Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 26 December 2025Main stream

Jurgen Klopp te Real Madridi, reagon Red Bull: Nuk ka klauzolë lirimi!

By: rozalb
26 December 2025 at 15:29

Zërat që vinin nga Spanja për një kalim të mundshëm të Jürgen Klopp te Real Madridi, si zëvendësues i Xabi Alonsos në vështirësi, janë shuar shpejt. Një mohim i prerë ka ardhur nga Red Bull, duke mbyllur çdo spekulim rreth së ardhmes së trajnerit gjerman. Të sqarojë situatën ka qenë vetë CEO i Red Bull, Oliver Mintzlaff, i cili në një intervistë për “Bild” ka blinduar pozicionin e Klopp.

Source

Juventus gati për sfidën me Pisa-n, Bremer dhe Zhegrova bashkohen me grupin

By: rozalb
26 December 2025 at 15:12

Juventusi është rikthyer në Continassa për të përgatitur transfertën ndaj Pizës, ndeshja e fundit e vitit 2025, një sezon i vështirë dhe kontradiktor për bardhezinjtë. Stërvitja e zhvilluar në ditën e Santo Stefanos ka sjellë disa lajme pozitive. Bremer dhe Zhegrova janë bashkuar me grupin, ashtu si edhe McKennie, i cili pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Pisës. Skuadra do të udhëtojë…

Source

Skandal i ri në futbollin turk/ Arrestohen 29 persona, mes tyre 14 futbollistë aktivë

By: rozalb
26 December 2025 at 14:50

Futbolli turk vijon të tronditet nga një tjetër goditje e rëndë gjyqësore. Prokuroria e Stambollit ka urdhëruar një operacion të ri kundër rrjetit të dyshuar të basteve të paligjshme, i cili ka çuar në arrestimin e 29 personave, duke zgjeruar më tej hetimin që prej muajsh ka vënë në alarm Super Ligën dhe kategoritë më të ulëta. Mes të arrestuarve janë edhe 14 futbollistë aktualisht aktivë.

Source

Superkupa e Shqipërisë/ Egnatia-Dinamo City, sfida që mbyll vitin 2025 luhet të dielën në “Air Albania”

By: rozalb
26 December 2025 at 14:35

28 dhjetori, vjen me një takim special për futbollin shqiptar, ndeshjen e Superkupës së Shqipërisë. Përballja Egnatia-Dinamo City nuk është thjesht një sfidë futbolli, por një spektakël 90-minutësh që meriton të përjetohet nga afër, në shkallët e stadiumit më modern dhe më të bukur në vend, “Air Albania”. Një sfidë që shkon përtej një trofeu. Në fushë do të zbresin dy nga skuadrat më të mira të…

Source

“Santiago Bernabeu” shndërrohet në park lojërash për festat e fundvitit

By: rozalb
26 December 2025 at 13:35

Pas një gjysmë sezoni të ngjeshur në La Liga dhe Ligën e Kampionëve, Real Madridi ka gjetur mënyrën perfekte për të rikthyer atmosferën festive në stadiumin e tij legjendar. “Bernabeu” u shndërrua në një park argëtues dimëror, duke u kthyer në qendër të festimeve të Krishtlindjeve në kryeqytetin spanjoll. Nga 23 deri më 31 dhjetor, stadiumi pret eventin “Mavidad”, një lojë fjalësh mes Madridit…

Source

Sylvinho flet për mediat braziliane: Poloninë e njohim mirë, lojtarët tanë janë mësuar me sfida të tilla

By: rozalb
26 December 2025 at 13:00

Në Kupën e Botës 2026 mund të ketë vetëm një trajner brazilian në pankinë dhe ai mund të jetë Sylvinho. Një paradoks interesant, duke pasur parasysh se vetë Brazili është besuar në duart e italianit Carlo Ancelotti. Kjo situatë ka ngjallur vëmendje të madhe në Brazil, ku futbolli është pjesë e identitetit kombëtar. Në një intervistë për ESPN Brasil, trajneri i Kombëtares shqiptare ka folur hapur…

Source

Interi mendon për një tjetër operacion si Sucic, synon mbrojtësin e Dinamo Zagreb

By: rozalb
26 December 2025 at 12:48

Dëmtimi në kyçin e këmbës i Denzel Dumfries dhe ndalesa e gjatë që pason kanë ndezur alarmin në shtëpinë zikaltër. Interi po vlerëson seriozisht një ndërhyrje në merkato në muajin janar për të mbuluar boshllëkun në krahun e djathtë dhe, mes profileve të monitoruara, një emër po fiton gjithnjë e më shumë terren: Moris Valincic. Pistat që çojnë te Marco Palestra, aktualisht te Cagliari por në…

Source

Allegri rikuperon thuajse të gjithë lojtarët për sfidën ndaj Veronës

By: rozalb
26 December 2025 at 12:16

Pas zhgënjimit të transfertës në Riad për Superkupën, Massimiliano Allegri e gjen veten papritur me një skuadër pothuajse të plotë për ndeshjen e radhës në kampionat kundër Veronës. Mungesa e sigurt mbetet ajo e Santi Gimenez, i cili do të qëndrojë jashtë për një kohë të gjatë pas ndërhyrjes në kyçin e këmbës. Vëmendja në Milanello është përqendruar te Mattia Gabbia: gjendja e mbrojtësit do të…

Source

Jo vetëm Vlahovic, Liverpooli mendon për Sorloth nga Atletico Madrid

By: rozalb
26 December 2025 at 11:48

Liverpooli po vazhdon të vlerësojë përforcime të mundshme në repartin ofensiv për të mbuluar mungesën e Alexander Isak, i cili është ndalur nga një dëmtim që do ta mbajë jashtë për një fazë delikate të sezonit. Në kërkim të një zgjidhjeje afatshkurtër, “Reds” kanë hedhur sytë drejt disa profileve nëpër Europë, me një emër të ri që vjen nga La Liga: Alexander Sorloth. Sipas raportimeve të Radio…

Source

Khephren Thuram ngacmon vëllain Marcus: Për Krishtlindje i dhuroj fanellën e Juves

By: rozalb
26 December 2025 at 11:34

Rivaliteti mes Juventusit dhe Interit nuk ndalet as në ditët e Krishtlindjes. Ta rikthejë në vëmendje ka qenë Khephren Thuram, protagonist i një videoje festive të publikuar nga DAZN, ku mes batutave dhe humorit nuk mungoi edhe një provokim i qartë me ngjyrat zikaltër. I pyetur për dhuratat që do t’u bënte shokëve të skuadrës, mesfushori bardhezi rezervoi fjalët më pikante për vëllain e tij…

Source

Bayerni udhëheq bindshëm Bundesliga-n, Kompany synon të thyejë rekordin e sezonit 2012-13

By: rozalb
26 December 2025 at 11:00

Kampionati gjerman hyn në pauzën e tij tradicionale dimërore. Bundesliga është liga e vetme mes pesë kampionateve më të forta të Europës që do të rifillojë më vonë dhe, të paktën deri tani, është edhe më pak e luftuara. Arsyeja është e qartë: Bayern Munich po dominon pa rivalë. Nën drejtimin e Vincent Kompany, bavarezët po udhëheqin kampionatin me një marshim mbresëlënës dhe trajneri belg tashmë…

Source

Juventus ëndërron Tonalin, transferimi mund të kryhet falë David

By: rozalb
26 December 2025 at 09:52

Kërcimi i madh cilësor që Juventus synon për sezonin 2026 ka një emër të qartë në mendjen e Luciano Spallettit: Sandro Tonali. Trajneri bardhezi (i cili vlerëson edhe Davide Frattesi të Interit) e ka identifikuar ish-mesfushorin e Milanit si hallkën kyçe për ta çuar skuadrën drejt majave. Por bëhet fjalë për një operacion të ndërlikuar dhe shumë të kushtueshëm, që administratori delegat Damien…

Source

Rrëfimi i Dukës/ Nga marrja e drejtimit të FSHF deri te arritjet historike të Kombëtares

By: rozalb
26 December 2025 at 09:05

Në mbrëmjen festive të 25 dhjetorit, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ishte i ftuar në emisionin “Mirëmbrëma yje”, të moderuar nga Arbana Osmani, ku zhvilloi një intervistë të gjerë dhe të veçantë. Në një rrëfim të hapur dhe reflektues, ai ndau me publikun aspekte nga jeta personale, filozofia e drejtimit dhe vizioni për zhvillimin e futbollit shqiptar. Gjatë bisedës…

Source

Yesterday — 25 December 2025Main stream

Premier League ndryshon traditën e Boxing Day, vetëm një ndeshje më 26 dhjetor

By: rozalb
25 December 2025 at 17:55

Për dekada me radhë, data 26 dhjetor ka qenë e shenjtë për futbollin anglez. “Boxing Day” ka përfaqësuar gjithmonë një nga simbolet më të forta të Premier League, me të gjitha ndeshjet e javës që zhvilloheshin në të njëjtën ditë, stadiume të mbushura dhe atmosfera festive pas Krishtlindjeve. Këtë vit, megjithatë, tradita historike është thyer. Për herë të parë pas shumë vitesh…

Source

Liverpooli bën gati 20 milionë euro për Vlahovic

By: rozalb
25 December 2025 at 17:04

Liverpooli ka nisur lëvizjet në merkato në kërkim të një sulmuesi dhe një nga emrat kryesorë në listën e “Reds” është Dusan Vlahoviç. Klubi anglez po kërkon përforcime pas dëmtimit të rëndë të Isak, i cili do të qëndrojë jashtë fushave për të paktën dy muaj, pas frakturës së fibulës të pësuar në ndeshjen e fundit të Premier League kundër Tottenhamit. Sipas raportimeve të TuttoJuve.com…

Source

Zi në futbollin britanik, ndahet nga “Picasso i futbollit”

By: rozalb
25 December 2025 at 16:29

Futbolli britanik është në zi pas ndarjes nga jeta të John Robertson, ish-mesfushorit skocez dhe një prej figurave më ikonike në historinë e Nottingham Forest. Lajmi u konfirmua nga vetë klubi anglez, i cili përmes një komunikate zyrtare nderoi “talentin e pakrahasueshëm të Johnit, përulësinë e tij dhe përkushtimin e palëkundur ndaj Nottingham Forest”. I lindur në vitin 1953…

Source

Superkompjuteri parashikon renditjen e Premier League. Arsenali apo City kampion?

By: rozalb
25 December 2025 at 15:31

Parashikimi i fundit i Premier League nga superkompjuteri i CasinoHaëks ka zbuluar fundin e mundshëm të sezonit, dhe lajmi është fantastik për tifozët e Arsenalit. Sipas parashikimit, Gunners do të shpallen kampionë, duke e mbyllur sezonin me 87 pikë, pesë më shumë se Manchester City i Pep Guardiolës, që pritet të përfundojë në vendin e dytë me 82 pikë. Arsenali, nën drejtimin e Mikel Artetës…

Source

Real Madrid hidhet në sulm për yllin e Manchester United

By: rozalb
25 December 2025 at 14:56

Real Madridi ka hyrë futet në mënyrë surprizë në garën për Bruno Fernandes. Sipas asaj që raporton Fichajes, “Los Blancos” po ndjekin me shumë vëmendje situatën e kapitenit të Manchester United, duke vlerësuar seriozisht mundësinë për të ndërhyrë në merkato për mesfushorin portugez. Në muajt e fundit, e ardhmja e Fernandes ishte lidhur kryesisht me klube nga Arabia Saudite dhe MLS…

Source

Portieri francez i Bylisit braktisi fuishën në shenjë protestë, video bën xhiron e botës

By: rozalb
25 December 2025 at 14:22

Një episod i rrallë dhe i pazakontë ndodhi dje në Kategorinë Superiore mes Vorës dhe Bylisit, e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranë. Protagonist negativ i sfidës është bërë portieri i Bylisit, Jeremy Vachoux, i cili në minutën e 42-të ka vendosur të braktisë fushën e lojës në shenjë proteste, në një moment kur rezultati ishte 2-0 në favor të Vorës. Gjithçka ndodhi pas një rasti të…

Source

Chivu merr vlerësimin si trajneri më i mirë në Rumani: Je gjithmonë nën presion si teknik!

By: rozalb
25 December 2025 at 14:02

Cristian Chivu ka mbyllur një vit të jashtëzakonshëm në karrierën e tij si trajner. Teknikut të Interit i është akorduar çmimi si trajneri më i mirë rumun i vitit, një vlerësim që kurorëzon një rrugëtim intensiv dhe plot kthesa në Serie A. Pas një pune të shkëlqyer te Parma, ku mori një skuadër në vështirësi dhe e çoi drejt mbijetesës, Chivu u gjend përballë sfidës më të madhe: drejtimin e…

Source

❌
❌