Mblidhet sot Kuvendi, në fokus reforma Territoriale dhe interpelanca me ministrin e Drejtësisë
Mblidhet sot Kuvendi në seancë plenare. Në rend dite është projektvendimi “Për ndryshimin e vendimit nr. 75, datë 27.10.2025 “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Dje përfaqësuesit e opozitës bojkotuan për herë të katërt pjesëmarrjen në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale.