Përroi i Ficos në Gjirokastër ka përmbytur lagjen “Varrosh” dhe ujërat rrjedhin në lagjen e poshtme të qytetit, në “18 shtatori”. Uji ka përmbytur dyqane dhe ka vënë para edhe automjetet. Në video duket pikërisht momenti kur vërshimi i Ficos nuk kursen as një makinë fuoristradë, brenda të cilës fatmirësisht nuk kishte njerëz. #gjirokaster #flood #floods
Një parashutist u rrëzua në tokë pasi u ngatërrua në rrjetë gjatë shfaqjes argëtuese para ndeshjes në Armed Forces Bowl në Fort Worth, Texas, javën e kaluar. Drejtori i Armed Forces Bowl tha se parashutisti u largua nga incidenti pa lëndime.
Teksa vendi ynë është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut, prurjet në Kaskadën e Drinit kanë qenë të mëdha. 📷 Kjo ka bërë që të nisin shkarkimet e kontrolluara nga HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës. Ka qenë vetë Rama që ka postuar një video në rrjetin social ‘Facebook’, ndërsa shtoi se shkarkimet po monitorohen dhe menaxhohen nga specialistë të hidrocentraleve. “Në kaskadën e Drinit si pasojë e rritjes së prurjeve, kanë nisur shkarkimet e kontrolluara, ku aktualisht po shkarkohet një sasi prej 700 m³/sekondë, përveç prodhimit, shkarkime këto të monitoruara dhe të menaxhuara nga specialistët e hidrocentraleve🤝 Bashkia Shkodër është në koordinim të vazhdueshëm me KESH për menaxhimin e situatës dhe minimizimin e çdo rreziku të mundshëm për zonat e territorit të bashkisë, ndërsa deri në këto momente nuk është evidentuar asnjë problematikë.”, shkruan Rama.
Reshjet e dendura të shiut që kanë nisur gjatë natës kanë shkaktuar probleme serioze në rrugën nacionale Burrel–Skuraj. Si pasojë e motit të keq, gurë dhe inerte kanë përfunduar në asfalt, duke krijuar rrezik për qarkullimin e mjeteve. Rrëshqitje masive janë regjistruar në afërsi të urës së Ulzës, si dhe pranë sektorit C, ndërsa problematika të ngjashme janë konstatuar edhe në segmente të tjera të kësaj rruge. Gjatë orëve të natës, qarkullimi është zhvilluar vetëm në një krah, pasi aksi nga Burreli në drejtim të Milotit ka qenë i bllokuar në disa segmente, duke vështirësuar ndjeshëm lëvizjen e mjeteve. Ky segment rrugor mbetet problematik sa herë ka reshje shiu, për shkak të rrëshqitjes së vazhdueshme të gurëve nga shpati i malit. Mungesa e sinjalistikës, e mbrojtëseve anësore dhe gjendja e amortizuar e rrugës me gropa të shumta e rrit edhe më shumë rrezikun për drejtuesit e automjeteve. Një devijim i vogël nga rruga mund të ketë pasoja të rënda, pasi ekziston rreziku i përfundimit të mjetit në Liqenin e Shkopetit.
Nicolas Maduro është nxjerrë nga qendra e paraburgimit dhe është shoqëruar nga oficerët e sigurisë drejt një automjeti, në kuadër të transferimit të tij për në gjykatë. Automjeti e ka dërguar Maduron në një helikopter, i cili më pas është ngritur në fluturim për ta transportuar drejt godinës së gjykatës. Masa të shtuara sigurie janë vërejtur gjatë gjithë operacionit. Pamje ajrore kanë treguar helikopterin duke fluturuar mbi Manhattan, ndërsa autoritetet kanë shmangur dhënien e detajeve të mëtejshme mbi procedurat gjyqësore.
Lideri i Koresë së Veriut shfaqet shumë i dashur me vajzën e tij…Nuk mungojnë as puthjet në faqe Televizioni shtetëror i Koresë së Veriut publikoi pamje që tregonin udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un duke marrë pjesë në festimet e Vitit të Ri në Phenian, të cilat përfshinin fishekzjarre, numërim mbrapsht, këngë dhe valle patriotike. Vajza e Kim, Ju Ae, të cilën disa analistë e konsiderojnë si një nga kandidatët kryesorë për ta pasuar atë, e shoqëroi Kim Jong Un gjatë festimeve. Të dy u panë duke u përqafuar dhe puthur në faqe e të ulur pranë njëri-tjetrit. Gjatë një fjalim, lideri komunist vlerësoi përpjekjet e popullit të Koresë së Veriut, duke thënë se ai dhe populli “mund të ndihen krenarë që ata rritën forcën dhe dinjitetin e vendit tonë në vitin 2025” dhe bëri thirrje për unitet përpara një kongresi kyç të partisë që pritet të mbahet në fillim të vitit 2026, i cili do të përcaktojë drejtimin e ardhshëm të vendit.