Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 20 January 2026@a2_cnn - TikTok

Policia e Tiranës ka ndëshkuar 76 shoferë javën e kaluar, të cilët nuk kanë respektuar radhën në trafik, por duke shkelur rregullat duke u bërë shkak ...

By: @a2_cnn
20 January 2026 at 23:00

Policia e Tiranës ka ndëshkuar 76 shoferë javën e kaluar, të cilët nuk kanë respektuar radhën në trafik, por duke shkelur rregullat duke u bërë shkak për aksidente të mundshme, shkruan A2 CNN. Për drejtim të mjetit në efektin e alkoolit, janë proceduar penalisht 59 drejtues mjetesh, 6 prej të cilëve janë vënë në pranga, për shkak të rrezikshmërisë së lartë që paraqiti kjo shkelje, për jetën e përdoruesve të rrugës, në 6 rastet specifike. Materialet procedurale për këto raste i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Për mosrespektim të radhës në qarkullim, janë ndëshkuar 76 drejtues mjetesh. Kjo shkelje krijon rrezik të drejtpërdrejtë për aksidente rrugore dhe shoqëruar me fluksin e lëvizjes, vështirëson qarkullimin normal. Janë hequr me karrotrec, 53 automjete të parkuara gabim, masë e cila ka liruar hapësira publike dhe ka hequr pengesa për lëvizjen e mjeteve të transportit. “Policia Rrugore apelon sërish, për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin drejtimin e mjetit në efektin e alkoolit dhe të tregojnë kujdes dhe përgjegjshmëri gjatë lëvizjes në rrugë, pasi siguria rrugore është detyrim dhe përgjegjësi e përbashkët”. #a2cnn #Lajmeshqip #shqiperi

2043 views


💾

Kryeministri Edi Rama i ka përcjellë Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, përgjigjen zyrtare ndaj ftesës për pjesëmarrje në Bordin e Pa...

By: @a2_cnn
20 January 2026 at 23:00

Kryeministri Edi Rama i ka përcjellë Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, përgjigjen zyrtare ndaj ftesës për pjesëmarrje në Bordin e Paqes, duke shprehur mirënjohje për angazhimin dhe udhëheqjen e tij në themelimin e kësaj nisme. Në letrën drejtuar Presidentit Trump, Kryeministri vlerëson Bordin e Paqes si një instrument konkret dhe të domosdoshëm për ndërtimin aktiv të paqes globale, përtej deklaratave formale. Ai thekson se Shqipëria, si aleate e qëndrueshme e SHBA-së, është e gatshme të kontribuojë në këtë përpjekje dhe njofton se angazhimi do t’i përcillet Kuvendit për miratim. Përgjigja e Ramës Sot i përcolla Presidentit Donald J. Trump përgjigjen e ftesës së tij për të marrë pjesë në Bordin e Paqes. Së shpejti angazhimi ynë do t’i përcillet Kuvendit të Shqipërisë për miratim. #KrenarpërShqipërinë Bashkëlidhur përkthimi: Republika e Shqipërisë Kryeministri Tiranë, 19 janar 2026 Shkëlqesisë së Tij Z. Donald J. Trump President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Washington, DC I nderuar Zoti President, Po ju shkruaj për të shprehur vlerësimin tim më të thellë për angazhimin tuaj të fortë dhe udhëheqjen vizionare në themelimin e Bordit të Paqes, si edhe për t’ju falënderuar sinqerisht për ftesën që më keni drejtuar personalisht për të qenë pjesë e tij, si edhe për ftesën drejtuar vendit tim, Republikës së Shqipërisë, për të shërbyer si anëtare themeluese. Në një kohë kur konfliktet dhe përçarja dominojnë shumë shpesh panoramën ndërkombëtare, paqja duhet të formësohet aktivisht e jo të pritet pasivisht a diskutohet pafundësisht nëpër forume politike, teksa përreth globit jetë të pafajshme humbasin kotësisht çdo minutë. Bordi i Paqes shfaqet si mishërimi i kësaj domosdoshmërie urgjente. Duke trajtuar njëkohësisht pasojat e menjëhershme të konflikteve dhe shkaqet më të thella strukturore që e prodhojnë paqëndrueshmërinë, kjo nismë ka potencialin të shndërrohet në një model vërtetë transformues të ndërtimit të paqes në nivel global. #A2CNN

1093 views


💾

Yesterday — 19 January 2026@a2_cnn - TikTok

Liqeni Balaton në Hungari ka ngrirë mjaftueshëm sa për të bërë patinazh në të në mënyrë të sigurt. Liqeni më i madh i Europës nuk ngrinte në mënyrë të...

By: @a2_cnn
20 January 2026 at 21:00

Liqeni Balaton në Hungari ka ngrirë mjaftueshëm sa për të bërë patinazh në të në mënyrë të sigurt. Liqeni më i madh i Europës nuk ngrinte në mënyrë të tillë në thuajse një dekadë. Megjithatë, autoritetet e vendit i paralajmëruan qytetarët se patinazhi ishte i lejuar vetëm brenda 50-70 metrave nga bregu jugor i liqenit, në zonat me ujë të cekët, ku shpëtimi mund të kryhet më lehtësisht.

2346 views


💾

Policia e Tiranës ka arrestuar një 31-vjeçar i cili akuzohet për kalim të paligjshëm të kufijve. “Finalizohet pas 1 muaji hetim me metoda speciale, op...

By: @a2_cnn
20 January 2026 at 21:00

Policia e Tiranës ka arrestuar një 31-vjeçar i cili akuzohet për kalim të paligjshëm të kufijve. “Finalizohet pas 1 muaji hetim me metoda speciale, operacioni i koduar “Relay 3”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve. Transportonte drejt Kukësit, nëpërmjet rrugës së vjetër të Rinasit, 6 emigrantë nga Egjipti, që synonin të kalonin ilegalisht, në shtetet e BE-së, arrestohet 31-vjeçari. Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët, dhe 2 celularë”, tha policia. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, si rezultat i një hetimi njëmujor, të ndjekur me metoda speciale, në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, për të dokumentuar veprimtarinë kriminale të një shtetasi që dyshohej se transportonte emigrantë, kundrejt pagesave, nga Tirana drejt Kukësit, me qëllim kalimin ilegal, fillimisht në Kosovë dhe më pas në shtete të BE-së, finalizuan fazën e tretë të operacionit “Relay”. Gjatë operacionit u kap autori i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale, shtetasi K. G., 31 vjeç, banues në Kukës. Në automjetin që drejtonte ky shtetas, në rrugën e vjetër të Rinasit, ishin 6 emigrantë nga Egjipti. Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetime për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. #a2cnn #Lajmeshqip

858 views


💾

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i dërgoi tw hwnwn një mesazh deputetëve të Shqipërisë me rastin e çeljes së sesionit të ri parlamentar të Legji...

By: @a2_cnn
20 January 2026 at 21:00

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i dërgoi tw hwnwn një mesazh deputetëve të Shqipërisë me rastin e çeljes së sesionit të ri parlamentar të Legjislaturës XI, ku theksoi se Kuvendi nis një gjashtëmujor vendimtar, të mbushur me nisma reformuese dhe përgjegjësi të larta shtetformuese. Kreu i Shtetit nënvizoi se çdo iniciativë ligjore duhet t’i shërbejë forcimit të shtetit të së drejtës, mirëqenies së qytetarëve dhe objektivit strategjik të Shqipërisë: anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Duke iu referuar përafrimit të legjislacionit dhe agjendës së integrimit, Presidenti i Republikës thekson në mesazhin drejtuar deputetëve se procesi kërkon përkushtim, reforma të thella dhe bashkëpunim të sinqertë ndërinstitucional. https://a2news.com/shqiperia/politike/begaj-mesazh-deputeteve-kuvendi-ne-veprim-dhe-qeveria-te-jape-i1168635 #a2cnn #Lajmeshqip #shqiperi #like

1519 views


💾

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mbeten të larta, teksa sundimtarët e linjës së ashpër në Teheran kanë përsëritur retorikën armiqësore d...

By: @a2_cnn
20 January 2026 at 21:00

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mbeten të larta, teksa sundimtarët e linjës së ashpër në Teheran kanë përsëritur retorikën armiqësore dhe kërcënimet se do të japin “ndëshkime të ashpra” – përfshirë edhe mundësinë e ekzekutimeve – ndaj protestuesve antiqeveritarë. Presidenti iranian, Masud Pezeshkian – që më herët konsiderohej nga shumë si relativisht i moderuar në mesin e udhëheqësve të Iranit – më 18 janar paralajmëroi se një sulm ndaj liderit suprem të shtetit, ajatollah Ali Khameneit, do të shkaktonte “një luftë në shkallë të plotë”. “Një sulm ndaj udhëheqësit të madh të shtetit tonë është i barasvlershëm me një luftë në shkallë të gjerë me kombin iranian”, tha Pezeshkian përmes një postimi në rrjetet sociale. Në një fjalim më 17 janar, Khamenei e vlerësoi rolin e Pezeshkianit në shtypjen e protestave të fundit, teksa pranoi se gjatë protestave janë vrarë “disa mijëra” persona. Presidenti amerikan, Donald Trump, është kryesori në mesin e udhëheqësve perëndimorë që ka kritikuar regjimin iranian për shtypjen brutale të protestave antiqeveritare. #a2cnn #Lajmeshqip #shqiperi

673 views


💾

❌
❌