Normal view

Një aksident i rëndë ka marrë dy jetë mëngjesin e së premtes në Serres të Greqisë, ku një nënë dhe djali i saj me origjinë shqiptare kanë humbur jetën...

8 August 2026 at 04:00

Një aksident i rëndë ka marrë dy jetë mëngjesin e së premtes në Serres të Greqisë, ku një nënë dhe djali i saj me origjinë shqiptare kanë humbur jetën pas një përplasjeje të fortë kokë më kokë mes makinës dhe një kamioni. Ngjarja ka ndodhur në rrugën provinciale Amfipolis–Drama, pranë zonës Paleokomi, në Bashkinë e Amfipolis. Sipas mediave greke, viktimat janë një grua 43-vjeçare dhe djali i saj 24-vjeçar, të dy shqiptarë, të cilët udhëtonin me automjetin që u përplas me kamionin, shkruan A2CNN. Nga përplasja e fuqishme, 24-vjeçari, i cili drejtonte makinën, dhe nëna e tij që ndodhej në sediljen e pasagjerit, humbën jetën në vendngjarje për shkak të plagëve të rënda. Shoferi 56-vjeçar i kamionit mbeti i plagosur dhe u transportua për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm të Dramës.

2027 views


💾

I dërguari i Posaçëm i Donald Trump për Misione Speciale, Richard Grenell, ka zgjedhur bregdetin shqiptar për të kaluar disa ditë pushimesh. Grenell k...

8 August 2026 at 04:00

I dërguari i Posaçëm i Donald Trump për Misione Speciale, Richard Grenell, ka zgjedhur bregdetin shqiptar për të kaluar disa ditë pushimesh. Grenell ka ndarë në rrjetin social Instagram disa fotografi nga qëndrimi i tij në Vlorë, ku shfaqet duke shijuar bukuritë e qytetit bregdetar në shoqërinë e miqve dhe familjarëve.

4100 views


💾

Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e kësaj të premteje në shkallët e një pallati në lagjen "Syrja Dylgjeri" në Elbasan. Sipas Policisë, rreth ...

8 August 2026 at 04:00

Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e kësaj të premteje në shkallët e një pallati në lagjen "Syrja Dylgjeri" në Elbasan. Sipas Policisë, rreth orës 08:00 është marrë njoftimi se në sheshpushimin e katit të tetë të pallatit është gjetur pa shenja jete shtetasi K. D., 47 vjeç. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë kryer veprimet e para hetimore. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga mjete ose sende të tjera.

5153 views


💾

Presidenti amerikan Donald Trump pret që lufta me Iranin të përfundojë “shumë shpejt”, duke shtuar gjatë pyetjeve lidhur me çmimet e larta të energjis...

8 August 2026 at 04:00

Presidenti amerikan Donald Trump pret që lufta me Iranin të përfundojë “shumë shpejt”, duke shtuar gjatë pyetjeve lidhur me çmimet e larta të energjisë se nuk beson se “ato mund të zgjasin për një kohë më të gjatë”. SHBA-ja, Irani dhe Omani po i afrohen një marrëveshjeje të përkohshme për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit. Ndërsa bisedimet diplomatike për t’i dhënë fund luftës SHBA-Izrael ndaj Iranit kanë ngecur, autoritetet iraniane kanë intensifikuar kontrollet e sigurisë së brendshme në të gjithë vendin, veçanërisht në Teheran. Forcat jemenase raportuan se sulmet e Houthive, duke përdorur dronë kamikazë dhe raketa balistike, kanë vrarë të paktën 17 ushtarë dhe një oficer. Më herët, zëdhënësi i Houthive, Yahya Saree, konfirmoi se grupi kishte lëshuar “një numër të madh raketash balistike dhe dronësh” drejt bazave të Forcave të Emergjencës në Marib dhe Hadramout, duke shkatërruar trupa, armë dhe automjete.

1222 views


💾

Një konflikt mes dy komshinjve për një turë drush ka përfunduar në mënyrë tragjike mbrëmjen e kësaj të enjteje në lagjen Vrapaj të Roskovecit, ku një ...

8 August 2026 at 04:00

Një konflikt mes dy komshinjve për një turë drush ka përfunduar në mënyrë tragjike mbrëmjen e kësaj të enjteje në lagjen Vrapaj të Roskovecit, ku një 70-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se pësoi infarkt. Sipas burimeve zyrtare të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, viktima është Baftjar Vrapi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, kur djali i tij është përfshirë në një konflikt fizik me komshiun për shkak të një ture drush. Referuar të dhënave paraprake, 70-vjeçari ndodhej në banesë së bashku me bashkëshorten. Në momentin që ka marrë vesh për konfliktin dhe ka tentuar të dalë jashtë, ai ka pësuar një infarkt, duke u rrëzuar në tokë. Familjarët kanë njoftuar menjëherë shërbimin e urgjencës, ndërsa ambulanca e ka transportuar drejt Qendrës Shëndetësore të Roskovecit. Pavarësisht përpjekjeve, mjekët kanë konstatuar se ai kishte ndërruar jetë. Ndërkohë, banorë të zonës japin një tjetër version të ngjarjes, sipas të cilit Baftjar Vrapi ndodhej në verandën e banesës dhe ka qenë dëshmitar i konfliktit mes djalit të tij dhe komshiut, përpara se të pësonte infarktin fatal. Policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të sqaruar dinamikën e konfliktit që parapriu vdekjen e 70-vjeçarit. Policia po mer në pyetje palët e përfshura në lonflikt ndërkohë që shërbime të shumta pilicore ndëdhen ne vëndngjarje.

4029 views


💾

Received — 6 August 2026 @a2_cnn - TikTok

Në të gjithë vendin vijojnë të jenë aktive shtatë vatra zjarri. Situata më problematike mbetet në Mallakastër, ku prej dy ditësh zjarrfikësit po lufto...

7 August 2026 at 18:00

Në të gjithë vendin vijojnë të jenë aktive shtatë vatra zjarri. Situata më problematike mbetet në Mallakastër, ku prej dy ditësh zjarrfikësit po luftojnë me flakët që vazhdojnë të përhapen. Zjarri ka përfshirë rreth 15 hektarë sipërfaqe pyjore. Flakët kanë dalë në aksin Riban-Ngraçan, duke vështirësuar lëvizjen e mjeteve zjarrfikëse dhe të Policisë. Terreni i thyer, bimësia e dendur dhe era kanë penguar ndërhyrjen nga toka, ndërsa forcat zjarrfikëse po punojnë për të mos lejuar përhapjen e zjarrit drejt zonave të banuara. Era e fortë ka favorizuar flakët që kanë kaluar rrugën e Panahorit. Kryetari i Bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailaj e cilësoi situatën si problematike. Për të dytën ditë me radhë, ndërhyrja për shuarjen e flakëve në Mallakastër po mbështetet edhe nga ajri. Në operacion është angazhuar avioni zjarrfikës "Air Tractor AT-802 Fire Boss", i cili ka kryer fluturimin e parë operacional në Shqipëri.

2375 views


💾

Katër gra i kanë rrëfyer BBC-së se janë sulmuar dhe ngacmuar seksualisht në një kolegj stërvitjeje ushtarake për adoleshentë në Britaninë e Madhe, ku ...

7 August 2026 at 18:00

Katër gra i kanë rrëfyer BBC-së se janë sulmuar dhe ngacmuar seksualisht në një kolegj stërvitjeje ushtarake për adoleshentë në Britaninë e Madhe, ku njëra prej të abuzuarave tha se është përdhunuar nga disa ushtarë. Të gjitha gratë kanë ndjekur Kolegjin e Fondacionit të Ushtrisë (AFC) në Harrogate, North Yorkshire, gjatë pesë viteve të fundit dhe thonë se ngjarjet kanë ndodhur kur ato ishin 17 vjeç. Kolegji ka një kulturë të rrezikshme mizogjinie dhe dhune seksuale, thonë gratë, të cilat për herë të parë kanë thyer heshtjen. Këto raporte janë “jashtëzakonisht shqetësuese dhe serioze”, tha një zëdhënës i Ushtrisë në një deklaratë. BBC raporton po ashtu se Policia e North Yorkshire mori 16 raportime për vepra penale seksuale të lidhura me kolegjin gjatë vitit deri në qershor, sipas një kërkese për Lirinë e Informacionit. Këto vepra penale të raportuara përfshijnë akuza për ekspozim të padëshiruar, vëzhgim të paautorizuar (voajerizëm) dhe sulm seksual. Nuk dihet nëse rastet me të vërtetë u dërguan për ndjekje penale. Një total prej 176 ankesash për sjellje të papërshtatshme seksuale në kolegj u bënë midis janarit 2018 dhe qershorit 2025, sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes. Shifrat e publikuara zbulojnë një model të përsëritur problematik brenda institucionit që trajnon brezin e ri të ushtarakëve britanikë.

497 views


💾

Një oficer policie në Wisconsin përjetoi momente të frikshme teksa një tornado e fuqishme goditi zonën ku ai ishte i pozicionuar pranë një shkolle fil...

7 August 2026 at 18:00

Një oficer policie në Wisconsin përjetoi momente të frikshme teksa një tornado e fuqishme goditi zonën ku ai ishte i pozicionuar pranë një shkolle fillore. Pamjet dramatike nga kamera e patrullës tregojnë erëra të furishme që hedhin pemë, mbeturina dhe copa ndërtimi në çdo drejtim. Shkolla Gegan Elementary pësoi dëme të mëdha, ndërsa oficeri Scott Boehlen shpëtoi pa lëndime. "Papritur, mbeturinat filluan të fluturonin kudo. Në atë moment nuk e kuptova sa e rëndë ishte situata," tha ai.

702 views


💾

Sokol Hoxha, autor i tre vrasjeve në vendin tonë, është ekstraduar nga SHBA drejt Shqipërisë dhe ka mbërritur në Aeroportin e Rinasit, raporton A2CNN....

7 August 2026 at 18:00

Sokol Hoxha, autor i tre vrasjeve në vendin tonë, është ekstraduar nga SHBA drejt Shqipërisë dhe ka mbërritur në Aeroportin e Rinasit, raporton A2CNN. Sokol Hoxha akuzohet për vrasjen e 2 vëllezërve në Patos, teksa edhe Belgjika e kërkon për të vuajtur dënimin e vrasjes së Brunilda Dervishit.

2353 views


💾

Rreth orës 21:45, në lagjen nr. 15, Durrës, automjeti me drejtues shtetasin D. N. ka aksidentuar këmbësorin Xh. Zh. Si pasojë e aksidentit, këmbësori ...

7 August 2026 at 18:00

Rreth orës 21:45, në lagjen nr. 15, Durrës, automjeti me drejtues shtetasin D. N. ka aksidentuar këmbësorin Xh. Zh. Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit. #a2cnn #lajmifundit #ndiqa2cnn #lajmeshqip

7270 views


💾

❌