Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 15 January 2026@a2_cnn - TikTok

Një kapsulë e SpaceX solli në Tokë, katër astronautë nga orbita ku ndodheshin në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, për shkak të një problem serioz ...

By: @a2_cnn
15 January 2026 at 23:00

Një kapsulë e SpaceX solli në Tokë, katër astronautë nga orbita ku ndodheshin në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, për shkak të një problem serioz shëndetësor të njërit prej tyre. Kapsula “Crew Dragon” e quajtur Endeavour zbriti në det të qetë pranë San Diegos rreth orës 12:45 të mëngjesit, me orën lokale. Kthimi i tyre, disa javë përpara afatit, shënoi herën e parë që NASA ka ndërprerë misionin e një ekuipazhi të ISS-së për shkak të një emergjence shëndetësore. Në bordin e kapsulës gjendeshin, Zena Cardman, 38 vjeç, Mike Fincke, 58 vjeç, astronauti japonez Kimiya Yui, 55 vjeç, dhe kozmonauti rus Oleg Platonov, 39 vjeç.

722 views


💾

Një aeroplan i Forcave Ajrore Mbretërore Daneze u ul në aeroportin e Nuuk-ut, në Groenlandë të mërkurën vonë. Nga avioni u panë të zbresin forca ushta...

By: @a2_cnn
15 January 2026 at 23:00

Një aeroplan i Forcave Ajrore Mbretërore Daneze u ul në aeroportin e Nuuk-ut, në Groenlandë të mërkurën vonë. Nga avioni u panë të zbresin forca ushtarake të Danimarkës. Sipas Komandës së Përbashkët Arktike, Forcat e Armatosura Daneze do të mbështesin në përgatitjet për stërvitje. Danimarka dhe Groenlanda thanë më herët të mërkurën se kishin filluar të rrisnin praninë e tyre ushtarake në dhe përreth Groenlandës në bashkëpunim të ngushtë me aleatët. #cnn #politicsnews #usa

973 views


💾

Finalizohet operacioni “Bazamenti” në Tiranë, arrestohet 43-vjeçari për ndërtim pa leje. Hidhte mbetje ndërtimi në lumin e Tiranës duke shkaktuar ndot...

By: @a2_cnn
15 January 2026 at 23:00

Finalizohet operacioni “Bazamenti” në Tiranë, arrestohet 43-vjeçari për ndërtim pa leje. Hidhte mbetje ndërtimi në lumin e Tiranës duke shkaktuar ndotje mjedisore. #a2cnn #Lajmeshqip #shqiperi #like #share #follow #comment

3300 views


💾

Ambasada Amerikane ka theksuar se DASH po kryen një rishikim të plotë të të gjitha politikave, rregulloreve dhe udhëzimeve për të siguruar që emigrant...

By: @a2_cnn
15 January 2026 at 23:00

Ambasada Amerikane ka theksuar se DASH po kryen një rishikim të plotë të të gjitha politikave, rregulloreve dhe udhëzimeve për të siguruar që emigrantët nga këto vende me rrezik të lartë të mos përdorin ndihma sociale në Shtetet e Bashkuara dhe të mos konsiderohen barrë publike. Përditësime mbi Përpunimin e Vizave Emigruese për Shtetësitë me Rrezik të Lartë të Përdorimit të Përfitimeve Publike Përditësime mbi Përpunimin e Vizave Emigruese për Shtetasit nga Vendet me Rrezik të Lartë të Përdorimit të Përfitimeve Publike Presidenti Trump ka bërë të qartë se emigrantët duhet të jenë financiarisht të vetë-mjaftueshëm dhe të mos përbëjnë barrë financiare për amerikanët. Departamenti i Shtetit po kryen një rishikim të plotë të të gjitha politikave, rregulloreve dhe udhëzimeve për të siguruar që emigrantët nga këto vende me rrezik të lartë të mos përdorin ndihma sociale në Shtetet e Bashkuara dhe të mos konsiderohen barrë publike. Duke filluar nga 21 janari 2026, Departamenti i Shtetit do të pezullojë lëshimin e të gjitha vizave emigruese për aplikantët që janë shtetas të vendeve të mëposhtme: Afganistan, Shqipëri, Algjeri, Antigua dhe Barbuda, Armeni, Azerbajxhan, Bahamas, Bangladesh, Barbados, Bjellorusi, Belize, Butan, Bosnje dhe Hercegovinë, Brazil, Birmani, Kamboxhia, Kamerun, Kepi i Gjelbër, Kolumbi, Bregu i Fildishtë, Kubë, Republika Demokratike e Kongos, Dominikë, Egjipt, Eritre, Etiopi, Fixhi, Gambia, Gjeorgji, Ganë, Grenadë, Guatemalë, Guine, Haiti, Iran, Irak, Xhamajkë, Jordani, Kazakistan, Kosovë, Kuvajt, Republika e Kirgistanit, Laos, Liban, Liberi, Libi, Moldavi, Mongoli, Mali i Zi, Marok, Nepal, Nikaragua, Nigeri, Maqedoni e Veriut, Pakistan, Republika e Kongos, Rusi, Ruandë, Shën Kits dhe Nevis, Shën Luçia, Shën Vincent dhe Grenadinat, Senegal, Sierra Leone, Somali, Sudani i Jugut, Sudan, Siri, Tanzani, Tajlandë, Togo, Tunizi, Ugandë, Uruguai, Uzbekistan dhe Jemen. #a2cnn #Lajmeshqip #shqiperi #shba #ambasada

1114 views


💾

Krerët më të lartë të shtetit të Kosovës presidentja Vjosa Osmani dhe kryeminsitri Albin Kurti, kanë bërë homazhe në kompleksin memorial në Reçak, në ...

By: @a2_cnn
15 January 2026 at 23:00

Krerët më të lartë të shtetit të Kosovës presidentja Vjosa Osmani dhe kryeminsitri Albin Kurti, kanë bërë homazhe në kompleksin memorial në Reçak, në 27-vjetorin e masakrës që tronditi opinionin ndërkombëtar. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, theksoi se e vërteta për krimet e kryera nga regjimi serb do të mbrohet kudo në botë. Ajo kujtoi dëshminë e ambasadorit William Walker, duke theksuar se ajo që ndodhi në Reçak ishte krim kundër njerëzimit dhe ndaj civilëve të pafajshëm, me synim zhdukjen e popullit shqiptar në Kosovë, përcjell A2 CNN. “Ne do të vazhdojmë të mbrojmë të vërtetën jo vetëm këtu në Kosovë, por gjithkund në botë. Sepse, ashtu siç dëshmoi ambasadori Walker, ajo që ndodhi këtu ishte krim kundër njerëzimit, ndaj të pafajshmëve, dhe ishte dëshmi e gjallë se qëllimi i regjimit serb ishte ta zhdukte popullin shqiptar në Kosovë nga faqja e dheut”, tha Osmani, raporton A2 CNN. Sipas Osmanit, liria, pavarësia dhe demokracia e sotme e Kosovës janë ndërtuar mbi sakrificën e martirëve të Reçakut dhe dëshmorëve të UÇK-së, të cilët dhanë jetën për lirinë e vendit. “Sot jemi të lirë, gëzojmë lirinë, pavarësinë dhe demokracinë në shtetin tonë sovran në tërë territorin e Republikës së Kosovës, për shkak se themelet e shtetit tonë janë të forta dhe janë bërë të forta me sakrificën e martirëve të Reçakut dhe gjithëandej Kosovës, si dhe dëshmorëve të UÇK-së, të cilët dhanë edhe jetën në mënyrë që ne sot të gëzojmë lirinë”, u shpreh Osmani. #a2cnn #Lajmeshqip #shqiperi #Like #share #follow #comment

793 views


💾

Yesterday — 14 January 2026@a2_cnn - TikTok

Rruga Qafë Thore–Theth është bllokuar plotësisht si pasojë e rënies së ortekëve në zonën pranë tuneleve panoramike. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njof...

By: @a2_cnn
15 January 2026 at 17:37

Rruga Qafë Thore–Theth është bllokuar plotësisht si pasojë e rënies së ortekëve në zonën pranë tuneleve panoramike. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se situata paraqet rrezik të lartë për kalim, duke detyruar mbylljen totale të qarkullimit për të gjitha automjetet, përfshirë edhe mjetet borëpastruese. Sipas njoftimit zyrtar, për arsye sigurie nuk lejohet asnjë lëvizje në këtë segment, pasi ekziston mundësia e rënies së ortekëve të tjerë, të cilët mund të rrezikojnë jetën e drejtuesve të mjeteve dhe të punonjësve në terren. Kushtet atmosferike dhe terreni i thyer e bëjnë ndërhyrjen të vështirë dhe kërkojnë masa të kujdesshme. #a2cnn #lajmeshqip #ndiqa2cnn #lajmifundit #A2CNN

908 views


💾

❌
❌