The Albanian Files: Lori Hoxha pas projektit “Ksamil Village”?
29 June 2026 at 16:58
Një tjetër emër i njohur del në dokumentet e publikuara nga “The Albanian Files”.
Sipas dokumenteve, studioja belge 51N4E ka projektuar kompleksin “Ksamil Village”, ndërsa zhvillues figuron “AnimaCon”, kompani që raportohet të jetë në pronësi të Lori Hoxhës, pas transferimit të pronësisë nga Vjollca Hoxha në vitin 2025.
Projekti renditet mes planeve të zhvillimit për Ksamilin, një nga zonat më të lakmuara të bregdetit shqiptar.
Nëse këto të dhëna janë të sakta, lind një pyetje e thjeshtë:
Kush po e projekton të ardhmen e bregdetit shqiptar dhe mbi çfarë kriteresh po jepen këto zhvillime?
The post The Albanian Files: Lori Hoxha pas projektit “Ksamil Village”? appeared first on Publik Media.