Atentati në Lezhë, zbulohet kush ishte shënjestra, një polic parandaloi krimin, qëlloi drejt autorëve #a2cnn #lajmeshqip #shqiperi
757 views
Humoristi i mirënjohur Nexho Shabani është plagosur teksa po lëvizte me biçikletë mbrëmjen e së dielës në sheshin “Demokracia” në Shkodër. Ai është përplasur nga një automjet teksa po lëvizte me biçikletë dhe është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës për mjekim të specializuar, shkruan A2 CNN. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, “rreth orës 20:05, në sheshin ‘Demokracia’, automjeti me drejtues shtetasin N. Xh., është përplasur me shtetasin N. Sh., i cili po lëvizte me biçikletë. Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar shtetasi N. Sh., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve”. Burime nga spitali bëjnë me dije se i lënduari ndodhet nën monitorim dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor. #a2cnn #lajmeshqip #ndiqa2cnn #lajmifundit #A2CNN
2947 views
Publikimi i gati 3 milionë faqeve të reja të lidhura me Jeffrey Epstein nuk solli zbulimin spektakolar që ishte imagjinuar në sferën publike për vite me radhë. Nuk doli asnjë “listë klientësh” e vetme, asnjë dokument që do të çonte automatikisht në ndjekje penale të individëve të fuqishëm. Përkundrazi, dosjet e reja tregojnë diçka më shqetësuese: një pamje të detajuar të një rrjeti pushteti që nuk u shemb as pas dënimit të Epstein në vitin 2008 dhe as pas arrestimit të tij në vitin 2019. Ajo që zbulohet nuk është një qark sekret që vepronte në errësirë, por një ekosistem i grupeve shoqërore dhe ekonomike, brenda të cilit Epstein mbeti funksional, i dobishëm dhe i toleruar për më shumë se një dekadë dhe më e rëndësishmja, pa u fshehur ose duke u lënë mënjanë për shkak të aktivitetit të tij jashtëzakonisht kriminal. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al
187 views
Personi që shihni në foto është 30-vjeçari Sokol Daci i cili është plagosur mbrëmjen e djeshme në Lezhë. Gjendja e tij paraqitet stabël, ndërsa mbrëmjen e djeshme është transportuar drejt Traumës për një ndihmë më të specializuar. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al
1141 views
Kryeministri Edi Rama deklaroi se gjyqtarët kërkuan tinëz rritjen e pagave të tyre, që do t'u kushtonte buxhetit të shtetit 37 milionë euro, para nga taksat e shqiptarëve. Përmes një video mesazhi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se ballafaqimi i gjykatësve në seancën në Gjykatën Kushtetuese, linte për të dëshiruar, me argumentet që ata kishin përdorur. Rama shtoi se me pagat aktuale, gjyqtarët në Shqipëri paguhen njësoj sa në Greqi, vend i BE, dhe marrin dyfishin e gjyqtarëve në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al
2360 views