Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Shfaqje spektakolare dritash në katedralen në Bruksel Dritat, muzika dhe historia u bashkuan në një shfaqje brenda Katedrales së Shën Mikelit në kryeq...

Shfaqje spektakolare dritash në katedralen në Bruksel Dritat, muzika dhe historia u bashkuan në një shfaqje brenda Katedrales së Shën Mikelit në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, të shtunën (20 dhjetor), për të shënuar 800-vjetorin e ndërtesës, duke nxjerrë në pah detajet e saj arkitekturore gjatë gjithë muajit dhjetor. Një model 3D i katedrales kishte ndihmuar në dizajnimin e shfaqjes në një mënyrë të tillë që dritat të hidheshin me saktësi mbi muret, korridorin dhe kolonat e katedrales, duke nxjerrë në pah arkitekturën dhe detajet e saj gotike. Shfaqja ishte e ndarë në katër pjesë, duke nxjerrë në pah së pari historinë e ndërtesës dhe rëndësinë e saj për Brukselin. Akti i mbylljes kishte për qëllim t'i bënte shikuesit të reflektonin mbi kalimin e kohës.

74 views


💾

Pas çeljes së Grupit të Kapitullit 5 në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare, hapet një fazë të re për bujqësinë shqiptare, me kapitujt 11, 12 dhe 13 në ...

Pas çeljes së Grupit të Kapitullit 5 në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare, hapet një fazë të re për bujqësinë shqiptare, me kapitujt 11, 12 dhe 13 në qendër të reformave drejt Bashkimit Europian. 📷 Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në aktivitetin “Me fermerët në Shqipërinë 2030” ku u prezantuan mekanizmat praktikë për përgatitjen hap pas hapi drejt BE-së. Rama: Negociatat me BE dhe marrëveshja e anëtarësimit, nuk janë fjalë dhe as procese thjeshtë të lidhura me çfarë shkruajmë në letër, por kontrata shtetërore shumë komplekse, ku çdo faktor duhet t’i përgjigjet kontratës. Kontrata për bujqësinë është më e vështira, siç ka treguar dhe eksperienca e vendeve të tjera.

88 views


💾

Dy raste shqetësuese që lidhen me persona të moshuar janë raportuar së fundmi në redaksinë e JOQ Albania, ku familjarët dhe qytetarët kërkojnë ndihmën...

Dy raste shqetësuese që lidhen me persona të moshuar janë raportuar së fundmi në redaksinë e JOQ Albania, ku familjarët dhe qytetarët kërkojnë ndihmën e publikut për gjetjen dhe identifikimin e tyre. Rasti i parë ka të bëjë me një grua të moshuar nga Durrësi. Sipas familjarëve, rreth orës 11:00 të paradites së sotme, zonja Filloreta Fane, 75-vjeçe, është larguar nga Spitali Rajonal i Durrësit dhe prej atij momenti nuk ka më asnjë informacion për vendndodhjen e saj. Familjarët bëjnë me dije se ajo vuan nga skleroza, ndërsa situata bëhet edhe më shqetësuese për shkak të temperaturave të ulëta. Bashkëshorti i saj ndodhet i shtruar në spital, ndërsa fëmijët i ka jashtë shtetit. Rasti është raportuar edhe në polici. Familjarët u bëjnë thirrje qytetarëve që mund ta kenë parë ose kanë informacion, të kontaktojnë në numrin: +355 68 838 8770. Ndërkohë, rasti i dytë është raportuar në Tiranë, ku një i moshuar është gjetur në gjendje të konfuzuar dhe nuk mban mend adresën e banimit. Sipas qytetarëve që e raportuan, ai ndodhet pranë pasticerisë “Elenikon”, përballë Ambasadës Amerikane, në Rrugën e Elbasanit. Qytetarët që e kanë gjetur bëjnë me dije se i moshuari ishte shumë i lodhur dhe për këtë arsye është akomoduar përkohësisht në ambientet e pasticerisë. Për ta bërë më të lehtë identifikimin, është realizuar edhe një fotografi e tij, vetëm me qëllimin që familjarët apo të afërmit ta njohin dhe të shkojnë ta marrin. Kushdo që ka informacion është i lutur të kontaktojë në në numrin 068 838 8770 për rastin në Durrës dhe dhe në numrin 068 803 1126 për rastin në Tiranë).

154 views


💾

Një lajm i dhimbshëm ka tronditur thellë botën e muzikës shqiptare. Këngëtari i mirënjohur Shemsi Krasniqi, i njohur gjerësisht për publikun si Shemi ...

Një lajm i dhimbshëm ka tronditur thellë botën e muzikës shqiptare. Këngëtari i mirënjohur Shemsi Krasniqi, i njohur gjerësisht për publikun si Shemi i grupit legjendar “Ilirët”, është ndarë nga jeta, duke lënë pas një boshllëk të madh dhe pikëllim të thellë te familjarët, miqtë, kolegët dhe adhuruesit e shumtë të muzikës së tij. Sipas raportimeve të para ai është gjetur i pa jetë në banesën e tij pas një sulmi në zemër, megjithatë ende nuk dihen rrethanat e qarta të ngjarjes. Shemi ishte një nga zërat më të fuqishëm dhe më përfaqësues të muzikës shqiptare, një artist i rrallë që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e këngës sonë kombëtare. Ai do të mbetet përgjithmonë në kujtesën kolektive si njeriu që i dha shpirt, identitet dhe jetë një prej këngëve më emblematike shqiptare, “Xhamadani vija vija”, një këngë që u shndërrua në simbol kombëtar dhe u këndua brez pas brezi, në festa, koncerte dhe momente historike për shqiptarët kudo në botë. Grupi “Ilirët”, me Shemsi Krasniqin në krye, ishte një nga shtyllat më të rëndësishme të muzikës shqiptare, duke sjellë këngë me frymë atdhetare, emocionale dhe identitare, të cilat u bënë pjesë e pandashme e trashëgimisë sonë muzikore.

20.3K views


💾

Një qytetar nga Durrësi i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të kërkuar ndihmë në identifikimin e një të moshuari që dyshohet se është i humb...

Një qytetar nga Durrësi i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të kërkuar ndihmë në identifikimin e një të moshuari që dyshohet se është i humbur. Sipas denoncuesit, i moshuari është gjetur pak më parë në zonën e Plazhit, në qytetin e Durrësit. Ai ka treguar se është nga Kosova dhe se ka humbur rrugën, pa ditur si të kontaktojë familjarët e tij. I moshuari ka deklaruar se quhet Ilmi Saliu, ndërsa emri i djalit të tij është Ilir Saliu. Për momentin nuk dihen detaje të tjera mbi vendbanimin apo familjarët e tij. Redaksia jonë u bën thirrje të gjithë atyre që e njohin apo kanë informacion mbi familjarët e tij, të na kontaktojnë në mënyrë që ai të kthehet sa më shpejt pranë njerëzve të tij.

16K views


💾

Rruga “Lidhja e Prizrenit” që lidh Paskuqanin me Unazën e Madhe është kthyer në një pikë kyçe për trafikun e përditshëm në këtë zonë. Në çdo orar të d...

Rruga “Lidhja e Prizrenit” që lidh Paskuqanin me Unazën e Madhe është kthyer në një pikë kyçe për trafikun e përditshëm në këtë zonë. Në çdo orar të ditës apo natës, kjo rrugë është e pakalueshme për shkak të trafikut të rënduar, gjendjes së amortizuar së rrugës, plot me gropa e pluhur, dhe kamionëve që hyjnë e dalin vazhdimisht nga kantieret e ndërtimit. Por dy efektivë policie, që lëviznin sot me një mjet me targa Anglie, nuk i kanë rezistuar dot këtij trafiku dhe janë futur kundravajtje për të parakaluar. Në këtë moment ata janë përballur me një betoniere e cila ishte duke lëvizur në sensin e duhur dhe njëri prej policëve, që duket edhe me uniformë, ka dalë jashtë për të sqaruar trafikun edhe pse ishte vetë gabim.

18.1K views


💾

❌