Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Theva një brinjë gjatë skenës intime”, aktorja e “Game of Thrones” flet për prapaskenat e serialit!

By: man jola
17 January 2026 at 15:37
Aktorja e njohur Emilia Clarke ka zbuluar se pësoi një dëmtim serioz gjatë xhirimeve të një skene intime për serialin e saj të ri, “Ponie”. Aktorja tregoi se theu një brinjë gjatë xhirimeve, në një intervistë për TheWrap, ku foli për projektin e ri televiziv të vendosur në vitet 1970, në kulmin e Luftës së […]

Chiara Ferragni thyen heshtjen pas 2 vitesh: Fedez më braktisi…

By: man jola
17 January 2026 at 11:40
Pas dy vitesh heshtjeje, Chiara Ferragni ka dhënë intervistën e saj të parë publike, vetëm pak ditë pasi gjykata e shpalli të pafajshme në çështjen e mashtrimit të rënduar, të lidhur me fushatat “Pandoro Balocco Pink Christmas” dhe “Uova di Pasqua”. Influencerja dhe sipërmarrësja 37-vjeçare ka treguar për mediat italiane se vendimi i gjykatës i […]

“Miqtë më kthyen shpinën”, rikthehet Armaldo Kllogjeri: Treguan fytyrën e vërtetë…

By: man jola
16 January 2026 at 11:01
Në një intervistë për emisionin “Ftesë në 5”, Armaldo Kllogjeri u rikthye sot në ekran, duke ndarë detaje nga jeta e tij personale dhe përvojat pas daljes nga Big Brother VIP. Ai foli me shumë emocion për vajzën e tij të vogël, Rean, duke treguar se e ka përkëdhelur pafund dhe se e ka rritur […]

“Nuk u përshtata”, Stine rrëfen arsyet e largimit nga BBV5!

By: man jola
15 January 2026 at 11:37
Stine ka dhënë së fundmi një intervistë për “Big Brother Radio” me Elona Duron, ku ka folur hapur për vendimin e tij për t’u larguar nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania 5”. Gjatë Prime-it të 10 janarit, ai surprizoi publikun kur deklaroi se nuk kishte më dëshirë të vazhdonte lojën dhe se nuk e […]

Bebi nr.4 është rrugës? Rihanna na bëri lëmsh!

By: man jola
14 January 2026 at 13:41
Rihanna duket se po mendon sërish për zgjerimin e familjes së saj. Këngëtarja e famshme, e cila aktualisht është nënë e tre fëmijëve me partnerin A$AP Rocky,  RZA (3 vjeç), Riot (2 vjeç) dhe Rocki (3 muajsh), ka lënë të kuptohet se mund të jetë e hapur për një shtatzëni tjetër në vitin 2026. Aludimet […]

“Bekimi ynë”, vëllai i Romeo dhe Donald Veshaj, baba për herë të parë!

By: man jola
14 January 2026 at 10:45
Mario Veshaj dhe gazetarja Kristina Mere janë bërë prindër për herë të parë. Lajmin e bukur e ka ndarë vetë Mario ditën e djeshme përmes një postimi në Instagram, ku njoftoi ardhjen në jetë të vajzës së tyre. Në një mesazh emocionues, ai shprehet: “Bekimi ynë i vogël! Kjo ka qenë ëndrra ime më e […]

E dashuruar? Jo vetëm kaq, Rina Balaj paska shumë për të thënë për partnerin!

By: man jola
13 January 2026 at 12:06
Rina Balaj duket se ka hyrë në një kapitull të ri të jetës së saj, ku privatësia është kthyer në prioritet absolut. Këtë herë, ajo ka zgjedhur ta mbajë dashurinë larg syrit të publikut, pavarësisht kureshtjes së madhe të fansave. Edhe pse nuk ka zbuluar identitetin e partnerit, Rina ka lënë disa “të dhëna” interesante […]

Nicola Peltz drastike ndaj familjes Beckham, fshin çdo gjurmë të tyre në rrjetet sociale!

By: man jola
12 January 2026 at 13:18
Nicola Peltz, bashkëshortja e Brooklyn Beckham, djalit të ish-futbollistit legjendar britanik David Beckham, është rikthyer në qendër të vëmendjes mediatike pasi ka fshirë nga Instagrami çdo postim që lidhej me familjen Beckham. Aktorja 31-vjeçare dhe bashkëshorti i saj duket se kanë zgjedhur të distancohen plotësisht nga David dhe Victoria Beckham. Sipas mediave, Nicola ka hequr […]

Golden Globes 2026: Lista e plotë e fituesve

By: man jola
12 January 2026 at 10:14
  Çmimet Golden Globe u ndanë mbrëmjen e kaluar në edicionin e tyre të 83-të, nën moderimin e komedianes Nikki Glaser. Në kategoritë kinematografike dominuan filmat “One Battle After Another” dhe “Hamnet”, ndërsa në televizion u veçuan serialet “Adolescence”, “The Pitt” dhe “The Studio”. Këtë vit, për herë të parë, u përfshi edhe një kategori […]

Xhesika Berberi i thotë “PO” dashurisë!

By: man jola
10 January 2026 at 17:18
Modelja shqiptare Xhesika Berberi e ka nisur vitin e ri me propozimin më romantik, nga partneri i saj Rodrigo, me të cilin jeton prej afro dy vitesh një histori të bukur dashurie. Ylli shqiptar i tha “PO” sipërmarrësit, gjatë pushimeve në Amanera, Republikë Domenikane. Xhesika Berberi ka zgjedhur që ta ruajë hermetike jetën e saj […]

Eklipsi diellor në Ujor, koha për fillime të reja!

By: man jola
10 January 2026 at 16:49
Më 17 shkurt 2026, qielli do të na befasojë me një eklips diellor Annular në shenjën e Ujorit, një fenomen që flet për fillime të reja, reflektim dhe mundësi të pazbuluara. Gjatë këtij eklipsi, Hëna kalon përpara Diellit, duke krijuar një “unazë drite” në qiell, një shenjë se ndryshimet vijnë gradualisht, duke hapur rrugën për […]

“Do të ta mbaj emrin lart”, Ronela kujton të atin e ndjerë!

By: man jola
10 January 2026 at 14:16
  Ronela Hajati ka ndarë një mesazh shumë prekës në Instagram për babanë e saj, duke përkujtuar ditëlindjen e tij edhe pse ai nuk është më mes tyre. Në Story, ajo shpreh dashurinë dhe respektin e madh që ka për të, duke kujtuar jo vetëm rolin e tij si baba, por edhe si një burrë […]

“Nuk jam lezbike”, Kendall Jenner i jep fund thashethemeve: Do ta thosha hapur nëse do isha!

By: man jola
10 January 2026 at 11:10
Kendall Jenner ka vendosur t’u japë fund thashethemeve që prej vitesh e përshkruajnë si një lezbike të fshehtë. Gjatë një episodi të podcast-it In Your Dreams, të premten më 9 janar, 30-vjeçarja foli hapur për spekulimet që kanë qarkulluar vazhdimisht në internet. “Ka një pjesë të internetit që mendon se jam lezbike,” i tha Jenner […]

Bora feston ditëlindjen dhe Donaldi e qau urimin!

By: man jola
9 January 2026 at 12:40
Bora Zemani feston sot ditëlindjen, ndërsa një nga urimet që ka tërhequr më shumë vëmendje ka qenë ai i partnerit të saj, Donald Veshaj. Përmes një “story” në Instagram, Donaldi ka shkruar një dedikim plot dashuri, duke i uruar realizimin e të gjitha ëndrrave dhe duke theksuar se kjo është një ditë shumë e veçantë […]

“Zemra jote e butë”, Anjeza Shahini ka një mesazh për Mirin: Ata që të hedhin baltë sot, do kërrusen nesër…

By: man jola
9 January 2026 at 11:02
Këngëtarja Anjeza Shahini ka reaguar publikisht në rrjetet sociale në mbrojtje të Mirit, pas komenteve dhe akuzave të forta që ai ka marrë nga publiku dhe rrjetet sociale. Në një mesazh të gjatë, ajo shprehet se është e shqetësuar nga mënyra se si gjykohen dhe etiketohen njerëzit, duke theksuar se Miri është një njeri me […]

“Jam gjykuar”, Zaimina Vasjari flet si rrallëherë për marrëdhënien me partnerin!

By: man jola
8 January 2026 at 20:53
Në një intervistë për “Inspire Podcast”, me Alketa Vejsiun, Zaimina Vasjari foli më hapur për historinë e saj të dashurisë, e cila që në fillesë nuk ka qenë pa vështirësi. Ajo tregoi se partnerin e ka njohur që në moshën 17-vjeçare. Megjithëse rrugët e tyre u ndanë për një periudhë, jeta i bashkoi sërish, këtë […]

Rrjetet sociale kthejnë veshjen e Maduro-s në trend global!

By: man jola
8 January 2026 at 11:23
Një detaj i papritur ka tërhequr vëmendjen globale pas publikimit të imazheve të presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro. Fotografia ku ai shfaqet i veshur me një kostum sportiv gri u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale dhe shkaktoi një reagim zinxhir që pak kush e kishte parashikuar. Bëhet fjalë për një tuta sportive të markës […]

Arbër Hajdari mendon se mes Selin dhe Mirit ka ndjenja!

By: man jola
7 January 2026 at 11:21
Raporti mes Selit dhe Mirit u shndërrua në një nga temat kryesore të Prime-it të sotëm, duke tërhequr vëmendjen si të opinionistëve ashtu edhe të publikut, të cilët u fokusuan te afrimiteti i tyre brenda shtëpisë. Arbër Hajdari dha mendimin e tij në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke theksuar se në një ambient të izoluar dhe […]

Puthja e parë në BBV5, (nuk) na habiti!

By: man jola
6 January 2026 at 13:25
Brikena, Greta, Mateo, Kristi, Mali dhe Miri u bashkuan mbrëmjen e djeshme me pjesën tjetër të banorëve të shtëpisë pas daljes nga izolimi i akuariumit. Vëllai i Madh u dha atyre një mundësi të veçantë për të dalë, por me një kusht. Gjashtë banorët nuk duhet të komunikonin me asnjë tjetër jashtë grupit të tyre. […]

“Tallje publike, jo më eksperiment”, Sara Gjordeni ka dy fjalë për “Big Brother VIP”!

By: man jola
6 January 2026 at 11:24
Big Brother VIP është bërë temë e ditës. Së fundmi, për dinamikat që po ndodhin brenda shtëpisë së famshme, ka reaguar dhe Sara Gjordeni, ish-banore e formatit. Ajo shprehet se ekzagjerimi i situatave në kurriz të personalitetit të banorëve është jo-njerëzor dhe se formati ka humbur thelbin e tij si eksperiment social. Sipas saj, shpërndarja […]
❌
❌