Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Një situatë tejet shqetësuese është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Rrenas, Bashkia Belsh, ku një transformator i tensionit të lartë ka marrë ...

Një situatë tejet shqetësuese është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Rrenas, Bashkia Belsh, ku një transformator i tensionit të lartë ka marrë flakë dhe ka pësuar shpërthime të njëpasnjëshme, duke rrezikuar jetën e banorëve të zonës. Në redaksinë e JOQ Albania kanë mbërritur pamje video nga vendngjarja, ku dallohet qartë transformatori teksa shkakton shpërthime dhe flakë në kabllot elektrike. Sipas denoncuesit, transformatori ndodhet shumë pranë banesave, madje i vendosur brenda një ndërtese, ndërsa shtëpi të tjera ndodhen vetëm pak metra larg. “Është hera e disatë që ndodhin shpërthime të tilla. Rrezikohet jeta e shumë banorëve, pasi transformatori është vendosur brenda një shtëpie dhe shumë afër banesave të tjera,” – shprehet qytetari. Sipas tij, pas shpërthimeve, banorët janë detyruar të njoftojnë për ndalimin e energjisë elektrike, e cila furnizohet nga zona e Kajanit. Vetëm pasi u ndërpre rryma, banorët e fshatit kanë hyrë vetë për të fikur zjarrin, i cili kishte përfshirë kabllot e rrymës, duke rrezikuar jetën e tyre për të shmangur një tragjedi më të madhe. Denoncuesi thekson se problemi është i përsëritur dhe i njohur prej vitesh, pasi transformatori nuk është ndërruar kurrë, por vetëm janë bërë ndërhyrje të pjesshme. “Sa herë prishet, ndërrojnë vetëm ndonjë kabllo apo ndonjë pjesë të vogël. Asnjëherë nuk është ndërruar i gjithë transformatori. Ai është shumë i vjetër, madje po bie komplet nga vendi. Shtyllat janë të shtrembëruara prej vitesh,” – shprehet qytetari. Ai shton se shpërthime të tilla ndodhin edhe kur nuk ka mot të keq, çka tregon gjendjen e amortizuar dhe rrezikun konstant që paraqet ky transformator. Banorët i bëjnë thirrje urgjente kryebashkiakut të Belshit, Arif Tafani, dhe institucioneve përgjegjëse që të marrin masa të menjëhershme për zgjidhjen e këtij problemi, përpara se të ndodhë ndonjë ngjarje tragjike. JOQ Albania e publikon këtë denoncim për të ngritur alarmin dhe për të kërkuar ndërhyrje urgjente, pasi situata e përshkruar paraqet rrezik real për jetën dhe pronën e banorëve të zonës.

857 views


💾

Një qytetar nga Kamza i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast të pazakontë dhe shqetësues, i cili ngre pikëpyetje serioze ...

Një qytetar nga Kamza i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast të pazakontë dhe shqetësues, i cili ngre pikëpyetje serioze mbi sjelljen qytetare dhe respektin ndaj komunitetit. Ai ka dërguar një video të kapur nga kamerat e sigurisë, ku shihet një zonjë që ndalon makinën, zbret së bashku me një fëmijë të vogël dhe shkon drejt portës së shtëpisë së tij, ku hedh mbeturinat, duke i lënë aty, sikur të ishte një kosh plehrash. Sipas denoncuesit, ajo që e bën situatën edhe më shqetësuese është fakti se veprimi kryhet pa asnjë shqetësim, sikur të ishte diçka krejt normale, ndërkohë që koshat e mbeturinave ndodhen jo më shumë se 100 metra larg portës së banesës së tij. “Dje, në orën 09:25, përpara shtëpisë sime, një zonjë ndaloi makinën, zbriti me fëmijën dhe hodhi mbeturina në rrugë, sikur të ishte kosh plehrash. Veprimi është i regjistruar me video. Turp që në vitin 2025 ende ka njerëz që nuk respektojnë as mjedisin, as komunitetin ku jetojnë”, shprehet qytetari. Ai shton se mes mbeturinave kishte peceta të lagura dhe një qese, përmbajtja e së cilës nuk është hapur, por sipas tij dyshohet se ishte mbeturinë shtëpiake. Qytetari thekson se zonja duket se e ka vënë re kamerën e sigurisë, por pavarësisht kësaj, nuk ka shfaqur asnjë shqetësim dhe është larguar normalisht. “Pse duhet t’i hidhte mbeturinat pikërisht te porta ime, kur pak më lart janë koshat e plehrave?” – pyet qytetari, duke kërkuar që këto sjellje të mos normalizohen. Ky rast nuk është thjesht një akt papërgjegjshmërie individuale, por një pasqyrim i një mentaliteti që dëmton mjedisin dhe bashkëjetesën në komunitet. Respekti për hapësirën publike dhe private është detyrim minimal qytetar, jo zgjedhje personale. JOQ Albania e publikon këtë denoncim për të sensibilizuar dhe për të nxitur reflektim, me shpresën se raste të tilla të mos përsëriten dhe të marrin vëmendjen që meritojnë.

2739 views


💾

Niveli i ri i vështirësisë për çunat e Vlorës: Pa u rregulluar uji, nuk ka takime! 🚫🚿 Vlonjatë, na njoftoni pak: A erdhi uji apo të vazhdojë "seen-i"?...

Niveli i ri i vështirësisë për çunat e Vlorës: Pa u rregulluar uji, nuk ka takime! 🚫🚿 Vlonjatë, na njoftoni pak: A erdhi uji apo të vazhdojë "seen-i"? Se me ritmet e Bashkisë, takimi i parë rrezikon të bëhet kur të jetë harruar si muhabet. ⏳

77.6K views


💾

Rusia ka pretenduar se një sulm me dronë nga Ukraina ka pasur si objektiv një nga rezidencat e presidentit Vladimir Putin, akuzë kjo që është mohuar m...

Rusia ka pretenduar se një sulm me dronë nga Ukraina ka pasur si objektiv një nga rezidencat e presidentit Vladimir Putin, akuzë kjo që është mohuar menjëherë nga autoritetet ukrainase. Sipas radios shtetërore ruse, ky pretendim i është përcjellë drejtpërdrejt presidentit amerikan Donald Trump gjatë një bisede telefonike nga vetë Putin, i cili e ka informuar atë se Moska po rishikon pozicionin e saj në bisedimet e paqes. Ndihmësi i Kremlinit, Yuri Ushakov, citohet të ketë thënë se Trump reagoi "i tronditur" nga ky informacion. Nga ana tjetër, Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, specifikoi se incidenti ka ndodhur në rajonin e Novgorodit, pranë rezidencës së fortifikuar në Valdai. Ndonëse u konfirmua se Putin nuk ndodhej aty dhe nuk pati dëme, Lavrov paralajmëroi sulme hakmarrëse, duke shtuar se mbrojtja ajrore ruse asgjësoi 91 dronë gjatë operacionit. Presidenti Volodymyr Zelensky e hodhi poshtë këtë version, duke e cilësuar si një "trillim të plotë" që synon të minojë diplomacinë. Ky reagim vjen vetëm një ditë pas takimit të tij maratonë me Trump në Florida, ku u diskutuan garancitë e sigurisë për Ukrainën. "Rusia po përdor deklarata të rrezikshme për të dëmtuar arritjet tona diplomatike," shkroi Zelensky në platformën X. Pavarësisht tensioneve, Moska ka bërë me dije se nuk do të tërhiqet plotësisht nga procesi i negociatave, ndonëse e ardhmja e tyre mbetet e pasigurt.

40.2K views


💾

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në Sukth, ku janë përplasur dy automjete, një mjet tip Range Rover dhe një Citroen me n...

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në Sukth, ku janë përplasur dy automjete, një mjet tip Range Rover dhe një Citroen me ngjyrë të bardhë. Sipas raportimeve të një dëshmitari nga vendngjarja për JOQ Albania, përplasja ka qenë e fortë, duke bërë që automjeti tip Citroen të përfundojë në ambientet e një lokali buzë rrugës, ku ka pasur përplasje me strukturën e këtij biznesi. Gjithnjë sipas dëshmisë së qytetarit, nga aksidenti kanë mbetur të plagosur tre persona, drejtuesi i Range Rover dhe dy personat që udhëtonin me mjetin tip Citroen, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt spitalit. Deri në këto momente, nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen e tyre shëndetësore. Dëshmitari shprehet se dyshohet që mjeti tip Range Rover ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë, ndërsa automjeti i bardhë i ka prerë rrugën duke dalë nga një kryqëzim, çka dyshohet se ka sjellë përplasjen mes dy mjeteve. Si pasojë, makina e bardhë ka përfunduar brenda lokalit, ndërsa Range Rover-i është parë më pas duke u larguar nga vendngjarja me karrotrec. Qytetari ka dërguar edhe pamje nga aksidenti, ku shihet automjeti i bardhë pranë ambientit të biznesit, ndërsa mjeti tip Range Rover po transportohet. Sipas tij, makina e bardhë është lëvizur më pas për të nxjerrë dy personat e lënduar brenda saj. Rrethanat e plota të aksidentit mbeten ende të paqarta dhe pritet një reagim zyrtar nga Policia, e cila do të sqarojë shkaqet dhe dinamikën e ngjarjes.

54.7K views


💾

Një video e bukur dhe me shumë vlera njerëzore ka mbërritur së fundmi në redaksinë tonë. Në pamje shihet një efektiv i Policisë së Shtetit, i cili i v...

Një video e bukur dhe me shumë vlera njerëzore ka mbërritur së fundmi në redaksinë tonë. Në pamje shihet një efektiv i Policisë së Shtetit, i cili i vjen në ndihmë një qytetari në nevojë. Polici jo vetëm që i dhuron atij një panetone, por edhe e ndihmon të largohet nga rruga, ku ndodhej duke lypur. Qytetari me aftësi të kufizuara shihet teksa bisedon me efektivin dhe më pas hipën në karrocën e tij për t’u larguar nga rruga, pasi qëndrimi në atë vend përbënte rrezik si për të, ashtu edhe për drejtuesit e tjerë të mjeteve. Gjeste të tilla humanizmi janë shembull pozitiv dhe tregojnë anën njerëzore të uniformës blu. Nevojiten më shumë veprime të tilla nga ana e Policisë.

70.9K views


💾

Pasojat e këtij abuzimi financiar dhe institucional janë tashmë publike. Të dielën, banorët e revoltuar hynë me forcë në sallën ku Bashkia e Vlorës po...

Pasojat e këtij abuzimi financiar dhe institucional janë tashmë publike. Të dielën, banorët e revoltuar hynë me forcë në sallën ku Bashkia e Vlorës po zhvillonte Mbrëmjen Gala, ndërsa të hënën protestat u zhvendosën masivisht në ambientet e Bashkisë dhe të Prefekturës.

20.3K views


💾

Një shqiptar ka dërguar pranë redaksisë pamje nga protesta e fermerëve grekë, e cila po zhvillohet në Greqi dhe ka sjellë bllokimin e kufirit mes Maqe...

Një shqiptar ka dërguar pranë redaksisë pamje nga protesta e fermerëve grekë, e cila po zhvillohet në Greqi dhe ka sjellë bllokimin e kufirit mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Si pasojë, qarkullimi i automjeteve është ndërprerë dhe udhëtarët kanë mbetur të bllokuar. Sipas qytetarit që ka dërguar videon, protesta është masive dhe fermerët kanë bllokuar akset hyrëse me traktorë dhe mjete bujqësore. Qytetari shton se protesta e grekëve është protestë me plot gojën, një protestë masive e një populli që nuk fle. Fermerët grekë po protestojnë për shkak të kostove të larta të prodhimit dhe mungesës së mbështetjes nga shteti. Autoritetet greke po monitorojnë situatën, ndërsa deri më tani nuk raportohet për incidente.

25.8K views


💾

Tirana është paralizuar nga trafiku ditën e sotme. Çdo aks kryesor, por jo vetëm, përballet me trafik të rënduar që prej orëve të para të mëngjesit. Q...

Tirana është paralizuar nga trafiku ditën e sotme. Çdo aks kryesor, por jo vetëm, përballet me trafik të rënduar që prej orëve të para të mëngjesit. Qytetarët kanë mbetur të bllokuar në trafik ndërkohë që situata sa vjen e rëndohet dhe askush nuk jep zgjidhje për këtë situatë kaotike. Të gjendur në këtë kaos, ata po detyrohen të gjejnë zgjidhje “alternative” edhe pse duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

175.5K views


💾

❌