Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 11 February 2026@a2_cnn - TikTok

Era e fortë rrëzon kamionin dhe përplaset me një tjetër mjet që po lëvizte nga Kapshtica në drejtim të Korçës. Për fatin e mirë nuk ka të dëmtuar nga ...

By: @a2_cnn
12 February 2026 at 03:00

Era e fortë rrëzon kamionin dhe përplaset me një tjetër mjet që po lëvizte nga Kapshtica në drejtim të Korçës. Për fatin e mirë nuk ka të dëmtuar nga ky aksident i ndodhur në afërsi të kryqëzimit të Plasës. Sipas policisë, mjeti i tonazhit të rëndë ka qenë duke udhëtuar nga Korça në drejtim të Kapshticës vetëm pak kilometra pak fshatit Belorta në afërsi të kryqëzimit të fshatit Plasë, era e fortë ka rrëzuar kamionin duke rrezikuar jetën e drejtuesit të një mjeti të vogël që po udhëtonte nga Kapshtica në drejtim të Korçës, shkruan A2 CNN. Megjithëse aksidenti ka qenë i frikshëm, të dy drejtuesit e mjeteve kanë shpëtuar pa lëndime serioze. Përmbysja e mjetit ka bllokuar për më shumë se 40 minuta qarkullimin të dyja anët e rrugës nacionale Korçë - Kapshticë, aks i cili tani i është rikthyer normalitetit të lëvizjes. #A2CNN

4164 views


💾

Albulena Haxhiu është zgjedhur kryetare e Kuvendit në Kosovë me propozim të Lëvizjes Vetëvendosje. Haxhiu mori 66 vota pro, ndërkohë që 44 deputetë vo...

By: @a2_cnn
12 February 2026 at 03:00

Albulena Haxhiu është zgjedhur kryetare e Kuvendit në Kosovë me propozim të Lëvizjes Vetëvendosje. Haxhiu mori 66 vota pro, ndërkohë që 44 deputetë votuan kundër dhe 8 abstenuan. Po në seancën e sotme janë betuar 118 deputetët e pranishëm në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, raporton A2CNN. Pas verifikimit të mandateve për deputetët e rinj, tani pritet të procedohet me betimin dhe pikat tjera të rendit të ditës së seancës konstituive. Ky verifikim u bë me votimin e 118 deputetëve të pranishëm. Nga 120 deputetë që do të përbëjnë legjislaturën e dhjetë, 100 do të jenë nga partitë shqiptare, ndërsa 20 vendet e tjera janë të rezervuara për minoritetet. Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 57 karrige në Kuvend.

927 views


💾

Autoritetet në SHBA kanë publikuar pamjet, e filmuara nga kamera e një dere, në të cilën shfaqet një person i armatosur dhe i maskuar. Pamjet janë fil...

By: @a2_cnn
12 February 2026 at 03:00

Autoritetet në SHBA kanë publikuar pamjet, e filmuara nga kamera e një dere, në të cilën shfaqet një person i armatosur dhe i maskuar. Pamjet janë filmuar në banesën e Nancy Guthrie, nëna 84-vjeçare e moderatores Savannah Guthrie, e cila u rrëmbye 10 ditë më parë në Arizona. Tashmë, ekspertët thonë se duke përdorur Inteligjencën Artificiale, autoritetet me anë të këtyre pamjeve, mund të identifikojnë personin që rrëmbeu Nancy Guthrie.#lajmeshqip #a2cnn

242 views


💾

Pamjet me dron tregojnë akullthyesit duke pastruar lumin Vistula nga shtresa e akullit, teksa autoritetet në vend kanë nisur një operacion për të para...

By: @a2_cnn
12 February 2026 at 03:00

Pamjet me dron tregojnë akullthyesit duke pastruar lumin Vistula nga shtresa e akullit, teksa autoritetet në vend kanë nisur një operacion për të parandaluar krijimin e blloqeve të rrezikshme, pasi pritet që të nisë shkrirja. Operacionet e thyerjes së akullit në lumenjtë Oder dhe Vistula ishin pezulluar për shkak të kushteve të vështira të motit. Synimi i operacionit është që ta përgatisë lumin përpara se të ndodhë shkrirja dhe akulli të rrjedhë në Poloninë jugore. #lajmeshqip #a2cnn

1243 views


💾

Before yesterday@a2_cnn - TikTok

Ghislaine Maxwell, bashkëpunëtore e Jeffrey Epstein, refuzoi t'u përgjigjej pyetjeve gjatë një seance para Komitetit për Mbikëqyrjen dhe Reformën Qeve...

By: @a2_cnn
11 February 2026 at 19:00

Ghislaine Maxwell, bashkëpunëtore e Jeffrey Epstein, refuzoi t'u përgjigjej pyetjeve gjatë një seance para Komitetit për Mbikëqyrjen dhe Reformën Qeveritare të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së. Një seancë që u shoqërua me kritika si nga anëtarët republikanë ashtu edhe nga ata demokratë të Komitetit. Maxwell, e cila u shpall fajtore në vitin 2021 për ndihmën që i jepte Epstein me rekrutimin dhe abuzimin e vajzave të mitura dhe aktualisht është e dënuar me 20 vite burg, përdori Amendamentin e Pestë kundër vetë-inkriminimit dhe nuk pranoi t'u përgjigjej pyetjeve. #lajmeshqip #a2cnn #Politics

194 views


💾

❌
❌