Normal view

Received — 10 August 2026 @a2_cnn - TikTok

Itaka po përgatitet për një rritje të ndjeshme të numrit të turistëve, teksa ishulli grek i detit Jon pritet të përfitojë nga vëmendja e shtuar që po ...

11 August 2026 at 23:01

Itaka po përgatitet për një rritje të ndjeshme të numrit të turistëve, teksa ishulli grek i detit Jon pritet të përfitojë nga vëmendja e shtuar që po i kushtohet poemës homerike të “Odisesë”, pas rikthimit të saj në ekranin e madh nga regjisori Christopher Nolan. Me pak më shumë se 3 mijë banorë, Itaka është një nga ishujt më të njohur të Jonit dhe konsiderohet tradicionalisht si atdheu i Odisesë, heroit qendror të poemës së Homerit. Filmi i ri i Nolanit, i bazuar në “Odisenë”, ka tërhequr interes të madh dhe po shënon rezultate të forta në arkat filmike, duke rikthyer në vëmendje edhe vendet e lidhura me historinë e tij. Itaka, kryeqendra e së cilës është Vathy, prej vitesh është një destinacion i preferuar turistik, falë peizazheve të saj natyrore, ujërave të kristalta dhe atmosferës së qetë që e karakterizon. Ishulli, së bashku me destinacionet e tjera të arkipelagut të Jonit, tërheq turistë që kërkojnë një kombinim mes natyrës, detit dhe historisë. Interesi për Itakën lidhet veçanërisht me figurën e Odisesë, një prej personazheve më të famshme të mitologjisë dhe letërsisë botërore. Megjithatë, pavarësisht kërkimeve arkeologjike të zhvilluara ndër vite, vende që lidhen drejtpërdrejt me poemën homerike nuk janë zbuluar ende. Gërmimet arkeologjike kanë dëshmuar, megjithatë, se në ishull kanë ekzistuar vendbanime që i përkasin periudhës mikene, duke forcuar lidhjen e Itakës me botën e përshkruar në epikat e Homerit.

1597 views


💾

Një anije romake që daton më shumë se 2 mijë vjet më parë është zbuluar në brigjet e Siçilisë, duke sjellë në dritë një tjetër dëshmi të rëndësishme t...

11 August 2026 at 23:01

Një anije romake që daton më shumë se 2 mijë vjet më parë është zbuluar në brigjet e Siçilisë, duke sjellë në dritë një tjetër dëshmi të rëndësishme të historisë së lashtë. Rrënojat e anijes janë gjetur rreth 3 milje larg Mazara del Vallo, në një thellësi prej 46 metrash. Në shtratin e detit janë zbuluar qindra amfora të lashta, të cilat besohet se kanë qenë pjesë e ngarkesës së anijes. Sipas Ministrisë italiane të Kulturës, anija i përket periudhës mes shekujve II dhe I para Krishtit. Pamjet e publikuara nga ministri italian i Kulturës, Alessandro Giuli, tregojnë rrënojat e anijes dhe amforat e shpërndara në fundin e detit. Giuli e cilësoi zbulimin si “një nga zbulimet më të rëndësishme arkeologjike nënujore” të viteve të fundit.

1989 views


💾

Një ngjarje e rëndë është shënuar në liqenin e Pogradecit, ku një 32-vjeçar ka humbur jetën, pasi është mbytur në ujë. Sipas të dhënave paraprake, 32-...

11 August 2026 at 23:01

Një ngjarje e rëndë është shënuar në liqenin e Pogradecit, ku një 32-vjeçar ka humbur jetën, pasi është mbytur në ujë. Sipas të dhënave paraprake, 32-vjeçari ndodhej në një varkë rreth 150 metra larg bregut të liqenit, teksa po kalonte kohë në ujë, shkruan A2 CNN. Në rrethana ende të paqarta, ai është hedhur nga varka në liqen për t'u larë, por pak çaste më pas ka pasur probleme dhe është mbytur. Menjëherë pas ngjarjes janë njoftuar shërbimet e emergjencës, ndërsa vijojnë kërkimet për nxjerrjen e trupit nga ujërat e liqenit. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

7871 views


💾

❌