Kërkojnë ndërtimin e një terminali, shoferët e autobusëve në Vlorë tentojnë të futen në Bashki
184 views
Kaos dhe tensione në mbledhjen e Sekretariatit të Etikës ku u shqyrtua kërkesa e PS në lidhje me përjashtimin e disa deputetëve të PD në lidhje me atë që ndodhu të enjten në seancën plenare. 📷 Demokratët u treguan ironikë, ku ndërkohë që Ulsi Manja lexonte emrat e përfshirë në vendimin për përjashtim, u shprehën: Po internim ka? T’i varim! Ndërkohë Albana Vokshi i bëri thirrje Manjës të distancohej nga krimi dhe deputetët e opozitës nisin t’u binin tavolinave në shenjë revolte. “Nuk munden përfaqësuesit e Suel Çelës të na përjashtojnë ne. O Ulsi ke ditën sot ti, momentin të distancoheshe nga krimi dhe korrupsioni. Mos kujto se do tërhiqemi deri në ikjen e Raaës dhe Ballukut. Më keq do ta bëjmë”, tha Vokshi.
153 views
Ka zgjatur shumë pak minuta mbledhja e Sekretariatit të Etikës, ku u shqyrtua kërkesa e maxhorancës për përjashtimin e 29 deputetëve të PD-së. Pas debateve, socialistët janë larguar nga salla, për t’u tërhequr për të marrë vendimin. Shkak i mbylljes herët të mbledhjes është bërë lidhja live që PD ka bërë në rrjetin social “Facebook”, pasi mbledhja sipas PS-së duhet të ishte pa praninë e mediave. 📷 Sipas Ulsi Manjës, opozita kishte shkelur nenin 8 të rregullores. Kaq ka mjaftuar që opozita të reagojë me akuza, ndërsa deputetët e PD-së ironizuan me faktin që socialistët duhet të shkonin te ‘zyra’ e Ergys Agasit, madje të pinin dhe verë.
141 views
Shfaqje spektakolare dritash në katedralen në Bruksel Dritat, muzika dhe historia u bashkuan në një shfaqje brenda Katedrales së Shën Mikelit në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, të shtunën (20 dhjetor), për të shënuar 800-vjetorin e ndërtesës, duke nxjerrë në pah detajet e saj arkitekturore gjatë gjithë muajit dhjetor. Një model 3D i katedrales kishte ndihmuar në dizajnimin e shfaqjes në një mënyrë të tillë që dritat të hidheshin me saktësi mbi muret, korridorin dhe kolonat e katedrales, duke nxjerrë në pah arkitekturën dhe detajet e saj gotike. Shfaqja ishte e ndarë në katër pjesë, duke nxjerrë në pah së pari historinë e ndërtesës dhe rëndësinë e saj për Brukselin. Akti i mbylljes kishte për qëllim t'i bënte shikuesit të reflektonin mbi kalimin e kohës.
186 views
Pas çeljes së Grupit të Kapitullit 5 në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare, hapet një fazë të re për bujqësinë shqiptare, me kapitujt 11, 12 dhe 13 në qendër të reformave drejt Bashkimit Europian. 📷 Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në aktivitetin “Me fermerët në Shqipërinë 2030” ku u prezantuan mekanizmat praktikë për përgatitjen hap pas hapi drejt BE-së. Rama: Negociatat me BE dhe marrëveshja e anëtarësimit, nuk janë fjalë dhe as procese thjeshtë të lidhura me çfarë shkruajmë në letër, por kontrata shtetërore shumë komplekse, ku çdo faktor duhet t’i përgjigjet kontratës. Kontrata për bujqësinë është më e vështira, siç ka treguar dhe eksperienca e vendeve të tjera.
88 views
Dalin pamjet nga Këshilli i Mandateve ku po diskutohet në lidhje me kërkesën e Prokurorisë së Posaccme për heqjen e mandatit të zëvendës kryeministres Belinda Balluku. 📷 Në pamje shihet se fjalën e kanë marrë kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi dhe kreu i grupit të PS Taulant Balla. Në sallë janë edhe 3 prokurorë, mes tyre kreu i ri i SPAK, Klodian Braho, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko. Balluku është e pandehur për shkeljet me tenderin 190 mln euro të Tunelit të Llogarasë, nën hetim për 7 lotet e Unazës së Madhe 450 milionë euroshe. Ajo dyshohet se ka përcaktuar fituesit edhe të 3 tenderave të tjerë.
546 views