Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 19 January 2026@a2_cnn - TikTok

Liqeni Balaton në Hungari ka ngrirë mjaftueshëm sa për të bërë patinazh në të në mënyrë të sigurt. Liqeni më i madh i Europës nuk ngrinte në mënyrë të...

By: @a2_cnn
20 January 2026 at 11:00

Liqeni Balaton në Hungari ka ngrirë mjaftueshëm sa për të bërë patinazh në të në mënyrë të sigurt. Liqeni më i madh i Europës nuk ngrinte në mënyrë të tillë në thuajse një dekadë. Megjithatë, autoritetet e vendit i paralajmëruan qytetarët se patinazhi ishte i lejuar vetëm brenda 50-70 metrave nga bregu jugor i liqenit, në zonat me ujë të cekët, ku shpëtimi mund të kryhet më lehtësisht.

2346 views


💾

Policia e Tiranës ka arrestuar një 31-vjeçar i cili akuzohet për kalim të paligjshëm të kufijve. “Finalizohet pas 1 muaji hetim me metoda speciale, op...

By: @a2_cnn
20 January 2026 at 11:00

Policia e Tiranës ka arrestuar një 31-vjeçar i cili akuzohet për kalim të paligjshëm të kufijve. “Finalizohet pas 1 muaji hetim me metoda speciale, operacioni i koduar “Relay 3”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve. Transportonte drejt Kukësit, nëpërmjet rrugës së vjetër të Rinasit, 6 emigrantë nga Egjipti, që synonin të kalonin ilegalisht, në shtetet e BE-së, arrestohet 31-vjeçari. Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët, dhe 2 celularë”, tha policia. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, si rezultat i një hetimi njëmujor, të ndjekur me metoda speciale, në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, për të dokumentuar veprimtarinë kriminale të një shtetasi që dyshohej se transportonte emigrantë, kundrejt pagesave, nga Tirana drejt Kukësit, me qëllim kalimin ilegal, fillimisht në Kosovë dhe më pas në shtete të BE-së, finalizuan fazën e tretë të operacionit “Relay”. Gjatë operacionit u kap autori i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale, shtetasi K. G., 31 vjeç, banues në Kukës. Në automjetin që drejtonte ky shtetas, në rrugën e vjetër të Rinasit, ishin 6 emigrantë nga Egjipti. Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetime për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. #a2cnn #Lajmeshqip

858 views


💾

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i dërgoi tw hwnwn një mesazh deputetëve të Shqipërisë me rastin e çeljes së sesionit të ri parlamentar të Legji...

By: @a2_cnn
20 January 2026 at 11:00

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i dërgoi tw hwnwn një mesazh deputetëve të Shqipërisë me rastin e çeljes së sesionit të ri parlamentar të Legjislaturës XI, ku theksoi se Kuvendi nis një gjashtëmujor vendimtar, të mbushur me nisma reformuese dhe përgjegjësi të larta shtetformuese. Kreu i Shtetit nënvizoi se çdo iniciativë ligjore duhet t’i shërbejë forcimit të shtetit të së drejtës, mirëqenies së qytetarëve dhe objektivit strategjik të Shqipërisë: anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Duke iu referuar përafrimit të legjislacionit dhe agjendës së integrimit, Presidenti i Republikës thekson në mesazhin drejtuar deputetëve se procesi kërkon përkushtim, reforma të thella dhe bashkëpunim të sinqertë ndërinstitucional. https://a2news.com/shqiperia/politike/begaj-mesazh-deputeteve-kuvendi-ne-veprim-dhe-qeveria-te-jape-i1168635 #a2cnn #Lajmeshqip #shqiperi #like

1519 views


💾

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mbeten të larta, teksa sundimtarët e linjës së ashpër në Teheran kanë përsëritur retorikën armiqësore d...

By: @a2_cnn
20 January 2026 at 11:00

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mbeten të larta, teksa sundimtarët e linjës së ashpër në Teheran kanë përsëritur retorikën armiqësore dhe kërcënimet se do të japin “ndëshkime të ashpra” – përfshirë edhe mundësinë e ekzekutimeve – ndaj protestuesve antiqeveritarë. Presidenti iranian, Masud Pezeshkian – që më herët konsiderohej nga shumë si relativisht i moderuar në mesin e udhëheqësve të Iranit – më 18 janar paralajmëroi se një sulm ndaj liderit suprem të shtetit, ajatollah Ali Khameneit, do të shkaktonte “një luftë në shkallë të plotë”. “Një sulm ndaj udhëheqësit të madh të shtetit tonë është i barasvlershëm me një luftë në shkallë të gjerë me kombin iranian”, tha Pezeshkian përmes një postimi në rrjetet sociale. Në një fjalim më 17 janar, Khamenei e vlerësoi rolin e Pezeshkianit në shtypjen e protestave të fundit, teksa pranoi se gjatë protestave janë vrarë “disa mijëra” persona. Presidenti amerikan, Donald Trump, është kryesori në mesin e udhëheqësve perëndimorë që ka kritikuar regjimin iranian për shtypjen brutale të protestave antiqeveritare. #a2cnn #Lajmeshqip #shqiperi

673 views


💾

Before yesterday@a2_cnn - TikTok

Këta persona përjashtohen nga operacionet plastike, kirurgu tregon arsyen. Përpara një ndërhyrje kirurgjikale me qëllim rimodelimin plastik të një pje...

By: @a2_cnn
19 January 2026 at 19:00

Këta persona përjashtohen nga operacionet plastike, kirurgu tregon arsyen. Përpara një ndërhyrje kirurgjikale me qëllim rimodelimin plastik të një pjese të trupit, gjithmonë është e rëndësishme një kontroll i hollësishëm i gjëndjes shëndetësore të pacientit. Për personat diabetikë, me tension të lartë apo me probleme kardiake, nuk vendoset për operacion deri në momentin që parametrat të shkojnë në optimalen e tyre. I ftuar në studion e emisionit “Diagnozë” nga autorja dhe moderatorja Freskida Miloti, kirurgu plastik Dr. Gentian Zikaj, tha se gjithmonë bëhen konsulta me mjekët e tjerë specialist, analizat etj, përpara se një pacient të hyjnë në sallën e kirurgjisë. Për më shumë, shikoni videon e plotë në kanalin e A2CNN në YouTube. #A2CNN #Diagnoze #FreskidaMiloti #GentianZikaj #Kirurgjiaplastike

900 views


💾

Operacionet plastike, kirurgu tregon rastet që refuzon pacientët Vitet e fundit kërkesat për operacione plastike, estetike, është rritur ndjeshëm në S...

By: @a2_cnn
19 January 2026 at 19:00

Operacionet plastike, kirurgu tregon rastet që refuzon pacientët Vitet e fundit kërkesat për operacione plastike, estetike, është rritur ndjeshëm në Shqipëri. Diku nga nevoja për t’u dukur bukur, diku nga nevoja për korrigjimin e një defekti dhe shpesh për të qenë të ngjashëm me persona të njohur të ekranit apo rrjeteve sociale, shumë qytetarë shkojnë drejt kirurgjsië plastike. Mirëpo ka dhe shumë persona të cilëve u refuzohet kjo nderhyrje në mënyrë kategorike për shkak të komplikacioneve shëndetësore. I ftuar në studion e emisionit “Diagnozë” nga autorja dhe moderatorja Freskida Miloti, kirurgu plastik Dr. Gentian Zikaj, shpjegoi se personat me probleme psikologjike apo ata të cilët rrezikojnë t’u përkeqësohet shëndeti, u refuzohet ndërhyrja pavarësisht këmbënguljes. Për më shumë, shikoni videon e plotë në kanalin e A2CNN në YouTube. #A2CNN #Diagnoze #FreskidaMiloti #GentianZikaj #Kirurgjiaplastike

1201 views


💾

Si ndikon piktura në shëndetin emocional? Arti është nëj nga format më të mira që çdokush të gjejë qetësinë shpirtërore, të shpreh një emocion apo të ...

By: @a2_cnn
19 January 2026 at 19:00

Si ndikon piktura në shëndetin emocional? Arti është nëj nga format më të mira që çdokush të gjejë qetësinë shpirtërore, të shpreh një emocion apo të përballojë një situatë të caktuar të jetës. Përmes pikturës, muzikës, gdhendjes, apo edhe krijimeve të ndryshme, shumë persona arrijnë të gjejnë vetëveten dhe të mbjellin shenja shprese dhe motivuese në jetën e tyre. Në rubrikën “Impakt Shëndet”, pjesë e emisionit Diagnozë, nga autorja dhe moderatorja Freskida Miloti, ishte e ftuar piktorja e mirënjohur Anila Hetoja. Me një eksperiencë të gjatë e mjaft të veçantë mes Shqipërisë dhe Kanadasë, Anila tregon sesi piktura dhe arti në përgjithësi ndikojnë në karakterin dhe personalitetin e çdokujt, duke inkurajuar çdo kënd të merret sadopak me atë në përditshmërinë e tyre. Për më shumë, shikoni videon e plotë në kanalin e A2CNN në YouTube. #A2CNN #Diagnoze #FreskidaMiloti #AnilaHetoja #ImpaktShendet

690 views


💾

❌
❌