Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 7 February 2026@a2_cnn - TikTok

Studiuesi dhe fotografi francez Wandrille Potez tregon sesi zbuloi disa kisha të braktisura bizantine në Shqipëri, përfshi për rëndësinë e tyre histor...

By: @a2_cnn
8 February 2026 at 09:00

Studiuesi dhe fotografi francez Wandrille Potez tregon sesi zbuloi disa kisha të braktisura bizantine në Shqipëri, përfshi për rëndësinë e tyre historike dhe kulturore, si edhe për të ardhmen e mundshme të këtyre monumenteve. Episodi #88 i ELEFANTI NË DHOMË hidhet i plotë (uncut) të dielën, ora 19:00 në Youtube, Spotify dhe Apple Podcasts.

785 views


💾

Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin për çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku. Gjykata Kushtetuese nuk mundi të plotësonte numrin e votave ...

By: @a2_cnn
8 February 2026 at 09:00

Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin për çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku. Gjykata Kushtetuese nuk mundi të plotësonte numrin e votave të nevojshme për të vendosur mbi ankimin e kryeministrit. Kësisoj, ndarja e votave 4 me 4 do të thotë rrëzim i ankimit për shkak se nuk arrihet shumica vendimmarrese dhe Belinda Balluku pezullohet nga detyra, shkruan A2. GJKKO, me kërkesë të SPAK, pezulloi nga detyra zv/kryeministren Balluku, por Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë si një shkelje të kompetencave të tij. Rama e çoi në Gjykatën Kushtetuese çështjen Balluku, me argumentin se GJKKO ka shkelur kufirin e një tjetër pushteti, atij ekzekutiv duke marrë kompetencat e tij si kryeministër për pezullimin ose shkarkimin e një anëtari qeverie. Pas kërkesës së kryeministrit Rama, gjykata riktheu përkohësisht në detyrë Ballukun deri sa çështja e saj të shqyrtohej në themel nga “Kushtetuesja”. #a2cnn #lajmifundiyt #ndiqa2cnn

1225 views


💾

Before yesterday@a2_cnn - TikTok

Bota e sportit elitar është mësuar me sakrifica ekstreme, sidomos kur bëhet fjalë për medalje olimpike. Por një akuzë e fundit ka kaluar çdo kufi të i...

By: @a2_cnn
7 February 2026 at 14:00

Bota e sportit elitar është mësuar me sakrifica ekstreme, sidomos kur bëhet fjalë për medalje olimpike. Por një akuzë e fundit ka kaluar çdo kufi të imagjinatës. Agjencia Botërore Anti-Doping (WADA) ka nisur hetimet për një praktikë të pazakontë, sipas së cilës disa sportistë të ski-jumping dyshohet se kanë injektuar acid hialuronik në organin gjenital për të fituar avantazh aerodinamik, shkruan A2 CNN. Skandali u raportua fillimisht nga gazeta gjermane Bild dhe ka shkaktuar reagime të forta në opinionin sportiv ndërkombëtar. Acidi hialuronik përdoret zakonisht në mjekësinë estetike si filler për rritjen e vëllimit të indeve, përfshirë edhe procedurat për zmadhimin e perimetrit të penisit. Sipas ekspertëve të urologjisë, injektimi i tij do ta bënte organin më të madh në perimetër, por efekti është i përkohshëm dhe kërkon përsëritje çdo 6 deri në 12 muaj. Ç’lidhje ka kjo me ski-jumping? Para fillimit të sezonit, sportistët maten me skaner 3D për të përcaktuar përmasat e kostumit të tyre, i cili është rreptësisht i rregulluar nga Federata Ndërkombëtare. Çdo centimetër shtesë në trupin e matur mund të përkthehet në një kostum pak më të madh, me sipërfaqe më të gjerë, që krijon më shumë ngritje në ajër dhe mund të sjellë disa metra shtesë në fluturim. Sipas specialistëve të biomekanikës sportive, edhe një rritje e vogël e sipërfaqes së kostumit mund të ndikojë ndjeshëm në performancë. Megjithatë, rreziqet shëndetësore janë serioze. Mjekët paralajmërojnë se injektimi i acidit hialuronik në penis mund të shkaktojë dhimbje, deformime, infeksione, probleme dhe mosfunksionim seksual. Në raste të rralla, infeksioni mund të përhapet dhe të çojë në nekrozë të indeve, madje edhe në humbjen e organit.

741 views


💾

Ish-deputeti i PD Dashnor Sula është zgjedhur kryeinspektor i përgjithshëm, raporton A2CNN. Ai do të zëvendësojë në këtë post Shkëlqim Hajdarin, i cil...

By: @a2_cnn
7 February 2026 at 14:00

Ish-deputeti i PD Dashnor Sula është zgjedhur kryeinspektor i përgjithshëm, raporton A2CNN. Ai do të zëvendësojë në këtë post Shkëlqim Hajdarin, i cili është emëruar prefekt i Tiranës. #a2cnn #Lajmeshqip #shqiperi

1675 views


💾

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i hetimeve të kryera për disa javë, me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, në...

By: @a2_cnn
7 February 2026 at 14:00

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i hetimeve të kryera për disa javë, me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, në kuadër të një procedimi penal në fushën e narkotikëve, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Blue Punisher”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: Elvis Lezo, 42 vjeç dhe Bujar Lezo, 59 vjeç, banues në Tiranë (të afërm). Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në banesën e këtyre shtetasve, në rrugën “Ali Demi”, ku kanë konstatuar një ambient që ata e kishin përshtatur për përgatitjen e tabletave të lëndës narkotike ekstazi (MDMA), me qëllim shitjen në lokalet e natës. Gjatë kontrollit në këtë ambient u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2200 tableta me lëndë të dyshuar narkotike ekstazi (MDMA) dhe 2 celularë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. #a2cnn #lajmeshqip #shqiperi #like #share

274 views


💾

❌
❌