Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ivanka Trump, vajza e Presidentit amerikan, Donald Trump, ka mbërritur në Vlorë. Ajo është akomoduar fillimisht në një hotel në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ivanka Trump, vajza e Presidentit amerikan, Donald Trump, ka mbërritur në Vlorë. Ajo është akomoduar fillimisht në një hotel në zonën e Ujit të Ftohtë. Mësohet se Ivanka Trump do të marrë pjesë në një takim me studio arkitekturore. Gjatë këtij takimi do të bisedohet për projektin e një investimi në zonën e Zvërnecit. Burimet thonë se në qendër të diskutimeve do jetë mënyra se si do realizohet ky investim. Kjo nuk është hera e parë që Ivanka Trump viziton qytetin bregdetar shqiptar. ... #SyriTv #SyriNet #IvankaTrump #Vlore

8281 views


💾

Kryeministri i Groenlandës ka deklaruar se popullsia dhe autoritetet vendase duhet të fillojnë të përgatiten për një mundësi të pushtimit ushtarak, nd...

Kryeministri i Groenlandës ka deklaruar se popullsia dhe autoritetet vendase duhet të fillojnë të përgatiten për një mundësi të pushtimit ushtarak, ndërsa Presidenti Donald Trump vazhdon të bëjë kërcënime për marrjen e territorit. “Nuk duket e mundur që të ketë një konflikt ushtarak, megjithatë mund të përjashtohet plotësisht si mundësi”, tha kryeministri Jens?Frederik Nielsen gjatë një konference për shtyp sot, 20 janar. “Qeveria e Groenlandës do të krijojë një grup pune me përfaqësues nga autoritetet vendore për t’i ndihmuar njerëzit të përgatiten për çdo situatë të jashtëzakonshme në jetën e përditshme“, tha Nielsen. Po përgatiten edhe udhëzime të reja, përfshirë një rekomandim që banorët të mbajnë ushqime rreth 5 ditë në shtëpitë e tyre. Trump ka thënë se ai ka nevojë ta zotërojë Groenlandën për arsye sigurie, dhe më herët ka postuar një imazh të krijuar me inteligjencë artificiale ku ai duket duke vënë flamurin amerikan në ishull. Groenlanda, me një popullsi rreth 57 mijë banorë, është pjesë e Mbretërisë së Danimarkës, por ka qeverinë e vet që mbikëqyr shumicën e çështjeve të brendshme, përjashtuar mbrojtjen dhe politikën e jashtme. Danimarka së fundmi ka dërguar trupa shtesë në Groenlandë për të forcuar mbrojtjen në Arktik. Në konferencën e njëjtë, Mute B. Egede, ministri i financave dhe ish-udhëheqësi i ishullit, tha se Groenlanda ndodhet “nën shumë presion” dhe “duhet të jetë gati për të gjitha skenarët”. #voxnews #media #news #donaldtrump #greenland

8541 views


💾

Kryeministri Edi Rama ka firmosur një tjetër leje për bashkëshortin e moderatores Alketa Vejsiu, pavarësisht se opozita e ka akuzuar disa herë, për nd...

Kryeministri Edi Rama ka firmosur një tjetër leje për bashkëshortin e moderatores Alketa Vejsiu, pavarësisht se opozita e ka akuzuar disa herë, për ndërtimin e një pallati të familjes së Linda Ramës, për botokse apo edhe për tenderat që i jep qeveria kompanisë “Orion”. Kësaj herë, leja është e stërmadhe, për ndërtimin e një super resorti në zonën e Gjilekës, në Dhërmi, buzë detin Jon, në një nga zonat më elitare të rivierës shqiptare, e cila po “kafshohet” rëndshëm vitet e fundit. Kompania “Orion” ka si pronar Ardian (97.20%) dhe Niazi Nelon (2.80 %), teksa tashmë do t’a shtrijë aktivitetin në Jug, në një sipërfaqe prej 140 mijë metra katrorësh. Natyrisht, pas dhënies së kësaj leje, ngrihen shumë pyetje; ku e gjeti gjithë këtë sipërfaqe Ardian Nelo, bashkëshorti i Alketa Vejsiut? Zona është në breg të detit, ku në shumë raste ka pasur edhe konflikte pronësie. Kush i sheshoi të gjitha këto probleme? Por më skandalozja është se, ashtu si me gjithë ndërtimet në breg të detit, edhe në projektin e “Orion” do të ketë rezidenca, vila apo apartamente private, teksa e bën këtë kompleks vetëm për më të pasurit, duke kanalizuar pasurinë dhe paratë në “një dorë”. Sipas dokumenteve që ka siguruar ekskluzivisht VoxNews, në të gjithë sipërfaqen prej 14 hektarësh do të ndërtohen gjithashtu edhe pallate, hotele apo restorante apo dyqane. Në datën 25 shtator 2025, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit miratoi rishikimin e kushteve të lejes së zhvillimit për objektin “kompleks turistik, rezidencial, hoteleri dhe shërbime 1, 2 dhe 3 kate mbi tokë dhe 1, 2, 3 kate nëntokë’ me vendndodhje në Perivolo, Gjilek, Dhërmi, Bashkia Himarë. Kjo leje është firmosur vetëm në datën 31 dhjetor 2025, ndërkohë që ditët e fundit është zbardhur nga Agjencia e Zhvillimit të Tërritorit. Sipas dokumenteve, harta e planvendosjes ka pësuar ndryshime nga projekti fillestar i muajit korrik 2024, ndërkohë që ashtu si me projektet e tjera, janë shtuar objekte dhe godina të reja. E gjithë sipërfaqja ka shkuar në plot 140 mijë metra katrorë, ndërkohë që ndërtimet janë në disa faza. Në dokumente shkruhet se pozita gjeografike është mjaft strategjike që ofron mundësi zhvillimi dhe integrimi me pjesën Rivierës Shqiptare, është ndër atraksionet turistike më të spikatura të Shqipërisë. Zona është e pozicionuar në bregdetin e jugut, në Dhërmi, me një afërsi me rrugën e re nacionale Dhërmi – Palasë, pjesë e bashkisë Himarë dhe ka një dalje të gjerë në bregdetin e tipit të lartë shkëmbor të detit Jon. Në dokumentet që ka hulumtuar VoxNews detajohet se zona e përzgjedhur ka një sipërfaqe prej 140'898 m². “Në zonë nuk ka ndërtime me karakter historik dhe kulturor të tipologjive tipike të banesës së tipit kullë të jugut apo banesës tipike të Dhërmiut. Në të ndodhen atraksione të shumta natyrore dhe kulturore, larmishmëri bimore dhe shtazore dhe mundëson kushte të favorshme për zhvillim”, thuhet në dokumente. Sipas saj, prona ka një dalje të gjerë në detin Jon, me një bregdet të thyer dhe mjaft të larmishëm. “Vlen të përmendet larmishmeria e botës bimore dhe shtazore nënujore dhe tokësore, peisazhi natyror dhe trashëgimia kulturore e historike e zonës”, shkruhet rëndom në dokumente, ku pikërisht kjo larmishmëri do të shkatërrohet në momentin e ndërtimit të të gjithë resortit. Në dokument shkruhet se në gjendjen e saj ekzistuese, zona shoqërohet dhe me disa problematika siç janë ndërtimet e pakontrolluara në bregdet, kullotja e bagëtive, specie invasive, zjarret etj. Normalisht, për ndërtimet e pakontrolluara duhet të ketë menduar edhe IKMT-ja apo IMT-ja, të cilat çojnë ruspat sa herë që qeveria jep leje për betonimin e një sipërfaqe të stërmadhe. Mjetet e rënda prishin ndërtimet me dru dhe në vend të tyre do derdhet një masiv i madh betoni. #voxnews #media #news

17.9K views


💾

Një nga themeluesit e parkut fiktiv DURANA ka arritur që të fitojë një tender të majmë nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, në një koh...

Një nga themeluesit e parkut fiktiv DURANA ka arritur që të fitojë një tender të majmë nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, në një kohë që Prokuroria e Posaçme ka nën hetim tenderët e AKSHI-t dhe vetë parkun në Xhafzotaj të Shijakut. Bëhet fjalë për Armand Sharan, që konsiderohet si “truri” i DURANA-s, i cili me manovra tepër të dyshimta, megjithëse emri i del në të gjitha çështjet, vijon të fitojë miliona euro. Ai është kthyer në “skenën e krimit”, pasi tenderi kësaj herë u zhvillua nga AKSHI, drejtuesit e së cilit janë nën hetim, madje drejtoresha Mirlinda Karçanaj, po hetohet me masën e sigurisë arrest shtëpie. Por, skandali thellohet më tej për shkak se Shara e ka fituar tenderin po në mënyrë fiktive, pasi s’ka pasur garë. Në procedurë futi emrin një kompani, por në fund nuk dha ofertë, duke ngritur dyshime se gjithçka ka qenë e paracaktuar dhe askush nuk guxon që t’a konkurrojë. Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, AKSHI ka shpallur ditët e fundit fituesin e tenderit me objekt “mirëmbajtja e sistemit e-receta për Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor”, me fondet e Buxhetit të Shtetit. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është 24 muaj dhe bën fjalë për shërbim mirëmbajtje. Fondi limti i procedurës ishte 211 milionë lekë, ose rreth 2.2 milionë euro. Kriter për fituesin e kësaj procedure ishte oferta ekonomikisht më e favorshme bazuar në çmim, teksa në procedurë mori pjesë operatori ekonomik “NAOL” shpk. “Nuk ka paraqitur ofertë ekonomike dhe asnjë dokumentacion në sistemin e prokurimit” thuhet në dokumente. Pra, emri është futur krejtësisht formal, për t’a bërë të ligjshëm tenderin dhe për të thënë se “ishte më shumë sesa 1 firmë”. Dyshimet janë të mëdha, pasi si ka mundësi që një firmë tërhiqet dhe s’bën asnjë ofertë? Është kamuflim apo frikë nga Shara?! Në të njëjtin dokument shkruhet se kompania “INFOSOFT SYSTEMS” shpk me pronar në mazhorancë të Armandit ka pasur një ofertë në vlerën e 185 milionë lekë pa TVSH ose 222 milionë lekë me TVSH. Pra, një ofertë me verë prej më shumë se 2.3 milionë eurosh. Rrjedhimisht kjo ofertë është shpallur edhe fituese, për shkak se kompania e parë nuk bëri ofertë. A nuk ishte e paracaktuar?! Megjithëse e gjithë kupola e AKSHI-t është nën hetim për abuzime të mëdha me detyrën, madje kjo kupolë akuzohet edhe për pjesëmarrje në organizatë kriminale, sërish vepron dhe sfidon vetë Prokurorinë e Posaçme. Për më tepër, që tenderin ia jep një tjetër firme, e cila është një nga themelueset e parkut fiktiv DURANA. Në muajin qershor të vitit 2025, familja Shara ka themeluar kompaninë iNext, duke e regjistruar në parkun fiktiv DURANA. Kompania ka si pronar firmën TAG Engineering shpk dhe Bledar Dhimën, teksa firma TAG është në pronësi të familjes SHARA, ku administratore është zonja Edlira Shara. Megjithatë, mësohet se pas kësaj firme është vetë Armandi, i cili njihet si një nga “themeluesit” e parkut DURANA, teksa emri i tij del në të gjitha procedimet penale të Prokurorisë së Posaçme, si në rastin e hetimeve ndaj AKSHI-t, ku në disa raste Infosoft ka pasur një rol aktiv. Madje në njërin rast, marrja peng e një biznesmeni e favorizoi dukshëm, pasi ai u shpall fitues i vetëm i procedurës. Faktet janë se, edhe pas goditjes së kupolës së AKSHI-t, apo edhe pas zbardhjes së DURANA-s, sërish Shara po fiton me lehtësi tendera me vlera miliona euro, procedura pa garë dhe tepër të paracaktuar. A nuk duhet një hetim i plotë, ku pjesa më kryesore e hetimeve duhet të përqendrohet se ku kanë shkuar qindra miliona euro të AKSHI-t? Kush i ka përfituar dhe ku janë xhiruar? Çfarë pasurie kanë vënë ata dhe familjarët e tyre?! #voxnews #media #news #lajme

1834 views


💾

Shefi i Ushtrisë daneze, gjenerali Peter Boysen, ka deklaruar se Forcat e Armatosura të Danimarkës janë të afta të mbrojnë Groenlandën nëse lind nevoj...

Shefi i Ushtrisë daneze, gjenerali Peter Boysen, ka deklaruar se Forcat e Armatosura të Danimarkës janë të afta të mbrojnë Groenlandën nëse lind nevoja. Në një intervistë për televizionin danez TV 2, Boysen theksoi se ushtria stërvitet rregullisht për skenarë realë mbrojtjeje. “Ne ushtrohemi që të jemi në gjendje të mbrojmë Groenlandën. Mund ta mbrojmë veten”, u shpreh ai. I pyetur se si do të vepronte në rast se do të përballej me një ushtar amerikan në një situatë armiqësore, Boysen e cilësoi këtë si “spekulim” dhe refuzoi të hynte në detaje. Ai theksoi se ushtria daneze vepron mbi bazën e urdhrit kushtetues mbretëror, që i jep të drejtën dhe detyrimin për vetëmbrojtje, por nënvizoi se nuk dëshiron të spekulojë mbi skenarë të tillë. Gjenerali danez shtoi gjithashtu se ushtrimet ushtarake në Groenlandë mund të bëhen më të përhershme, në varësi të situatës. Sipas tij, pritet rritje e pjesëmarrjes së aleatëve. Të hënën, 58 ushtarë danezë mbërritën në Kangerlussuaq, duke iu bashkuar rreth 60 të tjerëve të dërguar më herët për përgatitjen e stërvitjeve. Boysen theksoi se nuk e sheh si provokim interesimin e shprehur nga presidenti amerikan Donald Trump për Groenlandën. “Është e drejtë që ne të kryejmë detyrat tona brenda kornizës së NATO-s dhe në nivel kombëtar, dhe për këtë arsye shkojmë atje për t’u stërvitur”, deklaroi ai. #voxnews #media #news

2779 views


💾

Prokuroria e Përgjithshme ka konfirmuar se gjyqtarja e Gjykatës së Posacme, Irena Gjoka, rezulton ‘e dënuar’ në Greqi dhe këtë fakt e ka fshehur në fo...

Prokuroria e Përgjithshme ka konfirmuar se gjyqtarja e Gjykatës së Posacme, Irena Gjoka, rezulton ‘e dënuar’ në Greqi dhe këtë fakt e ka fshehur në formularin e vetëdeklarimi. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë të zbatojnë ligjin dhe të deklarojnë mbarimin e statusit të saj si magjistrate. Opozita paralajmëron se çdo vonesë nga autoritetet shkakton pasoja të rënda për besimin e qytetarëve tek sistemi i drejtësisë. Ndërkohë, në këto momente ka reaguar Këshilli i Lartë Gjyqësor që thotë se Prokuroria e Përgjithshme ende nuk i ka dërguar asnjë dokument lidhur me ccështjen e Irena Gjokës. KLGJ saktëson se sapo shkresa e Prokurorisë të mbërrijë zyrtarisht, atëhërë do të ndiqet procedura përkatëse ligjore. “Te nderuar kolege lidhur me njoftimin e sotem te Prokurorise se Pergjithshme lidhur me vendimin e miratimit te rezultateve te verifikimit te thelluar te deklarimeve te bera ne Formularin e Vetedeklarimit date 22.04.2016, per subjektin Irena Gjoka(Shpata, Maneku), gjyqtare në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ju bej me dije se deri ne oren 20:30 date 20.01.2026 ne adrese te KLGJ-se nuk ka mberritur asnje dokument zyrtar. Sapo shkresa e Prokurorise se Pergjithshme te mberrije zyrtarisht, ajo do te administrohet nga Komisioni i Zhvillimit te Karieres ne KLGJ, dhe me pas do te ndiqet procedura perkatese ligjore”, njoftoi KLGJ në një njoftim për mediat. #voxnews #media #news

1610 views


💾

Presidenti amerikan Donald Trump shënoi sot një vit nga rikthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë, duke u përqendruar kryesisht në ato, që ai i quajti arrit...

Presidenti amerikan Donald Trump shënoi sot një vit nga rikthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë, duke u përqendruar kryesisht në ato, që ai i quajti arritje të mëdha gjatë vitit të parë të mandatit të tij të dytë. Para se të fillonte fjalimin, stafi i tij shpërndau një listë me “365 fitore në 365 ditë”, ku përfshihen politikat e emigracionit deri tek zgjerimi i mundësive për emigracion në Shtetet e Bashkuara. Në fjalimin e tij, Trump përqendroi vëmendjen kryesisht tek politikat e tij të emigracionit, duke theksuar se në Minnesota janë ndaluar rreth 10?000 persona pa dokumente, të cilët ai i përshkroi si “kriminelë dhe emigrantë ilegalë”. Ai solli para kamerave edhe foto të personave të ndaluar për të ilustruar angazhimin e administratës së tij për të mposhtur emigracionin e paligjshëm. Kjo ishte një nga pikat kryesore të fjalimit, ndërsa presidenti u duk më i qetë dhe më pak ‘bombastik’ se zakonisht. Trump gjithashtu përmendi shkurtimisht çështjen e Venezuelës dhe lavdëroi María Corina Machado-n, udhëheqësen e opozitës atje, e cila i kishte dhuruar medaljen e Nobelit të Paqes gjatë vizitës së saj në Shtëpinë e Bardhë. Mirëpo, kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk e mbështeti drejtpërdrejt për postin e presidentes, duke theksuar se Machado nuk ka mbështetje të mjaftueshme brenda vendit. Kjo vjen pas arrestimit dhe largimit nga pushteti të presidentit Nicolás Maduro në janar, në një operacion që ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare. Një pjesë tjetër e fjalimit të Trump lidhej me takimet ndërkombëtare dhe vizitën e tij në Davos, Zvicër, ku ai pritet të diskutojë çështje të rëndësishme me liderët evropianë dhe të theksojë planet e tij për tarifat tregtare, veçanërisht në lidhje me Groenlandën. Ai tha me humor se po shkon në një “vend të bukur në Zvicër” dhe shtoi: “Jam i sigurt që do të më presin me kënaqësi”, duke nxitur të qeshura në sallë. Përveç emigracionit dhe politikës ndërkombëtare, Trump ka shfrytëzuar këtë njëvjetor për të përmendur performancën ekonomike të vendit, duke e cilësuar ekonominë amerikane si më të fuqishmen në botë dhe duke folur për të ardhurat që shteti ka siguruar nga tarifat tregtare mbi mallrat e importuara. Megjithatë, shumë qytetarë akuzojnë administratën e tij për rritjen e kostos së jetesës, duke e bërë një temë të ndjeshme brenda vendit. #voxnews #media #news #donaldtrump

3508 views


💾

Rusia po i fërkon duart nga përplasja mes Shteteve të Bashkuara dhe Europës lidhur me Groenlandën. Teksa retorika e Trump ndaj udhëheqësve europianë p...

Rusia po i fërkon duart nga përplasja mes Shteteve të Bashkuara dhe Europës lidhur me Groenlandën. Teksa retorika e Trump ndaj udhëheqësve europianë përshkallëzohet gjithmonë e më shumë, Moska nuk humb rastin për të ndërhyrë. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, komentoi se Groenlanda nuk ishte pjesë natyrale e Danimarkës, ndërsa tha se problemi i ish-territoreve koloniale po bëhej gjithmonë e më akut. “Groenlanda, në parim, nuk është pjesë natyrale e Danimarkës, apo jo? Nuk ishte as pjesë e Norvegjisë dhe as e Danimarkës. Është një pushtim kolonial. Fakti që banorët janë tani të mësuar me këtë dhe ndihen rehat është çështje tjetër”, u shpreh Lavrov. Por teksa përçarjet mes aleatëve transatlantikë ngazëllejnë Moskën, kjo e fundit ka mohuar sugjerimet se po kërkon të kontrollojë ishullin. Lavrov tha gjatë konferencës së të martës se Rusia nuk ka asnjë interes të ndërhyjë në çështjen e Groenlandës, e as ta marrë atë. Moska fërkon duart nga përplasja SHBA-Europë: Groenlanda nuk Ai shtoi se nuk ka “asnjë dyshim” që Uashingtoni e di se Rusia “nuk ka asnjë lidhje” me Groenlandën. Lavrov theksoi se “nuk ka prova” që Rusia do të synonte të pushtonte Groenlandën, ndërsa shtoi se vendi i tij do të “monitorojë situatën serioze gjeopolitike”, sipas BBC-së. Shefi i diplomacisë ruse sulmoi Britaninë e Madhe, të cilën e ka shpallur si armikun kryesor për mbështetjen e fortë ndaj Ukrainës. Sipas Lavrovit, Britania nuk ka pse ta quajë veten “e madhe”. “Pa ofendim, por mendoj se duhet të quhet thjesht ‘Britani’. Sepse me ‘Britani të Madhe’, ky është i vetmi rast në histori kur një vend e quan veten ‘të madh’”, tha ai. Rusia akuzon Londrën se po punon fuqishëm në prapaskenë për të minuar interesat e Moskës nëpër botë, ndërsa ka vendosur kufizime të stilit sovjetik ndaj diplomatëve britanikë. Ndërsa përjashtoi mundësinë e arritjes së ndonjë marrëveshjeje me liderët europianë, Lavrov u shpreh i gatshëm për bashkëpunim me SHBA-në lidhur me Ballkanin, mbi atë që po ndodh në Bosnje, por edhe në vende të tjera. #voxnews #media #news

8085 views


💾

Foltorja opozitare e demokratëve është ndalur këtë të martë te Njësia 4, Tiranë, ku kreu i PD-së, Sali Berisha, ka mbajtur një bashkëbisedim me simpat...

Foltorja opozitare e demokratëve është ndalur këtë të martë te Njësia 4, Tiranë, ku kreu i PD-së, Sali Berisha, ka mbajtur një bashkëbisedim me simpatizantët e pranishëm. Berisha u ndal fillimisht te emigrimi i të rinjve në vend, duke u shprehur se “OKB i shikon shqiptarët si një komb në zhdukje”. “Miq, nga viti 2014 gjer në vitin 2023, vetëm në hapësirën europiane, në Schengen, kanë emigruar 1 milion e 100 mijë shqiptarë. Nga të cilët rreth 700 mijë të rinj. Pra, rriten në Shqipëri, por ëndrrën shqiptare nuk e ndërtojnë dot në Shqipëri. Marrin rrugët e Europës, rrugët e botës për të ndërtuar ëndrrën e tyre. Dhe ne pakësohemi, pakësohemi, pakësohemi. Në çfarë shkalle? Pakësohemi në atë shkallë, saqë të gjithë, nga Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe çdo institut tjetër që merret me demografinë, shqiptarët i shikon si një komb në zhdukje. Si një komb që sot kanë lindur atë numër fëmijësh që lindnin 100 vite më parë. Kur ata ishin në regjistra 700 mijë. Shqiptarët nga viti 2018 gjer sot, humbasin, mijëra e mijëra qytetarë ndahen nga jeta më shumë sesa lindin“, tha ai. Po kështu, kryedemokrati u shpreh se vendi është boshatisur këtë 10-vjeçar të fundit si pasojë e humbjes së shpresës. Siç thotë Berisha, të paktën 49% e Shqipërisë, është “buzë varfërisë”. “Në 10 vite, si kurrë dhe si asnjë vend tjetër, jemi plakur 10 vjet. Mosha mesatare jonë është rritur 10 vjet. Në 10 vite, vendi pra u boshatis nga shpresa. Por në qoftë se në 2013-ën ne ishim njerëzit më të paguar, pak merrnim, nuk merrnim shumë, po më të paguar ishim se të gjithë këta që janë përreth nesh, përveç grekëve. Më të paguar se dhe bullgarët dhe rumunët. Sot jemi më të keqpaguarit. Sot 49% e jona është buzë varfërie ose në varfëri“, tha ai. Nuk munguan as akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me qeverisjen e vendit, duke cilësuar se Shqipëria ndodhet në një “regjim autoritar”. “Tani ne jemi në një moment kritik. Në një moment kritik të ekzistencës sonë. Të përmbushjes së misionit tonë. Asgjë s’do përcaktojë më shumë fatin e Partisë Demokratike, fatin e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar sesa përmbushja e misionit tonë. Përmbysja e këtij regjimi. Diktaturat nuk janë të lehta për t’u përmbysur. Janë shumë të vështira. Por diktaturat autoritare, edhe totalitaret, përmbysen vetëm në një rrugë: me revoltë popullore. Ata të cilët besojnë se mund ta përmbysin diktaturën me votë, mashtrojnë veten e tyre“, u shpreh kryedemokrati. Berisha u bëri thirrje të gjithë qytetarëve për bashkimin në protestën kombëtare të organizuar nga Partia Demokratike më 24 janar 2026. #voxnews #media #news #saliberisha

3118 views


💾

Pasi Prokuroria e Përgjithshme konfirmoi sot se gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme Irena Gjoka rezulton e dënuar në shtetin grek dhe një fakt të tillë e ...

Pasi Prokuroria e Përgjithshme konfirmoi sot se gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme Irena Gjoka rezulton e dënuar në shtetin grek dhe një fakt të tillë e ka fshehur në formularët e vetdeklarimit, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, të zbatojnë Kushtetutën dhe Ligjin, duke konstatuar mbarimin e statusit të saj si magjistrate dhe largimin nga detyra. Në shkresën e firmosur nga kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, theksohet se “përmes këtij konfirmimi të autoriteteve përgjegjëse rezulton se gjyqtarja Irena Gjoka, ndodhet në kushtet e papajtueshmërisë me funksionin kushtetues të gjyqtarit, në kuptim të nenit 6/1 të Kushtetutës, ligjit nr. 95/2016 dhe ligjit nr. 96/2016, si dhe ka falsifikuar aktet, duke kryer një tjetër krim, në mënyrë të përsëritur, për shkak të mosdeklarimit të urdhër dëbimeve dhe vendimit gjyqësor të dënimit penal. Ky fakt ka krijuar një gjendje paligjshmërie dhe antikushtetutshmërie në sistemin gjyqësor”. Deputetët e PD-së shprehin shqetësim për mosveprimin në kohë të KLGJ dhe ILD, që sipas tyre, po sjell pasoja të rënda dhe të parikuperueshme në sistemin gjyqësor. #voxnews #media #news #lajme

1657 views


💾

Ndërsa Prokuroria e Posaçme ka nën hetim tenderët e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe vetë parkun e shumëpërfolur teknologjik në X...

Ndërsa Prokuroria e Posaçme ka nën hetim tenderët e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe vetë parkun e shumëpërfolur teknologjik në Xhafzotaj të Shijakut, një prej figurave kyçe të këtij projekti ka arritur të sigurojë sërish një kontratë të majme nga fondet publike. Bëhet fjalë për biznesmenin Armand Shara, i njohur si një nga themeluesit dhe mendjet drejtuese të parkut DURANA, i cili ka përfituar një tender me vlerë rreth 2 milionë euro nga AKSHI, pavarësisht se drejtues të këtij institucioni janë nën hetim penal, ndërsa ish-drejtoresha Mirlinda Karçanaj ndodhet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Sipas dokumentacionit të procedurës, kontrata ka si objekt mirëmbajtjen e sistemit “e-receta” për Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe parashikon një afat zbatimi prej 24 muajsh. Fondi limit i tenderit kapte shifrën mbi 210 milionë lekë, ose rreth 2.2 milionë euro. Por ajo që ngre dyshime të forta është mënyra se si është zhvilluar gara. Në procedurë është regjistruar formalisht edhe një operator tjetër ekonomik, por ky i fundit nuk ka dorëzuar as ofertë financiare dhe as dokumentacion shoqërues. Praktikisht, tenderi ka mbetur pa konkurrencë reale, duke i hapur rrugë shpalljes fituese të kompanisë “Infosoft Systems”, e lidhur në mënyrë direkte me Armand Sharan. Oferta fituese kapte vlerën rreth 185 milionë lekë pa TVSH, ose mbi 2.3 milionë euro me TVSH, çka u shpall automatike fituese për shkak të mungesës së rivalëve realë në garë. Kjo situatë ka shtuar dyshimet se procedura ka qenë e paracaktuar, ndërsa pjesëmarrja e kompanisë tjetër është përdorur thjesht për të krijuar idenë e një gare formale. Skandali thellohet edhe më tej nga fakti se një tjetër kompani e lidhur me familjen Shara, e regjistruar së fundmi në parkun DURANA, rezulton e themeluar pikërisht në qershor 2025 dhe ka si adresë të saj Xhafzotajn. Kjo firmë, ndonëse në letra figuron me pronësi të shpërndarë, sipas burimeve lidhet drejtpërdrejt me Armand Sharan dhe rrethin e tij familjar. Emri i këtij biznesmeni shfaqet vazhdimisht në dosje hetimore të SPAK, përfshirë edhe hetimet ndaj AKSHI-t, ku kompani të lidhura me të kanë pasur rol aktiv në disa procedura të dyshimta. Megjithatë, pavarësisht hetimeve, arrestimeve dhe akuzave për abuzime të rënda me fondet publike, skema e përfitimit të tenderëve duket se vijon pa u ndalur. Rasti ngre pikëpyetje serioze mbi funksionimin real të kontrollit shtetëror dhe efektivitetin e hetimeve: si është e mundur që kontrata miliona euro të jepen pa garë, në një institucion nën hetim, dhe të përfundojnë te të njëjtët emra? Dhe mbi të gjitha, ku kanë përfunduar qindra miliona euro të shpenzuara ndër vite nga AKSHI dhe kush ka përfituar realisht prej tyre?

14.7K views


💾

❌