Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 19 July 2026Publik Media

Protesta hyn në ditën e 49-të

By: PUBLIK.al
18 July 2026 at 20:51

Mijëra njerëz janë mbledhur sërish këtë të premte në ditën e 48-të të protestës.

Grumbullimi i protestuesve ka nisur në orarin e zakonshëm, rth orës 19:00.

Me thirrjet “Shqipëri e Re” dhe “Edi Rama, jep dorëheqjen”, protestuesit nisën marshimin drejt Kryeministrisë.

Pavarësisht temperaturave të larta a kanë vijuar protestën e tire.

Kërkesa kryesore e kësaj lëvizjeje mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë current.

Një e re ka kundërshtuar zhvillimin e Kuvendit qytetar të mbajtur sot në Tiranë, duke deklaruar se qytetarët nuk kanë nevojë për struktura që pretendojnë t’i përfaqësojnë.

“Secili nga ne përfaqëson veten. Nuk keni nevojë për Kuvend qytetar, pasi secili përfaqëson veten. Nuk duam populizma. Poshtë diktatura”, u shpreh ajo.

Protesta e sotme ka hyrë në ditën e 49 të saj.

The post Protesta hyn në ditën e 49-të appeared first on Publik Media.

💾

Before yesterdayPublik Media

Rama ofendon sërish protestuesit: Janë sorra dhe korba!

By: Andi M.
2 July 2026 at 10:29

Gjatë një takimi me pensionistët, Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e zhvilluar para Kuvendit, ku u shënuan incidente, përfshirë hedhjen e vezëve në drejtim të makinave të deputetëve dhe përplasje me forcat e policisë.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë theksoi se ngjarje të tilla nuk përfaqësojnë protestën e qytetarëve paqësorë, duke bërë një dallim të qartë mes demonstrimeve paqësore dhe akteve të dhunshme.

Duke përdorur një gjuhë të fortë ndaj protestuesve të përfshirë në incidente, Rama u shpreh:

“Kur shkon atje, një grup për të ushtruar presion fizik ndaj deputetëve, jemi në rrethana të tjera. Por ata nuk janë flamingo, ata janë paqësore. Sorrat dhe korbat janë të dhunshëm. Flamingot do i trajtojmë me shumë respekt. Me sorrat dhe korbat nuk kemi çfarë bëjmë fare. Në fund ata do jenë përsëri të humbur. Do shpërndahen kokrra kokrra”, theksoi ai.

The post Rama ofendon sërish protestuesit: Janë sorra dhe korba! appeared first on Publik Media.

Përplasjet te Kuvendi, 5 protestues arrestohen nga policia

By: Andi M.
2 July 2026 at 10:18

Të paktën pesë protestues janë shoqëruar nga policia gjatë tubimit të zhvilluar përpara ambienteve të Kuvendit, pasi kanë depërtuar brenda perimetrit të sigurisë të vendosur nga autoritetet.

Mes personave të shoqëruar ndodhet edhe aktivisti Gent Progni. Ndërhyrja e forcave të rendit erdhi menjëherë pasi protestuesit u futën në zonën e kufizuar, duke detyruar policinë t’i largojë nga hapësira e mbrojtur.

Sipas të dhënave paraprake, hyrja në perimetrin e sigurisë është bërë përmes zonës së pedonales, ku qarkullimi drejt lokaleve dhe bareve nuk ishte i bllokuar, çka ka krijuar mundësi për depërtimin e protestuesve.

Ndërkohë, situata në terren mbetet nën kontrollin e forcave të policisë, të cilat vijojnë të mbajnë të përforcuara masat e sigurisë përreth godinës së Parlamentit.

The post Përplasjet te Kuvendi, 5 protestues arrestohen nga policia appeared first on Publik Media.

Pse unë mbështes protestën, por refuzoj dorën mbi Policinë e Shtetit

By: PUBLIK.al
1 July 2026 at 08:05

Naim Noka

Kjo video është skandaloze ashtu siç ishte vidoe e tërheqjes së një protestuesi zvarrë.

Të protestosh është detyrë qytetare. Të ngresh zërin kundër asaj që e konsideron të paudhë, të padrejtë , nuk është thjesht një e drejtë kushtetuese – është frymëmarrja e fundit e një shoqërie që refuzon të nënshtrohet. Prandaj, unë jam aty. Në rreshtin e parë. Pa kushte, pa llogari dhe pa asnjë lëkundje në mbështetje të kauzës.

Por, ka një vijë të kuqe që nuk mundet – dhe nuk duhet – të shkelet kurrë: Uniforma e Policisë së Shtetit.

Kauza nuk fitohet duke goditur veten

Shteti nuk është një godinë e ftohtë betoni e kryeministrit, as karrigia e përkohshme e një politikani socialist apo demokrat. Shteti, në formatin e tij më bazik dhe mbrojtës, përfaqësohet nga ai djalë apo ajo vajzë me uniformë që qëndron përballë nesh.

Kur ne ngremë dorën ndaj një polici, nuk po godasim pushtetin; po godasim veten tonë. Po godasim:

 Vëllanë ose motrën tonë: Ata policë janë bijtë e këtij populli, që paguhen me paga shpesh qesharake për të mbajtur rendin. Ka mbi një muaj që punojnë orar e pa orar dhe ndoshta nuk zgjidhin as problemet më minimale të familjeve të tyre.

 Institucionin, jo individin: Pushtetet shkojnë e vijnë, qeveritë ndërrohen, por Policia e Shtetit mbetet shtylla kurrizore e sigurisë së përbashkët.

  Çdo gur i hedhur mbi një uniformë e shndërron një revoltë të drejtë qytetare në një akt vandalizmi, duke i dhënë propagandës së pushtetit pikërisht atë që kërkon: “kriminelin” ideal për të justifikuar shtypjen.

Forca e fjalës dhe e dinjitetit

Protesta më e fuqishme nuk është ajo që përgjak rrugët, por ajo që trondit ndërgjegjen e një kombi. Ne kemi nevojë për një protestë me forcë morale, jo me dhunë fizike. Kur ne qëndrojmë të palëkundur, sy më sy me policinë, pa i prekur ata, ne tregojmë se jemi më të lartë se çdo skenar provokimi.

Unë do të jem në shesh sa herë që të jetë nevoja. Do të bërtas me sa zë që kam në kokë kundër kur dora  ngrihet  mbi uniformën që mban stemën e Republikës sime.

Sepse dhe unë dua të rrëzoj të keqen, por jo të shkatërroj shtëpinë time. Meqë ra fjala opozita zyrtare ka marrë pushimet e verës! Kanë frikë mos po i godet me vezë Genti.

The post Pse unë mbështes protestën, por refuzoj dorën mbi Policinë e Shtetit appeared first on Publik Media.

❌
❌