Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Milani ndalet ndaj Romës, Maignan shkëlqen me një seri pritjesh

By: rozalb
25 January 2026 at 22:48

Java e 22-të e Serie A sjell barazimin e parë sezonal për Romën, e cila deri më tani në kampionat kishte njohur vetëm fitore ose humbje. Verdhekuqtw ndalën Milanin në rezultatin 1-1 në “Olimpico”, një barazim që i buzëqesh Interit, tashmë +5 ndaj kuqezinjve, dhe që i lejon Romës të barazojë Napolin në renditje. Gasperini ngjitet kështu në krah të Contes në vendin e tretë me 43 pikë…

Source

Spalletti: Yildiz është një alien, na duhet një sulmues si … Hojlund

By: rozalb
25 January 2026 at 21:53

Pas fitores bindëse 3-0 ndaj Napolit, trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, ka analizuar paraqitjen e skuadrës së tij në një intervistë për Sky Sport, duke vlerësuar qasjen dhe mentalitetin e lojtarëve, si edhe duke nënvizuar nevojat e ekipit në merkato. “Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme. Të gjitha vlejnë tre pikë. Është një fitore e rëndësishme për ndërgjegjësimin për atë që bëjmë dhe…

Source

Fitoret e mëdha ndaj City-it dhe Arsenalit s’e bindin Roy Keane: Carrick nuk bën për United!

By: rozalb
25 January 2026 at 21:31

Pavarësisht nisjes mjaft pozitive të Michael Carrick në aventurën e tij të dytë në krye të stolit të Manchester United, debatet për të ardhmen e tij vazhdojnë. Carrick ka regjistruar dy fitore radhazi, 2-0 në derbin ndaj Manchester City dhe 3-2 në transfertë përballë Arsenalit, rezultate që kanë rikthyer optimizmin te tifozët e “Djajve të Kuq”. Megjithatë, jo të gjithë janë të bindur se ish…

Source

E pabesueshme/ Skuadra e Seria A harron portierin në stadium pas humbjes

By: rozalb
25 January 2026 at 20:58

Një ditë vërtet për t’u harruar për Emil Auderon, i cili pas humbjes në transfertë ndaj Sassuolos e ka përshkruar sfidën si një “e diel për t’u harruar”. Jo vetëm rezultati negativ, por edhe ajo që ndodhi në fushë dhe pas saj, e bënë mbrëmjen edhe më të hidhur për portierin dhe Cremoneses. Humbja në Reggio Emilia u ndikua drejtpërdrejt nga një gabim i Auderos. Në tentativën për të larguar një…

Source

Maguire zbulon sekretin e fitores spektakolare ndaj Arsenalit

By: rozalb
25 January 2026 at 20:31

Mbrojtësi i Manchester United, Harry Maguire, ka folur pas fitores dramatike 3-2 ndaj Arsenalit në “Emirates”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të Premier League, duke theksuar faktorët kyç që sollën suksesin e “Djajve të Kuq”. “Përballjet me Arsenalin janë gjithmonë speciale. Ata janë kryesuesit e kampionatit dhe na vunë në vështirësi, sidomos në 20 minutat e para. Por treguam karakter…

Source

SERIA A/ Juventus shkatërron Napolin e Contes me një fitore të thellë

By: rozalb
25 January 2026 at 20:01

Juventus merr një fitore të thellë ndaj Napolit në përballjen më të pritur të javës së 22-të në Serie A. Bardhezinjtë triumfuan 3-0 në “Allianz Stadium”, duke treguar dominim të plotë në fushë dhe duke i dhënë një goditje të rëndë rivalëve napolitanë. Ndeshja nisi me një rast të lartë për Juventusin, ndërkohë që Thuram goditi traversën në minutën e 21-të. Vetëm një minutë më vonë…

Source

United shkëlqen me Carrick, fitore spektakolare ndaj Arsenalit

By: rozalb
25 January 2026 at 19:31

Manchester United arrin të marrë një fitore spektakolare 3-2 ndaj Arsenalit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të Premier League, e zhvilluar këtë të diel në stadiumin “Emirates”. Arsenal kaloi i pari në avantazh në minutën e 30-të, kur një top arriti te Odegaard brenda zonës, dhe goditja e tij u devijua nga Lisandro Martinez, i cili në mënyrë të pakujdesshme e dërgoi në portën e tij.

Source

Elbasani rigjen fitoren në kampionat, mund Dinamo City-in

By: rozalb
25 January 2026 at 18:42

Elbasani rikthehet te suksesi në kampionat pas 4 ndeshjesh në kamopionat, duke triumfuar 2-0 ndaj Dinamos në përballjen direkte për zonën e sipërme të renditjes. Në këtë duel, protagonisti absolut ishte sulmuesi Ibrahima Diallo, i cili me një dopietë i siguroi verdhebluve tri pikë shumë të rëndësishme. Takimi u zhbllokua që në minutën e 5-të, kur Diallo përfitoi nga një gafë e portierit Aldo…

Source

Barcelona mposht vendin e fundit me 3 gola në pjesën e dytë

By: rozalb
25 January 2026 at 18:15

Barcelona regjistroi një fitore të rëndësishme në shtëpi, duke mposhtur Real Oviedon me rezultatin e pastër 3-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të kampionatit spanjoll, e zhvilluar në stadiumin “Spotify Camp Nou”. Pas një pjese të parë të ekuilibruar, katalanasit zhbllokuan rezultatin në minutën e 52-të, kur Dani Olmo realizoi një gol mjaft të bukur me një goditje të saktë…

Source

Seria A/ Atalanta fiton thellë ndaj Parmës, Genoa befason Bolognën

By: rozalb
25 January 2026 at 17:57

Atalanta u rikthye te fitoret në Serie A, duke dhënë një sinjal të fortë force pas triumfit të thellë 4-0 ndaj Parmës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të kampionatit italian. Skuadra e Gian Piero Gasperinit e nisi takimin me intensitet të lartë dhe e zhbllokoi rezultatin që në minutën e 15-të, kur Gianluca Scamacca u tregua i saktë nga pika e bardhë. Presioni i bergamaskëve vijoi dhe…

Source

Muçi: Vazhdoj kështu, ndjej mbështetjen e trajnerit dhe klubit

By: rozalb
25 January 2026 at 17:31

Ernest Muçi po kalon një periudhë mjaft pozitive te Trabzonspor, duke u përshtatur shpejt me ambientin dhe kërkesat e klubit turk. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka realizuar deri tani 8 gola me fanellën e Trabzonsporit, duke u shndërruar në një nga pikat kyçe të repartit ofensiv. Në një intervistë për Trabzonspor Magazine, Muçi ka folur për formën e tij të mirë, duke theksuar rolin vendimtar…

Source

Atletico Madrid fiton me lehtësi ndaj Mallorca-s së Muriqit

By: rozalb
25 January 2026 at 16:42

Atletico Madrid arriti një fitore të rëndësishme në shtëpi, duke mposhtur Mallorcan me rezultatin e pastër 3-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të La Ligës, e zhvilluar në stadiumin “Metropolitano”. Skuadra e Diego Simeones dominoi takimin nga minuta e parë deri në fund, duke treguar qartazi epërsi në lojë dhe efikasitet përpara portës kundërshtare. Goli i avantazhit erdhi në minutën e…

Source

Kategoria e Parë/ Skënderbeu rikthehet te fitorja, triumfojnë edhe Laçi e Pogradeci

By: rozalb
25 January 2026 at 16:14

Java e 19-të e Kategorisë së Parë dhuroi emocione, gola dhe rivalitet të fortë në të gjitha ndeshjet. Skuadrat kryesuese treguan forcë dhe vazhdimësi, duke arritur fitore të rëndësishme në transfertë. Skënderbeu u rikthye te suksesi pas barazimit të javës së kaluar, duke mposhtur Besën e Kavajës 3-2 në stadiumin “Luz i Vogël”, në një përballje të luftuar deri në fund.

Source

Teuta ndalet ndaj Vorës, miqtë braktisin fushën për disa minuta

By: rozalb
25 January 2026 at 16:01

Kriza e Teutës në kampionat vijon, me durrsakët që regjistrojnë ndeshjen e tetë radhazi pa fitore. Bregdetarët u ndalën këtë herë në barazimin 1-1 ndaj Vorës, në takimin e vlefshëm për javën e 21-të të Superiores. Sfida u zhvillua me tension dhe emocione, ndërsa Teuta ishte pranë një tjetër humbjeje. Vora kaloi në avantazh në pjesën e parë, kur Kasalla realizoi në minutën e 26-të…

Source

Tirana fiton duelin e mbijetesës ndaj Flamurtarit, por mbetet e fundit

By: rozalb
25 January 2026 at 15:37

Tirana arriti një fitore minimale, por tejet të rëndësishme, duke triumfuar 1-0 ndaj Flamurtarit në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të kampionatit. Në stadiumin “Selman Stërmasi”, të dyja skuadrat patën raste për të shënuar, por pjesa e parë u mbyll pa gola, me mbrojtjet që funksionuan mirë. Në fraksionin e dytë, kryeqytetasit u shfaqën më kërkues dhe e rritën presionin drejt portës…

Source

E BUJSHME/ Juventus grumbullon portierin shqiptar Huli për sfidën ndaj Napolit

By: rozalb
25 January 2026 at 15:20

Juventusi dhe Napoli përballen sot në orën 18:00 në Torino, në një nga ndeshjet më të pritura të raundit të 22-të të Serie A. Në prag të kësaj supersfide, vëmendja bie edhe te prania e lojtarëve me origjinë shqiptare. Për këtë duel, stafi teknik ka në dispozicion dy emra shqiptarë, duke rritur kështu përfaqësimin kuqezi në një nga skenat më të mëdha të futbollit italian. Veç Edon Zhegrovës…

Source

Reali me super Mbappe mposht Villareal dhe rigjen kreun e tabelës

By: rozalb
24 January 2026 at 22:59

Real Madrid ka regjistruar një fitore mjaft të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Villarrealin me rezultatin 0-2, në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të La Ligës. Takimi i zhvilluar në “La Ceramica” nuk ofroi shumë emocione në pjesën e parë, e cila u karakterizua nga ritëm i ulët dhe mungesë rastesh të pastra për gol nga të dyja skuadrat. Gjithçka ndryshoi në fillimin e pjesës së dytë…

Source

Agravon debati në shtëpi, Selin-Rogertit: Mos e ke përjetuar vetë incestin

By: rozalb
24 January 2026 at 22:00

Tensionet në shtëpi janë përshkallëzuar mes Selinës dhe Rogertit, të cilët janë përfshirë në një debat të fortë lidhur me raportin e Selinës me Mirin. Rogerti ka folur me tone të ashpra, duke shprehur shqetësime dhe akuza për sjelljen e këtij të fundit, ndërsa Selina i ka kërkuar të ruajë gjuhën dhe mënyrën e të shprehurit. Gjatë debatit, Rogerti deklaroi se, sipas tij, nuk është e përshtatshme…

Source

Meta përshëndet nga qelia protestën e PD: Dënoj dhunën e tyre ndaj qytetarëve

By: rozalb
24 January 2026 at 21:42

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga qelia pas protestës së zhvilluar nga Partia Demokratike para Kryeministrisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta ka shprehur mirënjohjen për pjesëmarrësit, duke thënë se sot ata ‘tronditën themelet e narkoshtetit të Ramaduros’. Postimi i Metës: Mirënjohje nga zemra mijëra qytetarëve të lirë, të ndershëm dhe patriotë…

Source

Granit Xhaka përplaset keq me një tifoz në tribunë (VIDEO)

By: rozalb
24 January 2026 at 21:19

Sunderland u mposht me rezultatin 3-1 nga West Ham në ndeshjen e radhës në Premier League, por përtej asaj që ndodhi në fushën e lojës, vëmendjen e mori një incident i ndodhur në tribuna. Protagonist i momentit ishte mesfushori nga Kosova, Granit Xhaka, i cili u përfshi në një përplasje verbale me një tifoz të Ëest Hamit. Situata u tensionua ndjeshëm dhe rrezikoi të përshkallëzohej…

Source

❌
❌