Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 15 January 2026Main stream

Vora debuton me fitore në stadiumin e ri, i shkakton humbjen e tretë radhazi Partizanit

By: rozalb
15 January 2026 at 15:33

Partizani arriti të sigurojë tri pikë të rëndësishme në përballjen ndaj Vorës, duke fituar me rezultatin minimal 1-0 në një ndeshje të luftuar deri në sekondat e fundit. Skuadra e drejtuar nga Arian Bellai ia doli të triumfojë në shtëpi përballë ekipit të Oltijon Kërnasë, pas një takimi të mbushur me emocione. Pjesa e parë u karakterizua nga ekuilibri dhe tensioni, ndërsa momenti kyç erdhi pak…

Source

Promovimi i futbollit të fëmijëve/ Turneu “Futsal Junior” nis nesër, 16 ekipe pjesëmarrëse për grupmoshën U-13

By: rozalb
15 January 2026 at 13:47

Nesër nis edicioni i tretë i turneut “Futsal Junior”, një aktivitet i dedikuar zhvillimit të futbollit të sallës dhe moshave të reja, i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, Shoqata Rajonale e Futbollit Tiranë dhe Agjencia e Parqeve Rekreative. Turneu zhvillohet në ambientet e Parkut Olimpik “Feti Borova”. Të parët që do të zbresin në fushë janë fëmijët e grupmoshës U-13…

Source

Real Madridi ka nisur të mendojë për trajnerin e ardhshëm, ëndrra është Klopp

By: rozalb
15 January 2026 at 13:25

Kur Alvaro Arbeloa mori drejtimin e Real Madridit në fillim të javës, vështirë se mund ta imagjinonte një start kaq të vështirë. Megjithatë, mbrëmjen e kaluar “Los Blancos” u eliminuan në fazën e 1/8-ve të Kupës së Mbretit nga Albacete, një skuadër që po lufton për mbijetesë në Segunda División, duke pësuar një humbje të konsideruar historike. Disfata ka ndezur menjëherë kritikat ndaj Arbeloas…

Source

Arbeloa flet pas turpërimit: Faji im, ja çfarë i mungon skuadrës

By: rozalb
15 January 2026 at 12:40

Alvaro Arbeloa ka regjistruar shumë shpejt humbjen e tij të parë në krye të Real Madridit, pas eliminimit nga Kupa e Mbretit. Trajneri i ri i skuadrës madrilene nuk u shmang nga përgjegjësia, duke dalë hapur pas ndeshjes dhe duke dhënë mesazhe të qarta si për të tashmen, ashtu edhe për të ardhmen e ekipit. I pyetur për gjendjen fizike të lojtarëve dhe rikthimin e Antonio Pintus në stafin teknik…

Source

Milani tenton të afrojë Vlahovicin e ri nga Partizani i Beogradit

By: rozalb
15 January 2026 at 12:25

Milani ka rihapur pistën që çon te Andrej Kostiç. Klubi kuqezi zhvilloi kontakte intensive me Partizanin e Beogradit gjatë muajit dhjetor, ka rifilluar negociatat me synimin për ta transferuar talentin serb që në këtë merkato janari dhe për ta sjellë në Milanello. Kostiç, sulmues i lindur në vitin 2007, mund të aktivizohet si qendërsulmues ose si sulmues i dytë dhe konsiderohet një nga talentet…

Source

Toni Kroos: Barcelona nuk ka shanse që të fitojë këtë vit Championsin

By: rozalb
15 January 2026 at 11:52

Barcelona po shijon ende triumfin në Superkupën e Spanjës, të fituar pas një përballjeje spektakolare ndaj Real Madridit me rezultatin 3-2 në Arabinë Saudite. Ky sukses ka rritur ndjeshëm besimin në kampin katalanas, të cilët synojnë një sezon të mbushur me trofe në La Liga, Kupën e Mbretit dhe mbi të gjitha në Champions League, trofe që mungon prej më shumë se një dekade.

Source

9 gola në 17 ndeshje, Ernest Muci po shfaqet si “fenomen” në Turqi

By: rozalb
15 January 2026 at 11:27

Ernest Muçi po kalon një formë të jashtëzakonshme, duke u kthyer në golashënues në Turqi, me gola të rëndësishëm në kampionat dhe Kupë. 24-vjeçari ishte një nga protagonistët kryesorë në fitoren bindëse 6-1 ndaj Istanbulsporit në javën e dytë të Grupit A të Kupës së Turqisë, ku realizoi dy gola dhe e çoi shifrën totale sezonale në 9 gola. Në Superligën turke, Muçi ka shënuar gola në pesë…

Source

Interi zyrtarisht kampione dimri, Chivu me mirë se Conte pas 20 javësh

By: rozalb
15 January 2026 at 10:26

Interi është zyrtarisht kampion dimri. Me fitoren e vështirë ndaj Lecces, zikaltërit kanë mbyllur edhe matematikisht fazën e parë të kampionatit, duke u ngjitur në kuotën e 46 pikëve pas 20 javësh dhe duke marrë “pole position” për titullin kampion. Trajneri Cristian Chivu, i cili mori drejtimin e skuadrës në verë mes shumë pritshmërish dhe skepticizmi nga jashtë, po firmos një ecuri shumë…

Source

Kompany barazon Pep Guardiolën, ja rekordi i pabesueshëm te Bayerni

By: rozalb
15 January 2026 at 09:24

Bayern Munich po kalon një sezon historik në Bundesligë, duke vendosur rekorde të reja dhe duke konfirmuar dominimin absolut në futbollin gjerman. Me 47 pikë të grumbulluara dhe një golavarazh impresionues 66:13, skuadra e drejtuar nga Vincent Kompany ka regjistruar gjysmën e parë më të mirë të një sezoni në historinë e elitës gjermane. Rekordi i mëparshëm mbahej po nga Bayerni i Pep Guardiolës në…

Source

“Qesharake”, shtypi spanjoll reagon pas turpërimit të Realit në Kupë

By: rozalb
15 January 2026 at 09:03

Shtypi spanjoll ka reaguar ashpër pas paraqitjes zhgënjyese të Real Madridit në ndeshjen e parë nën drejtimin e Arbeloas. Eliminimi surprizë dhe humbja e radhës kanë shkaktuar një valë kritikash nga gazetat kryesore sportive, të cilat nuk kanë kursyer titujt e fortë. “Marca” i ka kushtuar faqen e parë këtij dështimi me titullin “Dështim total”, duke theksuar se debutimi i Arbeloas u mbyll me një…

Source

Arbeloa e nis me turp aventurën te Reali, eliminohet nga Albacete në Kupën e Mbretit

By: rozalb
14 January 2026 at 23:14

Debutimi i parë i Real Madridit nën drejtimin e Alvaro Arbeloas përfundon në mënyrën më të keqe. Në stadiumin “Carlos Belmonte”, madrilenët u mposhtën 3-2 nga Albacete dhe u eliminuan në fazën e 1/8-ave të finales së Kupës së Mbretit, duke shkaktuar një surprizë të madhe në futbollin spanjoll. Skuadra vendase kaloi në avantazh në minutën e 42-të me golin e Javi Villar. Reali reagoi në fundin e…

Source

Carabao Cup/ Arsenali fiton aktin e parë gjysmëfinal ndaj Chelsea-t

By: rozalb
14 January 2026 at 23:08

Chelsea i drejtuar nga Liam Rosenior pësoi një humbje në shtëpi në gjysmëfinalen e parë të Carabao Cup, duke u mposhtur 2-3 nga Arsenali i Mikel Artetës në “Stamford Bridge”. Një rezultat që i jep avantazh të konsiderueshëm “Topçinjve” përpara ndeshjes së kthimit, e planifikuar më 3 shkurt në “Emirates”. Arsenali e nisi fuqishëm takimin dhe kaloi në epërsi që në minutën e 7-të me Ben White.

Source

Bayerni fiton me përmbysje ndaj Koln dhe blindon kreun

By: rozalb
14 January 2026 at 22:55

Bayern Mynih vazhdon marshimin e sigurt në Bundesliga, duke kaluar edhe pengesën Këln me fitoren 3-1. Kampionët në fuqi u detyruan të përmbysin rezultatin, pasi miqtë kaluan të parët në avantazh me Maina në minutën e 41-të, duke befasuar “Allianz Arena”. Reagimi i bavarezëve nuk vonoi. Në minutat shtesë të pjesës së parë, Serge Gnabry barazoi shifrat, duke rikthyer qetësinë te skuadra e drejtuar…

Source

Interi vuan ndaj Lecces, Esposito i jep 3 pikët e arratisjes në krye

By: rozalb
14 January 2026 at 22:50

Interi i drejtuar nga Cristian Chivu hedh një hap të rëndësishëm drejt shkëputjes në krye të Serie A, falë fitores minimale 1-0 ndaj Lecces në ndeshjen e prapambetur të javës së 16-të. Para publikut të “San Siros”, zikaltërit lënë pas barazimin 2-2 me Napolin dhe përfitojnë edhe nga ndalesa e rivalëve, të cilët u ndalën 0-0 nga Parma. Ndeshja ishte e luftuar dhe me raste nga të dyja palët.

Source

Yesterday — 14 January 2026Main stream

Napoli ndalet sërish, nuk fiton dot ndaj Parmës

By: rozalb
14 January 2026 at 20:38

Ndeshje e prapambetur e javës së 16-të të Serie A mes Napolit dhe Parmës u mbyll me një barazim pa gola në “Maradona”, rezultat që i detyron napolitanët të kënaqen me barazimin e tretë radhazi në kampionat. Antonio Conte, i pezulluar dhe i detyruar ta ndjekë ndeshjen nga tribuna, vendosi të rikthente Lang titullar dhe i besoi fanellën nga minuta e parë edhe Mazzocchit. Nga ana tjetër…

Source

Superiore/ Vllaznia triumfon ndaj Egnatias, Elbasani bën paqe me Flamurtarin

By: rozalb
14 January 2026 at 19:13

Janë mbyllur dy përballjet e javës së 19-të të Abissnet Superiore, me rezultate që ndikojnë drejtpërdrejt në renditjen e kreut dhe zonës së poshtme të tabelës. Në stadiumin “Loro Boriçi”, Vllaznia regjistroi një fitore me peshë përballë kampiones në fuqi, Egnatias. Shkodranët zhvilluan një ndeshje të kujdesshme dhe u shpërblyen në pjesën e parë, kur pas një aksioni të ndërtuar me durim…

Source

Tirana jep sinjale për mbijetesë, triumfon në transfertën ndaj Bylis

By: rozalb
14 January 2026 at 15:30

Superliga shqiptare u rikthye në fushë këtë të mërkurë me ndeshjet e raundit të 19-të, ku vëmendja ishte e përqendruar në Ballsh. Në stadiumin “Adush Muça”, Tirana arriti një fitore shumë të rëndësishme ndaj Bylisit, duke u imponuar me rezultatin minimal 0-1. Ndeshja u vendos në minutën e 63-të, kur Rafa Freitas u tregua i saktë nga pika e penalltisë, duke i dhënë bardhebluve tre pikë jetike në…

Source

Juventus këmbëngul për Mingueza-n, bën gati 7 milionë euro

By: rozalb
14 January 2026 at 15:12

Juventusi ka vendosur të përshpejtojë lëvizjet në merkato për të siguruar menjëherë shërbimet e Oscar Mingueza-s. Klubi bardhezi synon ta sjellë mbrojtësin e djathtë në Torino që gjatë kësaj merkatoje dimërore, për të forcuar repartin defensiv në pjesën e dytë të sezonit. Drejtuesit e Juves janë gati të vendosin në tavolinë një ofertë prej 7 milionë eurosh për të bindur Celta Vigo-n të heqë dorë…

Source

Roma transferon futbollistin e Aston Villa-s, sot kryen vizitat mjekësore

By: rozalb
14 January 2026 at 14:57

Pas dështimit për Jack Raspadorin dhe ngërçit të vazhdueshëm për Joshua Zirkzee, merkatoja e Romës më në fund po merr hov. Klubi verdhekuq ka mbyllur një operacion të rëndësishëm në repartin ofensiv, duke siguruar shërbimet e Donyell Malen. Në pritje të zyrtarizimit të Robinio Vaz, ish-lojtar i Marseille-s që pritet së shpejti të kryejë vizitat mjekësore në kryeqytet…

Source

Galatasaray zbarkon sërish në Milano, synon të marrë Calahanoglu

By: rozalb
14 January 2026 at 13:46

Galatasaray nuk i ka humbur shpresat për të realizuar një ëndërr të madhe; marrjen e Hakan Calhanoglu. Sipas “Fanatik”, Abdullah Kavukcu, zv.presidenti i “Sportif AS” (kompania që menaxhon aktivitetet sportive të Galatasaray), ka udhëtuar direkt në Milano. Në Turqi raportohet se është bërë një verifikim për transferimin e mesfushorit të Interit, transferim që dukej pothuajse i pamundur.

Source

❌
❌