Berisha përsërit thirrjen për protestën e 10 shkurtit
Lideri demokrat, Berisha, ka përsëritur sot thirrjen e tij drejtuar demokratëve për protestë me 10 shkurt ora 17.00. Sipas Flamur Nokës, numrit dy në PD, me 10 shkurt fillon ditë-natë në shesh pa ndalesë. Ndërkohë PD po përzgjedh emrat të cilët do të qëndrojnë para sheshit me çadra e stola. Skema e lidershipit mbetet që sheshi të jetë plot, duke zëvëndësuar ata që lodhen në çadra.