Performancë të shkëlqyer editoriale dhe e audiencës, Euronews i disponueshëm në 430 milionë familje në 166 vende të botës
Euronews Group, organizata më e madhe ndërkombëtare e medias së lajmeve në Evropë, ka raportuar performancën më të fortë financiare në historinë e saj, duke shënuar përfundimin me sukses të një kthese trevjeçare. Të ardhurat arritën në 77 milionë euro në vitin 2025, një rekord historik për Grupin, duke u përkthyer në EBITDA rekord dhe rezultatin më të mirë neto që nga krijimi i tij.