë edhe heqjen përfundimtare të kujdestarisë nga nëna.
38K views