Kompania që qëndron pas ChatGPT, OpenAI, ka shpallur një vend vakant me pagë vjetore prej 555 mijë dollarësh, i shoqëruar me një përshkrim detyre që, sipas vëzhguesve do ta vinte në vështirësi edhe një “gjeni”. Pozicioni, i quajtur “drejtor i përgatitjes” (head of preparedness), konsiderohet jashtëzakonisht sfidues, pasi personi i përzgjedhur do të jetë drejtpërdrejt përgjegjës për mbrojtjen nga rreziqet që lidhen me inteligjencën artificiale gjithnjë e më të fuqishme, përfshirë ndikimet në shëndetin mendor të njerëzve, sigurinë kibernetike dhe rrezikun e përdorimit për armë biologjike. Sfidat shtohen edhe nga frika e disa ekspertëve se sistemet e avancuara të inteligjencës artificiale mund të arrijnë të trajnohen vetë dhe potencialisht të veprojnë në mënyra që bien ndesh me interesat njerëzore. #voxnews #media #news #lajme @voxnews.al
0 views








