Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

"Ju lutem, edhe një herë", Prefektja e Shkodrës ngatërrohet me urimin për Krishtlindje, gazetarët: Je live! Ditën e sotme të gjithë zyrtarët qendror ...

"Ju lutem, edhe një herë", Prefektja e Shkodrës ngatërrohet me urimin për Krishtlindje, gazetarët: Je live! Ditën e sotme të gjithë zyrtarët qendror dhe lokal kanë zgjedhur kishat e qytetit të tyre për të uruar besimtarët për Krishtlindjen dhe kanë përcjellë edhe një mesazh për mediat për të gjithë qytetarët. Për prefekten e Shkodrës, Holta Duda deklarata për gazetarët nuk ka shkuar ashtu siç ajo e priste pasi u bë lëmsh dhe kërkoi që fjala e saj të pritej. Por u zhgënjye kur gazetarët i thanë se është live. @voxnewsalbania

410 views


💾

Është zbardhur dëshmia e vartëses së Belinda Ballukut, Mirzeta Kashnica në SPAK, e cila është shprehur para prokurorëve të posaçëm se është detyruar n...

Është zbardhur dëshmia e vartëses së Belinda Ballukut, Mirzeta Kashnica në SPAK, e cila është shprehur para prokurorëve të posaçëm se është detyruar nga ish-kreu i ARRSH Evis Berberi, që të firmosë për tenderin për ndërtim e tunelit të Llogarasë. Mirzeta Kashnica është shprehur në SPAK se tek procedura e parë e prokurimit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, e cila është anuluar, në vlerësimin e saj si anëtare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, operatori ekonomik “Gjoka Konstruksion”sh.p.k, i përmbushte kriteret dhe duhej të ishte shpallur fitues. Ajo deklaron se këtë qëndrim ia ka derguar me email anëtarëve të tjerë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe për dijeni ia ka dërguar edhe Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë. Por, menjëherë sapo e ka dërguar këtë email, pa u mbyllur akoma vlerësimi i komisionit në sistemin e Agjencisë së Prokurimit Publik, ajo është telefonuar nga shtetasi Evis Berberi, i cili i ka thënë se nuk duhej të shprehej me e-mail Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

7876 views


💾

Një i ri në Tiranë është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, pasi është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia e pallatit ku banon...

Një i ri në Tiranë është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, pasi është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia e pallatit ku banonte. Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rastit. “Në rrugën “Thoma Koxhaj”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit ku banonte shtetasi M. B, 27 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit”, sqaron policia. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

9673 views


💾

Presidenti amerikan Donald Trump shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për Krishtlindje, por nuk munguan kritikat ndaj kundërshtarëve të...

Presidenti amerikan Donald Trump shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për Krishtlindje, por nuk munguan kritikat ndaj kundërshtarëve të tij politikë. Në një postim në rrjetin social Truth Social, përveç qytetarëve amerikanë, Trump uroi edhe radikalët e majtë, të cilët i cilësoi fundërrina. “Gëzuar Krishtlindjet të gjithëve, përfshirë edhe fundërrinat e së majtës radikale që po bëjnë gjithçka që është e mundur për të shkatërruar vendin tonë, por po dështon keq. Nuk kemi më kufij të hapur, burra në sportet e grave, transgjinorë për të gjithë, apo zbatim të dobët të ligjit”, ka shkruar ai. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

1333 views


💾

Presidenti amerikan Donald Trump shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për Krishtlindje, por nuk munguan kritikat ndaj kundërshtarëve të...

Presidenti amerikan Donald Trump shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për Krishtlindje, por nuk munguan kritikat ndaj kundërshtarëve të tij politikë. Në një postim në rrjetin social Truth Social, përveç qytetarëve amerikanë, Trump uroi edhe radikalët e majtë, të cilët i cilësoi fundërrina. “Gëzuar Krishtlindjet të gjithëve, përfshirë edhe fundërrinat e së majtës radikale që po bëjnë gjithçka që është e mundur për të shkatërruar vendin tonë, por po dështon keq. Nuk kemi më kufij të hapur, burra në sportet e grave, transgjinorë për të gjithë, apo zbatim të dobët të ligjit”, ka shkruar ai. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

2704 views


💾

Së fundmi, rrjetet sociale kanë nxitur shumë pikëpyetje rreth marrëdhënies mes Einxhel Shkirës, Argjira Spancës, Graciano Taganit dhe Fjoralba Ponarit...

Së fundmi, rrjetet sociale kanë nxitur shumë pikëpyetje rreth marrëdhënies mes Einxhel Shkirës, Argjira Spancës, Graciano Taganit dhe Fjoralba Ponarit. Moderatorja e njohur ka hequr nga Instagrami tre miqtë e saj, një veprim që nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit, sidomos duke pasur parasysh faktin se katërshja për një kohë të gjatë është perceptuar si e pandashme. Ata janë parë shpesh bashkë si në ekran ashtu edhe jashtë tij, duke krijuar idenë e një miqësie të fortë dhe të qëndrueshme. Megjithatë, pas këtij veprimi të Einxhelit, nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur realisht mes tyre. Asnjë prej personazheve të përfshirë nuk ka bërë një reagim të drejtpërdrejtë apo sqarues, duke lënë hapësirë për spekulime dhe interpretime nga publiku. Ndryshimi në ndjekjet në Instagram ka mjaftuar për të ndezur diskutime, duke qenë se rrjetet sociale shpesh shihen si pasqyrë e marrëdhënieve personale. Pak orë pas kësaj lëvizjeje, ka ardhur edhe një reagim i tërthortë nga Graciano Tagani. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

4801 views


💾

TikTokerja Suada Muça është dhunuar mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga disa vajza, të cilat dyshohe...

TikTokerja Suada Muça është dhunuar mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga disa vajza, të cilat dyshohet se kanë vepruar për hakmarrje. Ngjarja lidhet me ofendime dhe fyerje të publikuara më herët në rrjetet sociale nga Muça ndaj Xhemal Uka, i njohur me nofkën “Fire”. Dhuna për shkak të TikTok-ut është një rast i përsëritur. Së fundmi, dy episode të tjera të rënda dhune, deri në plagosje, janë regjistruar në Tiranë, të cilat dyshohet se e kanë zanafillën nga konfliktet në rrjetin social TikTok. Një nga rastet lidhet me plagosjen e Fabion Kuçi, i njohur në rrjetet sociale si “Gucci”. Kuçi është përfshirë fillimisht në përplasje verbale në TikTok, më pas u plagos me armë zjarri. Gjatë dëshmisë në polici, ai ka deklaruar se konflikti nisi pas sharjeve në rrjetet sociale, ndërsa autori i plagosjes është identifikuar dhe shpallur në kërkim. Rasti tjetër i rëndë është ai i plagosjes së një 26-vjeçari në zonën e Freskut, i cili u dhunua me sende të forta. Për këtë ngjarje, policia ka shpallur në kërkim Xhemal Ukën që dyshohet edhe si porositësi i dhunës ndaj Muçës. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

20.9K views


💾

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka uruar nga burgu të gjithë besimtarët për festën e Krishtlindjes. Me anë të një postimi në Instagram, V...

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka uruar nga burgu të gjithë besimtarët për festën e Krishtlindjes. Me anë të një postimi në Instagram, Veliaj thotë se ‘kjo vigjilje festash na kujton se drita gjithmonë fiton mbi errësirën dhe se shpresa lind edhe në momentet më të vështira’. Kryebashkiaku thotë se ‘le ta a mbajmë ndezur shpresën, sepse kur jemi bashkë, çdo sfidë mund të kthehet në mundësi’. Veliaj: Kjo vigjilje festash na kujton se drita gjithmonë fiton mbi errësirën dhe se shpresa lind edhe në momentet më të vështira. Le të jetë Krishtlindja një ftesë për më shumë dashuri, më shumë mirëkuptim dhe më shumë besim te njëri-tjetri. Uroj që çdo familje të ndjejë ngrohtësinë e bashkimit, që çdo zemër të mbushet me paqe dhe që Viti i Ri të na gjejë më të fortë, më solidarë dhe më të vendosur për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë. Le ta mbajmë ndezur shpresën, sepse kur jemi bashkë, çdo sfidë mund të kthehet në mundësi. Gëzuar Krishtlindjen dhe një vit 2026 plot dritë e optimizëm. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

3735 views


💾

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në lagjen nr. 2 të Kavajës, ku shtetasi Artur Ligeja, pronar i një agjencie udhëtimesh dhe disa bizne...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në lagjen nr. 2 të Kavajës, ku shtetasi Artur Ligeja, pronar i një agjencie udhëtimesh dhe disa bizneseve të tjera, është plagosur me thikë. Rrethanat e ngjarjes ende nuk janë të qarta, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar shkaqet. Aktualisht po merret në pyetje edhe vetë i lënduari. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

3393 views


💾

Koreja e Veriut ka publikuar të enjten pamje të reja të asaj që e cilëson si nëndetësja e saj e parë me energji bërthamore, një mjet luftarak i përmas...

Koreja e Veriut ka publikuar të enjten pamje të reja të asaj që e cilëson si nëndetësja e saj e parë me energji bërthamore, një mjet luftarak i përmasave të mëdha, i krahasueshëm me disa nga nëndetëset sulmuese të Marinës së Shteteve të Bashkuara. Fotografitë e transmetuara nga media shtetërore tregojnë liderin Kim Jong Un duke inspektuar nëndetësen në një objekt ndërtimi të mbyllur, çka tregon se ajo ende nuk është hedhur në det. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

5428 views


💾

❌