Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Piskupat. Një 12-vjeçare nga ky fshat është përdhunuar brutalisht para 4 muajsh nga një 67-vjeçar po nga ...

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Piskupat. Një 12-vjeçare nga ky fshat është përdhunuar brutalisht para 4 muajsh nga një 67-vjeçar po nga i njëjti fshat. Ngjarja ka ndodhur 4 muaj më parë në banesën e 67-vjeçarit, por është zbuluar vetëm tani pasi 12-vjeçarja ka mbetur shtatzënë dhe është 4-muajshe. E mitura e terrorizuar nuk u ka treguar prindërve të saj për ngjarjen pasi 67-vjeçari e ka kërcënuar vazhdimisht se do ta vriste në raste se i tregonte prindërve, shkruan A2 CNN. E mitura në praninë e psikologut janë pyetur mbrëmjen e sotme për orë të tëra në prokurori ku ka rrëfyer të gjithë ngjarjen dhe se si autori e kishte përdhunuar me forcë duke e lidhur, në banesën e tij. Kanë qenë prindërit e vajzës të cilët e kanë çuar për vizitë atë pasi ajo po shtonte peshë në mënyrë të pakuptimtë dhe mjekët i kanë informuar se vajza ishte shtatzënë 4 muajshe. Fill pas kësaj vajza ka treguar më pas ngjarjen dhe sesi 67-vjeçari e kishte përdhunuar në banesën e tij, i cili tashmë është arrestuar nga policia. Mësohet se autori është baba i 4 fëmijëve si dhe është edhe gjysh. Ndërsa mitura tashmë ndodhet nën kujdesin e prindërve dhe psikologëve pasi është në gjendje tepër të rënduar psikologjike. #A2CNN

2031 views


💾

Një aksident i frikshëm rrugor ka ndodhur pasditen e së martës në autostradën Tiranë–Durrës, ku dy automjete janë përplasur, duke shkaktuar dëme të ko...

Një aksident i frikshëm rrugor ka ndodhur pasditen e së martës në autostradën Tiranë–Durrës, ku dy automjete janë përplasur, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Një shtetas i huaj, i cili jeton në Shqipëri prej rreth katër vitesh, i ka dërguar redaksisë së JOQ Albania pamje nga aksidenti, ku shihet qartë momenti i përplasjes dhe dëmet e konsiderueshme materiale. Sipas dëshmisë, ai po udhëtonte drejt Tiranës së bashku me bashkëshorten, duke ndjekur normalisht rrjedhën e trafikut, kur një automjet tip Toyota ka kryer një manovër të papritur, duke e goditur anash. Si pasojë e përplasjes, mjeti i tij është përplasur fuqishëm drejt trafikndarëses prej betoni, ku ka përfunduar pjesërisht mbi të. “Po udhëtoja normalisht, kur makina tjetër u shfaq papritur nga e majta dhe më goditi. Pas goditjes, automjeti im u përplas me barrierën anësore prej betoni”, shprehet ai për JOQ Albania. Nga pamjet e siguruara, vërehet qartë se automjeti i shtetasit të huaj, një Volkswagen Passat gri i errët, ka pësuar dëme të rënda, veçanërisht në pjesën e përparme dhe anësore, ndërsa ka mbetur i ngritur mbi barrierën e betonit. Ai thekson se automjetin e kishte blerë vetëm tre muaj më parë dhe se pas aksidentit dëmet janë të tilla, sa mjeti është bërë pothuajse i papërdorshëm. Fatmirësisht, si ai ashtu edhe bashkëshortja e tij kanë pësuar vetëm lëndime të lehta. Shtetasi i huaj vlerëson edhe ndërhyrjen e policisë në vendngjarje, duke theksuar se efektivi i pranishëm i ndihmoi me procedurat dhe komunikimin, për shkak të barrierës gjuhësore. Sipas tij, nga pamjet dhe rrethanat e aksidentit, përgjegjësia dukej se i takonte mjetit tjetër. Megjithatë, këto mbeten vlerësime paraprake, ndërsa përcaktimi përfundimtar i përgjegjësisë pritet nga organet kompetente.

5586 views


💾

Pamjet që po qarkullojnë së fundmi pasqyrojnë një realitet të dhimbshëm: dhjetëra të rinj që gdhihen rrugëve të qyteteve moderne, duke fjetur mbi kart...

Pamjet që po qarkullojnë së fundmi pasqyrojnë një realitet të dhimbshëm: dhjetëra të rinj që gdhihen rrugëve të qyteteve moderne, duke fjetur mbi kartonë apo direkt në trotuar. Këto video kanë nxitur raportime të shumta në rrjetet sociale dhe media të huaja, të cilat flasin për një situatë shqetësuese në Kinë, ku dhjetëra mijëra të rinj pretendohet se po përballen me pasoja ekstreme pas futjes në të ashtuquajturën “listë e zezë” të Sistemit të Kreditit Social. Sipas këtyre raportimeve, personat që futen në listën e zezë përballen menjëherë me kufizime të rënda financiare: u bllokohen shërbimet bankare, pagesat digjitale dhe transaksionet online, duke e bërë pothuajse të pamundur pagesën e qirasë, blerjen e ushqimit apo marrjen e pagës. Në disa raste, këto kufizime thuhet se kanë çuar shumë individë kanë çuar individë drejt varfërisë ekstreme, duke i lënë pa kulm mbi kokë dhe jashtë çdo sistemi jetik për mbijetesë, pasi jeta e përditshme në Kinë është e lidhur pothuajse tërësisht me pagesat digjitale. Sipas pretendimeve që qarkullojnë online, futja në listën e zezë mund të ndodhë edhe për shkak të mospagimit në kohë të huave informale ose kredive me interesa shumë të larta, të cilat në disa raste raportohet se arrijnë deri në 25% ose më shumë. Megjithatë, këto mbeten pretendime që nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet kineze. Autoritetet në Pekin e kanë justifikuar Sistemin e Kreditit Social si një mekanizëm për të rritur besueshmërinë financiare dhe disiplinën shoqërore, por kritikët ndërkombëtarë prej vitesh kanë ngritur shqetësime se ky sistem mund të përdoret për ndëshkime disproporcionale dhe përjashtim social. Ndërkohë, debati ka kaluar kufijtë e Azisë, pasi ekzistojnë frika se sisteme të ngjashme të identitetit apo kontrollit digjital mund të tentohen të aplikohen edhe në Europë në vitet e ardhshme. Deri më tani, nuk ka të dhëna zyrtare që konfirmojnë shifrat e përmendura, ndërsa organizata të të drejtave të njeriut kanë kërkuar më shumë transparencë mbi mënyrën se si funksionon ky sistem dhe pasojat reale për qytetarët.

13.2K views


💾

Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të falënderuar publikisht një çift të ri, të cilët gjetën dhe i dorëzuan portofolin që ajo ...

Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të falënderuar publikisht një çift të ri, të cilët gjetën dhe i dorëzuan portofolin që ajo kishte humbur në zonën e Pazarit të Ri në Tiranë. Ajo tregon se portofoli i kishte humbur pasditen e sotme dhe brenda tij ndodheshin rreth 300 mijë lekë të vjetra. Çifti që e gjeti portofolin nuk hezitoi aspak: ata kontaktuan bankën për të gjetur numrin e saj të telefonit dhe më pas e telefonuan për t’ia kthyer personalisht. Në videon e mbërritur në redaksinë tonë, qytetarja shpreh mirënjohjen e saj për këtë veprim të ndershëm: “Përshëndetje JOQ! Kjo është kuleta që mua më kishte humbur në zonën e Pazarit të Ri sot pasdite. Dua të falënderoj çiftin simpatik që më morën në telefon dhe ma sollën në shtëpi. Faleminderit dhe mirënjohje për këtë veprim kaq të ndershëm. Vërtet ekzistojnë njerëz kaq të mirë dhe duhet të ndërgjegjësohemi të gjithë, sepse nuk është vlera monetare ajo që na bën njerëz, por gjesti dhe veprimi.” Në prag të Vitit të Ri, ky gjest i thjeshtë, por shumë domethënës, është një kujtesë e bukur se ndershmëria, empatia dhe humanizmi ende ekzistojnë dhe meritojnë të vlerësohen publikisht. JOQ Albania i bashkohet falënderimit dhe uron që këto histori të vogla, por të mëdha në vlera, të shërbejnë si shembull për të gjithë shoqërinë.

22.9K views


💾

Sot bëhen pesë ditë që qyteti i Vlorës përballet me mungesën e ujit të pijshëm, ndërsa pavarësisht deklaratave zyrtare se furnizimi ka nisur të rikthe...

Sot bëhen pesë ditë që qyteti i Vlorës përballet me mungesën e ujit të pijshëm, ndërsa pavarësisht deklaratave zyrtare se furnizimi ka nisur të rikthehet, dhjetëra qytetarë kanë kontaktuar redaksinë e JOQ Albania duke raportuar se shumë zona vijojnë të jenë pa ujë. Qytetarë të tjerë kanë dërguar pamje ku uji që ka ardhur në rubineta është i turbullt, me ngjyrë dhe me aromë të rëndë, duke theksuar se ai nuk është i konsumueshëm dhe paraqet rrezik për shëndetin. Në këtë situatë, një qytetare ka ngritur dyshime serioze mbi shkakun real të dëmtimit të tubacionit kryesor, i cili la Vlorën pa ujë për ditë të tëra. Në një video të mbërritur në redaksinë tonë, ajo ka shkuar vetë në vendin ku është çarë tubi dhe ka filmuar zonën përreth. Sipas saj, dëmtimi ka ndodhur brenda një kantieri ndërtimi, që ajo e identifikon si kantier të biznesmenit Arben Avduli. Qytetarja vë në dyshim deklaratën e kryetares së Bashkisë së Vlorës, Bruna Mersini, e cila një ditë më parë e cilësoi ngjarjen si “fatkeqësi natyrore”. “Nuk ka asnjë shenjë shkarjeje dherash këtu. Muri është në rregull. Pas murit është kanal. Nga kanë ardhur dherat? Si ka mundësi që shkarja të ketë ndodhur brenda kantierit? Ky është kantieri i Arben Avdulit”, shprehet ajo në video, duke ngritur pikëpyetje mbi versionin zyrtar. Edhe një tjetër qytetar i është drejtuar redaksisë sonë, duke pretenduar se dëmtimi i tubacionit ndodhet brenda të njëjtit kantier ndërtimi dhe se, sipas tij, askush nuk po flet publikisht për këtë çështje për shkak të lidhjeve politike që ai pretendon se ka biznesmeni në fjalë ka me Partinë Socialiste. Ndërkohë, kryetarja e Bashkisë së Vlorës, Bruna Mersini, në një deklaratë për mediat, u shpreh se problemi nuk është në përgjegjësi të bashkisë dhe se dëmtimi i tubacionit ishte pasojë e një “fatkeqësie natyrore”. “Kjo është një fatkeqësi natyrore, nuk duhet përdorur për politikë. Nuk është momenti të bëjmë analiza dhe të gjejmë fajtorin, por të japim zgjidhjen”, deklaroi ajo, duke shtuar se pjesët rezervë po vinin nga Turqia dhe se po aplikohej një zgjidhje e përkohshme me furnizim të pjesshëm dhe shpërndarje uji përmes autobotëve. Megjithatë, pesë ditë pa ujë në festat e fundvitit dhe raportimet e shumta nga qytetarët për mungesë totale ose ujë të papijshëm, kanë shtuar indinjatën dhe dyshimet në qytet. Sa i përket biznesmenit Arben Avduli, ai njihet si pronar dhe administrator i kompanisë së ndërtimit “Avduli shpk”, e cila ka përfituar miliona euro nga tendera publikë ndër vite. Çdo lidhje mes aktivitetit të kësaj kompanie dhe dëmtimit të tubacionit mbetet, në këtë fazë, për t’u verifikuar nga institucionet përgjegjëse. Redaksia e JOQ Albania i bën thirrje autoriteteve që të sqarojnë publikisht dhe me transparencë të plotë shkakun real të dëmtimit të tubacionit, si dhe të garantojnë furnizim të sigurt dhe të pijshëm me ujë për qytetarët e Vlorës.

45.6K views


💾

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Piskupat në Pogradec. Një vajzë 12-vjeçare është përdhunuar katër muaj më parë nga një 67-vjeçar nga i njëjti...

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Piskupat në Pogradec. Një vajzë 12-vjeçare është përdhunuar katër muaj më parë nga një 67-vjeçar nga i njëjti fshat. Rasti u bë i ditur vetëm tani, pasi vajza rezultoi shtatzënë katër muajshe. Viktima nuk kishte treguar ngjarjen më parë për prindërit, pasi autori e kishte kërcënuar se do ta vriste nëse fliste. Ngjarja ka ndodhur brenda banesës së 67-vjeçarit, ku autori e ka lidhur dhe përdhunuar me forcë. E mitura është pyetur nga prokuroria në praninë e psikologut, duke rrëfyer detajet e ngjarjes. Prindërit e vajzës e dërguan për vizitë mjekësore pasi vunë re ndryshime në trupin e saj, dhe mjekët konfirmuan shtatzëninë. Policia ka arrestuar autorin, i cili është baba i katër fëmijëve dhe gjysh. Vajza ndodhet nën kujdesin e familjes dhe psikologëve për mbështetje psikologjike. Rasti po hetohet nga organet kompetente, ndërsa autoritetet janë duke ndjekur procedurat për ndjekjen penale të plotë të autorit.

276.2K views


💾

Kina ka zhvilluar këtë javë stërvitjen më të gjerë ushtarake të regjistruar ndonjëherë rreth Tajvanit, duke rrethuar ishullin me forca detare dhe ajro...

Kina ka zhvilluar këtë javë stërvitjen më të gjerë ushtarake të regjistruar ndonjëherë rreth Tajvanit, duke rrethuar ishullin me forca detare dhe ajrore, duke lëshuar raketa në ujërat përreth dhe duke simuluar një bllokadë të plotë ushtarake. Gjatë ushtrimeve, të quajtura “Justice Mission 2025”, Komanda Lindore e Ushtrisë Çlirimtare Popullore kreu për rreth 10 orë ushtrime me zjarr real, duke lëshuar raketa në veri dhe jug të Tajvanit. Njësi detare dhe ajrore kineze simuluan goditje ndaj objektivave detare dhe ajrore, si edhe operacione kundër-nëndetëseje. Për herë të parë, Pekini deklaroi hapur se stërvitjet synojnë të pengojnë çdo ndërhyrje të jashtme, përfshirë SHBA-në dhe aleatët e saj. Zyra Kineze për Çështjet e Tajvanit paralajmëroi se çdo forcë e jashtme që ndërhyn do të “përplaset me muret e hekurt të ushtrisë kineze”. Stërvitjet nisën 11 ditë pasi SHBA njoftoi një paketë rekord armësh prej 11.1 miliardë dollarësh për Tajvanin, vendim që ka irrituar ashpër Pekinin. Mediat shtetërore kineze publikuan pamje propagandistike, duke theksuar epërsinë teknologjike dhe ushtarake të Kinës dhe aftësinë për ta marrë Tajvanin me forcë nëse do të jetë e nevojshme. Autoritetet tajvaneze raportuan se të martën rreth ishullit po operonin 71 avionë ushtarakë kinezë dhe 24 anije luftarake dhe të rojës bregdetare. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Tajvanit, Kina ka lëshuar gjithsej 27 raketa në ujërat përreth ishullit. Një zyrtar i lartë i sigurisë në Tajvan deklaroi se ushtria kineze duket se po simulon goditje ndaj objektivave tokësore, përfshirë sistemet raketore amerikane HIMARS që Tajvani ka blerë së fundmi. Ndërkohë, presidenti i Tajvanit, Lai Ching-te, tha se trupat janë të gatshme për mbrojtje, por theksoi se Tajpej nuk synon përshkallëzim të situatës. Ushtrimet e kësaj jave janë raundi i gjashtë i madh i stërvitjeve që nga viti 2022 dhe konsiderohen më të gjërat për nga shtrirja dhe më të afërtat ndonjëherë me territorin tajvanez. Një raport i fundit i Pentagonit vlerëson se Kina po përgatitet të jetë gati ushtarakisht për të fituar një konflikt për Tajvanin deri në vitin 2027, në 100-vjetorin e krijimit të Ushtrisë Çlirimtare Popullore.

7205 views


💾

Një emigrant shqiptar, i cili prej 25 vitesh jeton në Gjermani, ka realizuar një gjest humanitar dhe me shumë vlerë për Spitalin Rajonal të Kukësit. X...

Një emigrant shqiptar, i cili prej 25 vitesh jeton në Gjermani, ka realizuar një gjest humanitar dhe me shumë vlerë për Spitalin Rajonal të Kukësit. Xhevahir Ferati me origjinë nga fshati Bardhoc, ka dhuruar një ambulancë e re për spitalin, e cila do t’i shërbejë qytetit dhe banorëve të Kukësit. Falë këtij gjesti, spitali i Kukësit pasuron më tej flotën e ambulancave, duke rritur cilësinë e shërbimit shëndetësor për komunitetin. Duhet thënë se ky veprim përcjell një mesazh të fortë në këtë prag fundviti ku shëndetësia është në pikë të hallit dhe qytetarët s’marrin shërbimin që meritojnë.

121K views


💾

Personi në foto është Hysni Ymeri, 67-vjeçari nga Shkodra, i cili u vra një ditë më parë pas një shpërthimi të fuqishëm në pallatin ku banonte. Ngjarj...

Personi në foto është Hysni Ymeri, 67-vjeçari nga Shkodra, i cili u vra një ditë më parë pas një shpërthimi të fuqishëm në pallatin ku banonte. Ngjarja ndodhi sapo ai mbërriti në hyrjen e ndërtesës për t’u ngjitur në katin e katërt, ndërsa policia ende nuk ka zbardhur nëse shpërthimi shkaktohej nga lëndë eksplozive me telekomandë apo nga paneli i matësve të energjisë elektrike. Hetuesit po ndjekin dy pista kryesore dhe nuk kanë dhënë asnjë konfirmim për momentin. Hysni Ymeri ka pasur lidhje me një histori të gjatë konflikti mes familjeve në Shkodër. Në vitin 1995, vëllai i tij vrau Shefqet Çekorjen, dhe disa vite më vonë familjet arritën pajtimin. Përveç kësaj, disa kushërinj të tij kanë qenë të përfshirë në ngjarje të tjera të dhunshme dhe vrasje, duke përfshirë mjekun Ilir Aliaj në vitin 2017. Hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë e një atentati si shkak të ngjarjes, duke marrë parasysh historikun e konflikteve mes fisve Bajri-Lici dhe të tjerëve. Deri në përfundimin e ekspertizës dhe zbardhjen e plotë nga policia, rrethanat mbeten të paqarta.

29.6K views


💾

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ta mbrojë drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçajan, e cila ndodhet në masë “arrest shtëpie” me vendim të SPAK për s...

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ta mbrojë drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçajan, e cila ndodhet në masë “arrest shtëpie” me vendim të SPAK për shkelje të barazisë në tendera, duke vënë theksin jo te akuzat, por te qiraja. Në konferencën e fundit për mediat, Rama theksoi se Karçajan jeton në një banesë me qira dhe se më parë ka banuar në shtëpinë e prindërve, një detaj që duket se, sipas tij, shërben si provë karakteri dhe integriteti. Sipas Kryeministrit, fakti që drejtuesja e një institucioni kyç si AKSHI nuk ka shtëpi në pronësi është i mjaftueshëm për të rrëzuar dyshimet e SPAK. Rama deklaroi se Karçajan ka “respektin maksimal” të tij, se e njeh prej 20 vitesh dhe se është një figurë e njohur ndërkombëtarisht, duke lënë në plan të dytë hetimin penal dhe akuzat për tendera. Në këtë logjikë, duket se qiraja shndërrohet në argument mbrojtës më të fortë se çdo dokument hetimor. “Kjo është pjesë e hetimeve. Nuk kam dijeni për këtë dhe nuk mund të bëj asnjë koment për gjysmë të vërtetat që dalin lart e poshtë. Është proces, do bëhen hetime. Në krye të skuadrës së AKSHIT është një grua që ka respektin e padiskutueshëm. Linda Karçajan, që ka një masë sigurie, me një shtëpi me qira ku jeton, pasi më parë jetonte në një shtëpi të postkomunizmit në banesën e prindërve të tij. E njoh prej 20 vitesh dhe ka respektimin tim. E njohur ndërkombëtarisht dhe ka respektim tim maksimal. Çfarë thoni ju sot, bazuar në copëza të nxjerra rrugëve nga ata që duhet të ruajnë sekretin hetimor, nuk është e mjaftueshme për të dalë në përfundime për të fajësuar njerëzit. Nxirret një copë këtu dhe një copë atje, ushqehet publiku për të dënuar në sytë e opinionit njerëz që kanë të drejtën që të prezumohen të pafajshëm. Degjenerohen në publik që; këta janë llum. Dalin dhe kapakët e tenxheret që marrin paga marramendëse të padeklaruara, dhe pastaj flasin për pensionistet. Unë thjesht dhe vetëm jam në dispozicionin tuaj që të më fusni në tenxhere. Por sa të më sulmoni, vetëm më forconi. Po të doni të më dëmtoni, mos më fusni në tenxhere, se më i fortë do jem", tha Rama

35K views


💾

❌