Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 18 January 2026@a2_cnn - TikTok

Këta persona përjashtohen nga operacionet plastike, kirurgu tregon arsyen. Përpara një ndërhyrje kirurgjikale me qëllim rimodelimin plastik të një pje...

By: @a2_cnn
19 January 2026 at 07:00

Këta persona përjashtohen nga operacionet plastike, kirurgu tregon arsyen. Përpara një ndërhyrje kirurgjikale me qëllim rimodelimin plastik të një pjese të trupit, gjithmonë është e rëndësishme një kontroll i hollësishëm i gjëndjes shëndetësore të pacientit. Për personat diabetikë, me tension të lartë apo me probleme kardiake, nuk vendoset për operacion deri në momentin që parametrat të shkojnë në optimalen e tyre. I ftuar në studion e emisionit “Diagnozë” nga autorja dhe moderatorja Freskida Miloti, kirurgu plastik Dr. Gentian Zikaj, tha se gjithmonë bëhen konsulta me mjekët e tjerë specialist, analizat etj, përpara se një pacient të hyjnë në sallën e kirurgjisë. Për më shumë, shikoni videon e plotë në kanalin e A2CNN në YouTube. #A2CNN #Diagnoze #FreskidaMiloti #GentianZikaj #Kirurgjiaplastike

900 views


💾

Operacionet plastike, kirurgu tregon rastet që refuzon pacientët Vitet e fundit kërkesat për operacione plastike, estetike, është rritur ndjeshëm në S...

By: @a2_cnn
19 January 2026 at 07:00

Operacionet plastike, kirurgu tregon rastet që refuzon pacientët Vitet e fundit kërkesat për operacione plastike, estetike, është rritur ndjeshëm në Shqipëri. Diku nga nevoja për t’u dukur bukur, diku nga nevoja për korrigjimin e një defekti dhe shpesh për të qenë të ngjashëm me persona të njohur të ekranit apo rrjeteve sociale, shumë qytetarë shkojnë drejt kirurgjsië plastike. Mirëpo ka dhe shumë persona të cilëve u refuzohet kjo nderhyrje në mënyrë kategorike për shkak të komplikacioneve shëndetësore. I ftuar në studion e emisionit “Diagnozë” nga autorja dhe moderatorja Freskida Miloti, kirurgu plastik Dr. Gentian Zikaj, shpjegoi se personat me probleme psikologjike apo ata të cilët rrezikojnë t’u përkeqësohet shëndeti, u refuzohet ndërhyrja pavarësisht këmbënguljes. Për më shumë, shikoni videon e plotë në kanalin e A2CNN në YouTube. #A2CNN #Diagnoze #FreskidaMiloti #GentianZikaj #Kirurgjiaplastike

1201 views


💾

Si ndikon piktura në shëndetin emocional? Arti është nëj nga format më të mira që çdokush të gjejë qetësinë shpirtërore, të shpreh një emocion apo të ...

By: @a2_cnn
19 January 2026 at 07:00

Si ndikon piktura në shëndetin emocional? Arti është nëj nga format më të mira që çdokush të gjejë qetësinë shpirtërore, të shpreh një emocion apo të përballojë një situatë të caktuar të jetës. Përmes pikturës, muzikës, gdhendjes, apo edhe krijimeve të ndryshme, shumë persona arrijnë të gjejnë vetëveten dhe të mbjellin shenja shprese dhe motivuese në jetën e tyre. Në rubrikën “Impakt Shëndet”, pjesë e emisionit Diagnozë, nga autorja dhe moderatorja Freskida Miloti, ishte e ftuar piktorja e mirënjohur Anila Hetoja. Me një eksperiencë të gjatë e mjaft të veçantë mes Shqipërisë dhe Kanadasë, Anila tregon sesi piktura dhe arti në përgjithësi ndikojnë në karakterin dhe personalitetin e çdokujt, duke inkurajuar çdo kënd të merret sadopak me atë në përditshmërinë e tyre. Për më shumë, shikoni videon e plotë në kanalin e A2CNN në YouTube. #A2CNN #Diagnoze #FreskidaMiloti #AnilaHetoja #ImpaktShendet

690 views


💾

Before yesterday@a2_cnn - TikTok

Policia e Tiranës ka arrestuar një 30-vjeçar, i cili kryente grabitje në dyqane të ndryshme duke kërcënuar shitësit me thikë. “Menjëherë pas kallëzimi...

By: @a2_cnn
18 January 2026 at 18:00

Policia e Tiranës ka arrestuar një 30-vjeçar, i cili kryente grabitje në dyqane të ndryshme duke kërcënuar shitësit me thikë. “Menjëherë pas kallëzimit të punonjëses në një njësi të një kompanie telefonike, në Rrugën e Dibrës, se mbrëmë, 1 shtetas kishte vjedhur xhiron ditore, pasi e kishte kanosur me mjet prerës (thikë), shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan punën për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin”, tha policia. “Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera në kuadër të operacionit “Metoda”, u kap pak orë pas kryerjes së këtij krimi, autori i dyshuar, shtetasi I. B., 30 vjeç, banues në Tiranë, të cilit iu gjetën me vete, shuma e parave të vjedhura dhe mjeti prerës”. Nga verifikimet e mëtejshme dyshohet se ky shtetas, me të njëjtën metodë, kishte vjedhur xhirot ditore, në 2 subjekte, gjatë muajit dhjetor, 2025. Punohet për zbardhjen e vjedhjeve e tjera që mund të ketë kryer ky shtetas. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

724 views


💾

Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen me Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste që po zhvillohet në Pallatin e Brigadave, deklaroi se qeveria e ka “të...

By: @a2_cnn
18 January 2026 at 18:00

Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen me Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste që po zhvillohet në Pallatin e Brigadave, deklaroi se qeveria e ka “të qartë planin e dakordësuar me Bashkimin Europian” për anëtarësimin e vendit tonë. “Prej vetëm 2 vitesh, Shqipëria duhet të përmbushë të gjitha kushtet për të mbyllur negociatat e anëtarësimit. Sfida për të gjithë sektorin prodhues dhe për institucionet do jetë e shumëfishtë", theksoi Rama, duke folur për aspektin e sigurisë ushqimore fillimisht. #A2CNN

1764 views


💾

Ish-presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, është transferuar të enjten, më 15 janar, në një qeli më të madhe, pas një urdhri të gjyqtarit të Gjykatës ...

By: @a2_cnn
18 January 2026 at 18:00

Ish-presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, është transferuar të enjten, më 15 janar, në një qeli më të madhe, pas një urdhri të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë. Bolsonaro, i cili po vuan një dënim prej 27 vitesh burg për përfshirje në një komplot për grusht shteti, u zhvendos nga ambientet e vogla të Drejtorisë së Policisë Federale në Kompleksin Penitenciar Papuda në Brasilia, i njohur për strehimin e figurave politike të dënuara. Sipas vendimit të Moraes, transferimi synon t’i ofrojë ish-presidentit kushte më të përshtatshme për trajtim mjekësor dhe për të pritur vizita javore nga familja. Bolsonaro ka kaluar disa ndërhyrje kirurgjikale që lidhen me plagosjen e rëndë me thikë gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2018. Qelia e re, e vendosur në godinën e njohur si “Papudinha”, ka një sipërfaqe prej rreth 65 metrash katrorë, shumë më e madhe se dhoma prej 12 metrash katrorë ku ai mbahej më parë. Ajo përfshin dhomë gjumi, banjë, kuzhinë dhe sallon, ndërsa autoritetet theksuan se Bolsonaro do ta vuajë dënimin i vetëm. Mbrojtja ligjore e ish-presidentit nuk ka reaguar ende mbi vendimin. Ndërkohë, kërkesa e tij për arrest shtëpie “humanitar” është refuzuar, me arsyetimin se ekziston rrezik për arratisje. #a2cnn #lajmeshqip #shqiperi #like #share #follow #comment

3508 views


💾

Ishte takimi i parë publik i presidentin rus, Vladimir Putin, pas Vitit të Ri. Bastisjet e Shteteve të Bashkuara në Venezuelë – një aleate e ngushtë e...

By: @a2_cnn
17 January 2026 at 17:00

Ishte takimi i parë publik i presidentin rus, Vladimir Putin, pas Vitit të Ri. Bastisjet e Shteteve të Bashkuara në Venezuelë – një aleate e ngushtë e Moskës – dhe kapja e presidentit të saj një javë më parë nuk ishin në rend dite, të paktën jo publikisht. Po ashtu nuk u përmendën as protestat që po përshkallëzohen dhe po e tronditin Iranin – një tjetër aleat i rëndësishëm i Moskës. As Kuba, Qeveria e së cilës është nën presion për shkak të krizës në Venezuelë, nuk u diskutua, përcjell A2. Agjenda e takimit publik të Putinit më 12 janar – me një zëvendëskryeministër teknokrat – ishte për prodhimin industrial rus, së bashku me programin hapësinor rus, tashmë të vjetruar. Dikush ka mundur të mendojë se një sërë aleatësh që po destabilizohen ose po shemben do ta shtynin Moskën të kishte një reagim më të fortë. Kremlini i ka kultivuar këto raporte për vite të tëra, në mos dekada, pjesërisht për arsye ekonomike dhe ushtarake, e pjesërisht për t’iu kundërvënë Shteteve të Bashkuara. Për vite me radhë ajo ka kundërshtuar po ashtu të ashtuquajturat “revolucione me ngjyra” – protesta antiqeveritare për të cilat Moska pretendon se janë thjesht përpjekje të orkestruara nga SHBA-ja për të minuar qeveritë miqësore ndaj Rusisë. Por, deklaratat jo fort të zëshme nga zyrtarët rusë – për të mos përmendur heshtjen e Putinit – lidhur me ngjarjet në Venezuelë dhe Iran kanë befasuar vëzhguesit që përcjellin Rusinë. #a2cnn #Lajmeshqip #shqiperi #like #share

675 views


💾

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme tek ura e Dajlanit në Durrës. Policia njofton se një automjet ka rënë nga mbikalimi dhe për pasojë ...

By: @a2_cnn
17 January 2026 at 17:00

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme tek ura e Dajlanit në Durrës. Policia njofton se një automjet ka rënë nga mbikalimi dhe për pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja 18-vjeçare. Gjithashtu janë dëmtuar edhe drejtuesi i automjetit dhe dy këmbësorë të cilët ndodhen në spital. A2 CNN raporton se mjeti ka rënë nga të paktën 30 m lartësi. “Rreth orës 22:15, të datës 15.01.2026, te ura e Dajlanit, në lagjen nr. 4, automjeti me drejtues shtetasin A. Xh., 26 vjeç, banues në Fier, ka rënë nga mbikalimi. Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë pasagjerja, shtetasja V. G., 18 vjeçe, ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi A. Xh., si dhe dy këmbësorë, shtetasit T. T., 33 vjeç, dhe A. M., 35 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. #a2cnn #lajmeshqip #shqiperi

1967 views


💾

❌
❌