Normal view

Kryebashkiaku i Kavajës: Nuk bëj shkarkime se e kërkoi Rama, vetëm mbi performancën

By: user 5
11 July 2025 at 19:11

Edi Rama kërkoi sot shkarkimin e drejtuesve të Njësive Administrative në çdo bashki të vendit për shkak të performancës së tyre të ulët.

Gjithashtu në mbledhjen me kryebashkiakët që u mbajt sot në Durrës, Rama kërkoi rifreskim të madh të nënkryetarëve, pasi sipas tij ata janë shumë të lodhur dhe të rraskapitur.

Lidhur me këtë ultimatum ka folur për mediat kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja.

I pyetur nëse do të zbatojë kërkesën e kryeministrit Rama për të shkarkuar kryetarët e njësive administrative të bashkive, Qosja tha se nuk do t’i shkarkojë ata sepse e kërkoi kryeministri, por nëse duhet do ta bëjë vetëm për shkak të performancës.

Gjithashtu ai tha se nënkryetarët e Kavajës nuk janë të lodhur, siç i karakterizoi Rama.

Qosja: Nuk do shkarkoj për shkak të kryeministrit, kryetarët e njësive administrative do i shkarkoj në varësi te performancës

A janë të lodhur nënkryetarët e bashkisë tuaj?

Nuk bini dakord me këtë kërkesë të kryeministrit?

Qosja: Jo absolutisht jo. Ju më bëni pyetjet politike. Ai e ka me të vetët, nuk e ka me të mitë.

The post Kryebashkiaku i Kavajës: Nuk bëj shkarkime se e kërkoi Rama, vetëm mbi performancën appeared first on Lapsi.al.

Albin Kurti në Bosnje: Srebrenica ishte paralajmërim për Kosovën dhe botën

By: user 5
11 July 2025 at 19:04

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministren dhe ministren në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, si dhe zëvendëskryeministren e tretë në detyrë, Emilija Rexhepi, morën pjesë në ceremoninë përkujtimore të 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, të mbajtur në Qendrën Memoriale në Potoçari.

Në këtë përvjetor të rëndë, delegacioni i Kosovës bëri nderime pranë varrezave të viktimave dhe vendosi lule të freskëta, në kujtim të 8,372 burrave dhe djemve boshnjakë që u vranë mizorisht më 1995 nga forcat serbe, në atë që njihet si gjenocidi më i rëndë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.

Kryeministri Kurti dhe delegacioni qeveritar vizituan gjithashtu ekspozitën “Me hapat e atyre që (nuk) kaluan”, një instalacion i kuruar nga Aziz Osmanoviç, që ilustron përmes objekteve personale, dhimbjen dhe historitë e viktimave dhe të mbijetuarve të gjenocidit.

Në deklaratën e tij, Kurti theksoi se Srebrenica ishte jo vetëm dëshmi e terrorit të regjimit të Millosheviqit, por edhe paralajmërim për projektin gjenocidal të Serbisë në Kosovë. Ai ritheksoi përkushtimin e Kosovës për të qenë zë i së vërtetës dhe kujtesës historike, në solidaritet të plotë me viktimat dhe familjet e tyre.

Kujtojmë se vitin e kaluar, Qeveria e Kosovës ka shpallur 11 korrikun si ditë përkujtimore për gjenocidin në Srebrenicë, duke i dhënë kësaj date një rëndësi shtetërore dhe institucionale.

The post Albin Kurti në Bosnje: Srebrenica ishte paralajmërim për Kosovën dhe botën appeared first on Lapsi.al.

Rama çon policët me armë në Theth, shefi i IKMT shan banorët: Ju q*fsha robt (VIDEO)

By: user 5
11 July 2025 at 19:00

Situata agravoi sot në Theth kur në përplasjet mes banorëve dhe forcave të rendit, u përdorën edhe mjete të rrezikshme si molotovë, ndërsa në pamjet e shpërndara në rrjet shihen policë të armatosur me kallashnikovë që përballen me qytetarët.

Zyrtari i lartë i IKMT-së Fatmir Metaj ka shpërthyer në ofendime dhe sharje kundrejt banorëve të Thethit. Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, Metaj i hipur mbi fadromën e punës, ka nisur një seri sharjesh ndaj banorëve që kanë hedhur molotov kundrejt urës prej druri në Theth.

Banorët shprehen të indinjuar që ky aksion po ndodh në kulmin e sezonit turistik, duke dëmtuar jo vetëm investimet e tyre, por edhe imazhin e një prej destinacioneve më të rëndësishme të turizmit malor në Shqipëri.

The post Rama çon policët me armë në Theth, shefi i IKMT shan banorët: Ju q*fsha robt (VIDEO) appeared first on Lapsi.al.

Vijon përplasja/ Rama: Bashkia Vlorë financon një televizion privat

By: user 5
11 July 2025 at 18:24

Kryeministri Rama sërish kritika kryebashkiakut të Vlorës. Thotë se Bashkia e Vlorës financon me me dhjetëra mijëra euro një televizion privat.

“Ka tepër për një vend si Shqipëria që nuk e ka luksin të konsolidohen ujësjellësat. Me bashki që arrijnë deri në absurditete si Vlora që financon me dhjetëra mijëra euro një tv privat. Për nuk e di se cfarë, por nuk mundet të vijojnë kështu”, tha Rama.

Kujtojmë që prej disa ditësh Rama ka nisur një sulm të paprecedentë kundër kryebashkiakut Ermal Dredha, të cilit i detyroi drejtorët të dorëhiqeshin dhe tani i ka ngritur një komision për të marrë në punë drejtuesit e rinj.

The post Vijon përplasja/ Rama: Bashkia Vlorë financon një televizion privat appeared first on Lapsi.al.

❌