Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 2 January 2026@news24.al - TikTok
Before yesterday@news24.al - TikTok

“Poshtë qeveria”/ Me bidonë në duar dhe thirrjet “duam ujë”, momenti kur protestuesit në Vlorë futen brenda teatrit dhe ndërpresin festën e Bashkisë V...

2 January 2026 at 11:00

“Poshtë qeveria”/ Me bidonë në duar dhe thirrjet “duam ujë”, momenti kur protestuesit në Vlorë futen brenda teatrit dhe ndërpresin festën e Bashkisë Vlora ka prej disa ditësh është pa ujë të pijshëm. Qytetarët në Vlorë janë mbledhur, për të shprehur revoltën e tyre ndaj pushtetit lokal dhe qendror që u ka lënë pa ujë prej ditësh. Ata janë futur brenda teatrit “Petro Marko” ku kanë ndërprerë edhe shfaqen gala të organizuar nga Bashkia. Duam ujë”, “Poshtë qeveria”, ishin thirrjet e tyre. 📷 Qytetarët në Vlorë të revoltuar kërkojnë zgjidhje të menjëhershme për mungesën e ujit të pijshëm. Të indijuar ata shprehet se zyrtarët duhet të gjejnë zgjidhjen e problemit dhe jo të bëjnë propagandë.

436 views


💾

Pak ditë nga nata e ndërrimit të viteve, në tregjet e vendit vërehet një rritje e ndjeshme e çmimeve të produkteve bazë të shportës, si dhe të fruta-p...

2 January 2026 at 11:00

Pak ditë nga nata e ndërrimit të viteve, në tregjet e vendit vërehet një rritje e ndjeshme e çmimeve të produkteve bazë të shportës, si dhe të fruta-perimeve. Në qytetin e Beratit qytetarët po hasin vështirësi në blerjen e produkteve, duke u shprehur se nuk mundin t’i përballojnë blerjet si pasojë e rritjes së çmimeve. 📷 Edhe çmimi i shitjes së gjelit të detit, i konsideruar si mbreti i tryezës së fundvitit ka pësuar rritje, ndaj shumë qytetarë kanë vendosur të mos e blejnë.

531 views


💾

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, votoi pak pas mesditës në Prishtinë. 📷 Pas hedhjes së votës, ajo uroi që zgjedhjet të zhvillohen në mënyrë të qet...

1 January 2026 at 23:00

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, votoi pak pas mesditës në Prishtinë. 📷 Pas hedhjes së votës, ajo uroi që zgjedhjet të zhvillohen në mënyrë të qetë, të rregullt dhe demokratike. Osmani shfaqi shpresën për një pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve në procesin zgjedhor, ndërsa tha, gjithashtu, se pret që rezultatet të mundësojnë formimin sa më të shpejtë të Kuvendit dhe zgjedhjen e Qeverisë së re të Kosovës. “Uroj që Republika jonë të ketë zgjedhje të qeta, të rregullta, demokratike. Uroj të kemi zgjedhje me pjesëmarrje sa më masive të qytetarëve. Zgjedhjet janë proces i rëndësishëm demokratik. Shpresoj që rezultatet të rezultojnë me krijim sa më të shpejt të parlamentit dhe zgjedhje të qeverisë, që janë të domosdoshme për procese të rëndësishme të brendshme dhe ndërkombëtare për Kosovën”, ka thënë presidentja.

282 views


💾

Kryeministri Edi Rama e konsideroi sot paqen fiskale, një kapitull të ri partneriteti dhe besimi me sipërmarrjen. Gjatë podkastit “Flasim”, kryeminist...

30 December 2025 at 21:00

Kryeministri Edi Rama e konsideroi sot paqen fiskale, një kapitull të ri partneriteti dhe besimi me sipërmarrjen. Gjatë podkastit “Flasim”, kryeministri Rama u ndal te dialogu me sipërmarrjen për paqen fiskale, i cili ka vijuar edhe gjatë javës që lamë pas. “Një kapitull i ri partneriteti dhe besimi sapo ka nisur me sipërmarrjen, natyrisht mbi themelet që tanimë janë hedhur dhe këtë javë folëm gjerë e gjatë, duke ndarë disa pikëpamje e duke pasur në qendër të diskutimit Paqen Fiskale, një zotim i fushatës sonë elektorale, që sot është ligj dhe duke nisur nga janari i vitit të ardhshëm hyn në zbatim”, theksoi ai. Në thelb, Rama tha se paqja fiskale synon të ndërtojë një marrëdhënie të re, të shëndetshme mes administratës tatimore dhe sipërmarrjes. “Ajo u jep mundësi ndërmarrjeve, që nuk janë në konflikt me ligjin të vetëkorrigjojnë deklarimet e të shkuarës, t’u rikthehen pasqyrave të mëparshme dhe për çdo korrigjim të paguajnë një tatimfitimi vetëm 5%”, shtoi ai.

111 views


💾

Kaos dhe tensione në mbledhjen e Sekretariatit të Etikës ku u shqyrtua kërkesa e PS në lidhje me përjashtimin e disa deputetëve të PD në lidhje me atë...

28 December 2025 at 21:00

Kaos dhe tensione në mbledhjen e Sekretariatit të Etikës ku u shqyrtua kërkesa e PS në lidhje me përjashtimin e disa deputetëve të PD në lidhje me atë që ndodhu të enjten në seancën plenare. 📷 Demokratët u treguan ironikë, ku ndërkohë që Ulsi Manja lexonte emrat e përfshirë në vendimin për përjashtim, u shprehën: Po internim ka? T’i varim! Ndërkohë Albana Vokshi i bëri thirrje Manjës të distancohej nga krimi dhe deputetët e opozitës nisin t’u binin tavolinave në shenjë revolte. “Nuk munden përfaqësuesit e Suel Çelës të na përjashtojnë ne. O Ulsi ke ditën sot ti, momentin të distancoheshe nga krimi dhe korrupsioni. Mos kujto se do tërhiqemi deri në ikjen e Raaës dhe Ballukut. Më keq do ta bëjmë”, tha Vokshi.

278 views


💾

❌
❌