Normal view

Bota “mban frymën”, sonte finalja e madhe e Botërorit Spanjë–Argjentinë

19 July 2026 at 11:28

Sytë e gjithë botës së futbollit janë të kthyer nga finalja e madhe e Botërorit 2026, ku përballen dy superfuqi: Spanja dhe Argjentina. Ndeshja starton në orën 21:00 dhe pritet të jetë një spektakël i vërtetë sportiv.

Përballja merr edhe më shumë peshë pasi, rrallëherë në histori, vendi i parë dhe i dytë në renditjen e FIFA-s takohen drejtpërdrejt në finale. Spanja hyn në këtë duel si favorite në letër, falë organizimit të shkëlqyer dhe qëndrueshmërisë gjatë turneut.

Nga ana tjetër, Argjentina e Lionel Messit ka treguar një forcë të jashtëzakonshme karakteri, duke përmbysur situata të vështira dhe duke bindur me sulmin e saj të frikshëm.

Statistikat flasin qartë për dy stile të ndryshme: iberikët kanë pësuar vetëm një gol gjatë gjithë rrugëtimit të tyre drejt finales, ndërsa Argjentina ka shpërthyer në sulm me plot 19 gola të realizuar në shtatë ndeshje.

Një lajm pozitiv për të dyja skuadrat është mungesa e problemeve me dëmtimet, çka do të thotë se trajnerët do të kenë në dispozicion formacionet më të mira për këtë duel historik.

Gjithçka është gati për një finale që premton emocione, dramë dhe histori – një përballje që mund të mbetet gjatë në kujtesën e tifozëve në mbarë globin.

The post Bota “mban frymën”, sonte finalja e madhe e Botërorit Spanjë–Argjentinë appeared first on Publik Media.

❌