Normal view

Received — 13 August 2026 @a2_cnn - TikTok

Forca të shumta policie, të armatosura, kanë rrethuar zonën në hyrje të Lungomares në Vlorë, ndërsa janë kryer kontrolle në disa banesa. Sipas policis...

14 August 2026 at 00:01

Forca të shumta policie, të armatosura, kanë rrethuar zonën në hyrje të Lungomares në Vlorë, ndërsa janë kryer kontrolle në disa banesa. Sipas policisë, aksioni lidhet me arrestimin e personave në kërkim. Forcat e policisë vijojnë kontrollet në zonë, ndërsa pritet një njoftim zyrtar për të dhënë më shumë detaje mbi operacionin dhe personat e përfshirë.

1699 views


💾

Policia ka arrestuar ndërtuesin Skerdi Dinaj, si dhe ka shpallur në kërkim ortakun e tij Olsen Sherifaj, pasi ndërtuan një strukturë pa leje në Shën J...

14 August 2026 at 00:01

Policia ka arrestuar ndërtuesin Skerdi Dinaj, si dhe ka shpallur në kërkim ortakun e tij Olsen Sherifaj, pasi ndërtuan një strukturë pa leje në Shën Jan, Karaburun. Kryepolici Skënder Hita dhe kryeinspektori i IKMT Afrim Qendro morën pjesë në prishjen e ndërtimit pa leje, “beach bar”. “Pasditen e sotme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, së bashku me Kryeinspektorin e IKMT-së, Afrim Qendro, morën pjesë në operacionin për prishjen e një ndërtimi pa leje, “beach bar”, në zonën e Karaburunit. Objekti prej druri po ndërtohej nga shtetasit O. Sh. dhe S. D., të cilët ishin proceduar penalisht më parë dhe kishin tejkaluar afatin kohor për prishje vullnetare. Gjatë operacionit u vu në pranga njëri prej ndërtuesve, shtetasi S. D., ndërsa ortaku i tij, shtetasi O. Sh., u shpall në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij”, thuhet në njoftimin e “bluve”.

3915 views


💾

Përplasjet nuk kanë munguar në mbledhjen mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakëve të majtë, ku burime bëjnë me dije për A2CNN se ka patur sherr ...

14 August 2026 at 00:01

Përplasjet nuk kanë munguar në mbledhjen mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakëve të majtë, ku burime bëjnë me dije për A2CNN se ka patur sherr mes kryeministrit dhe drejtuesve të bashkive që do të shkrihen. Sipas burimeve nga mbledhja, Mazniku ka shpjeguar se pse 15 bashkitë do të shkrihen, dhe kryetari i Bashkisë së Poliçanit ka kërkuar shpjegim se pse Peqini, Roskoveci apo Vau i Dejes nuk janë shkrirë që e kanë performancën më të keqe se Poliçani. Ndër të tjera ai ka thënë që reforma e 2014 dështoi, pasi i shpopulloi të gjitha fshatrat dhe kjo do të bëjë të njëjtën gjë. Aty ka ndërhyrë kryeministri Rama, ku ka thënë: "Nuk e kuptoj pse jeni këtu, ju nuk duhet të ishit fare se paturpësisht dogjët edhe teserat e partisë". Kryebashkiaku i Poliçanit i ka thënë: "Unë këtu kam ardhur me një ftesë, dhe për të përfaqësuar komunitetin tim se për qejf nuk kisha ardhur. Paturpsinë nuk e bëmë ne, por ju që po merrni këto vendime". Më pas Rama ka debatuar edhe me kryetaren bashkisë së Dimalit, e cila ka vendosur e para të largohet nga mbledhja, veprim që e ka bërë më pas edhe kryetari i Bashkisë Poliçan.

1321 views


💾

Lionel Messi tha se nuk është i sigurt se sa gjatë do të vazhdojë të luajë futboll, ndërsa postoi një homazh emocional pas vdekjes së babait të tij. B...

14 August 2026 at 00:01

Lionel Messi tha se nuk është i sigurt se sa gjatë do të vazhdojë të luajë futboll, ndërsa postoi një homazh emocional pas vdekjes së babait të tij. Babai i Messit, Jorge, ishte 68 vjeç kur vdiq javën e kaluar pas një sëmundjeje të gjatë. Jorge kishte qenë agjent i sulmuesit argjentinas që kur ishte 14 vjeç dhe e pa atë të bëhej një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave në këtë sport. "Nuk e di çfarë do të bëj pa ty", shkroi Messi, fituesi i tetë herë i Topit të Artë, në rrjetet sociale. "Nuk di si të vazhdoj. Më parë luaja vetëm futboll, dhe tani nuk jam i sigurt nëse do të vazhdoj ta bëj këtë për shumë kohë." "Ishe pranë meje që nga fillimi. Ishim shumë afër fundit. Pse nuk qëndrove edhe pak më gjatë që ta përfundonim këtë së bashku?" Messi ishte kapiten i Argjentinës ndërsa ata fituan Kupën e Botës në vitin 2022 dhe i udhëhoqi ata në finalen e Kupës së Botës 2026, të cilën skuadra e tij e humbi 1-0 ndaj Spanjës, përpara se të kthehej te skuadra e klubit Inter Miami. Ai u kthye në shtëpi me familjen e tij pasi Jorge ndërroi jetë në një spital në qytetin e tij të lindjes, Rosario, Argjentinë. Një funeral privat u zhvillua të dielën në një varrezë në qytetin e Perezit, në periferi të Rosario-s.

1209 views


💾

Received — 12 August 2026 @a2_cnn - TikTok

Këshilltari i Sigurisë në PD, Xhemal Gjunkshi me anë të një reagimi në rrjete sociale ka bërë thirrje për ndërhyrje sa më të shpejtë në Lurë, pasi fla...

13 August 2026 at 00:01

Këshilltari i Sigurisë në PD, Xhemal Gjunkshi me anë të një reagimi në rrjete sociale ka bërë thirrje për ndërhyrje sa më të shpejtë në Lurë, pasi flakët kanë dalë jashtë kontrollit. “Qytetarët kanë nevojë për shtetin në terren, jo për deklarata nga zyrat e institucioneve. Mobilizoni kapacitetet që dispononi dhe dërgoni ndihmën ajrore tani!”, shkruan Gjunkshi në reagimin e tij.

2643 views


💾

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një shënimi në rrjetet sociale lidhur me lajmin se Shqipëria doli e para në indeksin global të sigurisë kibern...

13 August 2026 at 00:01

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një shënimi në rrjetet sociale lidhur me lajmin se Shqipëria doli e para në indeksin global të sigurisë kibernetike. Rama shkruan se Shqipëria u ngjit në majë aty ku deri jo shumë vite më parë ishte në fund. Sipas kryeministrit kjo “u dhemb vetëm atyre që e duan medoemos në fund, e që prej muajsh për “inat të vjehrrës u bënë rrogoz i mullixhiut” duke parë ëndrra me revolucione, dorëheqje, pushtet dhe duke prodhuar deri edhe diasporë nga Prishtina e Tetova”. SHËNIMI I RAMËS NJË SHËNIM I NEVOJSHËM për urrejtësit besnikë dhe ushtrinë e tyre të trollave. Sapo postova lajmin që Shqipëria doli e para në indeksin global të sigurisë kibernetike, ata u vërsulën si tufa sorrash e korbash me turlilloj krrakrrash. Po nëse lajmi ishte "gënjeshtër", "propagandë", "budallallëk", atëherë pse gjithë ai mund i madh me gurë e me baltë? Asnjë njeri normal nuk harxhon energji për të shuar një qiri të fikur. Në fakt renditjen në National Cyber Security Index nuk e bën as një sorrë, as një korb dhe as një troll. E vendos një metodologji ndërkombëtare, me 98.33 pikë, të matura mbi kuadrin ligjor, kapacitetet institucionale dhe sistemin e parandalimit. Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por tabela nuk ndryshon pse ata derdhin mllef e jargë mbi pasqyrat e tyre digjitale. Mund të jetë e dhimbshme të jesh troll i një shteti që del në krye të klasifikimit botëror pikërisht në aftësinë mbrojtëse nga trollimet malinje, por s'ka ilaç për dhimbjen e urrejtësve. Kështu që vazhdoni, forca, çdo koment i juaji është një klikim më shumë, një provë më shumë, dhe një buzëqeshje më shumë për mua, në këtë ditë të bukur arritjeje fantastike. Miq dhe aleatë të vërtetë që e dinë mirë ç'është ky Index Global sot më uruan, ndërsa dështakzemërakët e Shqipërisë më sulmuan. Të dyja palët, në mënyrën e tyre konfirmuan të njëjtën gjë: Shqipëria u ngjit në majë aty ku deri jo shumë vite më parë ishte në fund. Dhe kjo u dhemb vetëm atyre që e duan medoemos në fund, e që prej muajsh për “inat të vjehrrës u bënë rrogoz i mullixhiut” duke parë ëndrra me revolucione, dorëheqje, pushtet dhe duke prodhuar deri edhe diasporë nga Prishtina e Tetova.

5881 views


💾

Banorët e lagjes Abaze në Krujë kanë dërguar një video ne redaksinë e A2 CNN ku duken disa vatra zjarri në faqen e malit. Ata thonë se flakët mund të ...

13 August 2026 at 00:01

Banorët e lagjes Abaze në Krujë kanë dërguar një video ne redaksinë e A2 CNN ku duken disa vatra zjarri në faqen e malit. Ata thonë se flakët mund të rrezikojnë të përhapen sërish me shpejtësi, të favorizuara edhe nga era. Më herët, Ministria e Mbrojtjes raportoi për dy vatra aktive në zonë. “Në lagjen Abaze, zjarri ka pasur përhapje të favorizuar nga era, por aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara. Ndërsa në Krastë–Halil, situata u përkeqësua në orët e para të mëngjesit, duke rritur rrezikun për banesat”, tha ministria. “Ndërhyrja me 2 helikopterë ka normalizuar situatën dhe forcat operacionale vijojnë punën për kontrollin dhe shuarjen e plotë të vatrës”.

3624 views


💾

Një aksident i frikshëm është regjistruar këtë të martë në Nju-Jork, kur një kamion u përplas me një mbikalim dhe u përmbys në mes të rrugës, duke për...

13 August 2026 at 00:01

Një aksident i frikshëm është regjistruar këtë të martë në Nju-Jork, kur një kamion u përplas me një mbikalim dhe u përmbys në mes të rrugës, duke përfunduar mbi një makinë të parkuar. Pamjet e xhiruara nga një makinë që ndodhej pas kamionit fiksuan përplasjen e rrezikshme. Shoferi i makinës së parkuar u lëndua lehtë në shpatull, ndërsa shoferi i kamionit nuk pësoi dëmtime, por u gjobit pasi nuk kishte marrë masat e rimorkios.

2306 views


💾

Ministria e Mbrojtjes informon se deri në orën 16:00 janë raportuar disa vatra zjarri, ndërsa aktualisht 8 vatra mbeten aktive në qarqet Tiranë, Fier,...

13 August 2026 at 00:01

Ministria e Mbrojtjes informon se deri në orën 16:00 janë raportuar disa vatra zjarri, ndërsa aktualisht 8 vatra mbeten aktive në qarqet Tiranë, Fier, Durrës, Gjirokastër dhe Dibër. Në operacionet për menaxhimin e situatës janë angazhuar 165 forca operacionale, 85 efektivë të Forcave të Armatosura, si dhe janë zhvilluar 7 misione ajrore me helikopterë dhe 2 misione me avionë Air Tractor. Në Dajt, bashkia Tiranë, është riaktivizuar zjarri në pyllin me pisha, mbi tunelet e Qafë Mollës. Në terren janë angazhuar 22 forca të MZSH-së dhe ADZM-së Tiranë, ndërsa operacioni është mbështetur edhe nga helikopteri i Forcave të Armatosura. Ndërkohë, në Priskë të Madhe vijon puna për shuarjen e zjarrit. Aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në Drenie, bashkia Patos, zjarri i cili ishte vënë nën kontroll është riaktivizuar në thellësi të pyllit. Operacioni po mbështetet nga 2 avionë Air Tractor. Aktualisht ka përmirësim në Drenie. Në Krujë, vijon puna në dy vatra aktive. Në lagjen Abaze, zjarri ka pasur përhapje të favorizuar nga era, por aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara. Ndërsa në Krastë–Halil, situata u përkeqësua në orët e para të mëngjesit, duke rritur rrezikun për banesat. Ndërhyrja me 2 helikopterë ka normalizuar situatën dhe forcat operacionale vijojnë punën për kontrollin dhe shuarjen e plotë të vatrës. Në malin e Nëmerçkës, bashkia Përmet, vijon operacioni për shuarjen e zjarrit. Vatra nuk paraqet rrezik për zonat e banuara. Ndërkohë, një vatër e re është evidentuar në malin Dhëmbel, mbi fshatin Badilonjë, ku forcat e MZSH-së Përmet po punojnë për shuarjen e saj. Në Gurë-Lurë, bashkia Dibër, është evidentuar një zjarr në sipërfaqe me pyll pishe dhe kullotë. Po punohet intensivisht për shuarjen e vatrës. AKMC dhe strukturat e sistemit të mbrojtjes civile mbeten në gatishmëri të plotë dhe vijojnë monitorimin dhe koordinimin e operacioneve në terren, me fokus të veçantë në vatrat që paraqesin rrezik për përhapje dhe për zonat e banuara.

2202 views


💾

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural i kërkon Autoritetit Kombëtar të Ushqimit që të njoftojë tregtarët se nga data 3 shtator nuk do të lejohet ...

13 August 2026 at 00:01

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural i kërkon Autoritetit Kombëtar të Ushqimit që të njoftojë tregtarët se nga data 3 shtator nuk do të lejohet më importi i mishit nga Brazili. Kjo pas qëndrimit unanim që mbajtën ekspertët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, për shkak të përdorimit të medikamenteve veterinare që rrisin masën muskulore të kafshëve. Në dokumentin shkresor që MBZHR i ka përcjellë AKU mbi porositë e BE, kërkohet që merren masat për zbatimin e këtij vendimi, shkruan A2 CNN. Që prej vitit 2006 e deri në ditët e sotme, Brazili ka luajtur një rol të rëndësishëm si një ndër furnizuesit kryesorë të tregut me mish viçi, derri dhe pule. Për më tepër, këto produkte kanë përbërë një burim të rëndësishëm të lëndës së parë për industrinë e përpunimit të mishit, duke kontribuar ndjeshëm në zhvillimin dhe zgjerimin e këtij sektori.

1818 views


💾

❌