Policia ka zbuluar dy ambiente banimi në fshatin Barbullush, Vau i Dejës, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, në kuad...
Policia ka zbuluar dy ambiente banimi në fshatin Barbullush, Vau i Dejës, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, në kuadër të fazës së pestë të operacionit policor të koduar “Neonët 5”. Me këto raste, shkon në 9 numri i ambienteve të zbuluara dhe goditura gjatë këtij operacioni. Si rezultat i aksionit, është arrestuar në flagrancë një 31-vjeçar, ndërsa 4 persona të tjerë janë shpallur në kërkim. Po ashtu, janë ndaluar edhe 3 punonjës të OSHEE-së, të dyshuar për shpërdorim detyre. #a2cnn #like #lajmeshqip
2 views