Presidenti Donald Trump iu drejtua kombit për herë të parë, pas operacionit të SHBA-së në Venezuelë. Gjatë fjalës së tij, Trum tha se SHBA-të “do ta drejtojnë” Venezuelën, pas kapjes së Presidentit Venezuelan Nicolás Maduro. “Ne do ta drejtojmë vendin deri në kohën kur të mund të bëjmë një tranzicion të sigurt, të duhur dhe të mençur”, tha Trump gjatë një konference për shtyp nga klubi i tij Mar-a-Lago në Florida. Trump nuk ofroi një afat kohor se sa kohë parashikonte ai se do të zgjaste një tranzicion i tillë i pushtetit, shkruan A2 CNN. Kujtojmë se mëngjesin e sotëm ushtria e SHBA bombardoi disa baza ushtarake në Venezuelë dhe kapi Presidentin Maduro dhe bashkëshorten e tij. #a2cnn #lajmeshqip #ndiqa2cnn #lajmifundit #A2CNN
Muzikanti (dhe inxhinieri) Klejd Guza luan ‘live’ në ELEFANTI NË DHOMË disa prej kompozimeve të tij të spikatura, teksa reflekton mbi profesionin si inxhinier, jetën në mërgim si edhe frymëzimin dhe krijimtarinë në Shqipërinë e kohëve tona. ELEFANTI NË DHOMË #84 hidhet i plotë (uncut) të dielën, ora 19:00 në Youtube, Spotify dhe Apple Podcasts. #A2CNN
Nicolás Maduro dhe gruaja e tij, Cilia Flores, mësohet se po mbahen të ndaluar në anijen amfibe sulmuese USS Iwo Jima dhe janë duke shkuar drejt Nju Jorkut për t'u ndjekur penalisht për trafik droge. Julio Sánchez Cristo, drejtor i medias kolumbiane ‘La W’, zbuloi imazhin e parë të kapjes së presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro dhe gruas së tij, Cilia Flores, nga Shtetet e Bashkuara. Më herët, në një intervistë për Fox News, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se presidenti venezuelian dhe zonja e parë po mbahen të ndaluara në anijen sulmuese amfibe USS Iwo Jima dhe janë duke shkuar për në Nju Jork për t'u ndjekur penalisht për trafik droge. Ai zbuloi gjithashtu detaje të operacionit të forcave speciale të SHBA-së në Venezuelë herët këtë mëngjes, shkruan A2 CNN. “Ata janë duke shkuar për në Nju Jork. Ata janë paditur në Nju Jork. Fillimisht u çuan në një anije, Iwo Jima dhe do të vazhdojnë për në Nju Jork. U çuan me helikopter. Një fluturim i këndshëm, jam i sigurt se u pëlqeu”, tha më herët Trump. Edhe pse presidenti nuk donte të zbulonte detaje të operacionit të forcave speciale para konferencës së tij të planifikuar për shtyp, ai tregoi se ishte një operacion kapjeje “i detajuar”, në të cilin sipas tij “ata praktikuan dhe planifikuan gjithçka”. Sipas mediave amerikane, operacioni u krye nga një njësi e elitës Delta Force, e cila i nxori Maduron dhe Flores nga shtrati dhe i futi në një helikopter, shkruan A2 CNN. #a2cnn #lajmeshqip #ndiqa2cnn #lajmifundit #A2CNN
Presidenti Donald Trump tha në "Fox & Friends Weekend" se diktatori venezuelian Nicolás Maduro dhe gruaja e tij u dërguan me helikopter në anijen luftarake USS Iwo Jima. Të dy u kapën gjatë një operacioni të shtunën në mëngjes në Karakas. Prezantuesi i Fox News, Griff Jenkins, e pyeti Trumpin : “Megjithatë, para se të të lëmë të ikësh, a mund të na tregosh se ku janë Maduro dhe gruaja e tij në këtë moment?” “Epo, ata do të shkojnë në Nju Jork”, tha Trump. Griffin ndërhyri, “a u çuan më parë në ndonjë anije?” "Po, Iwo Jima," tha Trump. "Ata do të shkojnë në Nju Jork. Helikopterët i nxorën jashtë dhe ata bënë një fluturim të këndshëm me helikopter. Jam i sigurt se u pëlqeu shumë, por kanë vrarë shumë njerëz", shtoi më tej Trump. "Madje edhe njerëz në vendin e tyre. Ata vranë shumë njerëz për të mbajtur pushtetin. Ai është një person shumë i egër", vijoi Trump, shkruan A2 CNN. Më herët të shtunën, Trump konfirmoi në Truth Social se SHBA-të kryen sulme në Karakas dhe kapën si Maduron ashtu edhe gruan e tij. Fox News ka mësuar se Maduro mund të paraqitet të hënën në gjykatën federale në Nju Jork, ku ai u padit vite më parë. #A2CNN
Kina, përmes një deklarate të bërë nga Ministria e Jashtme, ka dënuar sulmet e Shteteve të Bashkuara në Venezuelë. Përmes deklaratës në fjalë, Kina dënon fuqimisht atë që ajo e cilëson si përdorim flagrant të forcës në SHBA-të kundër një shteti sovran, shkruan A2 CNN. “Kina është thellësisht e tronditur dhe dënon fuqimisht përdorimin flagrant të forcës nga SHBA-të kundër një shteti sovran dhe veprimet kundër presidentit të tij (Nicolás Maduro)”, tha zëdhënësi i ministrisë në një postim në rrjeton social ‘X’. “Akte të tilla hegjemonike të SHBA-së shkelin rëndë të drejtën ndërkombëtare dhe sovranitetin e Venezuelës dhe kërcënojnë paqen dhe sigurinë në Amerikën Latine dhe rajonin e Karaibeve. Kina e kundërshton me vendosmëri këtë. Ne i bëjmë thirrje SHBA-së të respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe qëllimet e parimet e Kartës së OKB-së, dhe të ndalojë shkeljen e sovranitetit dhe sigurisë së vendeve të tjera”, shtoi ai më tej. #A2CNN
Takimi i fundit i Maduros para arrestimit, ku u diskutuan zhvillimet politike dhe tensionet e fundit, pak orë para ndërhyrjes së autoriteteve #a2cnn #lajmeshqip #ndiqa2cnn #lajmifundit #a2cnd2326
Aktivitete ushtarake janë parë në territorin amerikan në Puerto Rico gjatë së shtunës, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës sulmuan Venezuelën dhe kapën presidentin e saj Nicolas Maduro. Kjo ishte ndërhyrja më e drejtpërdrejtë e Uashingtonit në Amerikën Latine që nga pushtimi i Panamasë më 1989. Avionë janë parë duke u ngritur dhe ulur në dy baza në ishull, të vendosura rreth 800 kilometra nga Venezuela. Megjithatë, Reuters raporton se ende nuk është e konfirmuar nëse aktiviteti i parë në këto baza lidhet me operacionin në Venezuelë. #venezuela #usa
Dy muaj më parë, kur Maduro, tashmë, i arrestuar shpërfillte kërkesat e SHBA dhe bënte humor me Trump. Gjatë një mbledhje të partisë së tij, që transmetohej nga televizioni shtetëror në nëntor, Maduro deklaroi ndër të tjera, se qeveria amerikane e kishte bërë më të famshëm se këngëtarja Taylor Swift. #venezuela #politics
Të rinj nga Pogradeci, Korça dhe Tirana janë bërë bashkë edhe këtë 2 janar për të nisur vitin e ri me një aktivitet në natyrë, duke bërë hiking në malin e Thatë. Ky destinacion malor i veçantë, i njohur për pozicionin unik që ndan Liqenin e Ohrit nga ai i Prespës, u ka ofruar pjesëmarrësve pamje magjepsëse dhe një eksperiencë ndryshe në fillim të vitit. Hiking-u i 2 janarit po kthehet tashmë në një traditë të përvitshme, simbol i energjisë pozitive, miqësisë dhe dashurisë për natyrën. #a2ccc #like
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Orikumin e Vlorës, ditën e sotme, ku një grua rreth 40 vjeçe është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. A2 CNN raporton se, viktima është gjetur e mbytur, ndërsa dyshimet e para janë se ajo është vrarë nga bashkëshorti i saj. Nga hetimet paraprake rezulton se bashkëshorti Llogora Xhebro dyshohet se ka vrarë bashkëshorten Sose Xhebro dhe më pas ka vrarë edhe veten. A2 CNN mëson se bashkëshorti Llogora Xhebro ka vrarë veten me armë zjarri në banesën e tij. Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave që çuan në këtë tragjedi. #A2CNN
I gjithë territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ulët në zonat e ulëta, ndërsa në zonat malore mbi 700 metra mbi nivelin e detit janë shënuar reshje bore. Rënia e borës ka sjellë edhe ulje të ndjeshme të temperaturave, veçanërisht në zonat e larta malore. Autoritetet raportojnë se situata paraqitet nën kontroll dhe po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme. Nga bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë nuk ka raportime për problematika apo situata emergjente. Sa i përket furnizimit me energji elektrike, i gjithë Qarku Kukës furnizohet normalisht, me përjashtim të Njësive Administrative Margegaj dhe Lekbibaj, si dhe fshatit Berishë në Njësinë Administrative Bytyç, Bashkia Tropojë. Drejtuesit e mjeteve këshillohen të lëvizin me kujdes të shtuar, veçanërisht gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, për shkak të temperaturave të ulëta që po mbizotërojnë në verilindje të vendit. #a2cnn #like
Fluks i lartë mjetesh është regjistruar aktualisht në të dyja anët e pikës së pagesës në Kalimash. Qarkullimi më i rënduar paraqitet në korsinë e aksit Tiranë–Kukës–Morinë–Kosovë, ku lëvizja e mjeteve është dukshëm më e madhe. Ky fluks vjen si pasojë e lirimit të rrugës për qarkullim, pas disa aksidenteve të ndodhura më herët në zonën e Rrëshenit, në Rrugën e Kombit, ku për një periudhë pati edhe bllokim të plotë të trafikut. Ndërkohë, Rruga e Kombit, në të dyja drejtimet e lëvizjes Kukës – Tuneli i Kalimashit, po përballet me reshje të dendura shiu të shoqëruara me erë të fortë, çka e bën qarkullimin më të vështirë. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të përshtatin shpejtësinë, për shkak të lagështisë dhe kushteve të pafavorshme të motit. #A2CNN #LIKE #lajmeshqip
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të martë në zonën e Kapeles, në qendër të Vlorës. Një automjet ka aksidentuar një kalimtar te vijat e bardha, duke e lënë atë në gjendje të rëndë shëndetësore. A2 CNN raporton se drejtuesi i automjetit është një 22-vjeçar ndërsa i plagosur ka mbetur një 90-vjeçari. Menjëherë pas ngjarjes, kalimtarët e pranishëm kanë ndërhyrë duke i dhënë ndihmën e parë të plagosurit, ndërsa është njoftuar urgjentisht ambulanca, e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka transportuar të dëmtuarin drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Në vendin e aksidentit ka mbërritur edhe Policia, e cila po kryen veprimet procedurale dhe po heton shkaqet e ngjarjes. Qarkullimi në zonë ka qenë përkohësisht i vështirësuar. #a2cnn #like #lajmeshqip
Një tjetër aksident është shënuar paraditen e sotme edhe në rrugën e Kombit. Nga të dhënat e para mësohet se janë përplasur disa mjete. Nuk ka raportime për viktima apo të plagosur. Në përditësim...
Policia në Holandë u qëllua me fishekzjarrë dhe u përball me "dhunë të jashtëzakonshme" në natën e Vitit të Ri. Një kishë e shekullit XIX në Amsterdam u përfshi nga zjarri në orët e para të 1 janarit, megjithëse shkaku i flakëve nuk dihet ende. Ndërkohë, një djalë 17-vjeçar dhe një burrë 38-vjeçar vdiqën në incidente me fishekzjarrë. Edhe në Gjermani ndodhi një tragjedi e ngjashme. Në Bielefeld policia lokale tha se dy 18-vjeçarë vdiqën pasi kishin ndezur fishekzjarrë në shtëpi, shkruan A2. Kryetarja e Sindikatës së Policisë Holandeze, Nine Kooiman, tha se ishte qëlluar me fishekzjarrë dhe eksplozivë të tjerë gjatë turnit të saj në Amsterdam. Sasia e dhunës ishte "e paparë", tha ajo. Raportet për sulme kundër policisë dhe zjarrfikësve ishin të përhapura në të gjithë Holandën për Vit të Ri. Bomba molotov u hodhën mbi policinë në qytetin jugor të Bredës. Në Roterdam, spitali i qytetit tha se kishte trajtuar 14 pacientë, përfshirë 10 të mitur, për lëndime në sy. Dy prej tyre iu nënshtruan ndërhyrjes kirurgjikale. Në Holandë, fishekzjarrët do të ndalohen në vitin 2026. Sipas Shoqatës Holandeze të Piroteknikës, një shifër rekord prej 129 milionë eurosh ishte shpenzuar për to këtë vit. #a2cnn