Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 3 February 2026@a2_cnn - TikTok

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton dhe bashkëshortja e tij Hillary Clinton, ish-Sekretarja e Shtetit, kanë rënë dakord të dëshmojnë në hetimin e Kon...

By: @a2_cnn
3 February 2026 at 13:00

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton dhe bashkëshortja e tij Hillary Clinton, ish-Sekretarja e Shtetit, kanë rënë dakord të dëshmojnë në hetimin e Kongresit për abuzuesin e ndjerë seksual Jeffrey Epstein. Bill Clinton njihej me Epstein, i cili vdiq në burg në vitin 2019, por ka mohuar të ketë qenë në dijeni të abuzimit të tij seksual  dhe thotë se ai i ndërpreu kontaktet dy dekada më pare, përcjell A2CNN. Nuk është e qartë se kur do të jepen dëshmitë, por do të jetë hera e parë që një ish-president amerikan dëshmon para një paneli të Kongresit që kur Gerald Ford e bëri këtë në vitin 1983. Të hënën në mbrëmje, zëvendësshefi i stafit të Bill Clinton, Angel Ureña, postoi në X duke konfirmuar se çifti do të paraqitej para panelit. Regjistrat e avionit privat të Epstein tregojnë se Clinton kreu katër fluturime ndërkombëtare në vitet 2002 dhe 2003. Në disa foto të publikuara ish-presidenti shfaqet duke notuar në pishinë, si dhe i relaksuar në një vaskë me ujë të ngrohtë.

1289 views


💾

Gjykata e Fierit ka dënuar me 25 vite burg Laert Hasallën, i cili porositi një vrasje të mbetur në tentative për motive gjakmarrje. Ky person ndodhej ...

By: @a2_cnn
3 February 2026 at 13:00

Gjykata e Fierit ka dënuar me 25 vite burg Laert Hasallën, i cili porositi një vrasje të mbetur në tentative për motive gjakmarrje. Ky person ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, pasi dyshohej se kishte porositur vrasjen e shtetasit M. H., në vitin 2023. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Fierit. "Ky shtetas ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, pasi dyshohej se kishte porositur vrasjen e shtetasit M. H., në vitin 2023. Nga hetimet rezultoi se shtetasi L. H. kishte paguar shtetasin M. M., 31 vjeç (aktualisht i dënuar), i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti, me qëllim vrasjen e shtetasit M. H. Si pasojë e të shtënave, mbeti e plagosur shtetasja B. S., e cila udhëtonte në të njëjtin automjet me shtetasin M. H", thuhet në njoftim, raporton A2CNN. #a2cnn #Lajmeshqip #shqiperi

1598 views


💾

Reshjet më të rënda të borës në dekada kanë paralizuar veriun e Japonisë, duke detyruar ushtrinë dhe mijëra mjete pastrimi të dalin në terren. Deri më...

By: @a2_cnn
3 February 2026 at 13:00

Reshjet më të rënda të borës në dekada kanë paralizuar veriun e Japonisë, duke detyruar ushtrinë dhe mijëra mjete pastrimi të dalin në terren. Deri më tani, 30 persona kanë humbur jetën dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur si pasojë e kushteve ekstreme të motit. Autoritetet paralajmërojnë për rrezik të shtuar dhe ndikim edhe në procesin zgjedhor. #a2cnn #Lajmeshqip #shqiperi #like #share

1434 views


💾

Finalizohet operacioni policor i koduar “Again” nga Komisariati i Policisë Vlorë. Në pranga ka rënë E. K., 33 vjeç, banues në lagjen “Rilindja”, i dën...

By: @a2_cnn
3 February 2026 at 13:00

Finalizohet operacioni policor i koduar “Again” nga Komisariati i Policisë Vlorë. Në pranga ka rënë E. K., 33 vjeç, banues në lagjen “Rilindja”, i dënuar më parë për vjedhje, i dyshuar si autor i dy vjedhjeve në subjekte tregtare në qytet. Sipas Policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve, pas punës hetimore dhe gjurmuese, organizuan dhe finalizuan operacionin, duke bërë kapjen dhe ndalimin e 33-vjeçarit për veprën penale “Vjedhja”, shkruan A2 CNN. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se: Më 29.01.2026, në lagjen “Pavarësia 2”, ai dyshohet se ka vjedhur shuma parash dhe steka cigaresh në një minimarket. Më 31.01.2026, në lagjen “Isa Boletini”, dyshohet se ka kryer një tjetër vjedhje me të njëjtën mënyrë veprimi. Policia bën me dije se vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor edhe të rasteve të tjera, të dyshuara se janë kryer nga i njëjti shtetas. #a2cnn #Lajmeshqip #shqiperi

1158 views


💾

Yesterday — 2 February 2026@a2_cnn - TikTok

Humoristi i mirënjohur Nexho Shabani është plagosur teksa po lëvizte me biçikletë mbrëmjen e së dielës në sheshin “Demokracia” në Shkodër. Ai është pë...

By: @a2_cnn
3 February 2026 at 11:00

Humoristi i mirënjohur Nexho Shabani është plagosur teksa po lëvizte me biçikletë mbrëmjen e së dielës në sheshin “Demokracia” në Shkodër. Ai është përplasur nga një automjet teksa po lëvizte me biçikletë dhe është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës për mjekim të specializuar, shkruan A2 CNN. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, “rreth orës 20:05, në sheshin ‘Demokracia’, automjeti me drejtues shtetasin N. Xh., është përplasur me shtetasin N. Sh., i cili po lëvizte me biçikletë. Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar shtetasi N. Sh., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve”. Burime nga spitali bëjnë me dije se i lënduari ndodhet nën monitorim dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor. #a2cnn #lajmeshqip #ndiqa2cnn #lajmifundit #A2CNN

2947 views


💾

❌
❌