Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Muzikanti dhe kompozitori Ron Gjura flet për zgjedhjet e ashpra mes pasioneve të kundërta, për sakrificat e egra në emër të artit, si dhe për arsyet s...

Muzikanti dhe kompozitori Ron Gjura flet për zgjedhjet e ashpra mes pasioneve të kundërta, për sakrificat e egra në emër të artit, si dhe për arsyet se përse në Shqipëri ka pak muzikë të mirë. ELEFANTI NË DHOMË #83 hidhet i plotë (uncut) të dielën, ora 19:00 në Youtube, Spotify dhe Apple Podcasts.

962 views


💾

“Krenare për ty”, Ami Toska surprizon fizoterapistin Ervin Kapaj Ervin Kapaj, një prej fizioterapistëve më të njohur, ishte i ftuar në studion e emisi...

“Krenare për ty”, Ami Toska surprizon fizoterapistin Ervin Kapaj Ervin Kapaj, një prej fizioterapistëve më të njohur, ishte i ftuar në studion e emisionit Diagnozë, në rubrikën “Impak Shëndet”, nga autorja dhe moderatorja Freskida Miloti. Pasi kreu studimet në Milano dhe zhvilloi një eksperiencë pune prej 8 vitesh, Ervini u kthye në atdhe për të punuar pranë familjes, miqëve dhe pacientëve shqiptarë. Gjatë bisedës, ai u surprizua nga Amarda Toska, moderatorja e njohur e ekranit shqiptar. Një profesionist i zoti, një njeri human, baba i përkushtuar dhe një amvis i mirë për miqtë e tij, kështu e përshkroi Ami angazhimin e Ervinit në jetën profesionale dhe familjare. Për më shumë, shikoni videon e plotë në kanalin e A2CNN në YouTube. #A2CNN #Diagnoze #FreskidaMiloti #ErvinKapaj #impaktshendet #amardatoska #fizioterapi

1876 views


💾

Qytetarët shqiptarë që janë nisur nga Europa për në Shqipëri për festat e fundvitit po përballen me pritje të gjata dhe vështirësi të shumta në kufiri...

Qytetarët shqiptarë që janë nisur nga Europa për në Shqipëri për festat e fundvitit po përballen me pritje të gjata dhe vështirësi të shumta në kufirin e Hungarisë. Shqiptarët mes tyre edhe nga Kosova e Maqedonia e Veriut raportojnë se kanë që në orën 03:00 të mëngjesit në këtë pikë kufitare duke pritur pasi sportelet po funksionojnë shumë ngadalë. Ata thonë se problemi kryesor është mungesa e sporteleve të hapura, pasi aktualisht punon vetëm një sportel për të gjithë. Kjo ka shkaktuar radhë të gjata dhe vonesa të mëdha, duke e bërë procesin shumë të ngadaltë dhe stresues. Në këto temperatura të ulëta dhe vonesës 12 orëshe, shqiptarët i bëjnë thirrje kryeministrit Edi Rama që të flasë me homologun e tij hungarez që situata të përmirësohet sa më parë dhe kalimi të jetë pa probleme e diskriminime. Denoncimi i shqiptarit: Shihni cbehet ne hungari Shqiptarve. Kemi qe 3 te megjesit ketu. Rradhe te shumta punojm shum avsh edhe problem si gjithmon jemi shqiptar kjo vlen edhe per shqiptaret e kosoves edhe per ata te maqedonisz Punojn me nje sportel edhe shum avash. Kemi qe sot ne megjes. Prej ores 3 te megjesit Jemi nis per shqiperi

88.1K views


💾

Shërbimi postar danez do të dorëzojë letrën e tij të fundit më 30 dhjetor, duke i dhënë fund një tradite që zgjat më shumë se 400 vjet. Kompania PostN...

Shërbimi postar danez do të dorëzojë letrën e tij të fundit më 30 dhjetor, duke i dhënë fund një tradite që zgjat më shumë se 400 vjet. Kompania PostNord, e formuar në vitin 2009 nga bashkimi i shërbimeve postare suedeze dhe daneze, njoftoi se do të shkurtonte 1,500 vende pune në Danimarkë dhe do të heqë 1,500 kuti postare të kuqe, për shkak të “dixhitalizimit në rritje” dhe uljes drastike të kërkesës për letra. Kompania theksoi se ndërsa dërgesat me letra kanë rënë ndjeshëm, porositë online kanë vazhduar të rriten, gjë që e ka shtyrë drejt një fokusi më të madh te pakot. Kutia postare të dallueshme të kuqe, të cilat tashmë janë çmontuar, u vunë në shitje dhe 1,000 prej tyre u shiten vetëm brenda tre orëve, duke treguar interesin e madh koleksionist për këto sende historike. Megjithatë, danezët do të mund të vazhdojnë të dërgojnë letra përmes kompanisë Dao, e cila do të zgjasë shërbimet e saj nga 30 milionë letra në vit në 80 milionë letra në vitin 2026. Përveç ndryshimeve në shtëpi, klientët do të duhet të përdorin dyqanet Dao për të postuar letrat ose të paguajnë një tarifë shtesë për mbledhjen e tyre nga shtëpia, duke paguar shpenzimet postare përmes internetit ose aplikacionit. Tradita e shërbimit postar në Danimarkë daton që nga viti 1624, ndërsa në 25 vitet e fundit dërgesat me letra kanë rënë me më shumë se 90%.

16.2K views


💾

Në një ngjarje të rrallë për rajonin, disa pjesë të Arabisë Saudite janë mbuluar me borë pak ditë më parë. Fenomeni ka prekur veri-perëndimin e vendit...

Në një ngjarje të rrallë për rajonin, disa pjesë të Arabisë Saudite janë mbuluar me borë pak ditë më parë. Fenomeni ka prekur veri-perëndimin e vendit, ku temperatura kanë rënë deri në -4 gradë Celsius, duke krijuar një peizazh të pazakontë për shkretëtirën arabe. Sipas mediave vendase, reshjet e borës ndodhën për shkak të një periudhe sistemesh me presion të ulët mbi Lindjen e Mesme, që solli reshje të dendura shiu dhe borë në disa zona gjatë javës së kaluar. Astronomi Mohammed bin Reddah Al Thaqafi shpjegoi se reshjet dimërore të borës në veri të Arabisë Saudite nuk janë një fenomen i izoluar. “Veriu i Mbretërisë përjeton borë herë pas here çdo dimër, megjithëse koha e saj është e parregullt dhe varet nga ndryshimet e motit, jo nga ciklet astronomike,” tha ai. Sipas Al Thaqafi, bora bie më shpesh midis dhjetorit dhe shkurtit, veçanërisht në zonat e Tabuk, Al Jouf dhe Arar, të ndikuara nga sistemet e motit mesdhetar. Zona të tjera ku reshjet regjistrohen më shpesh përfshijnë Jabal Al Lawz dhe malësitë e larta të Hail, si dhe kodrat e Abha në Asir. Ky fenomen ka kthyer përkohësisht shkretëtirën e zakonshme të nxehtë në një peizazh të bardhë, duke e bërë dimrin në Arabinë Saudite një pamje të jashtëzakonshme.

40.9K views


💾

Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në Hollabrunn, Austri. Banorët e zonës raportuan zhur...

Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në Hollabrunn, Austri. Banorët e zonës raportuan zhurma të forta pak pas mesnatës, duke krijuar shqetësim në lagje. Sipas policisë, në ndërtesë janë konstatuar dëmtime në një xham të shkaktuara nga një armë zjarri. Në kohën e incidentit, brenda xhamisë ndodheshin dy persona, por fatmirësisht askush nuk u lëndua. Xhamia përdoret nga një shoqatë e myslimanëve shqiptarë, dhe ngjarja po hetohet nga Zyra Shtetërore për Mbrojtjen e Sigurisë dhe Luftën kundër Ekstremizmit në bashkëpunim me Policinë Kriminale të Niederösterreich. Autoritetet bëjnë thirrje për çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e autorëve, duke i kërkuar qytetarëve që të kontaktojnë Policinë e Hollabrunn në numrin 059 133/3410.

56.1K views


💾

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së premtes fshatin Lalm i Ri, në Lezhë, ku brenda pak orësh humbën jetën dy anëtarë të së njëjtës familje....

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së premtes fshatin Lalm i Ri, në Lezhë, ku brenda pak orësh humbën jetën dy anëtarë të së njëjtës familje. Në lagjen Gurra, u gjet pa shenja jete në dyqanin e tij të veglave të punës shtetasi Aleksandër Marku, 42 vjeç, banues në fshatin Lalm. Sipas policisë, nga veprimet e para hetimore nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Pak orë më vonë, familjarët kanë gjetur pa shenja jete edhe nënën e tij, Prenë Marku, 72 vjeçe, në banesën e saj në fshatin Lalm i Ri. Sipas të dhënave paraprake, ajo dyshohet se nuk e ka përballuar dot psikologjikisht humbjen e të birit. Trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë për kryerjen e ekspertizës mjekoligjore, ndërsa policia vijon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë që ka tronditur komunitetin lokal që do të përcjellin sot për në banesën e fundit nënén dhe djalin e saj.

98K views


💾

Kina do të vendosë për herë të parë pas më shumë se tre dekadash taksë mbi kontraceptivët, në një masë që përputhet me përpjekjet e qeverisë për të nx...

Kina do të vendosë për herë të parë pas më shumë se tre dekadash taksë mbi kontraceptivët, në një masë që përputhet me përpjekjet e qeverisë për të nxitur rritjen e lindshmërisë. Sipas ligjeve më të fundit fiskale, duke nisur nga 1 janari, barnat dhe produktet kontraceptive, përfshirë prezervativët, nuk do të jenë më të përjashtuara nga TVSH-ja prej 13%. Vendimi vjen në një kohë kur norma e lindjeve në Kinë vijon të bjerë. Sipas të dhënave të Byrosë Kombëtare të Statistikave, në vitin 2024 në Kinë lindën 9.5 milionë foshnja, rreth një e treta më pak krahasuar me 14.7 milionë lindje në vitin 2019. Për shkak se vdekjet kanë tejkaluar lindjet, India e ka kaluar Kinën si vendi më i populluar në botë që në vitin 2023. Megjithatë, ndryshimi i taksimit është pritur me ironi dhe kritika në rrjetet sociale kineze. Shumë përdorues kanë komentuar se është absurde të mendohet se taksimi i prezervativëve do t’i nxisë njerëzit të kenë më shumë fëmijë, kur rritja e një fëmije kushton shumë më tepër sesa përdorimi i kontraceptivëve, edhe me taksë. Ekspertët paralajmërojnë se rritja e çmimeve të kontraceptivëve mund të çojë në pasoja serioze, përfshirë shtimin e shtatzënive të paplanifikuara dhe sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. Në dekadat e mëparshme, rritja e shpejtë e popullsisë e kishte shtyrë Partinë Komuniste Kineze të vendoste politikën e një fëmije për familje, e zbatuar nga rreth viti 1980 deri në vitin 2015 përmes gjobave dhe ndëshkimeve të tjera. Në disa raste, gratë i nënshtroheshin aborteve të detyruara, ndërsa fëmijët e lindur mbi kufirin e lejuar nuk pajiseshin me dokumente identifikimi. Në vitin 2015, qeveria lejoi dy fëmijë për familje dhe në vitin 2021 kufiri u rrit në tre fëmijë, ndërsa kontracepsioni më parë ishte i nxitur dhe lehtësisht i aksesueshëm, madje shpesh falas.

7648 views


💾

Një kantinë vere me vlerë miliona euro në vilën e Ergys Agasit është zhdukur, dhe kushëriri i tij, Eno Agasi, është shpallur në kërkim. Agjentët e BKH...

Një kantinë vere me vlerë miliona euro në vilën e Ergys Agasit është zhdukur, dhe kushëriri i tij, Eno Agasi, është shpallur në kërkim. Agjentët e BKH-së konstatuan kantinën e verës dhe njoftuan doganat, të cilat vlerësuan një dëm prej 400 milionë lekësh nga mospagimi i akcizës. Për shkak të natës, malli u la në ruajtje në vilë, por gjatë natës dyshohet se Eno Agasi e ka marrë dhe ka hequr serverin e kamerave të sigurisë. Eno Agasi është shpallur në kërkim për veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës, kontrabandë dhe magazinimin e mallrave pa autorizim. Hetimet vazhdojnë për të sqaruar të gjitha detajet e këtij rasti. Ndërkohë, Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri janë shpallur në kërkim nga SPAK për marrjen peng të biznesmenit Gerond Mece për të ndikuar në tendera. Mirlinda Karcanaj, drejtoreshë e AKSHI, dhe nënndrejtoresha Hava Delibashi janë vendosur në arrest shtëpie, ndërsa katër persona të tjerë janë nën masa më të lehta sigurie.

37.2K views


💾

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke bërë të qartë...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke bërë të qartë se shumica qeverisëse nuk ka ndërmend ta shqyrtojë atë. Në podkastin e tij “Flasim”, Rama e cilësoi veprimin e prokurorëve si një “nxitim” për të kërkuar masa “ekstreme” dhe shprehu dyshime për kohën dhe mënyrën e veprimit të SPAK, duke theksuar se kërkesa duhet të prishej pas shqyrtimit të çështjes në Gjykatën Kushtetuese më 22 janar. Kryeministri ironizoi mbi situatën, duke deklaruar se “drejtësia nuk vrapon, drejtësia gjykon”, dhe nënvizoi se shumica parlamentare nuk ka gjasa të marrë në shqyrtim kërkesën e SPAK për masa të reja ndaj Ballukut. Ai krahasoi këtë rast me hetime të mëparshme ndaj figurave politike, përfshirë edhe nga Partia Socialiste, ku kishte mbështetur hapur SPAK, duke e konsideruar sukses të reformës në drejtësi. Rama shtoi se veprimi i prokurorëve ishte i nxituar dhe i antikushtetueshëm, duke argumentuar se shteti i së drejtës kërkon që çështjet të shqyrtohen me qetësi dhe në përputhje me procedurat e Gjykatës Kushtetuese. Ai theksoi rëndësinë e analizës së kujdesshme dhe kritikës mbi ushtrimin e pushtetit gjyqësor, duke përsëritur se shumica qeverisëse nuk do të autorizojë masa të reja ndaj Ballukut pa përfunduar procesi në gjykatë.

25.9K views


💾

❌