Real kërkon hakmarrjen ndaj Mourinhos, sfida e Play Off premton spektakël
Shorti i fazës play-off të Champions League i ka rezervuar Real Madridit një përballje sa të fortë, aq edhe të mbushur me simbolikë. Skuadra e drejtuar nga Alvaro Arbeloa do të ndeshet me Benficën për një vend në 1/8-at e kompeticionit, në një duel që premton tension, emocione dhe kujtime të freskëta për tifozët madrilenë. Ndeshja e parë do të luhet në Lisbonë, në stadiumin “Da Luz”…