Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kaos dhe tensione në mbledhjen e Sekretariatit të Etikës ku u shqyrtua kërkesa e PS në lidhje me përjashtimin e disa deputetëve të PD në lidhje me atë...

Kaos dhe tensione në mbledhjen e Sekretariatit të Etikës ku u shqyrtua kërkesa e PS në lidhje me përjashtimin e disa deputetëve të PD në lidhje me atë që ndodhu të enjten në seancën plenare. 📷 Demokratët u treguan ironikë, ku ndërkohë që Ulsi Manja lexonte emrat e përfshirë në vendimin për përjashtim, u shprehën: Po internim ka? T’i varim! Ndërkohë Albana Vokshi i bëri thirrje Manjës të distancohej nga krimi dhe deputetët e opozitës nisin t’u binin tavolinave në shenjë revolte. “Nuk munden përfaqësuesit e Suel Çelës të na përjashtojnë ne. O Ulsi ke ditën sot ti, momentin të distancoheshe nga krimi dhe korrupsioni. Mos kujto se do tërhiqemi deri në ikjen e Raaës dhe Ballukut. Më keq do ta bëjmë”, tha Vokshi.

153 views


💾

Ka zgjatur shumë pak minuta mbledhja e Sekretariatit të Etikës, ku u shqyrtua kërkesa e maxhorancës për përjashtimin e 29 deputetëve të PD-së. Pas deb...

Ka zgjatur shumë pak minuta mbledhja e Sekretariatit të Etikës, ku u shqyrtua kërkesa e maxhorancës për përjashtimin e 29 deputetëve të PD-së. Pas debateve, socialistët janë larguar nga salla, për t’u tërhequr për të marrë vendimin. Shkak i mbylljes herët të mbledhjes është bërë lidhja live që PD ka bërë në rrjetin social “Facebook”, pasi mbledhja sipas PS-së duhet të ishte pa praninë e mediave. 📷 Sipas Ulsi Manjës, opozita kishte shkelur nenin 8 të rregullores. Kaq ka mjaftuar që opozita të reagojë me akuza, ndërsa deputetët e PD-së ironizuan me faktin që socialistët duhet të shkonin te ‘zyra’ e Ergys Agasit, madje të pinin dhe verë.

141 views


💾

❌