Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Deri në fund të kësaj dekade, Shqipëria të jetë “cashless”, pra që i gjithë ndërveprimi dhe të gjitha transaksionet financiare të jenë digjitale. Kjo...

“Deri në fund të kësaj dekade, Shqipëria të jetë “cashless”, pra që i gjithë ndërveprimi dhe të gjitha transaksionet financiare të jenë digjitale. Kjo është plotësisht e realizueshme dhe do të çlirojë vendin nga një barrë e madhe pluhuri dhe ferrash në të gjithë jetën e përditshme”, është shprehur më herët Kryeministri Edi Rama. Me kartë apo me para në dorë? Shumica e shqiptarëve blejnë ose marrin shërbime duke përdorur para fizike dhe jo përmes mënyrave elektronike të pagesave. Pavarësisht se vitet e fundit ka pasur një rritje të pagesave elektronike, qoftë të atyre të realizuara nga telefoni ose përmes terminaleve POS, ne vijojmë të jemi ndër ekonomitë më të varura dhe populli më i lidhur pas cash-it. Megjithatë, qeveria synon që deri në vitin 2030 “të zhdukë” paranë fizike. Kur them zhdukje, nuk flas për eleminim total, por zvogëlim të përdorimit të lekut letër. Por si do të dukej një Shqipëri pa para fizike? Thuajse çdo pagesë në dyqane, bar-restorante, hotele apo taksi dhe jo vetëm, do të realizohej me kartë përmes terminaleve POS në dyqane dhe lokale, përmes sistemit të pagesave të shpejta me QR Code ose nga telefoni. #voxnews #media #news @voxnews.al

364 views


💾

Një aksidentin i rëndë me tre të vdekur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në vendin ...

Një aksidentin i rëndë me tre të vdekur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Bypass, ku dy mjete, një tip “Volkswagen” dhe një “Mercedes” u përplasën kokë më kokë. Te mjeti i parë udhëtonin Klejdi Myftari 24 vjeç dhe Anxhelo Ruçi 28 vjeç, të cilët kanë humbur jetën të dy. Nga ana tjetër, në mjetin “Mercedes” udhëtonin Martin Dulaj 26 vjeç i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje dhe Arsida Demiri 20 vjeç, e cila është transportuar në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar. Lidhur me ngjarjen e rëndë ka reaguar aktori i njohur i “Portokallisë”, Deivis Myslymi. Ai ka publikuar në “Instagram” një fotografi me dy nga viktimat e aksidentit të rëndë. #voxnews #media #news @voxnews.al

448 views


💾

Policia ka arrestuar një 29-vjeçar në Laç. Ai u arrestua nga policia, pasi iu gjet një armë zjarri automatik me krehër dhe fishekë, e cila posedohej p...

Policia ka arrestuar një 29-vjeçar në Laç. Ai u arrestua nga policia, pasi iu gjet një armë zjarri automatik me krehër dhe fishekë, e cila posedohej pa leje, si dhe një palë doreza. Mbi 29-vjeçarin rëndon akuza për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Policia ka sekuestruar sendet e kundërligjshme, në cilësinë e provës materiale. #voxnews #media #news @voxnews.al

265 views


💾

Presidenti Donald Trump zbuloi rezolutën e tij për Vitin e Ri të mërkurën pasi u pyet nëse kishte një të tillë. “Paqe. Paqe në Tokë”, tha ai së bashku...

Presidenti Donald Trump zbuloi rezolutën e tij për Vitin e Ri të mërkurën pasi u pyet nëse kishte një të tillë. “Paqe. Paqe në Tokë”, tha ai së bashku me zonjën e parë Melania Trump në pronën e tij në Mar-a-Lago në Florida. Llogaria zyrtare e reagimit të shpejtë të Shtëpisë së Bardhë në X ndau një postim të Fox News në X që shfaqte videoklipin e komenteve të presidentit, duke shkruar: “Presidenti i Paqes – dhe Zonja e Parë më mahnitëse në histori”. Një vjetori i fillimit të mandatit të dytë të Trump është më pak se një muaj larg – ai u betua më 20 janar 2025. Që nga marrja e detyrës, presidenti ka kërkuar të promovojë paqen në mbarë globin dhe ka kryesuar një mori veprimesh ushtarake. #voxnews #media #news @voxnews.al

280 views


💾

Sipas zyrtarëve amerikanë, Agjencia Qendrore e Inteligjencës ka dalë në përfundimin se Ukraina nuk ka sulmuar një rezidencë të përdorur nga presidenti...

Sipas zyrtarëve amerikanë, Agjencia Qendrore e Inteligjencës ka dalë në përfundimin se Ukraina nuk ka sulmuar një rezidencë të përdorur nga presidenti rus Vladimir Putin gjatë një sulmi me dron në veriperëndim të Rusisë, duke sfiduar deklaratën që Kremlini i kishte bërë presidentit Donald Trump gjatë një bisede telefonike të hënën. Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, e ka informuar Trumpin për këtë vlerësim të mërkurën, thanë zyrtarët, raporton “New York Post”. Rusia kishte ngritur publikisht pretendime se Ukraina kishte tentuar të godiste shtëpinë e Putinit, dhe Trump kishte thënë për gazetarët se Putini ia kishte treguar këtë gjatë telefonatës. Në atë kohë, Trump kishte shprehur shqetësim, duke deklaruar se ishte “shumë i zemëruar” nga ky pretendim, edhe pse Ukraina e kishte mohuar fuqishëm. Ai gjithashtu pranoi se ishte “e mundur” që pretendimi të mos ishte i vërtetë, por shtoi se: “Presidenti Putin më tha këtë.” Sipas burimeve të “New York Post”, Ratcliffe më pas e informoi Trumpin se CIA nuk besonte se kjo ishte e vërtetë. Të mërkurën, Trump ka mbajtur një qëndrim më dyshues, duke shpërndarë një editorial të New York Post në platformën e tij Truth Social, me titullin: “Shfaqja e Putinit për ‘sulmin’ tregon se Rusia është pengesa e paqes”. Editoriali vë në dukje se ishte “ironike që Putini, i cili ka zhvilluar një luftë brutale për gati katër vjet, beson se çdo dhunë në afërsi të tij meriton zemërim të veçantë” dhe shton se “Çdo sulm ndaj Putinit është më se i justifikuar”. Por editoriali thekson gjithashtu: “Problemi është se sulmi me dron ndoshta nuk ka ndodhur. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka mohuar fuqishëm, dhe zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov nuk ka mundur të ofrojë prova, duke kërkuar nga mediat të ‘besojnë fjalën e Kremlinit’. #voxnews #media #news #putin @voxnews.al

328 views


💾

Qiratë ishin grupi me rritjen më të lartë të çmimeve në muajin nëntor 2025, me 6.7 për qind duke forcuar më tej tendencën që nisi nga vera e këtij vit...

Qiratë ishin grupi me rritjen më të lartë të çmimeve në muajin nëntor 2025, me 6.7 për qind duke forcuar më tej tendencën që nisi nga vera e këtij viti. Ato ishin përbërësi kryesor i inflacionit në nëntor, duke zhvendosur ushqimet. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë për një trend rritës të fortë gjatë vjeshtës 2025 që po vazhdon. Ekspertët e lidhin ecurinë ë e shtrenjtimit të qirave me një seri faktorësh që lidhen me kërkesën dhe ofertën. Kryesorja lidhet me faktin se rritja e çmimeve të banesave ka bërë të papërballueshëm blerjen e një apartamenti të ri për shumicën e të punësuarve. Kur blerja e një shtëpie bëhet më e shtrenjtë, njerëzit detyrohen të qëndrojnë më gjatë me qira ose të kërkojnë shtëpi me qira në vend që të blejnë. Kjo rrit numrin e qiraxhinjve dhe për pasojë çmimet ngrihen. Edhe pronarët që kanë kredi të shtrenjta shpesh rrisin qiranë për të mbuluar pagesat e tyre mujore. Gjithashtu kërkesa për qira po përballet me një presion në rritje për vizitorët e huaj. Shqipëria është atraktive për turistët edhe për shkak se çmimet e qirave ditore janë të lira, me vetëm 50 euro nata në zonën e qendrës. Dhënia me qira ditore e shumë apartamenteve për turistët ka çuar në rritjen e çmimeve për qiratë afatgjata jashtë trendëve normale. Ekspertët e tregut pohojnë se një pjesë e apartamenteve të shituara janë bosh dhe përdoren vetëm pak ditë në vit nga emigrantët dhe huajt, duke bërë që të mos hidhen në tregun e qirave. Familjet me buxhete të kufizuara po e shtyjnë blerjen e shtëpisë dhe detyrohen të paguajnë qira gjithnjë e më të larta, ndërsa agjentët imobiliarë pohojnë se edhe në zonat periferike janë të pakta apartamentet me çmime të lira. Agjentët e tregut të qirasë nënvizojnë se shumë pak prona listohen me çmime 300–350 euro, kryesisht në periferitë “Astir” ose “Fresku”, të cilat merren menjëherë nga qiramarrësit. #voxnews #media #news @voxnews.al

407 views


💾

❌