Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 8 February 2026Main stream

Ilir Meta dënon dhunën ndaj avokatit të tij

By: njeshi
8 February 2026 at 20:08

Ilir Meta ka reaguar pas dhunës ndaj avokatit të tij. Ai shkruan: “Dënoj me ashpërsi sulmin ndaj Avokatit Kujtim Cakrani nga dy banditë, të cilët jo vetëm duhet të identifikohen, por edhe të vendosen para ligjit sa më shpejt. Nuk është hera e parë, që sulmohen avokatët sepse jetojmë në një regjim ku ata konsiderohen jo vetëm të panevojshëm, por edhe problematikë. Solidaritetin tim të plotë me…

Source

Presidenti serb Vuçiq shkrin me ligj “SPAK-un” e tij!

By: njeshi
8 February 2026 at 20:01

Nga Zef Preçi- Vetëm një javë më parë, Asambleja Kombëtare (Parlamenti) e Serbisë miratoi ndryshimet në ligjet kryesore gjyqësore, të propozuara nga një deputet i Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet (U. Mrdić). Kritikët në Serbi pretendojnë se këto ndryshime, të miratuara shpejt dhe pa konsultime publike, do të kufizojnë pavarësinë e gjykatave dhe prokurorëve…

Source

Arrestime për trafik pistoletash në Tiranë

By: njeshi
8 February 2026 at 19:22

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, shprehu vlerësimin e veçantë për Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për operacionet e njëpasnjëshme, profesionale dhe të suksesshme që po zhvillon në goditjen e trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova drejt Shqipërisë, si dhe të veprimtarisë kriminale të shitjes dhe mbajtjes së tyre pa leje në territorin e Tiranës.

Source

Aeroporti i Rinasit mbetet në krye në Ballkanin Perëndimor, meritë e Kastrati Group

By: njeshi
8 February 2026 at 17:26

Sipas statistikave të publikuara nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka përpunuar 11.6 milionë pasagjerë gjatë vitit 2025, duke shënuar një rritje prej 8.7% krahasuar me vitin 2024 dhe duke u renditur i pari në rajon për nga volumi i pasagjerëve. Gjatë vitit 2025, TIA ka zgjeruar ndjeshëm rrjetin e fluturimeve…

Source

Berisha: Me 10 shkurt shkruhet fati i Shqipërisë dhe fati i Ramës!

By: njeshi
8 February 2026 at 13:02

Të dashur miq, më 10 shkurt, ju ftoj të marrim fatin e Shqipërisë në dorë. T’i qëndrojmë ligjeve dhe Kushtetutës së vendit si rruga e vetme drejt BE! #sb Fjala e plotë: Mirëdita! Të dashur qytetare dhe qytetarë, sot në monologun të dielës, Edi Rama në panik dhe i fantaksur, o zotua para jush në mënyrën më të papërgjegjshme se ai nuk do të përfillë vendimin e Gjykatës Kushtetuese…

Source

Gjykata Kushtetuese një institucion pa integritet, e ngritur nga njerëz me interesa inati e jo kushtetuese

By: njeshi
8 February 2026 at 12:56

Gjykata Kushtetuese foli, por nuk tha asgjë. Dha një vendim formal, por politikisht dhe kushtetueshmërisht të zbrazët. Një vendim që nuk mbron Kushtetutën, por i shmanget asaj. Kërkesa e Kryeministrit Edi Rama ishte e thjeshtë dhe thelbësore: a mund të pezullohet një ministër vetëm me firmën e një prokurori? Gjykata kishte detyrimin të fliste qartë, por zgjodhi të heshtë duke deklaruar se gjoja…

Source

Edi Rama: Gjykata Kushtetuese bëri një budallallëk. Sipas tyre tani SPAK mund të pezullojë edhe Presidentin!

By: njeshi
8 February 2026 at 09:59

Kryeministri Rama ishte i prerë këtë të dielë në Podcast kur foli për vendimin e Gjykatës Kushtetuese që nuk ishte fare vendim, siç tha, por “një budallallëk botëror”. Me tej Rama shtoi se kjo Gjykatë duhej të shprehej qartë për një kerkesë të Qeverisë, për të ndarë njëherë e mirë (dhe për çdo qeveri) se a mundet apo jo një prokuror apo gjyqtar të pezullojë një ministër nga detyra e tij për të…

Source

Edi Rama këtë të dielë ka folur edhe për rrogat e gjyqtarëve

By: njeshi
8 February 2026 at 09:48

Edi Rama, ndër të tjera, sot doli te podcast e tij edhe për rrogat e gjyqtarëve që duan ti rrisin me vendim të Gjykatës Kushtetuese e jo nga Ekzekutivi e parlamenti, siç është ligjore. Kryeministri theksoi se mbi 90 % e shqiptarëve janë kundër rritjes së pagave për gjyqtarët. Pra ai tha se nëse ndodh nga Kushtetuesja, atëhere parlamenti do të përdorë masa të tjera ligjore në këtë drejtim.

Source

Shpresa-AL e Lushit rriti çmimin e biletës së urbanit në Kamëz, qytetari ankohet tek Berisha

By: njeshi
8 February 2026 at 08:36

Gjatë takimit të kreut të PD, Sali Berisha me demokratët në Kamëz, u adresuan disa probleme mes të cilave dhe problemi i shtrenjtimit të biletës së autobusit. “Deputetët të jenë pak më të ashpër atje në parlament o doktor. Mos të na lënë vetëm ne që të çohen demokratët. Edhe ato. Ne po angazhohemi pa rrogë, pa lek, paguajmë edhe biletat e urbanit, megjithëse na e kanë ngritur këtu çmimin e…

Source

Berisha: Mazhoranca nuk ia heq imunitetin Belinda Ballukut

By: njeshi
8 February 2026 at 08:10

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese ku u rrëzua kërkesa e kryeministrit Rama, debati kryesor kalon të parlamenti që duhet të vendosë për heqjen ose jo të imunitetit për deputeten Belinda Balluku. Ajo, pas vendimit të Kushtetueses, nuk mund të jetë më zv/kryeministre dhe ministre. Lideri demokrat Berisha thotë se është i bindur se mazhoranca nuk do t’ja heqë imunitetin Ballukut.

Source

Before yesterdayMain stream

“Gjykata Kushtetuese ka votuar 8-0 kundër kryeministrit!”. Si do të reagojë Rama?

By: njeshi
7 February 2026 at 21:40

-Intervistë e Mero Bazes- Pyetje: Gjykata Kushtetuese dështoi të merrte një vendim për aneksën e qeverisë lidhur me kompetencën që ka një gjykatë të pezullojë nga detyra një anëtar të kabinetit? A është ky një problem i kuorumit apo çështje lobimi? Mero Baze: Që të jemi të qartë, Gjykata Kushtetuese në fakt ka votuar unanimisht tetë me zero kundër thelbit të kërkesës së qeverisë.

Source

Londra këndoi shqip prej Alban Skënderaj

By: njeshi
7 February 2026 at 18:59

Në një koncert historik në zemër të Londrës, në një nga sallat më ikonike të Anglisë dhe të botës, Alban Skënderaj bëri histori. Salla e tejmbushur këndonte e gjitha shqip. Albani disa herë u detyrua të mbante ison spektatorëve që këndonte kënget e tij. Ishte fantastike, një artist i madh në skenën me të madhe të Londrës. Asnjë shqiptar nuk e ka provuar deri me sot këtë skenë.

Source

META: 𝐓𝐞𝐳𝐚𝐭 𝐞 𝐄𝐝𝐢 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐧𝐮𝐤 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭𝐚 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐨𝐣𝐧𝐞̈ 𝐨𝐩𝐨𝐳𝐢𝐭𝐞̈𝐧

By: njeshi
7 February 2026 at 16:47

Nga Ilir Meta- Për gati 10 vite Edi Rama drejtoi me “sukses të plotë” edhe opozitën, përveçse Qeverinë, Parlamentin dhe çdo institucion tjetër, veç Presidencës deri më 24 korrik 2022. Kjo është një “meritë” dhe nuk mund t’i mohohet. Por kjo më shumë se “meritë” e tij për të korruptuar edhe lidershipin e opozitës ka qenë dobësi dhe pabesi e atyre që kanë pranuar të shiten për interesa…

Source

DW: Gjermania do të ruaj të drejtën për pagesa me para në dorë

By: njeshi
7 February 2026 at 16:32

Në Gjermani po bëhet gjithnjë e më e vështirë të paguash me para në dorë ose edhe të kesh para në dorë. Organizatat e mëdha i kanë bërë thirrje qeverisë. Në Gjermani, pagesat me para në dorë janë ende të mundshme, por jo aq sa ishin më parë. Në një anketë të kryer në tetor 2025 midis 1,000 personave në Gjermani, 30 përqind e tyre thanë se nuk kishin qenë në gjendje të paguanin me para në dorë në…

Source

Reagon Gazmend Bardhi për vendimin e Kushtetueses kundër Ramës

By: njeshi
7 February 2026 at 07:32

Një reagim ka ardhur nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e kryeministrit Edi Rama për masën e sigurisë të vendosur ndaj zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku. Në reagimin e tij Bardhi shprehet se tashmë alibitë kanë rënë, ndërsa Edi Rama u rrëzua në pretendimin e tij për të bllokuar…

Source

Rrëzohet Balluku/Kush votoi pro dhe kundër kërkesës së kryeministrit në Gjykatën Kushtetuese

By: njeshi
7 February 2026 at 07:29

Në një seancë maratonë për më shumë se 10 orë, 8 gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk arritën të marrin një vendimin për ankimimin e Edi Ramës për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra. Votat janë ndarë 4 pro dhe 4 kundër duke bërë që të mbetet në fuqi vendimi i GJKKO për pezullimin nga detyra të Ballukut. Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës për heqjen e masës së pezullimit nga…

Source

Berisha: 43 analistë mediatikë paguhen nga qeveria …

By: njeshi
6 February 2026 at 19:42

Gjatë fjalës me anëtarët dhe simpatizantët e degëve 8-10 në Tiranë, kryetari i PD-së Sali Berisha ka deklaruar se, censura dhe propaganda ndaj qytetarëve ka arritur kulmin. Lideri demokrat tha se “kam emrat e 43 analistëve që paguhen paguhen çdo ditë për t’u mashtruar ju, për të mashtruar qytetarët, për të gënjyer, për të zvogëluar krimet e qeverisë, për ta mbrojtur. Pra…

Source

❌
❌