Niko Peleshi është treguar "sylesh". Berisha: Viktima e para e Ballës
1701 views
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Plazhit, në lagjen 13 të Durrësit, ku një këmbësor është përplasur nga një taksi teksa po kalonte te vijat e bardha. I lënduari është një 66-vjeçar me inicialet F.D., i cili ka përfunduar në trotuar me fraktura të shumta, por pa rrezik për jetën. Sakaq policia ka arrestuar drejtuesin e automjetit, A. T., 26 vjeç. "Rreth orës 10:30, në lagjen 13, shtetasi A. T., 26 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka përplasur shtetasin F. D., 66 vjeç. Shtetasi F. D. është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore. Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. T., është shoqëruar në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale për arrestimin e tij", thuhet në njoftimin e policisë. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
10.2K views
A2CNN ka zbuluar detaje nga operacioni për arrestimin e të shumë kërkuarit Ylli Zalla, në banesën e tij. Gazetari Igli Çelmeta raporton se Ylli Zalla ishte fshehur në disa ferra pranë banesës së tij gjatë operacionit, ndërkohë që ishte i armatosur me armë zjarri kallashnikov, me tre krehra. Pasi i bënë rrethimin nga RENEA, 49-vjeçait i bënë thirrje se ishte i rrethuar. Pasi vuri re forcat RENEA-n Ylli Zalla është shtrirë në tokë dhe nuk ka bërë rezistencë. Arrestimi është kryer në orën o5:00 të mëngjesit të së hënës. Kujtojmë që disa operacione ishin zhvilluar së fundmi nga "uniformat blu" për kapjen e Ylli Zallës. Një ditë më parë, atij iu vendos tritol në banesë, ku u shkrumbua makina e tij tip "Benz". Në lidhje me këtë ngjarje ka dyshime se mund të jetë e inskenuar. Ylli Zalla u shpall në kërkim që prej nëntorit 2025, pas zbulimit të një arsenali armësh gjatë hetimeve të zhvilluara pas atentatit në Rinas, ku u vranë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani.
658 views
Xhyherina në Vlorë, ka qenë fshati i radhës, që ka ndjerë mbrëmjen së dielës shumë pranë flakët e zjarreve që përfshinë kodrat e këtij fshati. Intensiteti i flakëve ka qenë i lartë duke vënë në alarm fillimisht banorët dhe më pas edhe ekipet zjarrfikëse që shkuan në vendngjarje. Era që frynte në mbrëmje, bimësia dhe terreni kanë favorizuar përhapjen e shpejtë të flakëve. Ndërhyrja e zjarrfikësve ka qenë mjaft e vështirë për shkak të terrenit të papërshtatshëm që nuk lejonte afrimin e mjeteve pranë vatrave të zjarreve. Ekipet në terren kanë mbajtur të izoluar vatrën ndërsa situata vijon të monitorohet, pasi herë pas here era favorizon përhapjen e perimetrit të zjarreve.
1147 views
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin Shëngjin–Lezhë, ku janë përfshirë dy makina. Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar katër persona, mes tyre dy fëmijë. Fatmirësisht të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Lezhës në lidhje me aksidentin.
1782 views