Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“E jotja jam, i imi je”, Merita Halili këndon live në studio. Zë brilant! Në prag të ndërrimit të viteve, në studion e emisionit “Diagnozë”, nga autor...

“E jotja jam, i imi je”, Merita Halili këndon live në studio. Zë brilant! Në prag të ndërrimit të viteve, në studion e emisionit “Diagnozë”, nga autorja dhe moderatorja Freskida Miloti, patëm kënaqësinë e një bisede të ngrohtë me këngëtaren e mirënjohur Merita Halili dhe bashkëshortit të saj Raif Hyseni. Çifti ndau emocionet e karrierës së tyre artisitike ndër vite, duke kujtuar këngët hite të kompozuara e të kënduara për publikun e gjërë shqiptar. Një nga zërat më brilant të skenës shqiptare, Merita Halili ndau një fragment nga kënga “E jotja jam, i imi je”, drejtpërdrejt në studio. Kënga është nëj dedikim për çiftin, për dashurinë e tyre dhe mbështetjen e gjatë personale dhe artistike që kanë pasur ndër vite. Për më shumë, shikoni videon e plotë në kanalin e A2CNN në YouTube. #A2CNN #Diagnoze #FreskidaMiloti #RaifHyseni #MeritaHalili

795 views


💾

Historia e vajzës së Merita Halilit & Raif Hysenit. Jo vetëm artiste Merita Halili, këngëtarja ikonë e skenës së muzikës shqiptare dhe bashkëshorti i ...

Historia e vajzës së Merita Halilit & Raif Hysenit. Jo vetëm artiste Merita Halili, këngëtarja ikonë e skenës së muzikës shqiptare dhe bashkëshorti i saj, maestro Raif Hyseni, firzamonivisti i mirënjohur, ka përçuar në familje trashëgimin e muzikës. Vajza e tyre ka ndërthurur një art të veçantë mes muzikës dhe psikologjisë për t’u ardhur në ndihmë familjeve që kanë probleme me divorcet dhe fëmijët që përjetojnë trauma nga ndarja e prindërve. Të ftuar në studion e emisionit “Diagnozë” nga autorja dhe moderatorja Freskida Miloti, çifiti i artistëve ndau përvojën e vajzës së tyre duke ndërthurur terapinë e muzikës dhe psikologjinë në trajtimet e shëndetit mendor. Për më shumë, shikoni videon e plotë në kanalin e A2CNN në YouTube. #A2CNN #Diagnoze #FreskidaMiloti #RaifHyseni #MeritaHalili

1115 views


💾

Deputetët Klevis Balliu, Besart Xhaferri, Elda Hoti dhe anëtarët e FRPD kanë zhvilluar një protestë në Surrel. Me pishtarë në duar, në shenjë simbolik...

Deputetët Klevis Balliu, Besart Xhaferri, Elda Hoti dhe anëtarët e FRPD kanë zhvilluar një protestë në Surrel. Me pishtarë në duar, në shenjë simbolike “flaka e shpresës do t’i vë zjarrin narkoshtetit”, ata bënë thirrje për dorëheqjen e Edi Ramës, shkruan A2. Balliu deklaron nga Surreli se nëse hajduti Edi Rama nuk jep dorëheqjen, qëndrestarët që dolën më 22 dhjetor në bulevard do të zhvendosen në Surrel. “Edvin, ke shpërngulur 1.2 milionë shqiptarë nga vendi i tyre. Ke vjedhur paratë e qytetarëve bashkë me Ergys Agasin. Ia ke dorëzuar policinë krimit të organizuar dhe je përgjegjësi kryesor për cenimin e sigurisë së jetës së shqiptarëve, largimin e të rinjve dhe varfërimin e çdo familjeje shqiptare. Jep dorëheqjen dhe përballu me drejtësinë. Në të kundërt, shqiptarët do të të çojnë vetë para drejtësisë”, tha Balliu.

1753 views


💾

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Divjakë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes, një prej ...

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Divjakë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes, një prej mjeteve ka përfunduar në kanal. Ngjarja është raportuar në redaksinë e JOQ Albania nga dëshmitarë në vendngjarje, të cilët kanë dërguar edhe pamje nga vendi i aksidentit. Sipas informacioneve të siguruara nga qytetarët, tre persona kanë mbetur të plagosur rëndë. Të lënduarit udhëtonin në automjetin që përfundoi në kanal dhe janë transportuar me urgjencë me ambulancë drejt spitalit të Lushnjës. Ende nuk dihen rrethanat e sakta të aksidentit dhe përgjegjësitë e palëve të përfshira. Një nga automjetet, sipas dëshmitarëve, kishte targa greke dhe personat në mjet kishin ardhur për pushime. Automjeti tjetër ndodhej në krahun e kundërt të rrugës në momentin e përplasjes. Një qytetar shprehet se aksidente të tilla ndodhin thuajse çdo natë në rrugën e Divjakës, por shumë prej tyre nuk raportohen. Sipas tij, automjetet që përfundojnë në kanal shpesh nxirren me traktorë, madje edhe me persona të bllokuar brenda. “Në rrugën e Divjakës bëhen përditë aksidente si këto dhe nuk dalin në lajme. Makinat nxirren nga kanali me traktor, me njerëz brenda. Situata është shumë e rëndë”, shprehet qytetari. Ai ngre gjithashtu shqetësime serioze për mungesën e kontrollit rrugor në zonë, duke theksuar se në këtë aks qarkullojnë automjete dhe motorë pa leje qarkullimi, ndërsa sipas tij edhe fëmijë shkojnë në shkollë me motorë, pa u ndaluar nga policia. Deri në këto momente nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet për këtë ngjarje. JOQ Albania i bën thirrje institucioneve përgjegjëse të sqarojnë rrethanat e aksidentit dhe të marrin masa konkrete për rritjen e sigurisë në rrugën e Divjakës, përpara se të ndodhë një tjetër tragjedi.

18.6K views


💾

Videoja e zogut “Kiwi”, që po qarkullon prej vitesh në rrjet, është një pasqyrë tronditëse e asaj që quajmë varësi. Nuk ka nevojë për fjalë, zhurmë ap...

Videoja e zogut “Kiwi”, që po qarkullon prej vitesh në rrjet, është një pasqyrë tronditëse e asaj që quajmë varësi. Nuk ka nevojë për fjalë, zhurmë apo shpjegime. Heshtja e saj flet mjaftueshëm. Ajo tregon se si çdo rënie nis gjithmonë nga një hap i vogël: nga kureshtja, nga eksperimentimi, nga ajo gënjeshtër e njohur që i themi vetes, “vetëm këtë herë”. Spiralja e padukshme: Në pamje nuk ka një 'shpërthim të menjëhershëm', por një përkeqësim të ngadaltë, pothuajse të padukshëm. “Pikat e arta”, që në fillim të japin ndjesinë e fluturimit dhe lirisë, gradualisht kthehen në një barrë që të merr frymën. Ajo që dukej si kënaqësi, shndërrohet në nevojë. Dhe më pas, në varësi. Ky është mashtrimi më i madh i varësive: ato nuk vijnë me alarm. Maskohen si zgjedhje të përkohshme, si diçka që “ti e kontrollon”, derisa momenti vjen kur kontrolli nuk është më në duart e tua. Ngjyrat zbehen, bota bëhet gri. Hapi i sigurt kthehet në një zvarritje të dëshpëruar drejt diçkaje që nuk të sjell më kënaqësi, por vetëm shkatërrim. Askush nuk është imun: Mesazhi është i drejtpërdrejtë dhe i pamëshirshëm: varësia nuk zgjedh moshë, status apo karakter. Ajo nuk lidhet vetëm me substanca të ndaluara, por edhe me bixhozin, lojërat online, rrjetet sociale, apo çdo sjellje që fillimisht duket e padëmshme, por që me kohën të merr peng vullnetin dhe identitetin. Shumë njerëz që sot luftojnë me errësirën, dje ishin thjesht kureshtarë. Ata besonin se ishin përjashtim nga rregulli. Videoja na kujton se pas çdo fluturimi të rremë, goditja me tokën është e pashmangshme, dhe sa më lart të fluturosh, aq më e fortë është rënia. Koha për të reflektuar: Ky shkrim është një ftesë për të ndaluar dhe për të menduar. Ndihma nuk është dobësi, por forma më e lartë e forcës. Të thuash “JO” në kohën e duhur mund të jetë vendimi që të shpëton jetën. Hap sytë për ata që ke pranë. Dikush mund të jetë duke rrëshqitur ngadalë drejt një rruge pa kthim dhe ka nevojë për një dorë, përpara se të jetë vonë. Ndonjëherë, mjafton një video e thjeshtë për të na kujtuar se jeta është shumë e shtrenjtë për t’u shkëmbyer me “pika ari” të rreme. Mos lejo që fluturimi i radhës të jetë i fundit. Credits: Nuggets by Film Bilder Studio

8060 views


💾

Një video e dërguar në redaksinë e JOQ Albania tregon një skenë të pazakontë në rrugët e Tiranës. Në pamje duket një motor i Policisë së Shtetit me dy...

Një video e dërguar në redaksinë e JOQ Albania tregon një skenë të pazakontë në rrugët e Tiranës. Në pamje duket një motor i Policisë së Shtetit me dy efektivë mbi të, i cili ngrihet mbi rrotën e parë duke kryer manovra që nuk janë aspak të zakonshme për një mjet zyrtar. Skena dyshohet se ka ndodhur disa ditë më parë, në një rrugë të frekuentuar të kryeqytetit dhe vë në dyshim rregullat e qarkullimit dhe standardet e sjelljes së punonjësve të rendit publik. Ekspertët e sigurisë rrugore theksojnë se manovrat e tilla janë shumë të rrezikshme dhe mund të shkaktojnë aksidente serioze, sidomos kur kryhen në rrugë të hapura me trafik. Ata rekomandojnë që institucionet e rendit të jenë shembull për qytetarët dhe të shmangin çdo sjellje që mund të minojë besimin publik.

44.9K views


💾

Një zjarr ka përfshirë një pallat në zonën e Shallvareve në Tiranë, duke shkaktuar panik te banorët e zonës. Ngjarja është raportuar nga një qytetar, ...

Një zjarr ka përfshirë një pallat në zonën e Shallvareve në Tiranë, duke shkaktuar panik te banorët e zonës. Ngjarja është raportuar nga një qytetar, i cili ka dërguar pamje video në redaksinë e JOQ Albania. Sipas tij, në video dëgjohen kercitje të forta dhe dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë ose masë elektrike e ndodhur te kabujt ajrorë që ndodhen pranë pallatit. Qytetari shprehet se situata është e rrezikshme dhe se banorët nuk po arrijnë të futen në banesat e tyre. “Nuk po hyjmë dot në shtëpi. Po rrezikohen banorët. Ato kabujt janë ajrorë, kjo punë është aty. Sidomos kur fillojnë pjekin për Vitin e Ri ose kur bën 40 gradë, marrin flakë. Duhen bërë investime tokësore, ai është rrjet ajror i viteve ’50. Filloi një kabull, pastaj një tjetër, nga ngarkesa. Aty po u këput kabulli, kur kalon të merr jetën. Janë tela pa fund mbi ne, elektrikë, interneti, telefonie, të gjitha në ajër lemsh”, shprehet qytetari. Deri në këto momente nuk ka një reagim zyrtar për shkakun e zjarrit apo për dëme të mundshme. JOQ Albania i bën thirrje institucioneve përgjegjëse të sqarojnë situatën dhe të marrin masa për sigurinë e banorëve, ndërsa qytetarët ftohen të tregojnë kujdes maksimal.

54.3K views


💾

Kjo fotografia nga Tirana flet më shumë se çdo raport zyrtar për urbanistikën e kryeqytetit. Pallate shumëkatëshe në ndërtim, vinça që dominojnë horiz...

Kjo fotografia nga Tirana flet më shumë se çdo raport zyrtar për urbanistikën e kryeqytetit. Pallate shumëkatëshe në ndërtim, vinça që dominojnë horizontin dhe një vijë malesh që po zhduket gradualisht pas betonit. Pamja natyrore e Dajtit, dikur një nga identitetet vizuale të qytetit, po shndërrohet në luks të rrallë. Ndërtimet intensive dhe shpesh pa kriter po e ngushtojnë qytetin jo vetëm fizikisht, por edhe estetikisht. Aty ku dikur hapej horizonti drejt malit, sot ngrihen fasada të dendura, të vendosura pranë njëra-tjetrës, pa distanca, pa korridore vizuale dhe pa respekt për relievin natyror. Qyteti po rritet në lartësi, por po varfërohet në cilësi. Fenomeni nuk është i ri, por ritmi është përshpejtuar ndjeshëm. Lejet e ndërtimit janë kthyer në instrument zhvillimi ekonomik afatshkurtër, ndërsa planifikimi urban afatgjatë mbetet i paqartë ose i nënshtruar ndaj interesave të momentit. Pyetja kryesore nuk është më “a duhet të ndërtohet?”, por “ku, sa dhe me çfarë kriteresh?”. Humbja e pamjes së malit të Dajtit nuk është thjesht çështje estetike. Ajo lidhet drejtpërdrejt me cilësinë e jetës, shëndetin mendor, ajrosjen natyrore të qytetit dhe raportin e banorëve me hapësirën ku jetojnë. Një qytet që mbyllet nga betoni rrezikon të kthehet në një mjedis të rëndë, të pabanueshëm dhe socialisht të fragmentuar. Në mungesë të korridoreve të gjelbra, planeve të qarta rregulluese dhe kontrollit real mbi densitetin e ndërtimeve, Tirana po humbet gradualisht një nga asetet e saj më të rëndësishme: pamjen dhe frymëmarrjen natyrore. Mali i Dajtit, që për dekada ka qenë sfond i përditshëm i jetës urbane, sot thuajse nuk duket më. Nëse kjo prirje vijon, rreziku është i qartë: shumë shpejt nuk do të flasim më për qytet me pamje nga mali, por për qytet ku mali shihet vetëm në fotografi të vjetra. Dhe atëherë do të jetë vonë për analiza, sepse betoni, ndryshe nga natyra, nuk të fal.

12.3K views


💾

Ndërkohë që Bashkia e Tiranës promovon projekte urbane, evente dhe fasada publike, realiteti në Tufinë tregon një tjetër fytyrë të qeverisjes vendore:...

Ndërkohë që Bashkia e Tiranës promovon projekte urbane, evente dhe fasada publike, realiteti në Tufinë tregon një tjetër fytyrë të qeverisjes vendore: mungesë kontrolli, mungesë shërbimi dhe indiferencë ndaj hapësirave publike që nuk prodhojnë imazh, por kërkojnë përgjegjësi.

22.2K views


💾

Në lumin Starovë, në zonën e Volorekës, Pogradec po ndodh një ndotje e rëndë mjedisore. Në këtë lumë janë derdhur mbetje nga gjaku i bagëtive të prer...

Në lumin Starovë, në zonën e Volorekës, Pogradec po ndodh një ndotje e rëndë mjedisore. Në këtë lumë janë derdhur mbetje nga gjaku i bagëtive të prera dhe aktualisht, lumi nuk ka më ujë të pastër, por është i mbushur me gjak dhe papastërti. Banorët e zonës thonë se ky është një problem shumë shqetësues, pasi lumi Starovë ka derdhje direkte në Liqenin e Pogradecit, duke rrezikuar seriozisht ndotjen e tij. Ata shprehen se situata paraqet rrezik të lartë për përhapjen e infeksioneve, ndotjen e mjedisit dhe cenimin e shëndetit të banorëve dhe gjallesave. Banorët i bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse për të ndaluar këtë ndotje, për të identifikuar përgjegjësit dhe për të marrë masa urgjente për pastrimin dhe mbrojtjen e mjedisit.

89K views


💾

Një tjetër aksident zinxhir ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Durrës-Tiranë. 4 makina janë përplasur njëra pas tjetrës te mbikalimi i Fllakës du...

Një tjetër aksident zinxhir ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Durrës-Tiranë. 4 makina janë përplasur njëra pas tjetrës te mbikalimi i Fllakës duke shkaktuar trafik kilometrik në të gjithë aksin. Për momentin raportohet vetëm për dëme materiale, pa pasoja në njerëz. Drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor për të shmangur aksidente të tilla, që sa vijnë e shtohen në këto ditë të ngarkuara fundviti.

76.1K views


💾

Gjendja e rrugës “Albavia – Çerkezë – Morinë”, e njohur nga banorët si “Argjinatura”, është kthyer në një sfidë të përditshme për qytetarët. Çdo ditë,...

Gjendja e rrugës “Albavia – Çerkezë – Morinë”, e njohur nga banorët si “Argjinatura”, është kthyer në një sfidë të përditshme për qytetarët. Çdo ditë, redaksia e JOQ ALBANIA merr dhjetëra denoncime nga banorët e Kamzës dhe zonave përreth për gjendjen e mjerueshme të rrugëve dhe mungesën totale të ndërhyrjeve nga Bashkia Kamëz. Sipas qytetarëve, rruga është pothuajse e pakalueshme, jo vetëm për automjetet, por edhe për këmbësorët. Balta, pluhuri dhe gropat e shumta e kanë kthyer këtë segment në një terren të rrezikshëm që dëmton çdo ditë automjetet dhe pengon lëvizjen e qytetarëve. Banorët akuzojnë gjithashtu ndotjen e vazhdueshme që shkaktohet nga ndërtimet e shumta në zonë. Mjetet e rënda dhe trajlerët që transportojnë materiale ndërtimi hedhin baltë dhe pluhur, pa marrë asnjë masë për pastrimin e rrugës dhe mjedisit përreth. Sipas tyre, kjo situatë nuk vetëm që dëmton pronat dhe automjetet, por përbën rrezik për shëndetin e fëmijëve dhe të moshuarve. Pavarësisht denoncimeve të shumta, autoritetet nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim konkret për të përmirësuar gjendjen. Banorët e Kamzës kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme, duke apeluar për përgjegjësinë e Bashkisë për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve të saj.

55.8K views


💾

Sipas një parashikimi të publikuar nga banka amerikane Morgan Stanley, deri në vitin 2030 rreth 45% e grave të moshës 25 deri në 44 vjeç pritet të jen...

Sipas një parashikimi të publikuar nga banka amerikane Morgan Stanley, deri në vitin 2030 rreth 45% e grave të moshës 25 deri në 44 vjeç pritet të jenë beqare dhe pa fëmijë, një shifër që tregon një ndryshim të madh krahasuar me dekadat e mëparshme. Ky trend sinjalizon një transformim të thellë në mënyrën se si po strukturohet familja moderne dhe shoqëria në tërësi. Sipas analizës, gjithnjë e më shumë gra po i japin përparësi arsimit të lartë dhe karrierës profesionale, duke shtyrë martesën dhe lindjen e fëmijëve për më vonë ose duke i shmangur fare. Një tjetër faktor i rëndësishëm lidhet me rritjen e kostos së jetesës dhe pagat që, sipas ekspertëve, nuk po ecin në të njëjtin ritëm. Kjo e ka bërë modelin tradicional të familjes më pak të përballueshëm financiarisht për shumë njerëz. Ndërkohë, me rritjen e pavarësisë ekonomike të grave, martesa nuk shihet më si domosdoshmëri për siguri financiare. Ekonomistët e përkufizojnë këtë kategori si “gratë beqare në moshë aktive”, një grup që po ndikon gjithnjë e më shumë në atë që quhet “Sheconomy”, pra fuqia ekonomike e grave në treg. Sipas parashikimeve, kjo shtresë do të ketë një peshë gjithnjë e më të madhe në shpenzime, duke ndikuar drejtpërdrejt sektorë si pasuritë e paluajtshme, udhëtimet, shëndetësia dhe mallrat e konsumit. Ky ndryshim pritet të detyrojë bizneset dhe politikëbërësit të përshtaten me një realitet të ri, ku familjet me një person po kthehen gradualisht në normë dhe jo më në përjashtim.

102.3K views


💾

❌