Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 7 February 2026Main stream

E mori rrjedha e ujit pas aksidentit në Klos, gjendet pas një muaji trupi i 30-vjeçarit

By: lindita
7 February 2026 at 11:55

U la nga shoku në mjetin e rënë në përrua, gjendet pas një muaji trupi i 30-vjeçarit. Trupi është gjetur në liqenin e Ulzës, 30 kilometra nga vendi ku ndodhi aksidenti. Makina në të cilën ndodhej Karaj dhe shoku i tij Andi L. u aksidentua dhe përfundoi në përroin në fshatin Darsë të Klosit. Ai dyshohet të jetë rrëmbyer nga rrjedha e ujit të zallit të Darsit në datën 10 Janar.

Source

U arrestua në sallën e gjyqit, Prokuroria e Tiranës kërkon pushimin e çështjes ndaj avokatit Ulian Bajrami

By: lindita
7 February 2026 at 11:43

Prokuroria e Tiranës kërkon pushimin e çështjes për avokatin Ulian Bajrami. Hetimi ndaj tij lidhet me ngjarjen e ndodhur më 17 tetor 2025 në qytetin e Elbasanit. “Prokuroria e Tiranës kërkon pushimin e çështjes për procedimin penal nr. 7882, të regjistruar për veprat penale ‘Kanosje për shkak të detyrës’, ‘kundërshtimit dhe goditjes së gjyqtarit’ dhe ‘kanosjes së gjyqtarit’ ndaj shtetasit Ulian…

Source

Morën 20 mijë euro për të ndikuar te Ministria e Drejtësisë, SPAK dërgon për gjykim 3 persona

By: lindita
7 February 2026 at 10:14

Njoftimi nga Prokuroria e Posaçme Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr. 196 të vitit 2025,në ngarkim të të pandehurve: Zef Mali, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione…

Source

NASA konfirmon fluturimin e parë për në ISS pas evakuimit mjekësor

By: lindita
7 February 2026 at 10:11

Katër astronautë do të ngrihen javën tjetër për të riorganizuar Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS), sipas NASA-s, pas evakuimit mjekësor urgjent të ekuipazhit të mëparshëm. Ekuipazhi-12 do të ngrihet në bordin e një rakete SpaceX Falcon 9 më 11 shkurt, tha agjencia hapësinore amerikane, për të rivendosur shpejt ekuipazhin prej shtatë anëtarësh të ISS. Më herët këtë javë…

Source

Tentoi të vidhte zyrën e Postës Shqiptare, policia e gjen në tavanin e shtëpisë në Shkodër

By: lindita
7 February 2026 at 09:50

Tentoi të merrte me dhunë, nën kërcënimin e thikës, shuma parash në filialin e Postës Shqiptare dhe në një subjekt tregtar, Policia identifikon brenda pak orësh dhe vë në pranga autorin e dyshuar. Sekuestrohen 2 biçikleta të vjedhura dhe disa nga rrobat që ka përdorur gjatë kryerjes së kësaj vepre penale. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe ndjekjes pa ndërprerje…

Source

Media franceze: Udhëtim në Shqipëri, nga gjiret magjike, në qytetet e gurta dhe shtigjet e qeta malore

By: lindita
7 February 2026 at 09:44

Shqipëria nuk është më një vend i panjohur! Ajo është tashmë nën radarin e turistëve ndërkombëtarë, e lehtë për t’u arritur, dhe ende mund të duket e egër në mënyrë surprizuese, shkruan Vincent Mabire në një artikull të botuar në median franceze të udhëtimeve “Ulysse News”. Sekreti është të ngadalësoni ritmin sa duhet, për t’i dhënë vendit mundësinë të shfaqë anën e tij më të bukur — nga gjiret…

Source

Ministri Gonxhja: Mbi 20 mijë vizitorë vizituan sitet kulturore gjatë janarit

By: lindita
7 February 2026 at 09:41

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka bërë me dije se Mbi 20,000 vizitorë vendas dhe të huaj vizituan sitet kulturore në Shqipëri, gjatë muajit janar 2026. Sipas të dhënave të publikuara nga Gonxhja, gjatë këtij muaji janë regjistruar 11,315 vizitorë në muzetë kombëtarë, 6,012 vizitorë në parqet arkeologjike, si dhe 2,693 vizitorë në kala dhe monumente kulturore.

Source

Ushqimet ultra të përpunuara po krijojnë varësi si cigaret

By: lindita
7 February 2026 at 09:34

Ushqimet industriale ultra të përpunuara nuk janë thjesht ushqime, por produkte shumë të inxhinierizuara, të dizajnuara posaçërisht për të maksimizuar kënaqësinë biologjike dhe psikologjike dhe për të shkaktuar përdorim të zakonshëm. Sipas ekspertëve, mënyra e marketingut e këtyre produkteve përdor strategji të veçanta për të rritur tërheqjen e tyre, për të shmangur rregulloret dhe për të…

Source

Dardha mbulohet nga bora, Rama: Destinacion i preferuar për adhuruesit e skive

By: lindita
7 February 2026 at 09:25

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga Dardha e mbuluar nga dëbora, ku fëmijë dhe të rritur shihen duke shijuar sportet dimërore dhe bukurinë natyrore të zonës, duke përcjellë edhe një mesazh pozitiv për fundjavën. “Dhe me energjinë e bukur nga fshati Dardhë në Korçë, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama krahas pamjeve që sjell.

Source

Horoskopi për ditën e sotme, 7 shkurt 2026

By: lindita
7 February 2026 at 09:16

Dashi Dashuria dhe romanca janë në qendër të vëmendjes sot. Je i njohur për gjestet e tua romantike shumë të përshtatshme dhe në kohën e duhur, dhe kështu mund të punosh për diçka të veçantë për partnerin tënd. Meqenëse shpesh je shumë i rrjedhshëm në mënyrën tënde të shprehjes, duke qenë në gjendje të shkruash, vizatosh, pikturosh ose krijosh gjëra, ke një mijë e një mënyra për të shprehur…

Source

Yesterday — 6 February 2026Main stream

Qeveria miraton amnistinë penale, ministri i Drejtësisë: 447 persona lirohen menjëherë nga burgu

By: lindita
6 February 2026 at 13:27

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, njofton se qeveria ka miratuar amnistinë penale. Përmes një deklarate pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Lamallari thotë se 447 persona përfitojnë lirim të menjëhershëm nga burgu dhe 853 të tjerë ulje dënimi. Mes tyre ka gra, të mitur dhe shtetas të huaj. “Në mbledhjen e sotme të Qeverisë miratuam Amnistinë Penale, nismën që prezantuam rreth një…

Source

Spiropali në Uashington: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategjik i SHBA

By: lindita
6 February 2026 at 11:43

Gjatë qëndrimit të saj në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u ftua si folëse kryesore në Shkollën e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare të Johns Hopkins. Ajo, bashkë me ekspertin e njohur Edward Joseph, profesorë, studentë dhe shqiptarë që jetojnë në SHBA, analizuan rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së dhe rolin e ri të…

Source

Shkëlqim Hajdari emërohet Prefekt i Tiranës

By: lindita
6 February 2026 at 11:22

Shkëlqim Hajdari është emëruar ditën e sotme në postin e prefektit të Tiranës. Hajdari dha dorëheqjen nga posti i Kryeinspektorit të Përgjithshëm disa kohë më parë, ndërsa sot u zbulua se ai do të pasohet në detyrë nga ish-deputeti Dashnor Sula. Ai ka një përvojë prej më shumë se 20 vitesh në sistemin e drejtësisë, pasi disa vite më parë ka ushtruar detyrën e prokurorit pranë Prokurorisë së…

Source

Parandalohet atentati në Sarandë, shoferi pikas eksplozivin gjatë lëvizjes

By: lindita
6 February 2026 at 10:42

Një atentat me lëndë eksplozive është parandaluar mbrëmjen e djeshme në fshatin Vrinë, Konispol. Sipas informacioneve zyrtare, shtetasi Mirash Gj., 57 vjeç, ka njoftuar Komisariatin e Policisë Sarandë se, teksa ishte duke lëvizur me automjetin e tij, në vendin e quajtur “Kthesa e Vrinës”, në aksin Shëndëlli–Vrinë, ka dëgjuar zhurma të pazakonta në mjet. Pas ndalimit, ai ka konstatuar praninë e…

Source

Ministri i Mbrojtjes: Rritje pagash deri në 70% për Forcat e Armatosura

By: lindita
6 February 2026 at 09:59

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, deklaroi sot se modernizimi i Forcave të Armatosura, përmirësimi i kushteve për personelin dhe rritja e pagave mbeten prioritetet kryesore të qeverisë, me synimin për të arritur mesataren e NATO-s deri në vitin 2029. Ministri Vengu nënvizoi se “forcimi i kapaciteteve njerëzore nuk lidhet vetëm me trajnimin dhe profesionalizimin e vazhdueshëm…

Source

Shkencëtarët koreano-jugorë zbulojnë se qelizat kancerogjene mund të kthehen në qeliza normale

By: lindita
6 February 2026 at 09:26

Shkencëtarë nga Koreja e Jugut kanë arritur një zbulim të rëndësishëm në luftën kundër kancerit, duke treguar se qelizat kancerogjene nuk kanë gjithmonë nevojë të shkatërrohen, por në disa raste mund të rikthehen në gjendje normale. Duke përdorur modele dixhitale të quajtura “binjakë digjitalë” të rrjeteve gjenetike, studiuesit simuluan sjelljen e qelizave kancerogjene dhe u fokusuan jo te…

Source

Elita perëndimore me “brekë nëpër këmbë” kërkon shpëtim tek KGB-ja!

By: lindita
6 February 2026 at 09:09

Nga Mentor Kikia Pasi u kap me brekë nëpër këmbë, një pjesë e mirë e elitës politike ekonomike e artistike perëndimore, po kërkon shpëtim tek shërbimi sekret rus. Ekspozimin publik të degradimit dhe degjenerimit të pushtetit politik dhe ekonomik, po kërkon t’ia faturojë të vetmit armik që mund të jetë i besueshëm në këtë kohë. Padyshim, femra dhe seksi kanë qenë me kohë mjete shantazhi dhe…

Source

Reshje shiu dhe bore në zonat malore, parashikimi i motit për ditën e sotme

By: lindita
6 February 2026 at 09:06

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe në pjesën e parë të ditës. Vranësirat do të shoqërohen me reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët…

Source

Before yesterdayMain stream

TikTok u hap në Shqipëri, Qeveria njoftim zyrtar: Bllokimi shërbeu për të hapur një dialog me platformën

By: lindita
5 February 2026 at 14:30

Agjencia për Media dhe Informim sqaron median dhe opinion publik në lidhje me vendimin e Këshillit të Ministrave datë 03.02.2026 për heqjen e masave të përkohshme për ndalimin e aksesit në platformën online TikTok. Heqja e masave të përkohshme për ndërprerjen e aksesit në platformën online TikTok është rezultat i një rivlerësimi institucional dhe i adresimit konkret të shqetësimeve që lidhen me…

Source

❌
❌