Drama e fuqishme 'Djali', aktorja Egla Ceno: T'i vëmë gishtin kokës si shoqëri
5860 views
Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi arrin suksesin e radhës. Ajo ka fituar medaljen e artë në 'Paris Grand Slam 2026', pasi mposhti spanjollen, Ariane Toro Soler nga Spanja. në kategorinë -52 kg. Në rrugëtimin ajo mposhti Alicia Marques, Larissa Pimienta si dhe në gjysmëfinale mposhti francezen, Amandine Buchard. Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Paris edhe në vitet 2020, 2023 dhe 2024, ndërsa medaljen e argjendtë në vitet më 2019 dhe 2022, si dhe atë të bronztë në vitet 2017, 2018 dhe 2025. Që nga viti 2017, Krasniqi vetëm një herë, ka dalë pa medalje nga kryeqyteti francez, në vitin 2022. ... #SyriTv #SyriNet #DistriaKrasniqi
4459 views
Pas çlirimit të Francës nga pushtimi gjerman, mijëra gra u bënë objekt i një poshtërimi publik masiv. I rruan kokat dhe i grisën rrobat, ndërsa në ballë i vizatuan svastika-n, simbolin nazist me buzëkuq ose bojë të zezë. Sipas dokumentave zyrtare, shumë u akuzuan për marrëdhënie të papërshtatshme me forcat armike gjermane. Gjatë pushtimit, disa gra thjesht kishin shërbyer vakte ose kishin bërë punë shtëpie për ushtarët gjermanë, ndërsa të tjera punonin si përkthyese. Në disa raste, akuzat lindnin nga mosmarrëveshjet lokale midis lagjeve. Pas luftës, Franca kërkonte fajtorë simbolikë. Berberët morën brisqe dhe rruanin kokat para turmave, ndërsa kalimtarët i pështynin, i godisnin me gurë ose i grisnin rrobat. Në Lyon, një mësuese me emrin Suzanne u detyrua të ecte ne rrugë e zhveshur lakuriq, pasi kishte mësuar frëngjisht ushtarët gjermanë. Në Bordeaux, 12 gra të akuzuara për vallëzim me gjermanë iu dogjën flokët dhe hiri u përdor për të bërë pis fytyrat e tyre. Arkivat franceze regjistrojnë mbi 20,000 gra të nënshtruara ndaj këtyre poshtërimeve. Historianët e quajtën këtë fenomen 'pastrim francez'. Kjo nuk ishte drejtësi ligjore, por hakmarrje dhe shpërthime emocionale, pa gjyqe apo prova. Gratë që kishin heshtur gjatë luftës u kthyen në shënjestra të turpit, duke shërbyer si simbole për të larguar atë që u quajt faji dhe turpi i shoqërisë. Ky episod tregon se historia nuk është vetëm për betejat dhe udhëheqësit, por edhe për mënyrën se si një shoqëri trajton të pafuqishmit kur rreziku ka kaluar. ... #SyriTv #SyriNet #France #Gra #LuftadyteBoterore
34 views
Belinda Balluku është parë gjatë mesditës së sotme të mbërrijë në zyrat e Këshillit të Ministrave. Ndërkohë është mësuar se Gjykata Kushtetuese është mbledhur sot rreth orës 11:00. Dhe ende nuk dihet nëse mbledhja ka të bëjë me çështjen e dërguar nga Qeveria në Kushtetuese sa i përket masës së sigurisë për pezullimin e zëvendës kryeministres Belinda Balluku, apo në lidhje me ndonjë çeshtje tjetër. Por prezenca e Ballukut tek zyrat e Ramës lë të kuptohet se GJK mund të marrë një vendim. ... #SyriTv #Syrinet #BelindaBalluku
31.2K views