Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 26 December 2025Main stream

Prefektja e Shkodrës, Holta Duda, ka qenë sot në fokus jo për mesazhin e saj festiv, por për një moment të sikletshëm gjatë një deklarate publike. Tek...

By: @syritv
26 December 2025 at 16:00

Prefektja e Shkodrës, Holta Duda, ka qenë sot në fokus jo për mesazhin e saj festiv, por për një moment të sikletshëm gjatë një deklarate publike. Teksa po përcillte urimin për Krishtlindje për besimtarët e krishterë, Duda u ngatërrua në fjalë dhe ndaloi papritur, duke kërkuar që ta rifillonte deklaratën nga e para. Ajo ishte nën përshtypjen se prononcimi po regjistrohej dhe jo se transmetohej drejtpërdrejt.Ishin gazetarët e pranishëm ata që e informuan se gjithçka po shkonte 'live', çka e vuri prefekten në një situatë të dukshme parehatie. Gafa nuk kaloi pa u vënë re, duke nxjerrë në pah mungesë përgatitjeje në një dalje publike që duhej të ishte e thjeshtë dhe solemne, veçanërisht në një ditë feste për besimtarët e krishterë. ... #SyriTv #SyriNet #LajmeSyri #HoltaDuda #Krishtlindje #Shkoder

16.7K views


💾

Yesterday — 25 December 2025Main stream
❌
❌